Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Jeni kthyer nga pushimet dhe po pyesni veten si duhet t’a ruani për një
kohë të gjatë atë ngjyrë të bukur që keni marrë në plazh? Të ruani
ngjyrën pas pushimeve është punë që bëhet, por për t’a bërë duhet të
ndiqni disa rregulla të thjeshta dhe praktike. Jeni gati për t’i zbuluar
ato: këshilla kryesore që duhet të keni parasysh nësë doni të mbani
gjatë ngjyrën janë: ushqimi, hidratimi, zgjedhja e produkteve të duhura
për bukurinë e trupit.

Dieta e duhur.

ngjyra e trupit të zgjasë edhe pas pushimëve duhet të konsumoni
produktet e duhura. Në fakt, ka disa substanca që ju lejojnë të ruani më
gjatë nxirjen, si vitamina A dhe E, beta karoten, zink dhe seleni janë
të gjithë substanca që nuk mund të mungojnë në tryezën tuaj. Mos i
kurseni vetës frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhe ose të kuqe. Mos
harroni të pini shumë ujë, është thelbësorë për hidratimin e trupit dhe
të lëkurës.
Hidratimi.
Hidratimi i mirë është gjithmonë baza për
një lëkurë të shëndetshme dhe elastike, qoftë ajo e nxirë apo jo. Por
në rastin tuaj, hidratimi do të jetë një nga elementët kyçe për arritjen
e misonit tuaj për të ruajtur nxirjen edhe pak javë pas kthimit në
punë. Nxirja tenton të zbehët dhe shpesh përfundon duke u rjepur, por si
t’ja bësh për të kufizuar dëmin? Për të ruajtur nxirjen vetëm
lagështoni dhe ushqeni lëkuren duke aplikuar një krem të mirë hidratues
pas çdo ditë në plazh dhe, madje edhe pas përfundimit të pushimeve
tuaja. Evitoni banjot e gjata relaksuese dhe ndoshta plot shkumë dhe
flluska, por preferoni dushe të freskët me vaj pastrues. Arsyeja është e
thjeshtë: në këtë mënyrë ju do të shmangni rrjepjen dhe si pasojë
humbjen e ngjyrës aq të preferuar për ju.
Zgjidhni produktet e duhura.
Dhe së fundi, nuk na
mbetët veçse të zgjidhni produktet e duhura dhe të lini mënjanë të paken
në këtë periudhë, ato produkte që rrezikojnë të heqin nxirjen. Shmangni
produktet agresive dhe preferoni ato delikate. Realizoni maska efikase
për fytyren, hidratuese dhe ushqyese që aplikohen një herë në javë për
t’a mbajtur lëkurën elastike dhe të bukur. Deri në momentin që në trupin
tuaj nuk janë formuar njolla tipike pas plazhit për shkak të
rigjenerimit fiziologjik të qelizave, shmangni scrubin dhe eksfolimin.
Por nësë vini re ndryshime në lëkurë, mos hezitoni t’i nënshtrohen një
scrub-i delikat në mënyrë që t’a pastroni deri në fund duke hequr
qelizat e vdekura dhe duke e bërë lëkurën të ndritshme dhe me ngjyrë të
artë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons