Forumi Kuq E Zi
“Ritmet” e privatizimit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“Ritmet” e privatizimit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
“Ritmet” e privatizimit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“Ritmet” e privatizimit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1“Ritmet” e privatizimit Empty “Ritmet” e privatizimit 12/2/2012, 09:50

Vizitor

Anonymous
Vizitor
“Ritmet” e privatizimit Alban-Sejdini11
Nëse komunizmi synonte t’i mbante të gjithë e gjithçka në pronësi të shtetit, salizmi ka si objektiv që të privatizojë çdo kockë të mbetur nga karkasa shtetërore. Nëse vjet ishte radha e objekteve (me troje) të fundit të mbetura në pronësi kryesisht të ministrisë së Mbrojtjes, pyjet dhe monumentet e kulturës dhe antikitetit janë shndërruar në hitin e sivjetshëm që në muajin janar. Me këto ritme, të paprivatizuar do të mbeteshin vetëm shqiptarët e thjeshtë dhe kafshët e buta, se ato të egrat janë shfarosur nga demokracia. Duke uruar që të njohurit e mi t’i privatizojë ndonjë kompani zvicerane, shpresoj që pyjet tona t’i privatizojnë finlandezët dhe monumentet e kulturës t’i marrin ca amerikanë (të vërtetë). Me fjalë të thjeshta, privatizimi është procesi i heqjes dorë nga një detyrë, sepse ke aftësitë e nevojshme për ta përmbushur me sukses. E kur të mos ketë mbetur asgjë për t’u privatizuar, do të ishte bukur sikur të vinte fisi Korouai nga Papua-Guinea e Re dhe të privatizonte të gjithë shtetarët tanë, të cilët do të kishin mbetur pa asnjë funksion e përgjegjësi politike, prandaj nuk do t’i hynin kujt në punë.

Po me pyjet ç’patën? Duhet sqaruar njëherë se për cilat pyje e kanë fjalën, sepse me pamjet që shfaqin mediat e ndryshme televizive më shumë pyll ka mbetur tek Parku Rinia në Tiranë se kudo tjetër nëpër Shqipëri. Shembulli më domethënës janë pamjet e xhiruara nga helikopteri në fundvitet ’80 mbi liqenet e Lurës dhe të njëjtat pamje të xhiruara sërish nga ajri në fundvitet ’90 dhe ’00. Diferenca është po aq e dukshme në atë ish-dhuratë të natyrës, sa edhe në kokën e Blendi Fevziut dikur në TVSH dhe sot në televizionin Klan. Ky soj shteti, por edhe individësh nuk garantojnë dot se privatizimi i pyjeve nuk do të sjellë edhe prerjen e mbeturinave pyjore të mbetura tek-tuk si njolla në kopshtin shkëmbor të Europës Juglindore. Nuk është se homo-albanikusat nuk do të mbijetojnë pa pyje, sepse edhe Santorini arrin të mbijetojë pa pyje e madje edhe pa ujë si tonin. Thjesht askush nuk duhet të kërkojë më ndihmë, kur t’i përmbyset shtëpia nga rrëshqitja dhe erozioni i tokës, ta mbytë baltovina, ta djegë dielli e t’i merret fryma nga ajri i ndotur me pluhur çimentoje e naftë virxhine, si edhe kur të mos e punojë dot tokën e kthyer në shterpë. Të kollarisurit e Pyjores, që nuk i lë barku të mbjellin fidanë, do detyrohen t’i ndërrojnë emrin institucionit që të kenë arsye për të marrë rrogat.

Po me monumentet e kulturës ç’patën? Kuptohet se për çfarë do të privatizohen mbi 1200 objektet e fundit të mbetura në pronësi të shtetit: kriza e buxhetit, vizioni i përfaqësuesve të pushtetit, por edhe i miqve të tij. Monumentet e kulturës, të shkretat, as një përshesh nuk i kushtonin buxhetit. Në këto 20 vite ato vetëm kanë dhënë për të gjithë të interesuarit, ditën dhe sidomos natën, ndërsa nuk kanë marrë asgjë që do të kishin merituar. Fshatarët kanë përdorur gurët e kalasë së Kaninës për të kursyer lekët në blerjen e tullave për ndërtimin e shtëpive. Në ditët e sotme, Amantia njihet më shumë si emër për vajza se sa për qytet antik andej nga Vlora. Fortesa e Aliut në Tepelenë, pak sipër aksit kombëtar, është më e fshehur mes shkurreve, plehrave e ndërtimeve të skamjes se Maçu Piçu i perandorisë së Inkasve në fillim të shekullit të kaluar në majat e Andeve peruane, kur nuk qe zbuluar akoma. Përvoja shqiptare vërteton se ndryshe nga mbreti Mida, që çdo gjë që prekte e kthente në flori, politika e deritanishme “o Mete për vete” e shndërron floririn në tunxh, diamantin në qymyr, gdhënë në ministër dhe premtimin në tallje.

Deri në vitin 2013, rrezik do të përmbyllet me sukses edhe procesi i privatizimit të shqiptarëve, sepse salizmi duket t’i ketë vënë si synim vetes ta sfilitë e shfrytëzojë kalin deri në palcë, për sa kohë do të jetë kalorës. Kur t’i duhet të zbresë nga kali, kafsha do të jetë aq e dërrmuar sa do të japë shpirt, duke e rrëzuar cilindo kalorës të ri mes llumit e kaosit. Nuk do të ketë më asnjë stimulant, steroid apo pajisje elektroshoku financuar nga ndërkombëtarët, që ta ngrejë sërish në këmbë. Shembulli më i afërt gjeografikisht vjen nga Greqia. E rëndësishme është që kur të vijë momenti i përshtatshëm, të gjithë të pabarabartët përpara ligjit me kuç e me maç të privatizohen nga fisi Korouai. Në këtë mënyrë do t’i jepet fund periudhës së tranzicionit post-komunist, që shkaktoi më shumë dëme midis shqiptarëve se gjithë pushtuesit e huaj marrë së bashku.



*Rubrika “Made In Albania” çdo të premte dhe të shtunë në Shekulli dhe Shekulli Online

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons