Ndonëse Kutcher-Moore nuk ishin të destinuar të qëndronin bashkë në të mirë, çifti i aktorëve mbetet i bashkuar të paktën në të keqe.
Aktori 33-vjeçar u fotografua ndërsa i bëri një vizitë bashkëshortes së tij prej shtatë vitesh, në shtëpinë e saj, ku ajo po rikuperohet pas një shtrimi disa-ditor në spital.
Ndonëse rrethanat që detyruan shtrimin e 49-vjeçares janë mbajtur konfidenciale, besohet se Moore pësoi një krizë ankthi, lidhur me depresionin dhe gjendjen e rënduar psikologjike me të cilën po përjeton ndarjen.
Gjithashtu, shqetësuese për aktoren është paraqitur edhe humbja e vazhdueshme e peshës, çka ka rritur spekulimet se Moore është prekur prej anoreksisë.
Aktorja dhe Kutcher vendosën të divorcoheshin në fund të 2011-s, pasi mediat zbuluan një tradhëti të 33-vjeçarit.