Forumi Kuq E Zi
Zbokthi dhe luftimi i tij  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Zbokthi dhe luftimi i tij  Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Zbokthi dhe luftimi i tij  Empty Zbokthi dhe luftimi i tij prej Sun 19 May 2013, 16:04

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm që
është një kërpudhë lëkure e quajtur Pityrisporum ovale. Pjesa më e madhe
e të rriturve e kanë këtë kërpudhë në lëkurë. Kur kjo kërpudhë ndodhet
në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj lëkura
kundërvepron duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve.

Kur ulet sasia kësaj kërpudhe në lëkurë pushon edhe krijimi i zbokthit.
Lëkura
e tabanit të flokëve, ashtu si edhe tërë lëkura e trupit të njeriut në
përgjithësi, ripërtërihet përgjatë shkëputjes së qelizave të jashtme në
leskra të vogla, shpeshherë të padukshme, të thata e të bardha. Vetëm
kur këto leskra bëhen të dukshme kemi të bëjmë me zbokth. Ndonjëherë
zbokthi shoqërohet me krruajtje. Zbokthi mund të jetë i bashkuar me
lëkurën e thatë ose të yndyrtë të tabanit të flokëve. Në rastin e tipit
të thatë, zbokthi shkëputet lehtë nga lëkura dhe bien mbi shpatulla. Në
rastin e tipit të yndyrtë formohet një shtresë e verdhe të errët që
qëndron ngjitur pas tabanit të flokëve.

Njerëzit që kanë zbokth
kanë edhe ekzemë zbokthi më tepër se të tjerët. Kjo ekzemë gjendet
përveç se në vetë tabanin e flokëve edhe në zonat përqark tij, prapa
veshëve, dhe në fytyrë. Mund të shfaqet edhe në llapat e veshëve e deri
tek gjoksi. Në këto raste lëkura është e kuqe dhe me leskra.
Zbokthi nuk ngjitet. Është e vështirë ta heqësh fare atë, por mund të mbahet nën kontroll duke përdorur trajtimin e duhur.

Disa këshilla për të luftuar zbokthin:

#
Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë tek flokët por hidhe në pëllëmbën e
dorës përpara se të lash flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve.
# Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkohol për flokët pasi ai than lëkurën.
# Përpiqu t'i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.
#
Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla mund të përdoret
rregullisht një shampo të zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lahen
flokët.
# Kur zbokthi është në sasi mesatare duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin këpurdhat.
#
Kur zbokthi është në sasi shqetësuese është nevoja e përdorimit të një
mjeti efektiv si ç´janë shampoja Fungoral apo trajtuesi i zbokthit
Gentinor.
Fungoral duhet përdorur dy herë në javë muajin e parë dhe
pastaj një herë në javë apo kur lind nevoja. Kjo shmapo mund të ua thajë
flokun disa njerëzve prandaj këshillohet që ata të përdorin pak balsam
në majat e flokëve.
Trajtuesi i zbokthit Gentinor përdoret tre herë në javë dhe pastaj kur të lindë nevoja.
Shkrimet më të fundit mbi këtë lëndë

Mjalti vepron kundër baktereve
Të drejtat individuale të pacientit
Histori e shkurtër e farmacisë tek bota Islame
Diclofenac T ratiopharm ndaj dhimbjeve akute
Roli i teknologjisë moderne-informative në Farmaci
Veçimi i Farmacisë nga Mjekësia
Shoqatat Farmaceutike, domethënia dhe roli i tyre
''Një filxhan kakao në ditë mban mjekun larg shtëpisë''


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons