Forumi Kuq E Zi
 NË ÇDO FRYMËMARRJE JETE.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 NË ÇDO FRYMËMARRJE JETE.. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 NË ÇDO FRYMËMARRJE JETE.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 NË ÇDO FRYMËMARRJE JETE.. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Udhëtoj e udhëtoj drejt substanciales, se vetëm kështu e ndiej tërësinë... Nuk dua të nisem në atë drejtim ku një pjesë gjithherë duhet të vihet në hijen e dyshimit, prandaj, udhëtoj rrugëve të cilat i njeh vetëm zemra. Aty marr frymë, aty marr jetë, aty i dëgjoj tik-taket e saj... aty jam unë ajo që jam - e panjohur për jashtësinë por, shumë e vërtetë - ORIGJINALE për brendinë time.



O dallgë të detit, e di se ju e nuhasni shumë mirë heshtjen time, disponimin tim në këto momente, por, këtu erdha t’ju shijoj, t’ju përqafoj, andaj edhe ashtu do të veproj... Do ta hedhë tej në det atë buzëqeshje të ngrirë që ngjau që në minutat e parë kur arrita në këtë qytet bregdetar... dhe përsëri në buzët e mia do të qelë buzëqeshja ime ashtu edhe si u nisa me të. Unë tash dua të buzëqeshë jo vetëm për vete... pse-n vetëm unë e di! Këtë dua ta bëjë, sepse vetëm atëherë ndihem e plotësuar, e përmbushur... Të lutem, buzëqeshë - jehonë magjishëm refreni i melodisë hyjnore, sepse kur buzëqeshë Ti, buzëqeshë edhe Unë!... dhe fytyrën time ma përkëdhelë një buzëqeshje e lehtë.

Dhe prapë këtu… e ulur pranë jush, me ju... E strehuar në këtë magji jete, e mbështjell me këtë freski ajri, e tretur në këtë tingull të magjishëm përplasje dallgësh... dua ta them atë të pathënën!!! Dhe për një moment më duket se qielli është binjakëzuar me detin - janë shkrirë në një! Më duket sikur çdo valë e detit është e qëndisur me nga një yll, e në mes qiellit dhe detit, shtrin bukurinë e saj Hëna - ma e bukur se sa vet bukuria...

Duke e soditur këtë pamje e përjetova atë ndjenjën e ngrohtësisë që e merrja sa herë e ndjeja një ngjashmëri ndjenjash tek një qenie hyjnore! Mu sikurse një tërësi e shijeve të jetës... Gjithçka më duket madhështore në këtë Univers...

Të përqafoj o thellësi e pafund!

Të përqafoj o pastërti e pafund!

Të përqafoj Lumturi e pafund!

Të dua, të dua, të dua... BUKURI E PËRKRYER JETE!... Të ndjejë me dritat më të përzgjedhura, me ngopje të pangopshme... Dhe më besoni, derisa i thashë këto, derisa i shqiptova këto fjalë për t’i shpërndarë në këtë univers m’u dukë se nga unë u lirua një energji e madhe, energji që shumëfishon këtë ndjenjë dhe e bënë edhe me të thellë, edhe më hyjnore, dhe të përjetshme, pavarësisht stuhive eventuale në kthesat e jetës.

Ah, më falni një moment, duhet ta ndërpres këtë vargëzim ndjenjash!...

U ktheva përsëri! M’u dashtë ta dërgoj nga këtu një fjali larg, por, sa larg aq edhe afër. E nisa në një vijë shpirtërore që e njohim vetëm unë dhe një qenie hyjnore! ...dhe papritmas ndjej mall!... Heshtje! Heshtje zëri, por, flet malli me gjuhën e ndjenjave...

Si gjithmonë, jemi prapë në çdo frymëmarrje… në çdo përplasje valësh... në çdo buzëqeshje... jemi ngjitur në majën e bukurisë sonë të përkryer të jetës...

Buzë detit jam duke e shijuar këtë fresk veror... por, edhe këtu, edhe kudo që shkoj, me vete e bartë "Mbretërinë e Trëndafilave", se kjo është pjesë e imja! Aty, ku trëndafilat një ditë vere ju përgjigjen me zë thirrjes së Jetës... Ju përgjigjen kësaj thirrjeje, sepse aty tanimë ishte çdo gjë e qartë, më e qartë se çdo rreze drite!!! Dhe në këtë rrjedhë jetësore u deponua gjithë kristali i universit shpirtëror, për të nxjerrë pastaj nga ai burim i pashtershëm, ujëvarë ndjesish nga më të kulluarat, më të çiltra... Realiteti ja ka marr magjinë ëndrrave!!! Hy e strehohem në këtë Mbretëri... harrohem e tëra! Harroj se ka edhe diçka tjetër jashtë portave të mbretërisë dhe, për çudi, aty edhe koha nuk më lajmërohet!!! Hy brenda brendisë sime, brenda qenies sime... Lëvizë lehtas e më shumë dashuri duke hedhë hapat nëpër tingujt e ëmbël të melodisë që din t’i thurin vetëm zemrat me notat e tyre... dhe nën tingujt e asaj melodie shpërndahet lehtas një aromë e këndshme. Sa më vie si aromë e trëndafilave, e sa më ngjan si aromë luleshtrydhesh, e herë-herë, e harkuar si dy qershiza të ëmbla shumë. Aty e gjejë Mjaltin e shpirtit tim, këtë ëmbëlsi që e shtreson çdo fije shpirtërore time me nektar! Qëndrueshmëri, përjetësi... këto ndjehen!

Udhëtoj e udhëtoj drejt substanciales, se vetëm kështu e ndiej tërësinë... Nuk dua të nisem në atë drejtim ku një pjesë gjithherë duhet të vihet në hijen e dyshimit, prandaj, udhëtoj rrugëve të cilat i njeh vetëm zemra. Aty marr frymë, aty marr jetë, aty i dëgjoj tik-taket e saj... aty jam unë ajo që jam - e panjohur për jashtësinë por, shumë e vërtetë - ORIGJINALE për brendinë time.

Çdo zgjim jete ka shumë ëmbëlsi, ngrohtësi... Një fjalë, një rresht, një varg, një buzëqeshje që më vije, e stolisin atë zgjim. Në mesditë shumë vezullima ndjesish, e deri sa t’i mbyll sytë unë udhëtoj, por jo e vetme, në vijën tonë shpirtërore për ta vazhduar me pas takimin në atë magjinë e ëndrrave... Eh, ata që nuk arrijnë ta kuptojnë këtë udhëtim timin, vazhdojnë të me bëjnë pyetje shpesh - pa kohë e pa vend!!! E që s’do e marrin përgjigjen asnjëherë!!! Se për ta marr një përgjigje, ndoshta këtu duhet edhe të mos pyesin... E si t’u përgjigjem unë, kur shumë herë sytë thonë më shumë sa fjala! Por, këtë përgjigje arrin tak kap vetëm një qenie hyjnore që e lexon edhe shikimin tim! E për ata të tjerët, vetëm mund të them, se kanë mbet në kufijtë e të dukshmes, brenda kornizave të sipërfaqësores...

Dhe krejt në fund, dua t’ju them edhe një fjali:

FALEMINDERIT MADHËSHTI, PËR KËTË BUKURI TË PËRKRYER JETE QË MA DHUROVE

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
shum e bkr kjo qe ke shkruar te pergezoj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons