Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Receta per Salcera te ndryshme prej Sat 20 Apr 2013, 06:20

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Ne kte teme jeni te ftuar te shkruani Salca te nryshme qe perdorim ne gjellera

Salcë për qofte ose patate

Përbërësit për 4-5 persona:
* gjysmë lugë gjelle me miell
* 4-5 lugë vaj
* 3-4 kokrra domate
* 1 lugë gjelle me salcë
* 3-4 thelpinj hudhra
* 2 lugë gjelle me uthull
* 2 filxhanë çaji me ujë,
* kripë, piper, majdanoz
.Përgatitja:Kaurdisini
qepët e prera hollë në një tigan me yndyrë. Kur qepa të ketë marrë një
ngjyrë si të kuqërremtë, shtoni miellin. Kaurdisini së bashku dhe pastaj
shtoni domatet e qëruara e të grira hollë. Përziejini edhe pak dhe më
pas shtoni ujë, uthull, kripë, piper, fletë dafine dhe hudhra të
shtypura. Lërini derisa të marrin valë. Kjo masë u hidhet qofteve
përsipër dhe futet në furrë.Pasi ta keni hequr nga furra, vendoseni në
pjata dhe mbulojeni me salcë dhe majdanoz të grirë hollë. Kjo gjellë
mund të shoqërohet edhe me patate të skuqura, të ziera, pure patatesh
dhe perime të tjera. Qoftet mund të bëhen me salcë edhe menjëherë sapo
t'i keni skuqur. Në këtë rast lihen pak të qullëta.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

2 Re: Receta per Salcera te ndryshme prej Sat 20 Apr 2013, 06:20

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster

Kjo salcë pikante përdoret për të shoqëruar peshk të zier ose makarona llazanja.
Për 8 persona nevojiten:

* 10 gr.speca të vogla djegëse, të prera hollë e pa farëza
* 20 gr. speca jeshile djegëse, të prera hollë e pa farëza
* 100 gr. gjalpë
* 250 gr. karkaleca deti të qëruar (sipas dëshirës)

Për beshamelin me arra nevojiten:

* 30 gr. gjalpë
* 400 ml. qumësht arrash kokosi
* 30 gr miell
* 2 thelpinj hudhër të shtypura ose të grira hollë
* 1 lugë supe salcë soje
* kripë dhe piper
* arrë moskati e bluar
Gatimi

Në fillim përgatitet beshameli me arra kokosi. Përgatiteni
përzierjen duke tretur fillimisht 30 gramët e gjalpit në një tenxhere
të vogël e duke shtuar më pas miellin.

Lëreni në zjarr të
ngadaltë për dy minuta, duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni
qumështin e arrave të kokosit dhe lëreni derisa të marrë valë. Hidhni
kripën, piperin dhe arrën e moskatit dhe vazhdojeni zierjen për 20
minuta, duke e përzier vazhdimisht.

Pasi ta keni hequr tenxheren nga zjarri, hidhni salcën e sojës dhe hudhrat.

Për
të gatuar specat përdorni një tenxhere tjetër, ku do të ngrohni në
fillim 100 gr. gjalpë derisa të marrë ngjyrë. Shtoni specat dhe hidheni
menjëherë masën e përgatitur në beshamelin me arra kokosi, duke e
përzier vazhdimisht derisa specat të homogjenizohen në të plotësisht.
Nëse dëshironi, në fund të gatimit mund të shtoni karkaleca deti.Kjo salcë serviret e ngrohtë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: Receta per Salcera te ndryshme prej Sat 20 Apr 2013, 06:21

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Salce me gogozhare

Perberesit:
*3 speca gogozhare
* nje kuti filadelfia
* pese thelpinj hudher
* nje luge vere e kuqe
* pak leng gogozhare
*kripe
* 2 luge vaj ulliri

Pergatitja:
specat,filadelfian
dhe hudhrat i grijme holle ne mixer.mases kremoze i shtojme veren dhe
lengun e vazos se gogozhareve. pasi e hedhim ne pjate i shtojme vaj
ulliri dhe kripe. pas nje ore ne frigorifer eshte gati per t`u
konsumuar.

kjo eshte nje recete shume e shijshme dhe pervec kesaj ka dhe ngjyre te bukur qe ju dekoron pjaten


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons