Forumi Kuq E Zi
Aplikimi i hipnozes ne mjekesi Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Aplikimi i hipnozes ne mjekesi Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Aplikimi i hipnozes ne mjekesi Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Aplikimi i hipnozes ne mjekesi Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Aplikimi i hipnozes ne mjekesi

Përdorimi i hipnozës në mjekësi është shumë i madh. Ajo zëvendëson anestetikët dhe shpejton procesin e shërimit.

Në stomatologji ajo është shumë e përhapur dhe një numër i madh stomatologësh, sidomos në Britani, Gjermani, Zvicër etj., aplikojnë këtë metodë me sukses shumë të madh në nxjerrjen e dhëmbëve pa dhembje, ndërsa në Itali është hapur shkolla speciale për nxjerrjen e dhëmbëve me hipnozë.

Përdorimi i gjumit hipnotik për shërime të ndryshme daton që nga kohët më të lashta dhe më të janë shërbyer zakonisht klerikët fetarë. Këtë e ilustrojnë edhe fjalët e Hipokratit: „Sëmundjen, nga e cila vuan trupi, shpirti e sheh shumë mirë me sy të mbyllur“.

Por, përdorimi i hipnozës si mjet shërues, masovikisht filloi të zbatohet nga mjeku F.A.Mesmer, në bazë të së cilit edhe e gjithë kjo u quajt „mesmerizëm“. Këtë valë të „mesmerizmit“ në Angli e përhapi mjeku dr. John Ellitson, kështu që më 1843 në Londër u themelua spitali „mesmerik“. Pastaj vazhdoi hapjen e spitaleve edhe në shumë qytete të tjera si në Dablin, Edinburg etj.

Për hipnozën si mjet shërues u interesua edhe Freudi, i cili e përdori me të madhe në shërimin e pacientëve të tij, dhe atë me sukses të madh.

Me përsosjen e anestetikëve në vitet e fundit të shekullit 19, përdorimi i hipnozës filloi të zbehet, por gjatë luftë së parë botërore, pasiqë mjekët në situata të tilla nuk kishin gjithmonë anestetikë, prapë u kërkua riaktivizimi i saj për të ndihmuar të plagosurit e shumtë.

Në vitet e pasluftës, shumë mjekë filluan ta aplikojnë hipnozën në ordinancat private të tyre si dhe në shumë spitale ku punonin ata. Në vitin 1946, kirurgu amerikan Kolman e përdori hipnozën gjatë një intervenimi kirurgjik në lukth; pastaj, në vitin 1953, mjeku Anglez Over Ford e aplikoi në intervenimin kirurgjik të Apendix-it (zorrës qorre), e kështu me radhë...

Operimi i parë, i bërë në ndikimin e hipnozës dhe i regjistruar në shiritin e filimit celuloid, u zhvilluan në vitin 1959 në Angli. Paciente ishte një 25 vjeçare, mësuese e vallëzimit. Asaj gjatë operimit iu tha se ndodhej në piknik, kështu që fare nuk e ndjeu dhembjen.

Gjithashtu janë të njohuar rastet e intervenimit me anë të hipnozës gjatë operimeve të rënda dhe të komplikuara, posaçërisht në rastet kur, për arsye shëndetësore, nuk lejohej të përdorej anestezia. Në një rast pacientia e hipnotizuar, jo vetëm që nuk pati dhembje, por as gjakderdhje nuk kishte. Gjithashtu, asaj i është sugjeruar se pas operimit, gjatë marrjes së ushqimit, asgjë nuk do t’i pengojë, nuk do të kollitet, nuk do të vjellë dhe të gjitha këto u realizuan...

Pas kongresit botëror për hipnozën dhe sëmundjet psikosomatike (psikofiziologjike) që u mbajt me 1965 në Paris, ku u lexuan shumë referate që verifikonin ndikimin pozitiv të hipnozës në mjekësi, në shumë fakultete të mjekësisë, hipnoza u fut si lëndë obliguese për mjekët e ardhshëm.

Përdorimi i hipnozës në mjekësi është shumë i madh. Ajo, siç e cekëm disa herë, zëvendëson anestetikët dhe shpejton procesin e shërimit. Në stomatologji ajo është shumë e përhapur dhe një numër i madh stomatologësh, sidomos në Britani, Gjermani, Zvicër etj., aplikojnë këtë metodë me sukses shumë të madh në nxjerrjen e dhëmbëve pa dhembje, ndërsa në Itali është hapur shkolla speciale për nxjerrjen e dhëmbëve me hipnozë.

Gjithashtu, me hipnozë bëhen lindje pa dhembje. Në Britani është shumë e popullarizuar lindja me anë të hipnozës dhe është metodë shumë e preferuar. Ndërsa në Itali është e njohur klinika „Bianko“, në Limbiat, 15 km afër Milanos, ku bëhen lindjet pa dhembje me anë të hipnozës, nën përkujdesjën e dr. Giampiera Mosokania.

Duhet thënë se hipnoza, si metodë psikoterapeutike, mund të përdoret si mjet mjaft efikas në parandalimin e frikës, duke u mundësuar kështu miliona grave lindje pa dhembje dhe pa pasoja tjera.

Në ditët tona, duke jetuar gjithnjë nën tensione psikike, nën trandje, shpesh të përcjella me emocione të forta, njerëzit gjithnjë e më shumë po u nënshtrohen sëmundjeve psikofiziologjike, që kanë si pasojë: të thatin të lukth ose zorrë, astmën, hipertoninë (ngritjen e tensionit të gjakut) etj.

Në të gjitha këto sëmundje, hipnoza mund të ndihmojë shumë. Në librin e tij „Hipnoza në klinikën e sëmundjeve të brendshme“, studiuesi rus P.I.Bulj, shkruan se si në Petërsburg ka bërë kërkime 15 vjeçare në shërimin e këtyre sëmundjeve, në mëse 6000 pacientë.

Kështu për shërimin e të thatit të lukth jep këto rezultate: nga 92 pacientë - 30 janë shëruar plotësisht vetëm me hipnozë; 33 janë shëruar plotësisht me hipnozë dhe me anë të medikamenteve; ndërsa 29 të tjerë kanë pasur përmirësime të dukshme (kanë pushuar dhembjet, të vjellat etj); këta të fundit kanë qenë pacientë, të cilët nuk kanë mundur të hipnotizohen. Autori thotë se suksesi varet nga thellësia e gjumit hipnotik.

Për shërimin e astmës është përdorur metoda e njëjtë. Nga 200 pacientë (128 femra dhe 72 meshkuj) të moshës 10-60 vjeçare, kanë rezultuar këto rezultate: 84 janë shëruar plotësisht dhe janë liruar nga spitali; 56 të tjerë kanë pasur shërime të dukshme (sulmet kanë qenë të rralla); ndërsa te 60 pacientë të tjerë (30%) nuk ka pasur kurrfarë efekti, sepse nuk kanë mundur t’i nënshtrohen lehtë gjumit të thellë hipnotik.

Gjithashtu, nga tensioni i lartë i gjakut, janë shëruar 160 pacientë (60 meshkuj dhe 100 femra), të moshës 20-60 vjeçare. Prof. Bulj thotë se nuk duhet ta konsiderojmë hipnozën si mjet universal për shërimin e të gjitha sëmundjeve, por shton se hipnoza në kombinim me medikamente ose me metoda tjera terapeutike është terapi mjaft efikase për shërimin e një vargu sëmundjesh.

Hipnoza gjithashtu mund të shërbejë edhe si metodë mjaft e suksesshme për shërimin e shumë sëmundjeve psikike dhe neurotike, dhe atë në mënyra të ndryshme. Na është e njohur psikoanaliza e Freudit, i cili pacientët e vet i kthente në kohën e mëparshme (me hipnozë) dhe i kërkonte konfliktet, situatat, të cilat kanë mundur të jenë faktorë e sëmundjës.

Te sëmundjet e rënda psikike, intervenimi me anë të metodës hipnotike lejohet vetëm në disa raste të jashtëzakonshme, përndryshe, në këso rastesh, psikologët nuk preferojnë të hipnotizohet i sëmuri, sepse është konstatuar se hipnoza tek disa sëmundje provokon efekt negativ dhe thellon sëmundjën edhe më. Por, në kombinim me disa medikamente, efeki i saj është shpresëdhënës për shërimin e pjesërishëm të disa simptomeve, të provokuara nga këto sëmundje të rënda psikike.

Edhe për alkoolizmin, narkomaninë si dhe pirjen e duhanit, që janë gjithnjë në rritje e sipër, hipnoza mund të përdoret si mjet mjaft efikas në parandalimin, e edhe në shërimin e këtyre sëmundjeve të varësisë, por këtu duhet vullneti dhe dëshira e pacientit për t’u shëruar. Gjithashtu, varet edhe shkalla e helmimit nga këto elemente.

Hipnoza mund të ndihmojë edhe në lehtësimin dhe zgjidhjen e problemeve seksuale. Impotenca tek meshkujt dhe frigjiditeti (ftohtësia) te femrat, janë probleme mjaft të përhapura në mbarë rruzullin tokësor, diku më shumë e diku më pak.

Hipnoza mund të ndihmojë të tejkalohen këto vështirësi të cilat, si sëmundje psikogjene, provokohen nga shumë faktorë, siç janë: mungesa e dashurisë, edukimi dhe qëndrimi i gabuar ndaj seksit, frika nga mossuksesi, problemet apo ngarkesat familjare, turpshmëria etj. Në këto raste, barërat nuk mund të ndihmojnë gjatë, ato janë të efektit të kufizuar.

Edhe psikoterapia e edhe sugjestioni ndonjëherë mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve, ndërsa hipnoterapia, pavarësisht nga të arriturat e reja mjekësore, mbetet ende metoda më efikase për largimin e gjykimeve të gabuara mbi seksin dhe shërimin e plotë të kësaj sëmundjeje.

Gjithashtu, kur jemi këtu, nuk mund të mos e përmendim edhe eksperimentin të cilin e ka zhvilluar dr. K. Tepperweini, i cili për ta vërtetuar ndikimin e hipnozës në organizmin njerëzor, para ekspertëve mjekësorë, demonstroi këtë proces: Një vajze, e cila nuk kishte gjinjë të zhvilluar normalisht e që dëshironte të kishte zhvillim normal të tyre si vajzat e tjera, si dhe për t’i bindur ekspertët për forcën e madhe të hipnozës, ia nxiti zhvillimi e te dy gjinjët në gjendjen e dëshiruar prej saj.

Për ta thelluar edhe më shumë bindjen mbi forcën e hipnozës, dhe për të shmangur çdo dyshim për ndonjë veprim manipulues, ai së pari i sugjeroi asaj, pra pacientës, e cila gjendej në gjendje të thellë hipnotike, se njëri gji do t’i rritet në madhësinë e caktuar brenda një jave. Dhe, pas një jave, ai e arriti madhësinë e cakuar të njërit gji, derisa gjiri tjetër mbeti në madhësinë e mëparshme.

Pastaj, prapë derisa pacientia gjendej në gjendje të thellë hipnotike, i sugjeroi se edhe gjiri tjetër, brenda një jave, do ta marrë madhësinë e gjirit të parë. Dhe prapë, pas sugjestionit, gjiri tjetër arriti madhësinë e caktuar dhe atë, më shpejt se i pari.

Kohët e fundit në Amerikë janë duke u bërë kërkime eksperimentale për mundësinë e trajtimit me hipnozë te të sëmurëve nga AIDS-i. Kjo posaçërisht ka të bëjë me të infektuarit që kanë rezultuar si pozitiv në testet HIV, dhe tek të cilët ende sëmundja nuk ka kaluar në formë aktive.

Prof. Roni Berger nga Universiteti i Nju Jorkut, i cili që disa vite merret intensivisht me dukuritë e hipnozës, mendon se, sipas teorisë së sotme mbi AIDS-in, stresi dhe frika te të prekurit nga ky sindrom, janë faktorë kryesor të cilët përshpejtojnë zhvillimin e simptomeve të kësaj sëmundjeje vdrekjeprurëse.

Nëse intervenohet në kohën e duhur, duke eliminuar sindromin e frikës dhe stresit, dhe duke e rritur vetëbesimin te pacientët e infektuar, do të mund të ngadalsojmë edhe zhvillimin e shpejtë të simptomeve të sëmundjës, e ndoshta, shpreson ai, edhe parandalimin e plotë të saj. Sipas kërkimeve më të reja psikoimunologjike, është vërtetuar se psika mund të ndryshojë sistemin imun të organizmit tonë dhe në këtë mënyrë do të mund t’i shërojmë shumë sëmundje, e edhe AIDS-in, përfundon ai.

Edhe pse, gjatë gjithë historisë së saj, hipnoza si mjet shërues ka hasur në sfida të mëdha, prapseprapë ajo i ka tejkaluar ato me sukses dhe sot është radhitur përkrah degëve tjera të mjekësisë si mjet ndihmës në shërimin e shumë sëmundjeve.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons