Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 10 përbindëshat që tmerrojnë botën prej Mon 25 Mar 2013, 20:38

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Nuk është sekret për askënd që fauna e planetit nuk është zbuluar plotësisht dhe se ka ende specie të panjohura për njeriun. Midis tyre, mbase edhe monstra të fshehur. Kjo është një listë e dhjetë përbindshave të fantazuar apo realë, që prej dekadash apo shekujsh frikësojnë specien njerëzore.
Krimbi Gjigant i Mëndafshit – Në gusht 2009, dy neozelandezë fotografuan një krimb mëndafshi me përmasa gjigante, i cili qëndronte brenda në rërë. Legjenda ka fill në Mongoli, ku qënia njihet me emrin Allgoi Khorkoi dhe është tepër i njohur në mbarë vendin.
Këmbëmbadhi – Ekzistojnë shumë dokumentarë mbi një gjigant që lë gjurmë këmbe shumë të mëdha në tokë, por asnjëherë kërkimet për të nuk kanë qenë më të ethshme se sa në Kaliforni në vitin 1967, kur pas një filmi me një personazh gjigant të quajtur Jeti, me mijëra njerëz dyndën pyjet në kërkim të Këmbëmadhit.
Monstra e Loknesit – Pa dyshim, përmbindëshi më i famshëm nga të gjithë. Për herë të parë, ai përmendet shumë kohë më parë, në shekullin e shtatë. Në liqenet skocezë është kërkuar edhe me pajisjet më moderne për prezencën e tij, por monstra e Loknesit nuk është gjendur ende.
Majmuni gjigant – Në vitin 2001, në kryeqytetin e Indisë u regjistruan disa sulme nga një krijesë që i ngjante majmunit, vetëm se ishte shumë më i madh se një majmun normal. Aq shumë u frikësuan banorët nga kjo kafshë, sa një grua shtatzanë dhe dy persona të tjerë u hodhën nga ballkani pasi banë një majmun të zakonshëm që kishte hyrë në banesën e tyre.
Pirësi i lumenjve – Në basenin e Kongos ekziston një legjendë për një specie tepër të madhe që shuan etjen duke pirë lumenjtë. Edhe pse nuk ka përshkrim për bishën, banorët u rikthyen të besojnë pas thatësirave të kohëve të fundit.
Përbindëshi indian – Në vitin 1832, James Prinsep, njëri prej shkencëtarëve më të njohur Indisë koloniale ra në kontakt me një krijesë me dy këmbë, e gjatë dhe leshatore, e cila sapo u pa prej Prinsep-it, u largua menjëherë.
Pterodaktili – Zogu gjigant i periudhës së dinosaurëve mund të jetojë ende. Të paktën disa banorë të ishujve të Papuas dhe Guinesë së Re, të cilët pretendojnë se për pak u ra infakt kur panë predatorin mishngrënës duke fluturuar.
Anakonda barkëngrënëse – Midis rreziqeve të pyjeve të Amazonës fshihet sipas banorëve vendas edhe një Anakondë më e madhe se 30 metra, e cila është në gjendje të kullufisë një barkë druri me të gjithë njerëzit që ndodhen brenda. Edhe presidenti amerikan Roosvelt besonte tek kjo legjendë dhe pagoi në kohën e tij 50 dollarë, një shumë tepër e madhe për kohën, për të gjetur dhe më pas sjellë këtë krijesë në një kopësht zoologjik në SHBA.
Çupakabra – I quajtur kështu në spanjisht, Çupakabra është një monstër që tmerron banorët e Puerto Rikos. Një shartim i gjarpërit me kangurët, sipas vendasve ka qenë fajtor për zhdukjen e shumë kopeve me bagëti, madje një herë hëngri brenda pak çastesh një tufë me 150 lopë.
Drakula – Përmbindëshi më i suksesshëm në kinematografi, Drakula është një vampir i famshëm, i cili ushqehet me gjakun e vajzave të reja. Sot nëpër botë janë të shumë ata që besojnë në ekzistencën e vampirëve.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons