Forumi Kuq E Zi
 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda. Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda. Empty Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda. prej Sun 19 May 2013, 16:11

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Gjakrrjedhja nga hunda, më tepër se një sëmundje, është një simptomë e
disa patologjive. Kjo është arsyeja pse mjekët këmbëngulin që pas
shqetësimeve të tilla të bëhet një gjykim klinik i shkaqeve shpërthyese.

Por
çfarë mund të fshihet pas saj dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut? Ja
se çfarë thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” mjekja
otorino-laringologe, Dolores Bardhyli:

Gjakrrjedhja nga hunda mund të konsiderohet një sëmundje?
Epistasi,
ose siç njihet ndryshe gjakrrjedhja nga hunda, më tepër se një sëmundje
është një simptomë (shenjë), që i përket disa lloje sëmundjesh, disa me
rëndësi klinike dhe disa të tjera jo.

Cilat janë këto sëmundje?
Ndër
sëmundjet që shoqëron shpesh epistasën është hipertensioni. Rritja e
presionit të gjakut shoqërohet me hemorragji nga hunda. Kjo për shkak se
presioni i gjakut bën që kapilarët e shumtë që përbëjnë mukozën e
brendshme të hundës të çahen më lehtë. Kjo shfaqet më tepër te moshat e
madha. Por shpesh epistasi mund të shërbejë si sinjal paralajmërues i
shfaqjes së hipertensionit. Problemet e hipertensionit nisin me luhatje
të tensionit, ulje-ngritje të tij dhe më pas kulmojnë, e pikërisht
gjakrrjedhja nga hunda mund të shërbejë si sinjal për të pasur kujdes
nga hipertensioni. Te fëmijët e vegjël, nën 10 vjeç, gjakrrjedhja nga
hunda shpeshherë nuk përbën ndonjë problem serioz, për shkak të mukozës së hundës së
tyre, që nuk është e plotë. Por, nëse fëmija është i zbehtë, i dobët dhe
ka gjakrrjedhje të shpeshtë nga hunda i duhet bërë një vlerësim klinik,
sepse mund të jetë shenjë e pranisë së një parazitoze (kryesisht
lambies). Parazitët tentojnë të ngjiten lart dhe shkaktojnë të kruara të
forta të hundës dhe për pasojë shkaktojnë epistas. Mund të ndodh që
epistasi të shoqërohet me gjak në urinë, shpesh dhe me njolla në lëkurë,
çka do të thotë se ka probleme në sistemin e formimit të gjakut. Në
këto raste duhet dyshuar se ka probleme me mpiksjen e gjakut, me
pamjaftueshmëri koagulimi të gjakut. Ndërsa te adoleshentët epistasi
mund të jetë sinjal i një sinoziti të fshehtë. Mund të ndodhë që
sinoziti të mos ketë shenja të dukshme, pacienti mund të ankojë vetëm
për turbullim, rëndim të kokës, shenja që shpesh neglizhohen. Por, nëse
këtyre simptomave i bashkëshoqërohet dhe gjakrrjedhja nga hunda, mund të
bëhet fjalë për një sinozit të fshehtë. Ndërsa në rastet kur
hemorragjia është në një sasi të konsiderueshme dhe shoqërohet me
bllokim të hundës, mund të ndodhë që të bëhet fjalë për një tumor të
nazofagitit. Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
Së pari dua të them se hemorragjia
nga hunda apo epistasi nuk është diçka alarmuese, por gjithsesi kërkon
vëmendjen e duhur dhe nuk duhet të neglizhohet. Kjo për faktin se pas
saj mund të fshihen shumë faktorë, mes të cilëve disa serioze për
shëndetin e pacientit. Kështu, një i rritur që ka raste të përsëritura
të epistasit duhet të shkojë menjëherë te mjeku, po kështu dhe një
fëmijë me prirje të shpeshtë për epistasi, sidomos kur nuk ndodh për
arsye “banale” si goditje, ngacmim me duar, që edhe pse ushqehet mirë
është mjaft i dobët është i zbehtë, duhet t’i bëhet një gjykim klinik.
Në rastet kur epistasi është mjaft i shpeshtë dhe në sasi të
konsiderueshme, vajtja te mjeku është i detyrueshëm.

Cilat grupmosha janë më të predispozuara për të pasur probleme me epistasin?
Epistasi
shfaqet më tepër te fëmijët e vegjël deri në moshën 10 vjeç dhe moshat e
mëdha. Në rastin e parë arsyet lidhen me faktin se mukoza e hundës së
tyre është ende jo e plotë dhe për rrjedhojë kapilarët e gjakut janë
mjaft të dobët dhe mund të çahen lehtë. Por dhe për shkak të
parazitozave, të shpeshta në këtë grupmoshë. Ndërsa në rastin e moshave
të mëdha, arsyeja gjendet te problemet me tensionin e lartë të gjakut,
që shfaqen në këtë moshë dhe problemeve me sistemin metabolik.

Si mund të parandalohet?
Duke
qenë se epistasi është një simptomë, sigurisht që parandalimi më i mirë
është gjetja e shkakut që çon në shfaqjen e saj. Trajtimi si duhet i
origjinës së saj do të çojë në kurimin e saj. Gjithsesi, në një farë mënyre mund të
parandalohet. Kjo mund të bëhet duke ruajtur një regjim të rregullt të
tensionit të gjakut, metabolizmit. Kështu, një person që e di që është
hipertonik nëse ka raste epistasi përpara se të trajtojë këtë problem
duhet të marrë medikamente për uljen e tensionit.

Shkaqet
¨ Hipertension
¨ Probleme metabolike
¨ Sinozit i fshehtë
¨ Parazitoza (lambie)
¨ Probleme të sistemit të mpiksjes së gjakut
¨ Tumor i nazofagitit
keshilla
Çfarë mund të bëhet në kushtet e shtëpisë?


kushtet e shtëpisë pacienti duhet ta mbajë kokën poshtë dhe të
shtrëngojë fort me gishtërinj flegrat e hundës për gati 10 minuta. Nuk
duhet harruar që koka nuk duhet mbajtur lart, sepse në këtë mënyrë gjaku
shkon në fyt, gëlltitet dhe kalon nëstomak duke provokuar të vjella, të cilat e përkeqësojnë situatën.
Personat që e dinë se janë hipertonikë duhet të përdorin medikamente për
uljen e tensionit, por nuk rekomandohen kalcibllokues (jo adelat),
sepse mund të provokojnë hemorragjinë. Te fëmijët mund të përdoren dhe
ilaçe me pika, të cilët favorizojnë koagulimin e gjakut dhe ndalojnë
hemorragjinë.
Nëse hemorragjia vazhdon, duhet t’i drejtohen
sa më shpejt qendrës spitalore më të afërt.

Studimi
Shumë orë para kompjuterit, rrezik tromboze

Mjekët
në Zelandën e Re e kanë pagëzuar me termin “tromboza nga kompjuteri”.
Bëhet fjalë për një sindromë që shfaqet pas qëndrimit pa lëvizur për një
kohë të gjatë përpara kompjuterit. Studimi është publikuar në revistën
“European Respiratory Journal” dhe në të është sqaruar se qëndrimi pa
lëvizur me orë të tëra favorizon shfaqjen e trombozave. Sipas
studiuesve, kjo për faktin se lëvizja, qoftë dhe për pak minuta, siguron
një qarkullim normal të gjakut, pasi muskujt e këmbëve veprojnë si
“pompa” për të dërguar gjakun në zemër. Më tej në studim thuhet se kjo
sindromë e re është me e përhapur nga se mendohet, për shkak të shtimit
të orëve që kalohen përpara kompjuterit. Kjo është arsyeja pse mjekët e
Zelandës së Re rekomandojnë personat që punojnë përpara


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons