Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Beni me pak diete
Po, eshte e vertete! Pjesa me e
madhe e personave qe u nenshtrohen dietave mund te konfirmojne se kur
nderpresin regjimin ushqimor marrin me shume kilograme ose shtojne me
shume peshe se ne fillim. Beni disa ndryshime ne stilin e jetes tuaj, do
t’ju ndihmoje te humbni peshe ne menyre te shendetshme dhe te ruani
rezultatin.

Flini me shume
Studimet kane
treguar se mungesa e gjumit mund te ndikoje ne oreks. Cuditerisht
mungesa e gjumit zvogelon prodhimin e nje hormoni proteine, leptina, qe i
dergon trurit sinjalin e ngopjes dhe rrit prodhimin e hormonit te
urise, ghrelin. Atehere per te evituar deshiren per te pertypur dicka,
qe vjen shpesh rreth ores 10 te mbremjes, me mire shkoni ne shtrat!
Pini shume uje
Veshkat tona bejne nje pune te
shkelqyer te detoksifikimit te trupit, megjithate ne duhet te bejme
punen tone per te pire nga 6 deri ne 8 gota uje ne dite per te shmangur
dehidratimin, pergjegjes per shfaqjen e nje gjendje letragjie fizke dhe
mendore.

Hani 5 porcione fruta dhe perime ne dite
Statistikat
e sondazheve tregojne se, meshkujt dhe femrat hane rreth 3.5 porcione
fruta dhe perime ne dite. Megjithate duhet te perpiqeni te hani te
pakten 5. Provoni duke shtuar ne diten tuaj te perditshme nje molle, ose
nje sallate te vogel gjate vaktit te mbremjes, ose ne dimer shtoni nje
pjate supe me perime.
Konsumoni drithera integrale
Synoni te beni
ndryshime te vogla ne zakonin tuaj ushqimor, per shembull, zevendesoni
buken e bardhe (e cila liron me shpejt sheqerin ne gjak) me buke
integrale (qe cliron me ngadale sheqerin ne gjak). Ushqimet integrale
jane te pasura me vitamine E dhe fibra, vec te tjerash kontrolli i
sheqerit ne gjak nga ana e ketyre ushqimeve lejon edhe kontrollin e
deshires per ushqim.

Hani mengjes
Disa
studime tregojne se personat qe shmangin plotesisht mengjesin,
rrezikojne te marrin nje perqindje me te larte te kalorive gjate dites.
Ngrenia e nje mengjesi te shendetshem eshte nje menyre per te filluar
diten me kemben e duhur dhe per aktivizuar metabolizmin.
Mendohuni mire para se te hani
Thjesht duhet te
mesoni te jeni me te disiplinuar. Keni vertet uri? Nese po, atehere
mendoni mire ate qe do te hani …dicka e vogel dhe e embel ose e
ashtuquajtur “kalori boshe”, nuk do t’ju jape nje ndjenje te ngopjes dhe
shume shpejt do te ndiheni i uritur.

Hani me qetesi
Kur
hani, trurit i duhet kohe per te marre mesazhet qe tregojne se trupi
eshte ngopur. Gjate vaktit, stomaku mbushet dhe pushon duke shkaktuar
sekretimin e nje hormoni intestinal, colecistochina, qe i transmeton
trurit ndjesine e ngopjes dhe per pasoje shenon fundin e vaktit. Nese
hani shume shpejt, ka gjasa te tejkalohet niveli i ngopjes para se te
perpunohen mesazhet nga ana e trurit, per pasoje, perfundoni duke u
ndjere jo mire dhe te fryre.
Ushtroni me shume aktivitet fizik
Nje menyre e
shendetshme ushqimore dhe ushtrimet fizike shkojne shume mire bashke kur
eshte fjala per shendetin. Prej kohesh keshillohet te praktikohet 30
minuta ne dite aktivitet fizik, 5 here ne jave. Ky aktivitet perfshin
ecjen me hap te shpejte, punet e shtepise dhe kopshtarine.Megjithate
ekspertet tashme mbeshtesin se, per nje shendet optimal, eshte e
rendesishme qe te perqendrohemi ne ushtrime fizike me intensive, si
vrapi ne natyre dhe bicikleta


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons