Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Marilyn Monroe në shënjestrën e KGB-së prej Sat 14 Apr 2012, 14:52

Vizitor

avatar
Vizitor
Ka edhe një kapitull sovietik në jetën e Marilyn Monroe. Në vitin 1960 aktorja ka braktisur papritur xhirimet e një filmi hollivudian për të vizituar atdheun e Dostoevskijt, me ftesë të një agjenti të KGB-së të njohur rastësisht në Shtetet e Bashkuara. Është pikërisht ky i fundit që ka publikuar “sekretin moskovit” të aktores së famshme, në një artikull të botuar në tabloidin “Moskovski Komsomolets”. Rrëfimi është përdorur nga regjisorja ruse Luidmila Tiemnova për një dokumentar që do të shfaqet së shpejti, me titullin “Monroe në vendin e Dostoevskijt”. Ish-agjenti sekret, që punonte i maskuar si diplomat në përfaqësinë sovietike pranë OKB-së, ka pranuar të filmohet pas shumë kundërshtimeve, por ka kërkuar që të mos publikohen gjeneralitetet e tij.

Regjisorja pretendon se qarkullonin prej kohësh zëra për një vizitë të Marilyn në Moskë dhe se KGB-ja, e interesuar për aktoren dhe miqësitë e saj në nivele të larta, e kishte skeduar në dosjet e saj me emrin në kod “Masha”.

Madje, thotë regjisorja, vetë Krusciov e thërriste “shoqja Monroe” dhe donte ta sillte me çdo kusht në Moskë, ndoshta për të xhiruar edhe një film në Rusi, projekt që më pas u anulua për shkak të paparashikueshmërisë së aktores.

Ish-agjenti i KGB-së ka treguar se e kishte njohur yllin e kinemasë rastësisht në një pritje në ambasadën sovietike, të organizuar me rastin e një vizite të Krusciov në Shtetet e Bashkuara.

“Fillimisht lindi një miqësi, që më pas u kthye në diçka më shumë”, ka treguar agjenti, duke shtuar se shoqërohej shpesh me aktoren, me të cilën fliste për artin dhe veprat e Dostoevskijt.


E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
mir qe per sgjalli se lan po as x tvdekuri spo e lejn tqet tgjorenn


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons