Forumi Kuq E Zi
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ
Shkruan:Shaban Cakolli

Shundi,kiçi,pseudovlera në artin tonë është në atë masë që kalon çdo kufi.Ajo pseudovlerë ka futur rrënjë në shumë lëmi të artit,në letërsi,shtyp,por veçmas në kulturën muzikore.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Populli shqiptar,si një popull i lashtë i e i shumëvuajtur është dashur të rrijë i zgjuar,sepse ka qenë i tëri i rrethuar me armiq kalimtarë,që në çdo çast donin ta gllabëronin,tía sshpërfillnin traditë e kulturë dhe me anë të këtyre shpërfilljeve të dëpërtonin në jetën tonë,që më pas të na i impononin doket dhe zakonet e tyre joshqiptare.Nëpër ato momente mjaft të vështira,populli ynë asnjëherë nuk iu nënshtrua pushtuesve,kurrë nuk pushuan rrëpatjet për të u çliruar dhe ia doli me sukses të ruaj traditë e kulturë,të cilat shumë popuj nuk arritën ti ruajnë dhe u shuan në tërësi.Studiues të ndryshëm të botës kanë bërë stërvitje të shumta për të njohur kulturën tonë,disa nga ndjenjat miqësore hulumtuan drejt çështjen dhe kulturën tonë,siç ishte gruaja angleze Edit Durham,e cila pati shkruaraq shumë për kulturën tonë të begatshme,vetitë e mira të karakterit e traditës sonë shqiptare.Vallë,a nuk është kjo diçka për të u mburrur?Po,dhe mburrje më të madhe nuk ka,por a do të guxojmë që gjitha këto të mira të i lëmë nën hijen e kohës,duke i konsideruar ato si gjëra të vjetruara kinse nuk i përshtaten jetës së sotme moderne?!Themi jo,por fatkeqësisht po ndodh që këto tradita të çmuara po shkojnë një rruge të huajësimit!!!Më e keqja është që neato po i tëhuajësojmë vet,dhe ato përmes vet punës tonë të artit.Vërtetë arti është mjet lidhës,që lidh njerëzit profesionist,talentët me talentë,përmes të cilit mund të tregojmë të bukurën,për të treguar mençurinë tonë të kulturës,duke e civilizuar atë e duke ngritur lart civilizimin tonë me botën.Se arti është urë që lidh kulturat ndërmjet popujve të ndryshëm,kjo është e vërtetë,por kulturën tonë më të begatshme nuk mund të e civilizojmë duke i shtuar asaj elemente të huaja.Vërtetë në art nuk dihet çka mund të sjell e ardhmja dhe ne bekojmë të na sjell art të ndritshëm e të mirëfilltë,por rruga që ka zënë sot arti ynë është jashtë binaresh dhe të lë të brengosesh.Shundi,kiçi,pseudovlera në artin tonë është në atë masë që kalon çdo kufi.Ajo pseudovlerë ka futur rrënjë në shumë lëmi të artit,letërsi,gazeta,por më së shumëti në kulturën muzikore.Sot flitet për poet të moderuar që vërtetë janë të rrallë,por është mbushur fusha me tëashtuquajturit modernistë,që nuk i kuptojnë vargjet që i kanë shkruar vetë,e të mos flasim si mund të i kuptojnë të tjerët.Për të mos u futur në analiza të thella
në çdo lëmi të pseudovlerës,bëjmë sot fjalë pak për muzikën.Dikush mund të pyesërse për muzikën?Sepse bota që sot po na rrethon është mbushur përplotë këngëtarë,të gjithë këndojnë,të gjithë bëjnë estrada,grupe muzikore,pop grupe,hit grupe,SHKA.........E keqja nuk është pse këndojmë,por një e keqe që na dëmton rëndë po na vjen pikërisht nga këto turma këngëtarësh.Ata kulturën tonë e kanë mbushur fund e krye vlera të dyshimta.Në këtë fushë janë mbledhur njerëz të pandërgjegjshëm,ata adaptojnë këngën tonë me tekst banal,me melodi të huaj,orkestrim tejet amatoresk,qesharak dhe për qudi kanë guxim të dalin para auditorit me kokën lart se kinse kanë krijuar vlera artistike,vlera këto që janë stërvjedhur,e janë mbushur me elemente të huaja turke,serbo-sllave,çergare që të shtojnë neverinë.Edhe në veshje e sjellje kanë kopjime të elementeve të huaja.E keqja më e madhe është se ata mbijetojnë duke mashtruar masën,duke tjetërsuar shpirtin e njerëzve të rëndomtë,duke ia zhveshur gjepat,duke ia imponuar kulturat e huaja.Pse ne heshtim dhe e lëmë të kalojë kjo dukuri negative në heshtje?!Nuk ka popull në botë që rri indiferent në këso rrethanash.Te ne etëra kjo po kalon pa pengesa,sepse rininë tonë e ka kapluar një realitet i zymtë.Pasojat që ua solli lufta e pushtuesit,e kanë lënë rininë tonë në lloz,ka mbetur e luhatshme dhe nuk di nga të orientohet.Megjithatë ata duan të e gjejnë vetën dikund,me që as vet ende nuk e kanë të qartë çka duhet të jenë dhe ku duhet të jenë.Në mesin e rrugëve që nuk kanë zgjidhje,ata mund të futen edhe kafeneve,ku muzika antivlerë të bënë të shurdhër,muzikë e cila bënë krim mbi kulturën tonë kombëtare për pak paga,e për të përballuar këtë patjetër duhesh të joshesh me ndonjë pije të fortë,e cila të trullos e të nxitë të i thuash vetës:Ja edhe unë jam diku,ku dëgjohet muzikë shqip!!!Paramendo edhe ajo muzikë që u ngjanë krrokatjeve të korbave duhet të thirret muzikë shqipe!Një e keqe e madhe është se të rinjët kanë prirje të adaptohen më shpejt dhe më lehtë ndaj asaj që është e dëmshme,dhe pak ngapak ajo vjen duke shtënë rrënjë në kokë e deri thell në zemër.Asimilimi vjen qetë dhe padiktueshëm,por dalngadalë e bënë të vetën.Kësaj dukurie të shëmtuar është dashur tën ia ndalim hovin,për hirrë të shpëtimit të rinisë tonë nga ky infektim.Po,dhe sot %shtë në dorën tonë të e zhbëjmë,sa nuk është bërë vonë.Kjo bëhet edhe pse jo lehtë,sepse ka futur rrënjë!Si mund të ndalet ky hov qoroditës?Ja se si:Të mos e mbështesim asesi këtë çoroditje!Asnjë art nuk mund të krijohet pa mbështetje kombëtare.Bizneso-patriotizmi i cili ka ndërtuar binarët e palogjikshëm vjen nga njerëz të pandërgjegjshëm që nuk qajnë kokën për kulturë kombëtare,por synojnë biznes me krrokatje dhe ulurima,kurse ne na lënë të varfur në kulturën tonë kombëtare dhe pagat e djersës të hargjuara për antivlerë!Pse po i japim krah vetë me paratë tona të djersës të blejmë vlera të kulturës të huaj,dhe po ndihmojmë të zbehim kulturën tonë të mirëfilltë kombëtare?!Është mbushur pseudovlera në çdo shtëpi,në televizionin tonë kombëtar,shtëpi kulture,,kaseta e dasma!Kështu kemi humbur orientimin,nuk dijmë më të zgjedhim dhe as të dallojmë cila është kultura jonë!Çka na duhen neve shqiptarëve shundi ekiçi,që nuk paraqesin asgjë tjetër,pos disa jovlerave të kopjuara të përziera me elemente sllave?Ato i pëlqejnë vetëm ata që nuk kanë nivel të duhur të kulturës kombëtare.A jemi vërtetë ne shqiptarët në atë nivel?Asesi,përkundrazi ne kemishumë njerëz të aftësuar të artit të mirëfilltë.Është dobësi e institucioneve tona që nuk i tubojnë artistët e mirëfilltë,aq sa edhe ështëdetyrë e shoqërisë sonë të luftojnë bastardimin ekulturës sonë kombëtare.Të hedhim dhe të mos përfillim tregun e komercializmit që për të u pasuruar i ofrojnë tregut vlera edhe serbo-sllave në emër të kulturës tonë.Ti kthehemi kulturës institucionale,atëhere tregtarët detyrohen të na ofrojnë vlera të mirëfillta të kulturës sonë kombëtare të të gjitha sferave të artit.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
tem interesante kjo esht gjithshka e vertet cka ke shkruar ti ...ne si popul;l mesa duket sna duket gje tmir tkemi kshu lloj kulture apo tradita te tilla edhe na pelqen ta ndrrojm kulturen ton ndoshta per te pasur sa me mir afer nesh kulturen e huj ose ndryshe ate euroipiane sa keq se shumica shqiptarve ose trinjve spo e vlersojn aq sa duhet kulturen edhe po mundohen ta basardojn ate ta fillojm qe nga gjuha e deri tek veshja turp per vendin ton turp per tparet tan se ckan len pas e ku do shkojm me tutje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons