Forumi Kuq E Zi
THALESI  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
THALESI  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
THALESI  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
THALESI  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1THALESI  Empty THALESI 15/6/2011, 16:17

Altin

avatar
Antar Special
Antar Special
Thalesi (greq. Θαλής ο Μιλήσιος). Për Thalesin nga Mileti nuk dimë aq sa çdo të donim të dinim dhe ajo që dimë është më shumë e një natyre anektodash. Ai nuk ka lënë shkrime. Rreth tij kemi referime fragmentare, të bëra nga autorë të mëvonshëm, të cilët kanë shkruar për episode të paharrueshme të karrierës së tjj. Ishte bashkëkohës i Solonit dhe Kroesusit dhe vitet e jetës së tij janë midis 624 dhe 546 para Krishtit. Gjatë një fushate ushtarake kundër Persisë, ai në mënyrë të qartë zgjidhi një problem të vështirë logjistik, duke i dhënë mundësi ushtrisë së mbretit Lydian të kalonte lumin e gjerë Halys, duke hapur një kanal që shmangu një pjesë të rrjedhës së lumit e duke bërë të krijoheshin dy lumenj të ngushtë, mbi të cilët mund të ndërtohëshin ura. Kur udhëtonte në Egjipt, Thalesi zgjidhi problemin e matjes së lartësisë së piramidave, duke përdorur një procedurë të thjeshtë, matjen e hijes se piramidës në atë orë të ditës, kur hija e njëriut është e barabartë më gjatësinë e tij. Gjithashtu, gjatë këtyre udhëtimeve në Egjipt duhet të ketë ndodhur popullariteti i njohurive të tij kur parashikoi eklipsin e diellit më 28 maj, 505 para Krishtit. Në Milet ai ndërtoi një instrument për matjen e distancës së anijeve në det, gjithashtu ai i bindi marinarët të përdorin gjatë kundrimeve konstelacionin e Arushës së Vogël si një orientues të sigurt për të përcaktuar veriun.

Por Thalesi ështe me famë jo për urtësinë e tij, në përgjithësi, ose për mendjemprehtësinë e tij praktike, por sepse ai hapi një epokë të re të mendimit për të cilën ai me të drejtë fitoi titullin e filozofit të parë.Hulumtimet e Thalesit kanë të bëjnë me natyrën e sendeve: Nga çfarë përbëhet çdo gjë, ose ç'lloj "lënde"gjendet në përbërjen e sendeve? Ajo, që Thalesi përpiqej të zbulonte me këto pyetje, është gjetja e ndonjë mënyre për të shpjeguor faktin, se ka shumë lloje të ndryshme sendesh, siç janë toka, retë dhe oqeanet, të cilat edhe pse herë pas here kthehen në diçka tjetër, kanë, në një farë mënyre, një ngjasim midis fyre. Kontributi unik i Thalesit në fushën e mendimit është koncepti i tij, se pavarësisht nga ndryshimet midis sendeve të ndryshëm, prapësëprapë ka një bazë ngjashmërie midis të gjithë atyre; se të shumtët janë të lidhur me njëri tjetrin me anën e njëshif. Ai supozoi se një element i vetëm, një "lëndë", një lëndë e cila përmban parimin e vet të veprimif ose të ndryshimit, gjendet në bazë të fë gjithë realitetit fizik. Për të ky ishte Njësh ose kjo lëndë, ishte uji.

Megjithëse nuk ka dëshmi se si Thalesi arriti në konkluzionin, se uji është shkaku i të gjitha sendeve, Aristofeli shkruan se Thalesi mund ta ketë nxjerrë këtë konkluzion nga vëzhgimi i ngjarjeve të thjeshfa, "ndoshta nga vëzhgimi se lagështia është substanca ushqyese e të gjifha qenieve, dhe se lagështia prodhon nxehtësi dhe e ruan atë'..." Ai arriti në nocionin e tij edhe nga fakti, se farërat e të gjitha gjërave kanë një natyrë të lagësht, dhe se uji është origjina e lagështisë. Fenomene të tjera, siç jonë avullimi ose ngrirja, të sugjerojnë, gjithashtu, të mendosh se uji merr forma të ndryshme. Por, saktësia e analizës së Thalesit, mbi përbërjen e sendeve, është shumë pak e rëndësishme në krahasim me faktin se ai ngriti çështjën që ka të' bëjë me natyrën e botës. Kjo çëshfje hapi etapën për një lloj të ri hulumtimi, i cili mund të diskutohet për meritat e fij dhe, gjithashtu, mund të konfirmohet ose të refuzohet nga analizat e mëtejshme. Pavarësisht, me nocionin e tij se "sendet janë plot me zotër", nocion që për të nuk kishfe rëndësi teologjike, por që ai u përpoq ta përdorë për të shpjeguar forcën në sendet, siç është fuqia manjetike në gurët, Thalesi zëvendësoi bazën e të menduarit; nga një bazë mitologjike në një hulumtim shkencor. Dhe, për më tepër, nga pika e tij primitive e startit, të fjerët e ndoqën atë me zgjidhje të tjera, por gjithnjë duke patur përpara problemin e tij.


JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E THALESIT


* Duhet të ketë qenë e paevitueshme, që, një njeriu të jashtëzakonshëm si Thalesi, të mos i visheshin anektoda. Platoni ne veprën e tij "Theatetus" shkruante se "anektoda mbi shërbëtorin e zgjuar mendjemprehtë thracian, që ra në pus ndërsa ishte duke vështruar yjet, është për Thalesin. Ai ishte aq i etur te dinte çfarë po ndodhte në qiell, sa nuk mund të shihte çfarë kish përpara këmbëve të tij". Platoni shton se "kjo është një anektodë e cila mund të aplikohet për të gjthë filozofët".

• Në kundërshtim me këtë anektodë në një incident tjetër, nga jeta e Thalesit, tregohet mbi dijeninë e plotë të tij për çfarë ndodhte rreth tij. Në veprën e tij "Politika" Aristoteli shkruan se "ka ... një histori për Thalesin nga Mileti. Është një histori që tregon se si fitohen para, e cila i atribuohet Thalesit që zotëronte një reputacion për urtësi... Ai qortohej për varfërinë e tij, gjë e cila supozonte padobishmërinë e filozofisë. Duke u bazuar në njohuritë ë tij mbi metereologjinë, sipas të cilave do të kish prodhim të mbarë të ullinjve (gjatë verës së ardhshme), dhe duke patur një shumë të vogël parash, ai mori paradhënie për të marrë me qira, në fillim të vitit, të gjitha presat e ullinjve të Miletit dhe të Kiosit. Në mungesë të ndonjë oferte të lartë, ai i siguroi me një qira të ulët. Kur erdhi stina, dhe kishte një kërkesë të papritur dhe të njëkohëshme për presa, ai i dha me qira rezervën që kishte krijuar me çmime që i vendoste vetë, dhe duke u bërë kështu me fat. Ai ia arriti qëllimit duke provuar se është e lehtë për filozofët të bëhen të pasur, n.q.se e dëshirojnë këtë, megjithëse bisnesi nuk është mjeshtëria e tyre".

2THALESI  Empty Re: THALESI 29/5/2013, 16:16

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Në kundërshtim me këtë anektodë në një incident tjetër, nga jeta e
Thalesit, tregohet mbi dijeninë e plotë të tij për çfarë ndodhte rreth
tij. Në veprën e tij "Politika" Aristoteli shkruan se "ka ... një
histori për Thalesin nga Mileti. Është një histori që tregon se si
fitohen para, e cila i atribuohet Thalesit që zotëronte një reputacion
për urtësi... Ai qortohej për varfërinë e tij, gjë e cila supozonte
padobishmërinë e filozofisë. Duke u bazuar në njohuritë ë tij mbi
metereologjinë, sipas të cilave do të kish prodhim të mbarë të ullinjve
(gjatë verës së ardhshme), dhe duke patur një shumë të vogël parash, ai
mori paradhënie për të marrë me qira, në fillim të vitit, të gjitha
presat e ullinjve të Miletit dhe të Kiosit. Në mungesë të ndonjë oferte
të lartë, ai i siguroi me një qira të ulët. Kur erdhi stina, dhe kishte
një kërkesë të papritur dhe të njëkohëshme për presa, ai i dha me qira
rezervën që kishte krijuar me çmime që i vendoste vetë, dhe duke u bërë
kështu me fat. Ai ia arriti qëllimit duke provuar se është e lehtë për
filozofët të bëhen të pasur, n.q.se e dëshirojnë këtë, megjithëse
bisnesi nuk është mjeshtëria e tyre"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons