Forumi Kuq E Zi
Fostoksina...   Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Fostoksina...   Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Fostoksina...   Empty Fostoksina... prej Sun 19 May 2013, 16:09

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Quhet fostoksinë
dhe rrokjezohet FOS-TO-KSI-NE ,,, bari vdekjeprurës për të cilin ke
dëgjuar e lexuar shpesh kohët fundit. Si shumica e fjalëve të huaja që
hyjnë në gjuhën shqipe ka pësuar atë shtrembërimin e çuditshëm nga helm
fosfori: fosfor + toksinë = fostoksinë, në helm drite: foto + toksinë =
?. E fostoksina nuk ka asgjë të përbashkët me fatosinën, atë barin
çudibërës që bën të pamundurën të mundur e përdoruesit me recetë të saj
kënaqen nga jeta. Përveç mediave që njoftojnë me hidhërim të
(vetë)helmuarin e radhës herë me “fotoksinë” e herë me fostoksinë pakush
tjetër merakoset nëse ajo është Fosfat Zinku, Phosvin P2Zn3, Fosfat
Alumini, Phostoxin AlP, apo çfarëdo lloj helmi tjetër që çliron fosfinën
vdekjeprurëse.

Sot tregtohet me një nga emërtimet a markat e
mëposhtëme: Fastphos, Fumitoxin, Gastoxin, Max-Kill, Phosfume, Phostoxin
dhe Weevilcide, ndërsa emërtimet dhe markat e mëparshme janë: Al-phos,
Celphide, Celphine, Celphos, Detia-Gas-Ex, dhe Quick Tox. Mbas
gëlltitjes në organizëm të fostoksinës ndodhin këto reaksione kimike që
çlirojnë fosfinën apo fosfidin e hidrogjenit (PH3):
AlP + 3H2O à Al(OH)3 + PH3
dhe amoniakun dhe dyoksidin e karbonit:
NH2COONH4 --> 2NH3 + CO2
Një
tabletë fostoksine 3 gramshe lëshon 1 gram gas, ato mbahen në shishe të
taposura mirë sepse nën lagështirën e ajrit dekompozohen mbas pesë
ditësh. Karakteristike era e hudhrës ndërsa ngjyra varion nga e gjelbër e
errët e verdhë deri tek gri. Me 50 ppm (pjesë për milion) jeta vihet në
rrezik. Në varësi nga sasia e marrë, shënjat e të helmuarit janë:
prerje, vjellje, diare, dhimbje gjoksi e mbi stomak, vështirësi
frymëmarrje, rrahje të çrregullta zemre e mandej hemoragji, goditje e
koma.Vdekja vjen si pasojë e shkatërimit të njëkohshëm prej fosfinës të
disa organeve si mëlçisë, mushkërive, sistemit nervor të qarkullimit të
gjakut etj. Nuk ka një antidot të vlefshëm për shpëtim por përpjekjet e
ndihmës së parë dhe mjekësisë bëjnë që në perëndim nga ata që
aksidentalisht bien në kontakt me helmin 50% të shpëtojnë. Krahasuar kjo
shifër me mbi 90% vdekje në Shqipëri them se duhen shënuar disa prej
përpjekjeve për shpëtimin e një jetë në raste të tilla.
Nxjerrja në
ajër të pastër, mbajtja ngrohtë dhe frymëmarrja gojë me gojë, ndërsa
lajmërohet mjeku. Shkaktimi dhe nxitja e të vjellave, duke i dhënë
pacientit një deri dy lugë gjelle (15ml - 30ml) shurup ipecac-u që
nxirret nga përpunimi i rrënjëve të një shkurreje Braziliane (Cephaelis
ipecacuanh) i cili duhet të shitet në farmaci pa recetë e duhet ta ketë
çdo
çantë
ndihmësmjeku. Dikujt që ka humbur ndjenjat nuk i duhet dhënë asgjë nga
goja. Ajo që mjeku më tej duhet të bëjë, e që një familjar a person i
afërt duhet me këmbëngulje ta kërkojë, është dhënia pandërprerë e
oksigjenit për të helmuarin me maskë apo gyp, shpëlarja e stomakut me
permaganat potasiumi ose peroksid magneziumi derisa lëngjet që dalin të
mos vijnë erë, transfuzioni i plotë i gjakut e futja e glukozës dhe
lëngjeve elektrolitë. Futja e Vitaminës K1 në vena, morfina (morfin
sulfat) dhe Corticosteroidët në doza të larta mund të ndihmojnë mjekun
të fitojë një betejë pa përsëritjen e refrenit “erdhi vonë”. Është
emergjente përgatitja e plotë e sistemit ambulator për t’ju përgjigjur
situatës së krijuar e cila pakuptuar po çon tek piramida të vërteta
vdekjesh.


P.s informacion per te njohur Fostoksinen si element kimik ,,,e per te dhene ndihmen e duhur ne rast urgjence .


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons