Forumi Kuq E Zi
TE NDJEHEM MIRE  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
TE NDJEHEM MIRE  Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1TE NDJEHEM MIRE  Empty TE NDJEHEM MIRE prej Sun 19 May 2013, 15:55

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Të ndihesh siç edhe ushqehesh

Refreni
i operës muzikore “Oliver” – “të ndihesh ashtu siç ha”, ka ecur që nga
kohët e urisë deri më sot. Por ndërkohë që më përpara njerëzit hiqnin
dhimbjen duke ngrënë sot ushqimi është një mënyrë për tu ndjerë më mirë.

Për të gjithë ne ushqimi mund të ndryshojë mendjen.

“Ushqimi
ka shumë fuqi” – tha Bonnie Taub Dix, profesor dietash në Americcan
Dietic Association. “Nëse e përdorni atë siç duhet në dietat tuaja mund
të ndryshoni sjelljen”.

Studimet kanë treguar se disa ushqime, si
gjeldeti, prodhimet e grurit, ato me sheqer kanë efekte të
drejtpërdrejta në tru, pasi çlirojnë kimikate.


“Por jo vetëm
ushqimi ndikon në sjelljen tuaj, por edhe sjellja ndikon në ushqimin që
zgjidhni” – tha Taub Dix. “Fatkeqësisht, shumica e njerëzve nuk hanë
ushqime të shëndetshme”.

Sipas Institutit kombëtar të Shëndetit,
20.9 milionë amerikanë vuajnë nga çrregullime të humorit dhe 14.8
milionë shprehin depresion.

Rritja e njerëzve me depresion dhe çrregullimeve të tjera çojnë në rritjen e njerëzve obezë në SHBA.
Më shumë se një e treta e amerikanëve ose 72 milionë njerëz janë numëruar të jenë obezë në vitin 2005.

“Do të ishte mirë që depresioni të kurohej nëpërmjet ushqimeve” – tha ajo.

Mënyra
më efektive për të stabilizuar humorin është të bësh një balancim të
proteinave, karbohidrateve, frutave, perimeve, sheqerit, yndyrnave dhe
alkolit. Duke u shoqëruar me ushtrime fizike, do të bëjë që niveli i
endrofinës në tru të jetë konstant.

Më poshtë janë disa ushqime të cilat njihen se ndikojnë në sjelljen e njeriut.

Salmoni

Salmoni qoftë i pjekur ose jo, si dhe disa lloje të tjera
peshqish si sardelet ose skumbri sjellin një ndjesi të mirë të njeriu
duke bërë këdo të buzëqeshi edhe pas një dite shumë të lodhshme.

Këto
peshq janë të pasur me omega-3, e cila ndikon në tru si dhe në zemër.
Është e sigurt se sjellja juaj do të ndryshojë për mirë pasi ti
konsumoni.

Trupi përdor omega-3 për të prodhuar serotinën në tru, e cila mendohet se redukton stresin.

Omega -3 mund të gjendet edhe në farat e lirit ose tek arrat.

Vendet
si Japonia të cilat i kanë në dietën e tyre të përditshme peshqit si
salmoni, sardelet dhe skumbri, kanë më pak njerëz me depresion se sa
vendet e tjera.

Qumështi


vitet 1980 u bë një fushatë e madhe për përdorimin e qumështit, në
mënyrë për të qenë të shëndetshëm. Qumështi është i mirë si për trurin
ashtu edhe për bukurinë trupore.
Ai është i apsur në kalcium dhe aminoacidin triptofan. Kalciumi
njihet si element që ndikon në qetësimin e nervave kur njeriu ndihet i
stresuar ose i shqetësuar.

Tryptofani është i rëndësishëm për prodhimin e serotinës, e cila ndikon në rritjen e humorit.

Departamenti
i Shëndetit amerikan rekomandon që çdo njeri të pijë tre gota me
qumësht çdo ditë. Nëse nuk e pini dot qumështin e lopës, atëherë hani
disa lloj bajamesh të cilat janë të pasura në kalcium dhe triptofan.

Kafeja

Kafeja
mund të ndryshojë sjelljen në disa nivele. Në mëngjes, aroma e kafes së
pjekur mund tju bërë të ndiheni më mirë. Pas dy filxhanës, mendja e
njeriut është më vigjilente dhe sytë shkëlqejnë më shumë.

Sigurisht, efektet e kafesë ose pijeve të tjera të ngrohta, si çaji apo kakaoja , mund të rrisin humorin dhe euforinë.

Problemi
qëndron nëse e teprojmë. Kështu nëse pimë më shumë se 4 ose 5 filxhanë
kafe në ditë ne bëhemi të varur prej saj. Nëse ndodh një ditë që nuk e
marr sasinë e duhur njeriu irritohet dhe bie në depresion. Kafeja kur
pihet në darkë mund të ndikojë në pagjumësi duke rrezikuar që njeriu të
ndihet i lodhur dhe depresion.
Ekspertët thonë se një sasi e vogël kafeine është e lejueshme në mëngjes.

Çokollata

Studimet
kanë treguar se elementët e kakaos nga e cila bëhet çokollata janë të
mbushur me elementë që ndikojnë në rritjen e humorit të njeriut. Këto
kimikate gjenden më shumë në çokollatën e zezë, e cila rekomandohet edhe
nga ekspertët.

Çokollata e zezë është e pasur me polypenol, i
cili ndikon jo vetëm në rritjen e humorit por edhe në kujtesën dhe
eliminimin e skizofrenisë.

Polypenoli ndikon në rritjen e endrofinës në tru dhe nxisin ndjenjat e tërheqjes dhe marrjes lehtë të gjërave.

“Si seksi ashtu edhe çokollata e zezë aktivizojnë të njëjtën pjesë të trurit” – thonë ekspertët. “Pse të mos i kombinojmë?”
Alkooli

Shumica
e fëmijëve mësojnë në shkollë se droga dhe alkooli nuk janë të mira dhe
duhen të evitohen për shkak se turbullojnë trurin dhe dëmtojnë
funksionet e tij. Por nuk është vetëm kjo që alkooli bën.

“Nëse alkooli pihet në sasi të ulët ndikon në rritjen e qarkullimit të gjakut duke ndikuar në depresion, humor dhe ankth”.

“Alkooli
do tju ndihmojë të flini dhe të ngriheni herët në mëngjes” – thotë
specialisti. Çrregullimet e gjumit bëjnë të ndiheni të lodhur dhe në
depresion. Alkooli e rregullon këtë problem.

Hirra

Hirra është një nënprodukt i djathit. Është e hollë, dhe me ngjyrë të zbardhur.

Ajo
është e mirë pasi është e pasur me tryptofan, aminoacidin kryesor i
cili kthehet në serotonin për trurin dhe ndryshon sjelljen tuaj.

Nëse nuk e pini dot ashtu siç është për shkak të hirrës, ajo gjendet nëpër farmaci ose supermarkete.
Spinaqi

Spinaqi bën pjesë në familjen jeshile, dhe është i pasur me minerale që ndikojnë në haqjen e ankthit dhe depresionit.

Spinaqi përmban magnezium, një mineral që ndikon në relaksim pasi ka efekte qetësuese.

Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me acid folik, një përbërës që ndikon në heqjen e depresionit sipas shumë studimeve.

Fast Food

Payshim
që ushqimet gjysmë të gatshme janë shkatërruese për trupin. Ato mund të
jenë të shpejta, të lira dhe të lehta për tu marë por është trupi që do
të paguajë çmimin më pas.

Ato ndikojnë në djegien e shpejtë të
energjive dhe ulin tensionin. Por kjo menjëherë kthehet në anën e
kundërt “ato tentojnë të rrisin tensionin të ulin energjinë e trupit”.

Përveç vlerave të ulëta ushqyese, ushqimet e shpejta përmbajnë elementë të cilët ndikojnë negativisht në sjelljen e njeriut.
Ngjyrosësit që përdoren në ushqime si benzoate dhe monosodium glutamate (MSG) ndikojnë në rritjen e ankthit.

Studimet
kanë treguar se ushqimet e shpejta dhe të konservuara përmbajnë omega-6
e cila vepron në të kundërt me omega-3 duke çuar në një disbalancë
midis të dyjave gjë që rezulton me rritjen e peshës dhe depresionit.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

2TE NDJEHEM MIRE  Empty Re: TE NDJEHEM MIRE prej Sun 19 May 2013, 15:56

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë


gjithë e dimë se të qarët na ndihmon të qetësojmë shpirtin dhe trupin,
por tani kërkimet shkencore e konfirmojnë plotësisht këtë. Së fundmi,
doktorët kanë zbuluar se lotët mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë.
Është provuar shkencërisht se të qarët bën nëntë njerëz në dhjetë të
ndihen më mirë, largon stresin dhe ndoshta na ndihmon të kemi një
shëndet të mirë. Për më tepër, lotët janë falas, gjenden te çdo njeri
dhe nuk kanë asnjë efekt anësor përveç skuqjes së syve, lagies së
shamive dhe prishjes së tualetit. Të qarët mund të mos jetë i efektshëm
sa ilaçet, por kërkuesit kanë dëshmuar se është shumë efikas në
qetësimin e trupit, sepse ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore
dhe rritjen e humorit te 88.8 për qind e njerëzve, ndërkohë që i bën të
ndihen më keq se më parë vetëm 8.4 për qind. Kaq i dobishëm është, sa
mjekët sugjerojnë se kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të gjithë
ata që kanë vështirësi për t‘u shprehur dhe treguar problemet e tyre.
Edhe pse thuajse të gjithë ne derdhim lot të shkaktuar prej emocioneve,
47 herë në vit gratë dhe 7 herë burrat, mbetet ende një mister se përse
qajmë dhe se çfarë ndodh gjatë këtij procesi. Ashtu si e qeshura dhe
zemërimi që kanë avantazhet e tyre, edhe të qarët, si një formë e
veçantë e njerëzve për të shprehur emocionet, ka të mirat e saj. Për
shembull, është provuar se të qeshësh ndikon në qetësimin e trupit, në
rritjen e tensionit të gjakut, reduktimin e hormoneve të stresit,
forcimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e shumë antitrupave për të
luftuar
sëmundjet. Po për lotët çfarë mund të themi? Lotët emocionalë
dalin nga të njëjtat gjëndra loti që prodhojnë lëngun që formon një
shtresë mbrojtëse në kokërdhok, për t‘i mbajtur ata larg acarimeve, nga
të cilat del gjithashtu edhe lëngu që i mbron kur sytë irritohen apo kur
bëhen pre e sëmundjeve të ndryshme. Një e dhënë që konfirmohet
plotësisht nga eksperimenti tregoi se lotët që derdhim prej emocioneve
kanë përbërës të tjerë nga format e tjera të lotëve që dalin prej syve,
si për shembull kur grimë qepë apo kur diçka djegëse na futet në sy. E
gjithë kjo tregon më së miri se lotët që na dalin prej emocioneve dhe
përbërësit e tyre mund të jenë një mënyrë e mirë për ta kthyer trupin në
ekuilibër pas përjetimit të një situate stresuese. “Kam sugjeruar se ne
mund të ndihemi më mirë pas të qarit, sepse kështu nxjerrim jashtë
gjithçka negative që kemi akumuluar brenda vetes. Përbërjet kimike që
formohen gjatë një stresi emocional mund të dalin përmes lotëve kur
qajmë. Sepse ky lloj stresi mund të rrisë rrezikun për infarkte, apo të
dëmtojë zona të caktuara të trurit. Aftësia e njeriut për të qarë ka një
vlerë të jashtëzakonshme”, thotë Ulliam Frei, profesor i farmaceutikës
në Universitetin e Minesotës. Për më tepër, fakte të tjera e mbështesin
këtë teori. Nga studimi u pa se lotët e lidhur me emocionet, ndryshe nga
lotimi i zakonshëm i syve kanë nivel më të lartë të disa proteinave,
magnezit, kaliumit dhe disa hormone, përfshi këtu edhe prolaktinën. Le
t‘i shqyrtojmë me kujdes. Magnezi është një lëndë ushqyese e
domosdoshme, që nëse gjendet në organizëm në sasi të vogël, i atribuohen
një sërë problemesh si ato me lëkurën, mpiksjen me vonesë të gjakut dhe
nivelet e ulëta të kolesterolit. Po ashtu, probleme me shëndetin mund
të shkaktohen nëse gjendet në organizëm në sasi më e madhe se
ç‘duhet. Kaliumi është i lidhur ngushtë me punën e nervave,
kontrollin e muskujve dhe presionin e gjakut. Prolaktina është një
hormon i përshirë në stres dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin
imunitar dhe funksione të tjera të organizmit. Përmbajta e saj te lotët
mund të shpjegojë edhe faktin se përse gratë qajnë më shumë se burrat.
Femrat kanë më shumë prolaktinë se meshkujt dhe niveli i saj rritet
ndjeshëm gjatë shtatzënisë, kur rritet ndjeshëm frekuenca e të qarit te
gratë. Është thënë se të qarët mund të zvogëlojë edhe dhimbjet, edhe pse
studimet në këtë fushë janë ende në fazën fillestare. Nga ana tjetër,
të qarët i ndihmon njerëzit t‘i shohin gjërat me një sy më optimist pas
kësaj. Studiuesit në Universitetin e Floridës thonë po ashtu se lotët
emocionalë, rrisin mbështetjen sociale dhe reduktojnë ndjeshëm
agresionin. Një tjetër studim në Universitetin e Tilburgut në Holandë
tregoi se si burrat, ashtu edhe gratë, i jepnin më shumë mbështetje
dikujt që ishte duke qarë, por nuk ndodhte kështu me personat që thjesht
përloteshin. U pa gjithashtu se burrat që qanin pëlqeheshin më shumë se
gratë. “Është mbështetur plotësisht teoria se të qarët është një
sjellje që tregon se kërkon të pranosh ndihmën e të tjerëve”, thonë
studiuesit holandezë. Në studimin e fundit në Universitetin e Floridës,
studiuesit gjetën se pothuajse çdo njeri ndihej më mirë pasi qante,
madje edhe sa shpesh qante. Nga ana tjetër, kërkuesit amerikanë thanë se
të qarët mund të jetë një terapi e domosdoshme për shumë njerëz. “Pjesa
më e madhe e njerëzve pranojnë se u rritej morali dhe humori pasi
qanin. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar ata njerëz që
kanë vështirësi për të shprehur emocionet e tyre”. Ashtu si kërkimet e
tjera, psikologët nga Florida sugjerojnë se është e nevojshme
më shumë punë dhe studim për të kuptuar më mirë origjinën,
natyrën dhe funksionin e të qarit. Një studim i ri, që është duke u
zhvilluar nga një ekip i specializuar ekspertësh, po analizon me kujdes
se cilat zona të trurit vihen në veprim kur njerëzit qajnë. Studimet e
shumta dhe përfundimet pozitive kanë bërë që lotët të rrëzojnë tabutë
dhe hipotezat e përhershme se njerëzit e dobët qajnë. Profesor Frei,
autori i “Crying: mystery of tears”, thekson se: “Njerëzit janë qeniet e
vetme që kanë aftësinë për të derdhur lot në varësi të gjendjeve të
tyre emocionale. Kjo është një dhuratë e veçantë, me të cilën janë të
pajisur vetëm qeniet njerëzore”, përfundoi ai.

Fakte

Vetëm 20 për qind e njerëzve qajnë më shumë se 30 minuta gjatë këtij procesi

8 për qind, për më shumë se një orë

70 për qind e njerëzve përpiqen ta fshehin se janë duke qarë

77 për qind e njerëzve qajnë në shtëpi

15 për qind në punë ose makinë

39 për qind e njerëzve qajnë zakonisht në mbrëmje

6-8 pasdite është ora më e zakonshme kur njerëzit qajnë

88.8 për qind e njerëzve ndihen më mirë pasi qajnë

47 herë qajnë gratë gjatë një viti

7 herë qajnë burrat

Çështje seksi

Gratë qajnë më shumë se meshkujt, por burrat që qajnë po bëhen gjithnjë e më të pranueshëm në shoqëri

Sytë e përlotur, një ose dy lot në kohën e duhur dhe vendin e duhur, po shihen më me dashamirësi, thonë studiuesit

Dikur të qarit lidhej me njerëzit e dobët, ndërsa tani me ata të fuqishmit dhe burrat e fortë
40 për qind preferojnë të qajnë vetëm


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3TE NDJEHEM MIRE  Empty Re: TE NDJEHEM MIRE prej Sun 19 May 2013, 15:57

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën

Studimet
kanë treguar se kur njerëzit ndjejnë dashurinë e të tjerëve apo japin
dashuri ata, jetojnë më gjatë, ndjehen më të lumtur, kanë shëndet më të
mbrojtur, preken më pak nga sëmundje të ndryshme

Çfarë roli ka
dashuria në jetën tonë? Kjo është një pyetje që gjithësecilit nga ne i
vjen vetvetiu në mendje. Përgjigja vjen nga shkencëtarët që tregojnë se
dashuria është jo vetëm një ushqim për mendjen por edhe për trupin.
Është vertetuar se vetmia dhe izolimi nga njerëzit është “sëmundja” më
me pasoja psikologjike dhe si pasojë edhe shëndetësore. Akoma një tjetër
“çudi” e qenies njerëzore është fakti se si intimiteti mbron dhe bëhet
barriera jonë ndaj sëmundjeve.

Studimet kanë treguar se kur
njerëzit ndjejnë dashurinë e të tjerëve apo japin dashuri ata, jetojnë
më gjatë, ndjehen më të lumtur, kanë shëndet më të mbrojtur, preken më
pak nga sëmundje të ndryshme, kanë tendencë të kenë shëndet
kardiovaskular më të mirë, bien më rrallë në depresion.

Angazhimet
e jetës së përditshme luajnë një rol të rëndësishëm në braktisjen e
interesit seksual ndaj partnerit. “Stresi, ankthi, depresioni, çfarëdo
shqetësimi tjetër që lidh jetën e një femre mund të ndikojë në
seksualizmin e saj. Por edhe natyra ka gjithashtu rolin e vet.
“E vërteta është se libidoja i një femre nuk do të jetë kurrë siç ishte
në fillimet e saj në lidhje me partnerin.

Trupi i gruas nuk mund
të mbështesë pasionin. Nuk do të mundeshin të bënin asgjë, nëse do të
jetonin gjithmonë në atë fazë. Nuk është vetëm kohëzgjatja ajo që e bën
cilësor një raport. Gratë kanë dëshirë më rrallë se burrat për të bërë
dashuri, sepse gruaja, më shumë se burri shpërqendrohet nga seksi. Disa e
kanë nga arsye kulturore apo fetare, disa të tjera, pjesa më e madhe,
sepse janë thjesht selektive. E kështu preferojnë që seksi të jetë një
eksperiencë e plotë, sentimentale dhe fizike.

Njerëzit që janë
përqendruar shumë tek imazhi, e jetojnë më me shqetësim plakjen, që
padyshim sjell ndryshime hormonale. Për burrin, kur e vë re se ka nevojë
për stimulime më të zgjatura për të arritur ereksionin apo pakësimi i
lubrifikimit për gruan mund të sjellë shqetësime. Pastaj edhe muskujt
janë më pak elastikë duke bërë që disa pozicione të mos jenë më të
praktikueshme. Por nëse e gjitha kjo është një ligj i natyrës, sido që
jetë ekziston mundësia për të gjetur një seksualitet të ri. Ose më mirë një stil të ri.

Studiuesit
kanë analizuar gjithashtu edhe ndikimin e efektet e marrëdhënieve
seksuale tek pagjumësia. Në bazë të hulumtimeve afatgjata shkencore
është vërtetuar se dashuria i pakëson pasojat negative të pagjumësisë.
Në hulumtimet e bëra studiuesit janë nisur nga faktet se çiftet e reja
dhe në përgjithësi çiftet erotike arrijnë që me ditë dhe net të tëra të
rrinë zgjuar, duke përfunduar se dashuria e largon nevojën për të
fjetur. “Kur njeriu është i dashuruar”, theksojnë ata në studimet e
tyre, “në trupin e tij aktivizohen hormonet, të cilat, pa kurrfarë
pasojash të dëmshme, e shkatërrojnë lodhjen. Ato hormone ndikojnë në
furnizimin më të mirë të trurit me gjak, kurse ndikojnë në mënyrë
stimuluese edhe në gjendjen shpirtërore të të dashuruarve. Është e
natyrshme që dy të dashuruarit sa më shumë kohë t’i kushtojnë
njëri-tjetrit, aq më tepër përkushtohen në lidhje”.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

4TE NDJEHEM MIRE  Empty Re: TE NDJEHEM MIRE prej Sun 19 May 2013, 15:58

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
MUNGESA E UJIT

Dehidratimi
ose mungesa e ujit në organizëm ndodh atëherë kur trupi nuk merr lëngje
të mjaftueshme. Azilet për shembull, janë të detyruara të mbajnë një
enë me ujë të ftohtë pranë krevatit të çdo pacienti. Megjithatë, mund të
ketë probleme të tilla si: nuk jepen lëngje të mjaftueshme, ose
pacienti nuk mundet ose nuk do të pijë lëngje, ose i duhet ndihme. Nëse
një i moshuar nuk pi lëngje aq sa duhet, ai mund të dehidratohet. Si
rrjedhim ai mund të këtë infeksion, pështjellim, dhe/ose plage në trup.

Shenjat
janë: gojë tepër të thatë, lëkurë tepër të thatë, sy të futur thellë,
gjuhë të trashur, pështjellim të pashpjegueshëm dhe/ose përgjumje të
pashpjegueshme. Shumica e eksperteve këshillojnë të pini të paktën 8-10
gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 11 kile mbipeshë, duhet të
shtoni një gotë uji. Pini më shumë ujë nëse jetoni në klime të nxehtë
ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani ushqime me shumë fibra (bukë,
drithëra, etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë.
• Uji

Shpesh,
uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë
rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për
shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse
dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë
pa ujë. Uji përçon elementet ushqyes nga ushqimet që hamë si edhe
mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat
trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të
djersës. Gjithashtu është element tepër i rëndësishëm në reaksionet
kimike trupore si tretja dhe metabolizmi. Uji është i nevojshëm për të
zëvendësuar humbjen e lëngjeve trupore, si edhe për të larguar
mbeturinat ushqimore në forme urine, nevoje, djerse dhe frymënxjerrje.
Pa ujë të mjaftueshëm, ne jemi në rrezik helmimi nga mbeturinat tona
trupore. Po ashtu, uji shërben si graso për indet dhe kyçet e trupit.
Vërtet dukeni të ngurtë, por trupat tuaj përbëhen nga 60-65 për qind ujë
nëse jeni burra, dhe 50-60 për qind nëse jeni gra. Trupi i një njeriu
të zakonshëm ka përafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në
qeliza. Gjaku është 83 për qind ujë. Edhe indet e ngurta kanë 75 për
qind ujë, ndërsa kockat kanë 22 për qind ujë.
• Veshkat

Njeriu
humb përafërsisht 2-3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të
mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë të paktën
280 miligramë në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese.
Kur veshkat shkarkojnë acidin urik dhe urenë, dy lëndë helmuese, këto
janë të shkrira në ujë. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, mbeturinat
nuk pastrohen si duhet dhe mund të krijojnë gurë në veshka. Uji përmban
kripëra të shkrira. Kripërat rregullojnë shpërndarjen e ujit në trup.
Nëse nuk pimë ujë aq sa duhet, ne dehidratohemi dhe na merr etja.
Kripërat grumbullohen në një pikë dhe trupi merr ujin e qelizave për të
shkrirë këtë grumbullim. Kjo sjell keqfunksionimin e veshkave, sepse
pavarësisht nga sasia e ujit të marrë, ato duhet të shkarkojnë të paktën
280 ml në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Uji
është element kyç për kryerjen e reaksioneve kimike gjatë tretjes dhe
metabolizmit të ushqimit. Ai përçon elemente dhe oksigjen në qeliza
nëpërmjet gjakut, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore
nëpërmjet djersitjes. Uji shërben si graso për trupin. Gjithashtu, na
duhet ujë për të marrë frymë. Mushkëritë tona duhet të jenë të njoma në
mënyrë që të marrin oksigjen dhe të nxjerrin dioksidin e karbonit. Ne
humbim pothuajse një litër ujë në ditë
vetëm nga frymënxjerrja.

• Sasia


Sasia
e ujit që humb trupi i njeriut varet nga metabolizmi, veprimtaria
fizike, temperatura e mjedisit, ose gjendja shëndetësore. Në kushte të
zakonshme, kjo do të thotë që na duhet të zëvendësojmë 2-3 litra ujë në
ditë. Gjatë sëmundjeve si ethe, vjellje dhe diarre, trupi mund të humbë 4
litra ujë në ditë ose më shumë. Shumica e njerëzve pinë 6-8 gota
lëngjesh në ditë, përfshirë këtu ujin, lëngje të ndryshme, qumështin,
pijet me gaz, supën, kafen dhe çajin. Pjesa tjetër vjen nga ushqimet që
kanë shumë ujë, për shembull, frutat dhe perimet, të cilat përmbajnë mbi
80 për qind ujë. Edhe një copë bukë është 1/3 ujë. Një pjesë e ujit
trupor vjen nga proceset metabolike të trupit kur glukoza (sheqeri) dhe
yndyrat shndërrohen në energji. Megjithatë shumica e njerëzve jetojnë në
gjendje dehidratimi. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj
detyrohet të mbajë më tepër ujë se sa i duhet për të kompensuar. Nëse po
përpiqeni të humbni peshë dhe nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj
nuk e shkrin dot yndyrën si duhet. Mbajtja e ujit nga trupi gjithashtu
shton peshën. Uji është një nga sekretet e humbjes në peshë. Po ashtu
kontrolloni cilësinë e ujit që pini
para se të bëni gjimnastike ose para se të filloni dietën.

Pasojat e dehidratimit

Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja:
Probleme tretjeje
Lëkure të thate dhe zë të ngjirur
Ngadalësim të organeve trupore
Probleme me mbajtjen e ujit
Dhimbje muskujsh
Dhimbje kyçesh
Rritje e toksinave (helmeve) në trup
Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit
Dhjamë të tepërt
Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore
Kapsllëk të përhershëm

Llojet e ujërave në shishe


ditët e sotme, për shkak të shqetësimit për ndotjen e ujit dhe për
shkak të reklamave të zgjuara, ka plot lloje ujërash në shishe. Disa
kushtojnë më shumë, e disa më pak. Ja cilat janë llojet më të përhapura:
Ujë i pastruar – ujë çezme pa gaz

Ujë me xixa – ujë me gaz që karbonizohet duke tretur dioksid karboni

Ujë mineral – ujë me përmbajtje minerale që zakonisht vjen nga burime natyrale

Ujë burimi – ujë që buron natyrshëm nga sipërfaqja e tokës. Ndonjëherë përpunohet para se të shitet, ndonjëherë jo

Ujë seltser – ujë çezme i filtruar dhe i karbonizuar (pa u pasuruar me kripëra dhe minerale)

Klub
Soda – ujë çezme i filtruar, karbonizuar dhe i pasuruar me minerale.
Përmbajtja e sodiumit mund të jetë e lartë, prandaj nuk rekomandohet për
njerëz që vuajnë nga tensioni i lartë ose nga zemra, me përjashtim të
rastit kur nuk ka përmbajtje sodiumi.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

5TE NDJEHEM MIRE  Empty Re: TE NDJEHEM MIRE prej Sun 19 May 2013, 15:58

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Ilaçe popullore kunder anemise

TE NDJEHEM MIRE  Diet

Te sëmurët anemike duhet te konsumojnë ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Këtyre te
sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave te freskëta, qe përmbajnë
vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse
pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje te tjera, qe përmbajnë kafeine,
duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne
absorbimin e hekurit.

HURMA


Per
kurimin e kesaj semundjeje në mjekesinë popullore perdoren pothuajse te
gjitha pjeset e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet
arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së
celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

KARROTA

Karrota
është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i
karrotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që
vuajnë nga anemia. Karrota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e
gjakut.
RREPA E KUQE


sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe,
para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin,
gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 -
25 ditë.

GJETHE HITHRE

Një
kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe
hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto
vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për
10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish
mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen
gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.

LULESHTRYDHJA


Është
bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi
përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë
mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e
gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë
nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën,
taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje
të lartë
të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

FIKU

Është
një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i
freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet
të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë
shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër
mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve
kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe
sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr
mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet
derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

6TE NDJEHEM MIRE  Empty Re: TE NDJEHEM MIRE prej Sun 19 May 2013, 15:59

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
TE NDJEHEM MIRE  Healthydiets
Kura të dobishme popullore

1. MJALTI
prodhon rezultate efektive kur përdoret për plagët sepse ka veti
antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet.
Gjithashtu heq helmimet apo materialet e huaja dhe ul “edema” ose
fryrje, pra ka aktivitet “anti-inflammatory”.

2. “Ekziston një bimë e kuqe, e madhe sa një kokërr portokalli që njihet në botanikë me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë mënyre pluhur.
Ky
pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me radhë.
Në Indi përdoret për infeksione te ndryshme. Gjithashtu është përdorur
si punë çamçakezi për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbët dhe mishin e
dhëmbëve. Ne Indi, gjithashtu përdoret si erëz në gatim, sidomos në
gjellët e famshme indiane “Keri”. Në disa vende bima është përdorur si
afrodiziak (nxitës i epshit seksual). Në Kinë përdoret në diabetin tipi
2, në disa sëmundje mëlçie dhe për parazitë.”

3. KURA PER ULCERA
A. Lule Balsani është
një nga bimët me te rëndësishme qe rekomandohet për kurimin e ulcerës
ne stomak. Çaji i përfituar nga zierja e kësaj bime ne një përzierje me
vajin e ullirit, lihet për rreth 40 dite ne një ene prej qelqi. Kur kjo
mase te marre një ngjyre te kuqërremte, atëherë mund te përdoret.
Masa e krijuar ne forme kremi mund te përdoret cdo mengjes derisa ajo te japë rezultatin e dëshiruar

B. Perzierja e Majdanozit, Gremit dhe Mustaqeve te Misrit

Lengu
i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kësaj përzihet një
luge piper i zi i bluar, 1 luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezë e
rrahur. Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe
ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi

4. HURDHA
Nqs keni kolesterolin e larte, cdo mengjesi rekomandohet te pertypni gjysem boceje hurdh

5.
Nqs vuani nga Mos Tretja e Ushqimit, zieni dy boce hurdha ne 200ml
qumesht, kjo gje i rekomandohet dhe atyre qe vuajne nga azma


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

7TE NDJEHEM MIRE  Empty Re: TE NDJEHEM MIRE prej Sun 19 May 2013, 16:00

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Te mirat e perdorimit te Mjaltit

Eshte quajtur Mrekullia e Shekullit

Perzihen
2 litra leng limoni dhe 40 thelpinj hudhre te shtypura. I fusim ne nje
kavanoz qelqi te mbyllur mire, i vendosim ne erresire per 25 dite duke e
perzier cdo dite. Pas 25 ditesh hudhrat jane tretur ne lengun e
limonit.
Fillon kura: duke pire c’do mengjes esell 50-70ml (pak me
shume se 1 filxhan kafeje). Mbylle perseri kavanozin dhe per 30 minuta
nuk duhet te hani.

Efektet

Kuron te gjitha infeksionet,ne damaret e gjakut. I hap ato dhe lufton hipertensionin.
E
ul kolesterolin, dhjamosjen, nivelin e sheqerit, ben rinovimin e
pankreasit, tret guret ne veshka dhe ne temth, pastron rruget urinare
dhe ndalon enjtjen, sheron ulceren dhe zorret, parandalon dhe kuron te
gjithe infeksjonet reumatizmale, ben rinovimin e indeve, ndalon cdo
dhimbje, sheron alergjite dhe ben mire per sistemin nervor. Shume
rezistente deri edhe ndaj kancerit.
Ka filluar perdorimi ne SHBA dhe po e quajne “Mrekullija e Shekullit”.
Kanella dhe Mjalti

Eshte
zbuluar qe perzierja e mjaltit me kanelle kuron pjesen me te madhe te
semundjeve. Mjalti prodhohet ne pjesen me te madhe te botes.
Mjekesia Ayurvedike si dhe ajo yunani e kane perdorur mjaltin si nje ilac vital.
Shkencetaret
e sotem gjithashtu pranojne mjaltin si nje ilac “shume efektiv” per
llojet e semundjeve. Mjalti mund te perdoret pa efekte anesore per c’do
lloj semundje.
Shkenca e sotme thote se edhe pse mjalti eshte i
embel, ne se meret ne dozen e duhur si ilac, ai nuk i ben dem as
pacienteve diabetike.

Weekly World News, nje reviste Kanadeze ne
numrin e saj te dt.17 janar 1995 ka dhene listen e me poshtme te
semundjeve qe mund te kurohen me mjalte dhe kanelle, sipas kerkimeve
shkencore te shkencetareve perendimore.

Semundjet e zemres

Beni
nje paste (krem) mjalti me kanelle, lyejeni mbi buke (giabata) ose tip
buke tjeter, ne vend te marmalatave ose recelnave dhe hajeni mengjes per
mengjes. Ul kolesterolin ne arterie dhe e shpeton pacientin nga nje
krize zemre. Gjithashtu, dhe ata qe sapo e kane kaluar nje krize, ne
rast se ata e bejne kete per dite ata do te mbahen milje larg nga ataku I
radhes. Perdorimi i rregullt i procesit te mesiperm te cliron nga marja
e frymes dhe forcon zemren. Ne Amerike dhe Kanada, shume shtepi pleqsh
(perkujdesjeje) kane trajtuar pacientet e tyre me sukses dhe kane
zbuluar se me ka limin e moshes arteriet dhe venat humbin
fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen. Mjalti dhe kanella rivitalizon
arteriet dhe venat.

Pickimi nga Insektet

Merni
nje mase mjalte per dy masa uje te vaket dhe nje luge te vogel caji
pluhur kanelle, beni nje paste (krem) dhe masazhoni ate mbi pjesen e
pickuar te trupit, dale nga dale vihet re qe dhimbja ulet, brenda nje
ose dy minutash.
Artriti

Paciente
qe vuajne nga artriti mund te marrin cdo dite, ne mengjes dhe ne darke
nje filxhan (gote) me uje te ngrohte me dy luge mjalte dhe nje luge caji
pluhur kanelle. Ne rast se merret regullisht edhe artriti kronik mund
te kurohet. Ne kerkimet me te fundit te zhvilluar ne Universitetin e
Kopenhagenit u zbulua se kur doktori trajtoj pacientin e tij me nje
perzjerje te nje luge gjelle mjalte dhe gjysem luge kanelle, para se te
hane mengjezin, ata zbuluan se brenda nje jave nga 200 persona te
trajtuar ne kete menyre 73 paciente u lehtesuan nga dhimbja dhe brenda
nje muaji pjesa me e madhe e pacienteve qe nuk mund te ecnin ose te
leviznin per shkak te artritit, filluan te levizin pa dhimbje.

Renia e flokeve

Ata
qe vuajne nga renia e flokeve ose tullaceria, mund te aplikojne nje
paste (pomade) te bere me vaj ulliri te ngrohte, nje luge gjelle mjalte,
nje luge caji pluhur kanelle dhe ta mbajne ne kokeper reth 15 minuta
dhe pastaj ta lajne floket, “U zbulua se ishte efektive edhe kur mbahej
per 5 minuta”.
Infeksionet e Fshikezes se Urines

Merni
dy luge gjelle kanelle dhe nje luge caji mjalte ne nje gote me uje te
vaket dhe pijeni ate. Ajo shkateron bakteriet ne fshikezen e urines.

Dhimbja e dhembit

Merrni
nje luge caji me kanelle pluhur dhe pese luge caji mjalte dhe aplikohen
mbi dhembin qe dhemb. Kjo te behet tre here ne dite deri sa dhimbja e
dhembit pushon.

Kolesteroli

Eshte
zbuluar se po ju dha nje pacienti qe vuan nga kolesteroli dy luge
mjalte dhe tre luge caji kanelle perzjerje ne 16 ounces [1 ounce = 28.3
gr.] uje per caj, niveli i kolesterolit ne gjak ulet 10% brenda dy
oreve. Ashtu sic permendet per pacientet me artrit, ne rast se merret
tre here ne dite kurohet cdo kolesterol kronik. Mjalti i paster I marre
me ushqim c’do dite

lehteson ankesat e kolesterolit.

Te ftohurat


Ata
qe vuajne nge te ftohta te zakonshme ose te renda do te duhet te marrin
nje luge gjelle mjalte te vaket me nje te katerten luge me kanelle
pluhur ne dite per tre dite ky process do te kuroje edhe kollen me
kronike, te ftohtin dhe do te cliroje sinuset.

Infertility

Mjekesia
Yunani dhe Ayuverdik e ka perdorur mjaltin prej qindra mijera vjetesh
si forcuese te fares mashkullore. Ne rast se meshkujt impotente marrin
rregullisht dy luge mjalte para se te flene, problemi i tyre do te
zgjidhet. Ne Kine, Japoni dhe vendet e Lindjes se Larget, grate qe nuk
mbeteshin shtatzena dhe kane nevoje per te forcuar uterusin e tyre kane
mare kanelle per shekuj me radhe. Grate qe nuk mbeten shtatzena mund te
marrin nga nje cike, (cimbisje, te kapur te dores) kanelle me nje gjysem
luge caji me mjalte dhe ta aplikojne ne mishrat e dhembeve here pas
here
gjate dites, me qellim qe ai te perzihet dale nga dale me
peshtymen dhe te futet ne trup. Nje cift ne Maryland, SHBA, nuk kishte
femije per 14 vjet dhe humben shpresen per te pasur nje femije te tyren.
Kur ju tregua rreth ketij procesi burre dhe grua filluan te marrin
mjalte dhe kanelle sic u tha me siper, gruaja mbeti shtatzene dhe pas
pak muajsh paten dy binjake.

Stomak i trazuar

Mjalti i marre me pluhur kanelle kuron stomakun dhe gjithashtu kuron ulcerat e stomakut me rrenje.

Gazra

Sipas studimeve te kryera ne Indi dhe Japoni del qe ne rast se mjalti merret me pluhur kanelle stomaku clirohet nga gazrat.

Sistemi imunitar

Perdorimi
i perditshem i mjaltit dhe kanelles pluhur forcon sistemin imunitar dhe
mbron trurin nga bakteriet dhe sulmet virale. Shenctaret kane zbuluar
qe ka vitamina te ndryshme dhe hekur ne sasi te madhe. Perdorimi i
vazhdushem i mjaltit forcon rruazat e bardha te gjakut per te luftuar
bakteriet dhe semundjet virale.
Mostretja

Pluhur kanelle sperkatur mbi dy luge gjelle mjalte marre para ushqimit heq aciditetin dhe tret ushqimet me te renda.

Gripi


Nje
shkencetar ne Spanje ka provuar se mjalti mban nje ingredient natyror,
qe asgjeson bakteriet e gripit dhe e ruan pacientin nga gripi.

Jetegjatesia


Caj
te bere me barnat dhe pluhur kanelle, kur meret regullisht ndalon
veprimin shkaterrues te moshes se vjeter. Merrni 4 luge mjalte, nje luge
kanelle dhe tre filxhana uje dhe ziejini si caj. Pini1/4 e filxhanit, 3
deri 4 here ne dite gje e cila mban lekuren te fresket e te bute dhe
ndalon plakjen.

Pucerat

Tre
luge gjelle mjalti dhe nje luge caji kanelle te bera si krem. Aplikoni
pak paste mbi pucrrat para gjumit dhe lajeni mengjesin tjeter me uje te
ngrohte. Ne rast se behet c’do dite per dy jave, i heq pucerrat nga
rrenja.

Infeksionet e lekures

Aplikoni
mjaltin dhe kanellen ne pjese te barabarta mbi vendet e infektuara dhe
kuron egzemen, qeren dhe te gjitha llejet e infeksjoneve te lekures.

Renia ne peshe

C’do
dite ne mengjes gjysem ore para mangjesit me stomak te zbrazur dhe ne
mbremje para gjumit pini mjalte dhe kanelle te zier ne nje filxhan uje.
Ne rast se merret rregullisht ul peshen dhe tek nje person obise.

Mjalti eshte i vetmi ushqim qe nuk prishet.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

8TE NDJEHEM MIRE  Empty Re: TE NDJEHEM MIRE prej Sun 19 May 2013, 16:01

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Ulliri mbron nga kanceri i gjirit

Grate
qe konsumojne shume vaj ulliri ne ushqimet e tyre jane me pak te
rrezikuara nga kanceri i gjirit. Shkencetaret kane zbuluar se dieta
mesdhetare ne te cilen perdoret shume vaji i ullirit mbron nga kanceri i
gjirit. Studiuesit qe i botuan rezultatet e punes se tyre ne revisten
“Analet e Onkologjise” jane shprehur se acidi oleik qe gjendet ne vajin e
ullirit mund te ndihmoje ne kurimin e kesaj semundjeje. Studimet e
meparshme kane treguar se per grate qe jetojne ne vendet ku perdoret nje
diete e pasur ne proteina, rreziku nga kanceri i gjirit eshte pese here
me i larte se ne ato vende ku kultura e te ushqyerit eshte per nje
diete me me pak kalori.
Megjithate, grate qe ushqehen me vaj ulliri
duket se jane te mbrojtura nga ky lloj kanceri. Studiuesit ne Spanje dhe
ne SHBA gjeten se nje prej perberesve te vajit te ullirit ul me gjysmen
e tyre nivelin e substancave qe shkaktojne kancerin e gjirit. Testet
laboratorike mbi qelizat kanceroze te gjirit treguan se acidi oleik e
bente me te efektshem medikamentin qe perdoret kunder kancerit dhe
rriste prodhimin e proteinave qe lufton tumoret. Tani shkencetaret do te
shohin nese teoria e tyre provohet gjate
eksperimenteve me kaviet.

Efektet e perdorimit

Vaji
i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e tij te larta dietike dhe
mjekesore. Gjethet dhe lekura e ullirit permbajne tanine, per kete arsye
ato jane te hidhura dhe kane veti rrudhese tonike. Por keto dy pjese te
kesaj peme kane dhene rezultate shume te mira kunder semundjes se
tensionit te larte, temperatures se larte, arteriosklerozes, etj.

Kura qe rekomandohet

Ne
rastet e semundjeve me temperature te larte, gjethet dhe lekura e
ullirit kane veti diuretike si dhe pakesojne sheqerin ne gjak. Per keto
raste u rekomandohet te gjithe te prekurve nga temperatura e larte qe te
perdorin kete kure.

Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen ne
gjysme liter uje derisa te mbetet 3/4 e ujit. Pergatesa ftohet, kullohet
dhe me pas hidhet ne te nje luge sheqer ose mjalte. Rekomandohet te
pihet nga nje filxhan caji ne dite.

Caji i mesiperm ka dhene
rezultate te mira edhe ne uljen e tensionit te larte te gjakut. Ulliri
eshte nje ilac popullor qe sherben edhe per sherimin e dhembjeve te
stomakut dhe kunder te vjellave. Per te qetesuar dhembjet e stomakut
merren 100 gjethe ulliri, te cilat zihen ne nje liter uje derisa te
mbetet gjysme litri. Me pas kullohet dhe pihet tri here ne dite
nga nje filxhan caji para buke. Kjo kure duhet te vazhdoje per tri dite
rresht.

Vaji i ullirit

Vaji
i ullirit tretet mire dhe perthithet lehte nga organizmi. Ai eshte nje
qetesues, sepse pakeson dhembjet dhe ndihmon ne tretjen e gureve ne
temth.
Por sherimi arrihet duke pire cdo dite nga nje filxhan me vaj
ulliri cdo mengjes esell per pese dite radhazi. Vaji i ullirit ndihmon
edhe per heqjen e gureve ne veshka si dhe lehteson dhembjet e veshkave.
Ai gjithashtu lehteson lirimin e gypit tretes nga mbeturinat ushqimore
si dhe lufton kapsllekun dhe kolitin.

Perdorimi

Per
keto qellime, vaji i ullirit duhet te perdoret i fresket dhe jo i
djegur. Nese ai eshte i djegur e ngacmon stomakun duke shkaktuar djegie
ne stomak, sepse mbetet i patretur dhe shkakton dhembje koke. Per
sherimin e kapsllekut dhe kolitit, vaji i ullirit perdoret ne kete
menyre: Merret nje luge gjelle me vaj ulliri, futet ne nje gote te
mbushur deri ne gjysme me uje dhe pihet ne mengjes esell.
Kokrrat e ullirit

Kokrrat
e ullirit bejne mire kur i konsumojne ata qe vuajne nga semundja e
sheqerit. Eshte e keshillueshme qe diabetiket te hane sidomos kokrra
jeshile, te cilat shuajne etjen qe shkakton diabeti. Kokrrat e gjelberta
te ullirit sherojne diabetin, por te semuret me kete semundje duhet te
hane nga pese kokrra ulliri te gjelberta esell ne mengjes per pese dite
rresht.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

9TE NDJEHEM MIRE  Empty Re: TE NDJEHEM MIRE prej Sun 19 May 2013, 16:02

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Vaji i ullirit, në peshoren e vlerave dhe antivlerave

Vaji
i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden
acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe
substanca antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga shkatërrimi, që
mund të vijës si pasojë e radikaleve e të lira.

Në balancën mes
të mirave dhe të këqijave natyrisht, peshorja anon nga dobitë. Kështu
është provuar shkecërisht se vaji i ullirit rrit sasinë e kolesterolit
duke ndihmuar kështu funksionin e mirë të enëve të gjakut.

Parandalon
formimin e trombozave. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në
ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të
substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në
mbrojtjen e zemrës. Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e
hipertensionit. Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në
shëndet të mbarë të kockave, sidomos në fëmijë të vegjël, pasi ndihmon
në absorbimin e kalciumit.

Duke qenë i pasur në vitaminë E,
ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i
domosdoshëm për të moshuarit. Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti. Po
kështu mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme.
Studimet e reja tregojnë se vaji i ullirit ndihmon në
parandalimin e kancerit të lëkurës, të zorrës, të prostatës dhe të
gjirit dhe mbron qelizat e ADN-në nga deformimet, që mund të çojnë në
shfaqjen e kancerit. Është më rezistues ndaj temperaturave të larta të
gatimit.

Tani erdhi radha e efekteve negative. Duhet dimë edhe
këtë: Vaji i ullirit është produkti që, në 100 g ka pothuajse 1.000
kalori, më shumë nga çdo lloj ushqimi tjetër. Për këtë arsye duhet
konsumuar me sasi shumë të kufizuara, pasi mund të çojë shumë lehtë në
shtim peshe.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

10TE NDJEHEM MIRE  Empty Re: TE NDJEHEM MIRE prej Sun 19 May 2013, 16:02

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Niveli i ulët i vitaminës D shkakton kancer

Mungesa
e vitaminës D ka qenë shpesh shkaktar i shumë sëmundjeve, por kërkimet e
fundit tregojnë se niveli i ulët i vitaminës D tek gratë shkakton
kancer të gjoksit, i cili mund të çojë edhe në vdekje.

Studimi
tregon se vitamina D mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjes së
kancerit. Studiuesit në Universitetin e Torontos studiuan lidhjen midis
vitaminës D në gjak dhe shkalëss së kancerit në gji në 512 gra.

Për herë të parë u pa se ato gra që kishin nivel të ulët të vitaminës D kishin përshkallëzim të madh të kancerit në gji.


Përveç
faktit se vitamina D ka impakt në kancerin e gjirit, shkencëtarët nuk
kanë vërtetuar ende se duke marrë vitaminë D mund të parandalohet
sëmundja. Ata nuk kanë dhënë ndonjë rekomandim që gratë e shëndosha të
marrin më shumë vitaminë D.

Julie Gralpoë, specialiste
onkologjike dhe profesore thotë se nuk i rekomandon gratë të cilat nuk
kanë kancer të marrin vitaminë D. Por ajo thotë se të gjitha gratë duhet
të shikojnë nivelin e vitaminës D dhe të marrin masa nëse kanë mungesë
të saj.

Testi për vitaminën D është shumë i thjeshtë dhe mund të matet nëpërmjet


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

11TE NDJEHEM MIRE  Empty Re: TE NDJEHEM MIRE prej Sun 19 May 2013, 16:03

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Brokoli, i dyti në 10 ushqimet më të shëndetshme!

TE NDJEHEM MIRE  Brokoli01-300x291

Historiku i brokolit
Brokoli u zhvillua në Itali dhe bën pjesë në grupin e
zarzavateve, në familjen e lulelakrës, lakrës, preshit, lakrës së
Brukselit etj. Konsiderohet nga zarzavatet më të ushqyeshme dhe bën
pjesë në “Top 10” të ushqimeve më të shëndetshme dhe më të pasura në
vitamina, minerale dhe përbërës antioksidantë.

Të mirat…

Brokoli
është konfirmuar si një nga ushqimet me veti të fuqishme antikanceroze.
Në 20 vitet e fundit studime të shumta kanë konkluduar se njerëzit që
konsumojnë sasi të konsiderueshme të brokolit kanë shfaqur më pak kancer
të zorrës së trashë, gjoksit, qafës së mitrës, mushkërive, prostatit,
esofagut, laringut dhe tëmthit. Disa nga përbërësit e brokolit luftojnë
faktorë që nxisin zhvillimin e kancerit si dhe aktivizojnë enzima të
qelizave të trupit tonë që luftojnë kancerin.

Brokoli është shumë
i pasur në kalcium, hekur dhe magnez. Mbi të gjitha është shumë i pasur
në vitaminë A dhe C, duke ia kaluar akoma edhe portokalleve në
përqendrim të kësaj të fundit.
Brokoli përmban sasi të konsiderueshme të acidit folik, një
vitaminë kjo e cila parandalon defekte në lindje, si dhe ofron mbrojtje
për sistemin kardiovaskular.

Të këqijat…..

Rastet
ku nuk rekomandohet konsumi i brokolit janë kur personat kanë
diskomforte intestinale (diarre, inflamacion të zorrëve etj) ku
rekomandohet një dietë e ulët në fibra bimore, si dhe rastet kur kemi
nevojë që personi të shtojë në peshë. Në këtë të fundit brokoli
rekomandohet në sasi të vogla dhe jo shumë shpesh pasi i pasur siç është
në fibra bimore ai jep shpejt ndjesinë e ngopjes

Shoqërohet me…

Shkon
shkëlqyeshëm si zarzavat i gjallë në pjatancat e miks zarzavatesh të
freskëta të shoqëruara nga një salcë kosi ose salcë e një tipi tjetër.
S’ka gjë më të shijshme se sa brokoli në avull me limon dhe vaj ulliri ose pak gjalpë.

Vaj
ulliri me pak hudhër te tiganisur në të do t’i jepte brokolit të zier
në avull shumë shije, dhe pak parmezanë e grirë akoma më shumë.

Brokoli iu shtohet fare mirë gjellëve të tenxheres, makaronave, sallatave si dhe picës.

*Kur brokoli konsumohet se bashku me domate shumëfishohet efekti antikanceroz që ofrojnë të dyja këto zarzavateve!!

Sa shpesh ta konsumojmë…?

Sa
më shpesh të konsumohet aq më mirë. Një racion rreth 150gr, 1 herë në
2-3 ditë do të ishte ideale, duke i lënë vend dhe zarzavateve të tjera
në menunë tonë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons