Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 40 këshilla për bukurinë prej Sun 24 Mar 2013, 04:35

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Si gjithnjë bëheni gati për të dalë dhe papritmas në hundë, mu në mes të
saj paraqitet një shenjë në mes, ose ju prishet modeli i flokëve. Nuk paraqesin
këto fare problem, me këshillat tona së shpejti do të shkëlqeni.
Përgatiti: Afrora Fusha
1. Lëkura problematike. Lëkurë e ngrehur, lehtë skuqet dhe
bëhet e thatë, sa më parë do ta largoni atë që këtë lëkurë e ngarkon dhe e
irriton dhe më së miri këtë do ta bëni me një qumësht për fytyrë, pas kësaj
fytyrën do ta lyeni me Ph krem neutral që qetëson lëkurën dhe e rrit
elasticitetin e saj natyral.

2. Rrethi i hundës. Edhe
përballë pastrimit ditor në poret e hundës vazhdimisht mblidhet yndyra dhe
papastërtia, këto e ngarkojnë hundën dhe rrethin e saj duke krijuar mitisera. Si
ndihmë e parë do t’ju shërbejnë ‘flasterët’ për fytyrë të cilët lidhin
papastërtinë rreth hunde dhe e hedhin jashtë.

3. Lëkura e
lodhur. Nëse fytyra juaj është e thatë, për një moment mbyllni sytë dhe
spërkateni me ujë të vakët. Kur të mbërrini në shtëpi merrni gjysmë litre ujë të
vluar, e vendosni në një enë mesatare, hidhini disa qese çaj kamomil, vendosni
një peshqir mbi kokë dhe mbi enë qëndroni 10 min. Pas kësaj lëkura do të duket
më e përmirësuar.
4. Ndihmë nga herpesi. Herpesi
lajmërohet gjithë herë në kohën më të vështirë, prej stresit dhe atëherë kur
trupi lufton me temperaturën e lartë . Nëse vëreni se keni herpes sa më shpejt
lyeni me krem që përmban aciklovir. Nëse këtë nuk e keni në shtëpi, atëherë
lyeni me pastë për dhëmbë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

2 Re: 40 këshilla për bukurinë prej Sun 24 Mar 2013, 04:35

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Përveç preparateve, secila zonjë ka ndonjë truk të bukurisë së saj. Që
të dukeni sa më mirë, ua zbulojmë ne thesarin e mençurisë, kur është
fjala për bukurinë. Për ju kemi zgjedhur nëntë rregullat më të
rëndësishme, të cilat rekomandohen nga parukierët, grimierët dhe
dermatologët.

Uji

Gjithmonë pini lëngje të mjaftueshme.
Nuk do të thotë të pini tetë gota në ditë, por aq sa ju duhet për të mos
pasur etje. Këshillë ekstra: Pini një gotë ujë para secilit vakt dhe
kurrë nuk do të hani tepër.

Mbrojtja nga rrezet ultravioletë

Përdorni
kremra mbrojtës, pa marrë parasysh a është moti i vranët, me diell apo
me shi. Rrezet dëmtuese të diellit janë shkaktari më i shpeshtë i
kancerit të lëkurës, por edhe i plakjes së saj të parakohshme. Këshillë
ekstra: Përdorni kremra të përditshëm me faktor 15 të mbrojtjes nga
rrezet ultravioletë. Kjo është më e pakta që mund të bëni për tonin
tuaj.Retinoli

Mundeni të ndikoni në një ton më të bukur edhe kur jeni
në gjumë. Ndjeni magjinë e retinolit. Ky përbërës i kremrave stimulon
formimin e kolagjenit, mënjanon qelizat e vdekura dhe stimulon
qarkullimin e tyre. Këshillë ekstra: Efekti do të jetë i dukshëm, e
lëkura do t’ju jetë mirënjohëse.

Kujdesuni edhe për qafën

Njësoj
si silleni me fytyrën tuaj, silluni edhe me duart dhe qafën tuaj.
Lëkura në qafë është më e hollë dhe ka nevojë për më shumë kujdes, për
këtë arsye mos e lini pa u kujdesur për të. Duart gjithashtu, kanë
nevojë për kujdes. Këshillë ekstra: Secilën herë kur përdorni krem për
fytyrë, merrni edhe pak krem dhe përdoreni në qafë, e pastaj fërkoni
duart.Kremra për nxirje

Përdorni kremra për nxirje të tonit që edhe ai te ndizet dhe të duket i shëndetshëm. Evitoni rrezitjen e tepërta.

Këshillë
ekstra: Blini locione, të cilat përmbajnë faktorë të nxirjes – do t’i
mbuloje venat dhe kapilaret e zgjeruar, e këmbët do t’ju duken më
vitalë.

Ushtrimet

Ushtroni muskujt e fytyrës. Kjo është
njëkohësisht mënyra më e shpejtë, por edhe më e lirë, te mundësoni
qarkullimit e lëkurës, sepse do të formojë një depo të oksigjenit. Kjo
do të kontribuojë për një ton më të shëndoshë dhe më të freskët.Këshillë ekstra: Çdo mëngjes, para se të shkoni në punë, kur të pastroni
fytyrën dhe dhembët, së paku për dhjetë sekonda bëni grimasa para
pasqyrës.

Pemë dhe perime të freskëta

Radikalet e lirë
luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e plakjes. Beni pemët dhe
perimet e freskëta, të cilat përmbajnë antioksidues, vitamina A, C dhe
E, pjesë të ushqimit tuaj. Këshillë ekstra: Antioksiduesit mund t’i
përdorni në fytyrë përmes preparateve të ndryshme.

Modeli i flokëve

Flokët
e prera mirë vlejnë më shumë se cilido preparat për kujdes të flokëve.
Modeli i flokëve është sikur fustani: Nëse e keni një model qe ju rri
mirë, stolitë janë te tepërta.Këshillë ekstra: Se paku një herë në vit caktoni termin të një floktar me renome.



Veprat e mira

Nëse
bëni diçka qe ju bën të ndjeheni mirë, mundësia është e madhe që të
keni një fytyrë të lumtur. Studimet kanë zbuluar se personat qe duken të
lumtur janë më të dëshirueshëm.

Këshillë ekstra: Jini te sjellshëm ndaj personave te dashur, por bëni diçka të mirë edhe për ndonjë kolege, fqinj.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: 40 këshilla për bukurinë prej Sun 24 Mar 2013, 04:37

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
40 këshilla për bukurinë

Si gjithnjë bëheni gati për të
dalë dhe papritmas në hundë, mu në mes të saj paraqitet një shenjë në
mes, ose ju prishet modeli i flokëve. Nuk paraqesin këto fare problem,
me këshillat tona së shpejti do të shkëlqeni. Përgatiti: Afrora Fusha
1.
Lëkura problematike. Lëkurë e ngrehur, lehtë skuqet dhe bëhet e thatë,
sa më parë do ta largoni atë që këtë lëkurë e ngarkon dhe e irriton dhe
më së miri këtë do ta bëni me një qumësht për fytyrë, pas kësaj fytyrën
do ta lyeni me Ph krem neutral që qetëson lëkurën dhe e rrit
elasticitetin e saj natyral.
2. Rrethi i hundës. Edhe përballë pastrimit ditor në poret e
hundës vazhdimisht mblidhet yndyra dhe papastërtia, këto e ngarkojnë
hundën dhe rrethin e saj duke krijuar mitisera. Si ndihmë e parë do t’ju
shërbejnë ‘flasterët’ për fytyrë të cilët lidhin papastërtinë rreth
hunde dhe e hedhin jashtë.

3. Lëkura e lodhur. Nëse fytyra juaj
është e thatë, për një moment mbyllni sytë dhe spërkateni me ujë të
vakët. Kur të mbërrini në shtëpi merrni gjysmë litre ujë të vluar, e
vendosni në një enë mesatare, hidhini disa qese çaj kamomil, vendosni
një peshqir mbi kokë dhe mbi enë qëndroni 10 min. Pas kësaj lëkura do të
duket më e përmirësuar.
4. Ndihmë nga herpesi. Herpesi lajmërohet gjithë herë në kohën
më të vështirë, prej stresit dhe atëherë kur trupi lufton me
temperaturën e lartë . Nëse vëreni se keni herpes sa më shpejt lyeni me
krem që përmban aciklovir. Nëse këtë nuk e keni në shtëpi, atëherë lyeni
me pastë për dhëmbë.

5. Sytë e fryrë. Nga frigoriferi nxirrni
dy qeska të vogla të cilat i keni ftohur vetëm 10 min, i mbuloni sytë
dhe qëndroni 10 min , pasi t’i largoni qeskat do të fillojë të tërhiqet
të fryrit e syve, ndihmë do t’ju bëjë edhe një masazh me gishtërinj në
kapak të syve në mes të vetullave drejt syve.

6. Heqja e tepërt e
vetullave. Nëse në vendin ku kanë qenë qimet e vetullës më shumë nga
heqja e tepërt kanë mbetur rrathë dhe skuqje e tepërt, këtë vend mund ta
ngjyrosni me një laps ngjyrë kafe të çelët.
7. Lodhja rreth syve. Sytë do t’ju duken shumë të freskët dhe të
pushuar nëse i mbuloni me dy rrathë tranguj, në këtë mënyrë mund ta
bëni edhe me ekstrakt të trangujve të cilin do ta vendosni rreth syve si
krem.

8. Buzët e plasaritura. Në këtë vend lëkura është më e
hollë se në pjesët tjera të trupit, i lyeni buzët me mjaltë, për një
moment buzët e juaja kanë fituar kujdesin e nevojshëm dhe është e
nevojshme që gjithë herë t’i lyeni me mjaltë. Nëse vazhdimisht përdorni
balsamin me lule kadife i cili është i njohur me ndikimin shërues, buzët
tuaja kurrë nuk do të jenë të plasaritura.

9. Hija rreth syve.
Si ndihmë e parë do t’ju mbulojë vetëm korrektori, zgjidhni korrektorin
me nuancë më të hapur se teni i fytyrës tuaj.

10. Tushi i
qerpikëve i shkapërderdhur. Kur lëshon tushi rreth syve, kjo gjë nuk
është e mirë, këto shenja do t’i largoni me balsam të buzëve e pastaj
lehtë me faculetë letre i largoni shenjat. Pas kësaj
vendosni pudër pluhur.

11. Shikimi i padukshëm. Sytë ju
dukën të pa jetë dhe pa shkëlqim, uluni me tushë të qerpikëve në dorë,
do të dukeni menjëherë freskët dhe plot jetë. Nëse jeni bionde lyeni
qerpikët ngjyrë kafe. Nëse jeni zeshkane lyeni qerpikët me ngjyrë të
zezë.

12. Vetullat e dalluara. Pasi të lyhen flokët vetullat
duken shumë të errëta, nuk duken mirë, me një copë vatë me qumësht për
pastrimin e fytyrës do t’i fërkoni vetullat, do të befasoheni pas kësaj.


13. Bardhësia e fytyrës. Bardhësinë do ta largoni me një krem e
cila e bënë fytyrën më të errët, mundësia e dytë: mbi kremin e ditës të
vendosni pudër të lagët me ngjyrë toke.
14. Shkëlqimi i faqeve. Faqet i keni lyer me shkëlqim dhe tash
ju duket vetja se po shkëlqeni shumë. Këtë problem do ta largoni nëse në
fytyrë do të vendosni një pudër pluhur shumë të hapur që do ta largojë
shkëlqimin.

15. Rrudhat në ballë. Pak ushtrime të fytyrës do
t’ju ndihmojnë për këto rrudha. Vendosni shuplakët e duarve në ballë,
pjesa e poshtme e shuplakës të bie mbi vetulla dhe ngriheni lëkurën me
duar nga lartë poshtë dhe me një fortësi t’i mbani duart për pak kohë,
pastaj shikoni poshtë me sy duke ngritur ballin lartë këtë ushtrim e
përsëritni 10 herë, në fund lëshoni fytyrën. Pas 2 min këtë ushtrim e
bëni edhe me vetulla poshtë e lartë.

16. Hija e kapakëve të
syrit. Për t’u shpërndarë më mirë hija rreth syve duhet që ta lyejmë më
parë syrin me një shtresë kremi, mbi të vendosim pudër pluhur, pastaj
hijen.
17. Lëkura e shndritshme. Vendosni jastëkët për fytyrë dhe me ta kaloni nëpër lëkurën e fytyrës që yndyra e tepërt të humbas.

18.
Lodhja. Lyeni duart me pak krem dhe në mënyrë ritmike bëni masazh
pjesës së gishtit tregues dhe gishtit të unazës. Ndani patjetër disa
minuta për këtë lloj masazhi. Dilni në ajër të pastër merrni frymë
thellë.

19. Gjumi i dobët. Për të qenë i qetë dhe për të kaluar
natën mirë, para se të bini në krevat bëni një regjistrim të punëve të
nesërme. Para se të flini, ajroseni mirë dhomën, temp e ajrit nuk duhet
të jetë mbi 18 gradë, errësoje dhomën në të cilën flini, do të bëni një
gjumë të lehtë.
20. E padisponuar. I buzëqeshni vetes në shikimin e parë në
pasqyrë dhe herë pas here vishuni me rroba me ngjyra të gjalla. E kuqja
të bënë të ndihesh i fortë, e verdha ta ngrit disponimin,derisa të
shkoni në punë dëgjoni muzikë të mirë për disponim të mirë. Mbi
tavolinën e punës mbani gjithë herë lule të freskëta.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

4 Re: 40 këshilla për bukurinë prej Sun 24 Mar 2013, 04:38

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
21. Stresi i përhershëm. Puna, kolegët, familja, obligimet ju kanë dalë
mbi kokë. Qetësohuni pak, uluni te dritarja e hapur dhe me buzë të
mbyllura në mënyrë të kontrolluar thithni ajrin , pastaj ngadalë atë
ajër e lëshoni duke i hapur buzët në mënyrë të lehtë.

22. Lëkura
e verdhë. Doni të dilni në një vikend pas motit të ftohtë, nuk dini se
si, pasi që lëkura juaj është shumë e bardhë si qumështi, pasi që nuk
dëshironi të dukeni si e sëmurë vendosni pak krem për ndryshim të
lëkurës. Ka preparate shumë të suksesshme në formë të sprejeve që
rregullojnë çdo pjesë të lëkurës suaj të trupit.

23. Thonjtë e
thyer. Nëse i keni thonjtë që thyhen lehtë, patjetër ndërpriteni lyerjen
me manikyr, ngase manikyri i dëmton thonjtë dhe largon yndyrën e tyre
duke i dobësuar. Patjetër disa ditë i lyeni duart me vaj ulliri dhe bëni
banjë me parafinë.
24. Duart e dëmtuara. Duart kanë nevojë për tretman sikurse fytyra. Duke
i larë duart me sapun dhe me detergjente jo të mira, shpesh herë e
humbasin elasticitetin e tyre dhe mu për këtë arsye duhet t’i lyeni
brenda dite disa herë me krema të cilat e bëjnë regjenerimin natyral.
Nganjëherë mund të bëni një lyerje të duarve një herë ne javë, ku pasi
t’i lyeni duart, futini në dorëza flini me to.

25. Rrudhat në
gjoks. Në mëngjes pjesën e zbuluar e spërkatni me ujë të ftohët dhe
pastaj e lyeni me një krem hidrant nga lartë-poshtë.

26. Zgjimi i
vonshëm. Nëse zgjoheni vonë mos kërceni nga krevati, mblidhe veten,
hapeni dritaren dhe shijo ajrin e pastër, lëshoni një muzikë e cila do
t’ju zgjojë kënaqësinë, bëni një dush me ujë të ftohtë, pastaj të
nxehtë, me një xhel për dush të përbërë nga qumështi, kjo ju kursen
kohën .
27. Këmbët e lodhura. Nëse ju kalon tërë dita dita në këmbë, atëherë
kujdesuni për këmbët tuaja, pastrojini, patjetër lyeni me xhel për vena
dhe së paku kur të uleni mbani këmbët lart.

28. Thembrat që
dhëmbin. Nëse keni qëndruar me këpucë me taka të larta është normale se
do ju dhëmbin thembrat. Kur të shkoni në shtëpi, zbathuni, pastroni
këmbët me ujë të vakët dhe me një grusht kripë, kërko nga dikush që t’u
bëjë masazh thembrave, do të përmirësohen pas 10 min dhe pas kësaj lyeni
thembrat me krem.

29. Kaplimi i djersitjes. Papritmas ju mbulon
djersa, nëse ky çrregullim nuk është hormonal, shkaktar mundë të jetë
kafeja e cila e detyron trupin të lëshoj djersë të madhe. Si ndihmë e
parë mundë t’i freskoni nënsqetullat me ujë, me deodorante ose me
faculeta freskuese.
30. Turbullimi në mëngjes. Kaloni mëngjesin pasi që natën e keni pasur
të shkurtër prej ndejave, pini një çaj mente dhe një vitaminë C me
magnezium.

31. Flokët e dobët. Urgjentisht shkurtoni flokët
sepse nuk keni kohë të shkoni te floktari, në flokë vendosni pak shkumë
dhe vendosni ‘viklerët’ e mëdhenj, i thani me tharëse dhe me brushë të
rrumbullakët. Flokët do të dukën të shëndosha dhe të gjalla.

32.
Ngjyra e gjelbër në kokë. Kjo ngjyrë mund të lajmërohet tek flokët e
ngjyrosura në bionde. Ngjyra mundë të përmirësohet pasi që shumë herë
flokët i lani me shampon kundër zbokthit. Pastaj vendoseni një maskë për
flokë, e leni të qëndron 15 min dhe i shpërlani flokët. Këto veprime e
bien ngjyrën në vend.

33. Flokët e çara në fund. Më së miri
është t’i preni majat e flokëve, t’i lyeni me vaj selikoni i cili i
forcon majat dhe e kthen shkëlqimin e tyre.
34. Flokët e elektrizuara. Duke bërë fenirimin e shpeshtë, floku
elektrizohet dhe fluturon në të gjitha anët, duhet t’i ikni fenirimit
nganjëherë. Nëse veç e bëni, në flokë vëni krem për flokë dhe krihini me
krahër druri.

35. Floku pa shkëlqim. Pasi t’i keni larë flokët, i shpërlani me uthull molle dhe ujë mineral, në fund i spërkatni me sprej.

36.
Floku i yndyrshëm. Keni flokë të yndyrshëm dhe nuk keni kohë t’i
pastroni, atëherë vëni në kokë sprej për larjen e flokëve të thata, i
bëni masazh kokës dhe këtë e largoni me fenirim dhe i krihni me brushë.
37. Flokë të drejtë. Nëse keni flokë të shkurtë, me xhel do t’i ngitni
me gishtërinj lartë, ndajini, spërkatni me sprej, do të dukën më të
gjata.

38. Lodhja. Shndriteni vendin ku rrini, ndizeni një shkop
aromatik, shtrihuni dhe fantazoni se keni udhëtuar në një vend që nuk e
njihni, mendoni për pallate, plazhe të mira dhe kënaqësi tjera,10 min
fantazi dhe mendime pozitive do t’ju kthejë në një ditë të mbarë dhe të
suksesshme.

39. Nuk je në formë. P.sh. derisa të telefononi apo
pritni në rend në bankë, shtrëngoni dhe lëshoni muskujt e prapmë të
vitheve, derisa të punoni në kompjuter luani me muskujt e barkut.

40.
Lodhje e plotë. Nëse doni të përmirësoheni bëni masazhin e duarve,
merrni pak krem dhe bëni masazhin çdo gishti në drejtim të shuplakës së
dorës, derisa të skuqet gishti si gjaku. Do të shihni se kjo kthen
energjinë. /Telegrafi/.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

5 Re: 40 këshilla për bukurinë prej Sun 24 Mar 2013, 04:39

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
DËSHIRONI TË DUKENI GJITHMONË E FRESKËT?

Nëse keni filluar të ndjeni zvenitje të pamjes suaj, disa rrudha
që shtohen bashkë me shqetësimet dhe humbje të shkëlqimit
të fytyrës e flokëve, mos u shqetësoni.
Thjesht, jeni harruar pas aktiviteteve të përditshme e nuk i keni
falur vetes kohën për të cilën keni nevojë. Ketu do te gjeni këshilla
të vlefshme, që nga trajtimi i duarve, flokëve, fytyrës, të cilat do
t’ju mësojnë sesi ta rifitoni frekinë që keni humbur.
Rregulloni orarin e gjumit:

Shkoni në
shtrat 15 minuta më herët se zakonisht për 4 net me radhë, kurse në
mëngjes zgjohuni 20 minuta më hertë. Shijojini këto momente të lira pa
bërë asgjë, kështu rregulloni ekuilibrat që ju bëjnë të ndiheni të
lodhur në mbrëmje. Flini përsëri dhe zgjohuni në orarin e ri që keni
vendosur.


Shkarkoni tensionin e ditës:

Bëni
banjë 1 orë para se të shkosh në shtrat.Pa dyshim që do të ndihesh e
qetësuar.Çlodhja e trupit në temperaturën e ujit do ju ndihmojë të bëni
gjumë të rehatshëm.
Kushtojini shumë vëmendje qafës, është e rëndësishme:
Rrudhat
e qafës janë një problem shqetëses për shumë femra. Ato priren t’i
tradhtojnë ato më shpejt se rrudhat e fytyrës. Përdorni krmërat e duhura
për t’u dukur më e re.Trajtimi më i mirë është kremi parandalues për
mbrojtje nga dielli, lyejeni çdo ditë. Nuk është e nevojshme të blini
krem specifik për qafën, nëse ai i fytyrës është i duhuri, përdoreni.


Kthejuani volumin flokëve tuaj:


Flokët e bukur ju rinojnë.
Me
kalimin e viteve flokët e humbin bukurinë,ashtu si fytyra dhe lëkura
juaj. Lajini ato me shampon e duhur, e cila rrit volumin e tyre,dhe më
pas trajtojini me një krem zbutës që ta lehtëson krehjen. Kujdes! Krehja
duhet të
fillohet nga majat, asnjëherë nga rrënjët. Më pas thajeni
flokun tuaj pjesë-pjesë; vendosni pjesën e sipërme në piastër dhe
tërhiqeni lehtë drejt fytyrës. Kështu bëni dhe me pjesët e tjera. Pasi të keni mbaruar, uleni kokën poshtë, shkundini flokët, duke kaluar gishtat ndërmjet tyre.

Kujdesuni për duart:

Duart
ju tregojnë më të re, nëse i trajtoni ato. Bizhutë fine që kombinojnë
me veshjen,thonjtë e lyer, qoftë edhe me një shkëlqyes, i tregojnë më të
bukura duart tuaja.
Duart mund ta tregojnë moshën tuaj më shumë se
fytyra Trajtojini me krem çdo ditë. Lyejini gishtat me ngjyra që ju
tregojnë më të re, jo të ngarkuara,jo ngjyra të errëta apo të ndezura. E
kuqja e lehtë, e portokalltë duket bukur në thonjtë e shkurtër. Mos e
ngatërroni me të kuqen e zënë e të ndezur. Do të dukeni shumë bukur,
nëse i
lyeni me rozë të ëmbël ose thjesht shkëlqyes,për të qenë natyralë.Rrëmbejini një orë aktivitetit tënd të përditshëm për të pushuar:

jo
praktikë quhet bukuria e pushimit. Nëse kryeni një aktivitet të
lodhshëm çdo ditë dhe jeni mësuar të flini pak, mos u lodhni kot të
gjeni arsyet se pse poshtë syve keni rrathë të zinj.Shumë shpejt ata do
ta pasqyrojnë më tepër
stresin dhe lëkura juaj do humbasë shkëlqimin.Duhet patjetër të ndiqni këto këshilla:


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons