Forumi Kuq E Zi
Këta janë armiqtë e fshehur të veshkave të shëndetshme! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Këta janë armiqtë e fshehur të veshkave të shëndetshme! Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Angel

Angel
Princeshe
Princeshe
Dëmi i shkaktuar në veshka shpesh nuk mund të rregullohet, prandaj bëni kujdes në shprehitë në vijim dhe nëse keni mundësi, gjithsesi i rregulloni! Veshkat janë të rëndësishme për funksionimin e shëndetshëm të trupit sepse rregullojnë tensionin e gjakut, balancimin e ujit dhe elektroliteve dhe eliminojnë materiet e dëmshme nga organizmi.
Nëse darkën e kaloni shpesh në kauç, me një qese çips në njërën dorë dhe telekomandën në dorën tjetër, me siguri jeni të vetëdijshëm se sa e dëmtoni shëndetin tuaj. Derisa shprehitë si këto shumica i konsiderojnë të pashëndetshme, disa forma të tjera po ashtu dëmtojnë organizmin tonë, por nuk jemi edhe aq të vetëdijshëm!
Përdorimi i tabletave kundër dhimbjeve për një kohë më të gjatë
Përdormi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve, veçanërisht në sasi të madhe, ka veprim të dëmshëm në indin dhe strukturën e veshkave.
Edhe ilaçet që merren me recetë edhe ato pa recetë mund të ndikojnë në reduktimin e qarkullimit të gjakut në veshka. Ilaçet kundërinflamatore josteroide që përdoren për shërimin e dhimbjeve dhe temperaturën e rritur, janë shkaku kryesor i kësaj.
Në mes një dhe tre për qind të arsyeve të reja të dështimit kronik të veshkave në vit shkaktohen me keqpërdorimin e ilaçeve kundër dhimbjeve, thonë shkencëtarët.Këta janë armiqtë e fshehur të veshkave të shëndetshme! Corbis-42-26521661Pirja e duhanit
Ndikimi i cigares në mushkëri dhe zemër tashmë është i njohur, por hulumtimet tregojnë se si duhanpirësit janë më të prirë të kenë proteina në urinë, çka është shenjë e dëmtimit të veshkave. Sëmundjet të cilat ndikojnë në punën e veshkave, si diabeti dhe tensioni i lartë po ashtu përkeqësohen nga konsumimi i duhanit, ndërsa duhanpirësit gjithnjë e më shpesh kanë nevojë për dializë ose transplantim të veshkave, kanë treguar hulumtimet.
Ushqimi i pasur me sheqer
Për së tepërmi sheqer çon te problemet shëndetësore si diabeti dhe trashja - dhe këta janë faktorët e rrezikut për sëmundjet e veshkave. Reduktoni konsumin e sheqerit në organizëm dhe do të reduktoni rrezikun nga sëmundjet e përmendura. Më pak sheqerna të përpunuar nënkupton edhe më pak kalori, kimikate dhe kripë, ndërsa beli dhe veshkat do t'ju jenë mirënjohëse.
Teprimi me kripë
Ushqimi shumë i njelmët mund të rrisë tensionin e gjakut. Tensioni i lartë dëmton veshkat dhe me kohë mund të çojë deri te dështimi i veshkave. Derisa ushqimi i zakonshëm amerikan përmban rreth 3.300 mg kripë në ditë, organizmat shëndetësorë rekomandojnë konsumin ditor prej 2.300 mg, pra rreth një lugë kripë. Ata me tension të lartë dhe veshka të sëmura kanë nevojë të konsumojnë edhe më pak kripë - rreth 1.500 mg në ditë. Për fillim, reduktoni konsumin e ushqimit të përpunuar dhe sa më pak përdoreni kripën! /Telegrafi/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Pirja e duhanit
Ndikimi i cigares në mushkëri dhe
zemër tashmë është i njohur, por hulumtimet tregojnë se si duhanpirësit
janë më të prirë të kenë proteina në urinë, çka është shenjë e dëmtimit
të veshkave. Sëmundjet të cilat ndikojnë në punën e veshkave, si diabeti
dhe tensioni i lartë po ashtu përkeqësohen nga konsumimi i duhanit,
ndërsa duhanpirësit gjithnjë e më shpesh kanë nevojë për dializë ose
transplantim të veshkave, kanë treguar hulumtimet..
si me mos e pi duhanin kur dita-dites shtohen hallet


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons