Dy deshmitare te UFO-ve qe ishin rreth 1200 milje larg njeri tjetrit duket se pershkruajne te njejtin objekt ne forme trekendeshe ne raportime qe jane dy ore dhe dy zona kohore te ndryshme.
Nje deshmitar ne Tennessee ishte duke i dhene makines kur raportoi se pa nje objekt "te madh, ne forme trekendeshe" duke ndenjur pezull mbi te. Deshmitari ishte duke u kthyer nga pazari kur objekti u shfaq mbi makinen e tij.
"Vura re nje forme trekendeshe me nje rreth te ndricuar ne mes. Objekti dukej te ishte ne ngjyre gri te erret per aq sa mund ta dalloja une dhe forma ishte trekendeshe por me harqe."
"Une mund te shihja vetem pjesen e poshtme sepse po kaloja nen te. Nuk mund ta besoja qe po rrite pezull ashtu. Telat e energjise ishin vetem pak centimetra nen te. Dukej sikur po afrohej me prane meje. Edhe une ngadalesova makinen ne menyre qe te vazhdoja ta shihja."
"Vura re qe kishte kater tufeza dritash qe shkonin nga njera ane ne tjetren te objektit dhe qe pulsuan rreth kater here. U mundova te shihja nese mund ta shihja objektin ne pasqyren qe ka pamje nga pas kur kalova por dukej sikur ishte larguar. Nuk vura re qe te leshonte ndonje tingull edhe pse ishte shume afer meje."
Per fat te keq ne ate moment nuk kishte makina te tjera qe po kalonin aty qe te mund te deshmonin.
"Pasi eca per rreth gjysem milje pashe dy makina qe po vinin nga drejtimi tjeter dhe ua bera me shenje me drita thjesht per t'i informuar, ne rast se objekti gjendej ende ne zone apo ne rast se ishte ulur."
Nuk ishin te perfshira foto apo video ne raportim.
Me pas, dy ore me vone ne Colorado, nje deshmitar raportoi qe kishte pare nje "objekt te bardhe, gjigand, dhe ne forme trekendeshi" qe kalonte me shpejtesi.
Deshmitari ishte ne shtepine e tij i shtrire ne verande duke pare qiellin kur pa objektin.
"Une sapo isha fokusuar tek nje aeroplan, kur papritur nje objekt gjigand dhe i bardhe, ne forme trekendeshi u shfaq. Ishte mbi mua. ishte jashtezakonisht i madh dhe po levizte shume shpejt. Kaloi neper te gjithe qiellin per dy sekonda. Ishtee veshtire te percaktoja madhesine, por mu krijua pershtypja qe ishte nje objekt shume i madh dhe shume larg."
"Kjo gjeja po kapercente limitet e fizikes. Anet e trekendeshit ishin te rrumbullakosura dhe dritat ishin rrathe te medhenj - drita ishte si e verdhe apo e bardhe. Por objekti ishte shume larg."
Objekti u largua shume shpejt dhe nuk u pa me.
"E humba nga veshtrimi objektin po aq shpejt sa e pashe. I gjithe momenti zgjati rreth 3 sekonda. Po udhetonte ne nje vije te drejte. Fluturoi mbi mua. Erdhi dhe iku menjehere."
Edhe ne kete rast nuk kishte imazhe apo video te perfshira me raportimin.
Megjithese te dy rastet mund te mos te jene te lidhura me njeri tjetrin, te dy deshmitaret e pershkruan objektin si trekendesh, shume te madh, me ane te rrumbullakosura, dhe me disa drita te bardha. Per momentin te dy ceshtjet jane nen hetim.