Ka shqetësuar së tepërmi autoritetet në Britaninë e Madhe, bashkëbisedimi i një piloti me kullën e kontrollit në aerodromin e Glaskovit!
Autoritet po hetojnë çështjen, pasi siç dhe rezulton nga komunikimi që i është dorëzuar grupit të hetimit, piloti i një avioni pasagjerësh civil, shmangu në momente e fundit një objekt të pa identifikuar fluturimi!
Siç dëgjohet të thotë piloti në momentin e uljes në aerodromin e Glaskovit, shmangi një “objekt blu dhe të verdh”. Kulla e kontrollit iu përgjigj se nuk kishte asgjë në radar!
Piloti i një Airbus 320 me 220 pasagjer në bord, raporti për grupin e hetimit me saktësinë më të madhe për objektin fluturues, referoi Daily Mail.
Ndërkohë me interes të madhe pritet raporti përfundimtar i kësaj ngjarje që dashje pa dashje alarmoi sigurinë e aerodromit të Glaskovit!/