Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Takimet e Mesnatave prej Wed 10 Jul 2013, 12:49

Klio

avatar
Moderator
Moderator
Pranverë. Bënte vapë. Duke kaluar nëpër rrugicën që e përgjysmon livadhin e madh bri katundit fqinj, papritmas një reflektim m’i errësoi sytë. Një copë herë s’mu shqit. Terr m’u bë gjithkah. S’e dalloja dot as shtëpinë aq të madhe prej nga dilte ajo dritë symarrëse. Për një çast m’u duk sikur shpërthente nga një sterrinë. U ktheva drejt ca pemëve të afërta dhe si mburojë zgjodha trupin e një molle, pas së cilit u fsheha t’më vijë të pamurit. Pastaj u drejtova pak nga pak andej, ku pashë : shtëpinë, dritaren, pasqyrën e madhe në duar të bardha, dhe më në fund atë fytyrë rrezatuese ruspe. Ishte vet Besa, e cila para dy ditëve nergut më kishte pritur buzë sukales, pranë kroit të atij katundi, (meqë e dinte se isha udhëtar i përditshëm asajde) dhe sapo e lëshoi një fluturuese prej letre kah unë, iku si një sorkadhe. Në të kishte shënuar shumë. Në të vërtetë gjë tjetër pos dy luleve paksa të përdylkuara kah njëra tjetra, me pakëz rrënjë, të cilat dukeshin sikur fluturonin për të gjetur ndonjë vend të mbëltoheshin e të rrënjëzonin bashkërisht. Atëherë nisa të kuptoj. Para së gjithash m’u desh t’i përballoj qortimit të rreptë që ia dhashë vetes, pse u mbrojta nga rrezet e një dashurie që lindte, e jo nga reflektimi verbues sikur m’u duk në fillim. Pasi iu largova mburojës, zemra më ecte nga dritarja që e stoliste ajo fytyrë hyjnore, por këmbët nuk më lëviznin dot. Ishte pika e ditës. “Therrishtave” s’donin të shkelnin. Komunikimin fillova me gjeste e herë-herë me fjalë. Nga ajo largësi arritëm disi të kuptohemi se kishim diçka për njëri-tjetrin, dhe më në fund e lamë që në orën fiks njëzet e katër të flasim përmes asaj dritareje.
Ca më tej u ndala të shikoj edhe njëherë vendtakimin. Dritarja dukej e rëndomtë sikurse të gjitha ato të shtëpive përdhese të katundeve malore : katrore, dykanatëshe, me katër tabakë xhami e katër shufra metalike të fiksuara në pragje, dhe me pezul të drunjtë nga jashtë. “Dritarja e dashurisë”— thashë në vete, dhe vazhdova udhëtimin me imazhet e asaj ndodhie
që s’më dukej tjetër pos ëndërr.
Atë natë :
Hëna e plotë shndriste me tërë fuqinë e refleksit. Vapa ishte zhdukur shqim, ngaqë vesa kishte filluar t’i kapej çdo gjësendi të mbitokës. Derisa nuk e shkela livadhin e madh, isha i freskët si një pemë sohishteje. Aty, në hapat e parë, fjafueshëm më përshkoi një ndjesi e çuditshme. Ca dallgë ngrohtësie më shkallëzonin krenarinë përbrenda, duke ma përplasur herë-herë nga një valë ngurrimi për hapat që bëja atij livadhi të thiktë gjelbrak ; drejt katundit të huaj në atë kulm nate ; drejt dritares… Pak më tej befas m’u krijua një pabesi e pakuptimtë. Më dukej ecja somnambul shtegut të një ëndrre a një trazimi pa drejtim. Në asnjë shtëpi të fshatit s’shihej çikëz drite. Gjë e gjallë s’dëgjohej. Nisa të merakosem, qenve si t’u shpëtoj. Një mendim sakaq ma shtriu udhëdaljen symbyllas andej ; bile po të guxoja edhe një kënge t’ia thoja, madje në kupë qielli. “Qen-ujqit s’qenkan këndejpari !” — thashë kur ndjeva lehje të mbytura qensh në togje, në një luginë ca të largët nga aty. Helbete ndiqnin ndonjë ujk skuthar. Për atë të Besës e dija se është tretur në ëndrrat e mishit brishtak të lepujve, apo të qumështit lyrak të deleve. Ashtu ngjante, sepse, meqë më thirri, duhej të më mbronte ; ta lidhte ende më fort se herave tjera atë murrosh të hatashëm.
Të gjitha mendimet m’i gijotinoi drita e elektrikut të dorës, që u ndez nga dritarja drejt në mua. Asaj atë çast i afrohesha ngadalë përskaj murit të gjatë që mbërthente dy-tri shtëpi. Gati
menjëherë më pas ajo dritë u zhduk përnjëherësh. Eca pakëz më shpejt, por lehtë, sikur nëpër vezë të shkelja. Hapat e fundit drejt vendtakimit më bënë të ndihem i gëzuar e njëkohësisht i pafrikë çfarëdo që të ndodhte. Dhe, ç’të shoh. Dritares njëri krah i rrinte mbyllur, ndërsa tjetri gjysmë i hapur mbahej shtrëngueshëm nga vet Besa. Përbrenda dhomës gllabëronte mugëti e dendur, ngase në dritare ajo rrinte e palëvizshme, ndërsa mënjanë një perde e errët pengonte depërtimin e dritës së hënës. Ajo mugëti mbulonte pjesërisht edhe trupin e saj, por kur ia hodha një shikim, ashtu, përmes hapësirës së ngushtë të gjysmëhapjes së kanatës, madje penguar nga një shufër metalike në mes, ia pashë : fytyrën engjëllore, flokët ngjyrëgështenjë, dhe gjinjtë e mbufatur si dy balona nën atë jelek të hollë. Ato m’u duk ia vura re si të ishte në një vend të hapët e nën diellin më të shndritshëm të qiellit.
Ngadalëz, me një zë të druajtur e disi të ngjirur, më tha :
— Të dua ! Ti mua ?
— Gjithashtu ! — i thashë.
— Shumë mirë ! Pra, mirupafshim nesërmbrëma, në po këtë kohë ! — përfundoi, dhe ma hodhi një shikim të ngulitshëm duke e mbyllur dritaren disi rrëmbimshëm.
“Dreq o punë !” — thashë në vete.
Nata e dytë :
Meqë tërë ditën më roitën mendime gjithfare, çdo të pjellë vallë në takimin e ardhshëm, ndërsa më në fund nënvizova : “gjë tjetër pos dashurisë !”, derisa erdhi koha për t’iu afruar sërish dritares, ndjeva një mall të madh ta shoh sa më parë atë bukuroshe ; madje, qoftë sikurse një natë më parë që e pashë.
U nisa disa minuta më herët se që duhej. Me vete mora një trëndafil të freskët, t’ia dhuroj në shenjë dashurie të pashmangshme, e të kujtuari për rrënjëzimin e saj. Mendoja t’i flisja i buzëqeshur përmes hapësirës së ngushtë të hapjes së parmakut, e ta zgjatja dorën me atë dhuratë, dhe bashkë me biskun e fletët e brishta t’i çiknim së paku gishtërinjtë. Mirëpo, ndryshe mbaroi gjithçka.
Herët u gjenda në cak. Kot arrita. Guxim s’pata t’i cingëris në xhame për ta njoftuar se aty isha. Mendoja, për sherr, mund të jetë edhe dikush tjetër në dhomë, dhe fundi dihej. Vetëm dy-tre minuta para kohës së caktuar hapekrah u çel njëri parmak. Besa vringthi u përkul të përgjonte sikur natën e mëparme nëpër dritën e elektrikut të dorës, por andej, — përreth murit, nga ana e rrugicës — s’pa gjë. Në kahun tjetër afër dritares rrija ulur, prej nga i dola përpara si hije duke harruar përtokë trëndafilin. Një kombinezone të mëndafshtë ngjyrëqielli, dhe fytyrën e çiltër, fare mirë ia pashë në dritën e një qiriri të vogël që kishte lënë ndezur mbi një tavolinë ndanë vetes.
— Kuptoj se më do, — shtoi pasi më përshëndeti — ama s’di sa do të zgjasë kjo, dashuria jote ?!
— Për jetë e mot ! — ia ktheva bindshëm.
— Më gëzon. Pra eja nesërmbrëma në po këtë kohë ! — më tha, dhe me një shikim goxha të çiltër e mbylli parmakun paksa me të shpejtë.
Më vloi gjaku aq shumë !… Megjithatë trëndafilin ia lash në pezul
Nata e tretë :
Edhe pse m’u përfytyrua gati tërë ditën, gjithnjë u mundova të mos e ngulis mendjen tek ajo asnjë sekondë. Punë fizike thuaja kurnjëfare s’kisha, megjithatë sapo erdha nga shkolla, ndonëse kot do t’i lëçisja mësimet a ndonjë libër, punova ç’bën e ç’nuk bën, vetëm t’i kaloja orët sa më shpejt deri në mesnatë. Kastile u nisa më vonë, ngase duke shpejtuar e dija se më mirë do ta kaloja atë udhëtim. Saktë, kur u duk në dritare u gjenda aty. Sërish e hapi vetëm njërën fletë të saj, por tjetrës ia hoqi rezen. Një llambë vajguri varur në murin anësor, lëshonte dritë të mjaftueshme e mundësonte pamjen e ca luleve afër saj. Pasi ia hodha një shikim në fytyrë — gjysmën e së cilës e shndriste ajo dritë, gjysmën tjetër hëna — vura re këmishën e saj të najlontë ngjyrëbari që linte t’i dukej dukshëm forma e trupit biskonjë, e që ia shtonte bukurinë edhe me një spektër ngjyrash të çuditshme. Duke buzëqeshur lehtë, ma zgjati dorën dhe më përshëndeti ngrohtësisht. Pasi shprehu interesim si kisha kaluar udhës, bëri sikur u afrua ca duke ma bërë një pyetje të çuditshme :
— Dëshiron të martohesh pastaj me mua, apo?
— Dëshiroj!… Më shumë se gjithçka tjetër në jetë ! — ia ktheva, ndërsa mbeta i shtangur.
— Të njëjtën dëshirë e paskëshim. Por më mirë të mendohemi edhe pak ! Udha e mbarë të qoftë, e natën e mirë, — më tha me një zë të butë duke e mbyllur dritaren qetazi.
Veç sa nuk këlthita : “lozonjare !…”
Nata e katërt :
Letrën e gjatë, që gati tërë ditën e kalova duke e shkruar, e futa në xhep dhe u nisa. Ç’nuk i shkrova në të : për rastin e asaj dite që u takuam në rrugicë, pak mbi krua, si ecte ngathët krahas babait çehrevrenjtur, ngarkuar me ato kënata përplot me ujë, e guxim s’pata t’i them : “Këtë barrë ta përgjysmojmë, Besë” — sikurse mendova ; për lajkatarësinë e pakuptimtë që po e shfaq kur po i vete te dritarja, e veçmas për
dashurinë e përflakur që kisha ndaj saj.
Në orën fiks njëzet e katër, faqeza qemë. Pos njërit parmak, u hap edhe ai me reze, por vetëm deri në gjysmë. Poçi elektrik llamburiste në mes të tavanit. Në fytyrën e Besës shqova një çiltëri gati të skajshme. Veshur mbante xhaketë të lehtë doku, ndërsa leshrat bashkë me një fjongo të gjatë pëlhure ngjyrëgurkali nga ana e djathtë i shtriheshin deri nën gjoks. Sapo e hapi gojën të më fliste diçka, me të shpejtë e lëshova letrën në
parvaz dhe i thashë :
— Lexoje dhe mendohu mirë ! Shihemi nesërmbrëma në po këtë kohë.
Nata e pestë :
Me vonesë u nisa, vonë arrita në cak. Parmakët e dritares rrinin çelur tej më tej. Në dhomë s’ndriçonte gjë. Besën s’e shihja kund. Duke i vënë duart në pezul, për t’u ngritur të shihja edhe nëpër këndet e dhomës, sakaq më pengoi butësisht një dorë e lehtë. Vallë, a do të mund të më preknin duar të tjera, pos atyre të Besës aty atë natë ?
— Mos u mundo. Ja ku jam! — më tha fare e qeshur, dhe më tregoi trungun edardhës, pas së cilit kishte qenë e fshehur.
Përnjëherësh bëmë shtrirje krahësh nga njëri-tjetri. Pas përqafimit këmbët dalëngadalë na shpunë në luginën preshtake nën katund. Zërat tanë të ulët mes lisave shekullorë i shoqëronin currilat e përroskës dredhake ndanë nesh, e herë-herë shushurimat e gjallesave përreth.
Nata ishte jona.


________________________
"Mendjet e mëdha diskutojnë idetë,
Mendjet mesatare diskutojnë ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnë Njerëz.."

2 Re: Takimet e Mesnatave prej Wed 17 Jul 2013, 14:38

luani

avatar
Administrator
Administrator
Takimet ne mesnate jane te bukura sepse ka nje qetesi te plote , ku her ne erresire e here nen driten e henes,gershetohen heshturazi ndjenjat e dashura te zemres .

3 Re: Takimet e Mesnatave prej Thu 18 Jul 2013, 13:20

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
erdhi dita kur do takohemi vetem ne te dy pa pranin e askujt erdhi dita ku ne te dy oj zemer do jemi bashk pa na ndal asni erdhi dita ku sonte do rrim te bashkuar e trrethuar nga fjala dashuri po jo mesa duket sduan moj zemer tna len te qet sepse per ta dashuria sesht ndjenja me e fort e nese svij mos mendo se tkam harru e nese svij mos mendo moj zemer se kurr me ty skam qen dashuru do te tdeua edhe diten kurte iki ne varr ose perndryshe aty edhe ty me vete do te te marr(nccnncncnc kam harru me bo poezi lool)


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons