Forumi Kuq E Zi
Grabitja Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Grabitja Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Grabitja Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Grabitja Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Grabitja Empty Grabitja 17/2/2013, 13:54

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Në të dalë të një fshati të madh, brenda
një guroreje të braktisur shumë kohë më
parë, në vitin 198…, dikush gjeti disa fletë prej
një lënde të çuditshme, të vjetra dhe mbase
të shkëputura nga ndonjë lloj ditari, të paktën
ashtu dukej. Dukej sikur kishin ngelur
rastësisht në një të çarë të thellë shkëmbi. Ja
çfarë shkruhej nëpër ato fletë të kafshuara e
të çjerra me thonj, fjalë për fjalë:
…dhe njëri prej tyre, ai më i gjati, më
drejtoi një kazmë e lopatë që nga errësira,
pastaj më urdhëroi të filloja punën atë çast.
Ngrita supet dhe hapa pëllëmbët e duarve,
por më hodhën te këmbët një kufomë dhe
ikën nxitimthi, pa u ndjerë fare. Nata ishte e
qetë dhe dëgjoheshin vetëm goditjet e
kazmës sime që shkallmonin dheun e fortë e
të thatë. E futa kufomën në gropë dhe e
mbulova me dhe, por gurin, që duhej t’ia vija
te koka, ia vendosa nga këmbët; harrova, por
edhe errësira ishte e tepër e thellë për sytë e
mi të pamësuar me…
…ndërsa unë rendja nëpër natë me qiri
në dorë duke parë mbrapa. E flaka në një
gropë të sapohapur dhe ika përsëri duke
vrapuar. Atje u afruan disa të vdekur dhe
rrethuan qiririn, duke e vështruar dritën e
vogël qetësisht me sytë e tyre të fishkur e
fytyrat e kalbura. Trupin e kishin mbuluar me
çarçafët e bardhë të vdekjes. U ndala mbrapa
një trungu peme dhe i përgjova. Njëri prej
tyre, që m’u duk i njohur, ktheu kokën nga
unë dhe më tha: “Qiririn do ta mbajmë ne, ti
nuk na e merr dot përsëri”. Papritur, u
dëgjuan disa këmbana. Të vdekurit vështruan
njëri-tjetrin të trembur dhe u zhdukën në terr.
Pasi u sigurova që kishin ikur u afrova te
gropa, hyra brenda dhe zgjata dorën drejt
qiririt që po shuhej. Dëgjova një përplasje
gurësh dhe gropa u përqarkua nga të vdekurit,
të cilët mbanin mbi supe gurët e varreve të
tyre. M’i hodhën përsipër, duke qeshur pa
zhurmë me gojët e të zeza…
U zgjova i tmerruar, duke u stërbetuar se
që nga ai çast e tutje do t’i mbaja mend të
gjitha fytyrat e të vdekurve dhe anën nga do
të kishin kokën. M’u duk vetja përsëri në
ëndërr kur pashë gjithë ato varre, që
dukeshin sikur sapo ishin kthyer në formën e
tyre të zakonshme nga ndonjë përçudnim i
frikshëm.
…këmbët m’u lagën nga gjaku i një gruaje
të shtrirë përtokë. Ata u zhdukën menjëherë
për të mos ua parë fytyrat. I rridhte gjak nga
çdo vrimë e trupit, madje edhe nga sytë dhe
lëkura, që ishte si e plasaritur. Dukej sikur
qante me lot gjaku. E tërhoqa nga këmbët
drejt një grope të gatshme. Pasi mbarova me
të, fillova të hapja një gropë tjetër, thjesh për
të shtyrë kohën. Është e vetmja gjë që mund
të bëj në këtë jetë, në të vërtetë është gjë e
thjeshtë…
Nuk jam mësuar…me pamjen e njerëzve
që u kanë bërë autopsi: sot sollën një të tillë.
Barku i dukej si gropë, trupi si thes i qepur
keq, edhe koka e qepur pas trupit me qafën
mangët, e hodha në gropë, si të tjerët … e
kishin sjellë me litar, se nuk mund të kapej
me duar: nga i gjithë trupi i dilte qelb me erë
të pështirë, që të hiqte çdo dëshirë për të
marrë frymë ... e tërhoqa zvarrë nëpër bar,
ku dukej sikur kishte shëtitur ndonjë kërrmill
i stërmadh i qelbur. Varreza po zmahohet,
dalngadalë…
…megjithëse ishte akoma i gjallë, me sa
dukej ishin të sigurt se do të vdiste, dhe
vërtet: dha shpirt në duart e mia…zorrët i
vareshin nga barku i çarë dhunshëm, patjetër
me diçka të fortë, dhe i dukeshin si mëngë të
shthurura të një bluze të vjetër. Sapo iu var
koka anash, sytë i morën ngjyrë bënë gri.
Ngjante sikur vështronte larg, i qetësuar nga
gjithë ajo dhimbje…
…erdhi njëri pa plagë dhe gjak. Çudi!
Mbase kishte vdekur nga frika, ose kot,
mbase...nuk e di, ndoshta ishte budalla, ku di
unë…i volla mbi fytyrë dhe lëkura, nga e
ftohtë dhe e lyrosur, u duk sikur mori jetë
për një çast…
...dikujt i kishin nxjerrë sytë dhe shqyer
zemrën. Mizat e ndiqnin kudo nga pas. U
mundova t’i trembja, por ato nuk i ndaheshin
dhe vendosa t’i varrosja bashkë me të, duke i
lënë të përzjeheshin e të bëheshin
një…megjithatë, kisha frikë se mos i vdekuri
çohej vetë për t’i larguar, aq shumë miza
kishte…
...një sakat pa këmbë e duar. Sytë i kishin
mbetur të hapur fort, sikur po kërkonte
gjymtyrët e tij. Ia mbylla me dorë, por përsëri
iu hapën, madje m’u duk sikur i lëvizi pak në
atë drejtim ku duhej të kishte këmbët. Gjeta
dy gurë dhe ia vendosa mbi sy…
...atë natë sollën dy njëherësh. I kishte
kafshuar një gjarpër në grykë. Goja u ishte
mbushur me shkumë jeshile, që dukej si
sekrecion orgazmash të vdekjes ku ishin
përpëlitur...
…nata - natës po kuptoj rëndësinë e kësaj
pune, e cila ka filluar të më pëlqejë më tepër
se ç’duhet…
...në mesnatë. Në katër qoshet e varrezës
u dukën disa drita të vogla. U afrova, por u
larguan menjëherë, duke lënë mbrapa
përshpëritje shqetësuese të largëta...
...nata filloi me një kufomë të djegur, që
lëshonte ende tym. Nuk njihej fare; i dukeshin
vetëm dhëmbët e skërmitur dhe brinjët...
…një i dënuar me vdekje në litar. Gjuha e
tij, si këmbë oktapodi, më lagu duart. Para se
ta varrosja ia mbështolla rreth qafës...
…një i vetëmbytur në gropën e ujërave
të zeza. Ishte nxirë i gjithi: duhej të kishte
shumë kohë në ujë, i fryrë, sy të kuq në jeshilë,
dhe ngado i dilte ujë, që i bëri mirë bimësisë
gjembore të varrezës…
…ftohtë, shumë ftohtë. Binte shi i
çmendur. Dikë, që nuk i kishin lënë as rrobat
në trup, e kishin bërë copë - copë me një
dorezë thike të ndryshkur, të cilën ia gjeta
brenda mëlçisë. E tërhoqa nga flokët e lagur
që i kërcisnin. Fytyra e tij dukej sikur më
thoshte të mos e zvarritja më, por ta mbuloja
shpejt me baltë për t’u ngrohur nën tokë...
…më dorëzuan një njeri pa kokë që më
çuditi. Kishte kapur fort me duar pjesën e
qafës që i kishte mbetur. Koka ishte prerë
mjeshtërisht: një prerje e menjëhershme, e
sigurt, e ftohtë. I pyeta se ku ishte koka dhe
më thanë se nuk e dinin. Duke parë trupin
pa kokë më vinte keq ta varrosja dhe vendosa
të mos e kallja në dhe pa ia gjetur…
...pas dy javëve ende nuk e kisha gjetur
kokën e humbur. Besoja se edhe ajo do të
ishte qelbur poaqsa trupi, që kishte zënë
krimba, aq shumë krimba sa nuk dukej më
trupi. Mbante erë të tmerrshme dhe vendosa
ta varrosja. Fundja, edhe po të gjeja ndonjë
kokë, nga ta dija se ishte e tij...
…përsëri dritat e vogla dhe përshpëritjet
e largëta, që u larguan sapo u afrova. Mendova
t’i ndiqja, por nuk doja t’i kaloja muret, madje
nuk kisha dëshirë të dilja që atje. Gjithë natën
e kalova duke fishkëllyer...
…duart më kishin marrë një ngjyrë të
kuqërremtë nga gjaku që prekja çdo natë. Në
dritën e hënës ngjyra bëhej akoma më e bukur
dhe mendova të lyeja edhe fytyrën e trupin,
që të gjithë të më kenë zili, madje edhe…
…një klithmë e tërhequr zvarrë nëpër
natë më bëri të rendja varr më varr për të
parë se mbase ndokush i kishte shpëtuar
vdekjes. Njëri ishte vërtet bosh. Hodha sytë
rreth e rrotull dhe pashë, shumë larg, dritat
e vogla që po rendnin bashkë me…
…shumë net që përsëritej e njëjta gjë: më
vidhnin të vdekurit. Nëse do të vazhdonte
ende ashtu, vendi nuk do të ishte më varrezë.
Ata pak që kishin mbetur i ruaja ditë e natë,
por, sapo më zinte gjumi, dëgjoja atë klithmë
gjithë dhimbje. Vrapoja deri te muret dhe
ndaloja i dëshpëruar, duke nuhatur
kutërbimin e qelbur të kufomave, që mbetej
pas dhe përhapej në të gjithë vendin. Vetëm
ajo po më mbetej…
…por sot më vodhën të vdekurin e fundit.
Kam kohë pa kallur ndonjë. Dritat e vogla
ngjyrë blu vetëm ikin dhe nuk dihet se ç’janë.
Ndonjëherë hungërijnë frikshëm, ndonjëherë
blegërijnë, pastaj zhduken aq shpejt, sa dhe
vetë…që lëshojnë…
…që pashë një ëndërr, por kur u zgjova
vendosa të ikja…po flija në varrin tim, ashtu
si bëja çdo natë. Bënte ftohtë dhe isha
mbuluar i tëri me dhe, përveç syve dhe
hundës. Pranë meje vigjëlonte ndezur një qiri.
Papritur, nga muret hynë disa të vdekur dhe
u afruan te qiriri. Ecnin ngadalë që të mos
zgjonin njerëzit, që flinin secili në varret e
tyre. Fytyrat e kalbura ua ndriçoi drita e dobët.
Njëri syresh zgjati dorën drejt flakës së vogël.
Hapa sytë dhe nxorra dorën që poshtë pirgut
me dhe. U zgjuan të gjithë, duke vështruar
egërsisht të vdekurit e zënë gafil. Ra këmbana
dhe qiriri u shua. Të vdekurit u zhdukën duke
përfituar nga errësira, ndërsa unë lëshoja
klithma triumfi…
…me qirinjtë ndezur në dorë u nisa drejt
varrezave. Të vdekurit më vunë re u nisën pas
meje. Vazhdova t’i tërhiqja derisa arrita në
varrezën time. U futa brenda dhe të vdekurit
më ndoqën me ndrojtje. Hodha qiririn
përtokë, ndërsa grumbulli i të vdekurve
vështronte dritën e vogël që tretej ngadalë
duke…
…njerëzit më përzunë nga varret e tyre,
por duke u endur vetëm nëpër
natë…vetëm…nuk besoja se do t’ia tregoja të
gjitha vetes kur…

Post Scriptum. Pjesët nuk kanë asnjë
lidhje me njëra-tjetrën, p.sh: një faqe ka
numrin 19, tjetra pas saj 23, dhe vetëm në
njërën prej tyre është shënuar viti 197…,
kohë në të cilën mbase është shkruar. Dikush,
që i lexoi rastësisht, pasi dëgjoi hamendjet e
shumta të një grupi të vogël njerëzish që dinin
përmbajtjen e atyre fletëve, tha me gjysmë zëri
se gjëra të tilla ndodhnin shpesh. Në çastin
që ky njeri po hapte gojën, nxorri disa fjalë
pa lidhje me njëra-tjetrën, pësoi diçka dhe u
plandos përtokë i vdekur në çast. Pas disa
ditësh, çuditshëm, u zhduk edhe grupi i
njerëzve që bisedoi me të.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Grabitja Empty Re: Grabitja 19/2/2013, 18:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
e bukur po a esht tregim apo e vertet?

3Grabitja Empty Re: Grabitja 24/2/2013, 01:02

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Grabitja 1416650876 Grabitja 1416650876 anakonda lexoje te plot dhe nxirre vet perfundimin esht e bukur apo jo, esht e vertet apo jo dhe esht e shpifur apo e lezecme, kujdes te gjith ata qe jan te smur me zemer mos ta lexojn ahahahah

https://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons