Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Pengmarrja, Rizai: I shkoj deri në fund! prej Sun 17 Mar 2013, 10:56

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vazhdon situata e tensionuar në burgun e Malandrinos, ku i burgosuri shqiptar, Alket Rizai, mban peng gjashtë gardianë grekë.

Ndonëse në raportimet e para ishte folur për katër pengje, mediat helene konfirmojnë të dielën se janë gjashtë personat që mbahen nën kërcënimin e thikës dhe një granate nga Rizai, midis tyre edhe dy police femra.

Nga ana e tij, avokati mbrojtes konfirmoi pengmarrjen dhe faktin qe Alketi eshte i armatosur. Ai shtoi se Rizai eshte i vendosur qe te çoje deri ne fund pengmarrjen dhe se pavaresisht çdo situate, ai nuk ka ndermend te dorezohet.

Aktualisht, negocimet për lirimin e pengjeve po realizohen nga drejtuesit më të lartë të policisë greke, ndërsa shqiptari 36-vjeçar kërkon lirimin në këmbim të lënies së lirë të gardianëve.

Mësohet se forcat të shumta policie kanë rrethuar burgun, ndërsa snajpera janë vendosur në pozicion, për të eliminuar Rizain, nëse do të paraqitet mundësia.

Alket Rizai, i dënuar fillimisht për vrasje, u bë i njohur për publikun pasi u arrestua disa vjet më parë me helikopter nga një burg i sigurisë së lartë, në Koridhalos. Ai u arrestua pak javë pas arratisjes së bujshme dhe që pre atëherë vuan dënimin në Malandrinos.

Ndërkohë, mësohen disa detaje të tjera të kësaj pengmarrje.

Sipas mediave greke, Rizai është ndihmuar në këtë nismë nga dy të burgosur të tjerë, ndërsa e përfshirë duket se është edhe e dashura e Rizait, e cila u lirua nga burgu tre javë më parë.

Mbetet e paqartë se si ka mundur të futet thika, aq më shumë një granatë, në burgun e sigurisë së lartë.

Merren peng gardianët grekë

Siç raportojnë mediat greke, Rizai mban peng katër oficerë të burgjeve, duke përdorur si kërcënim, një granatë të cilën kërcënon se do ta shpërthejë.

Po kështu, Rizai ka me vete edhe dy thika. Policia ka rrethuar zonën hyrëse të burgut, ndërkohë që përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë jane perpjekur të negociojnë me Alket Rizain.

Mësohet se vetë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë greke ka shkuar në burgun e Malandrinos, për të monitoruar nga afër operacionin.

Vetem pak kohe me pare, Rizai, i cili kërkon lirimin nga burgu, në këmbim të pengjeve, realizoi një arratisje spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë, “Koridhalos”, bashkë me shokun e tij grek, Vasilis Paleokostas, duke u arratisur me helikopter.

Rizai u arrestua pak kohë më pas dhe që atëherë, qëndron i burgosur në Malandrinos.

"Ne foton me siper Alket Rizai, i arratisur me pare nga burgu me helikopter, mban peng kater gardiane. Foto e momentit te arrestimit pas arratisjes se meparshme spektakolare.."


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Pengmarrja, Rizai: I shkoj deri në fund! prej Mon 18 Mar 2013, 16:32

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
ehh sa raste kan ndodhur e sa do ndodhin si punna ktijj


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: Pengmarrja, Rizai: I shkoj deri në fund! prej Mon 18 Mar 2013, 17:10

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ky esht burr, ka ber arratisjet me spektakolare ne glob, te tjeret i bejn ne filma kurse ky ne reale, u arratis dy her nga burgjet greke dhe kte her vetem me nje plastelin dhe nje radio mbajti peng 6polic dhe i futi tmerrin gjith greqis, bravo i qoft....


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

4 Re: Pengmarrja, Rizai: I shkoj deri në fund! prej Fri 22 Mar 2013, 05:58

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
@$EB@$TJ@N shkruajti:ky esht burr, ka ber arratisjet me spektakolare ne glob, te tjeret i bejn ne filma kurse ky ne reale, u arratis dy her nga burgjet greke dhe kte her vetem me nje plastelin dhe nje radio mbajti peng 6polic dhe i futi tmerrin gjith greqis, bravo i qoft....
me fal ak po kto jan tverteta qe thuaa ti por po behet fjala per nje vrases serial qe duhet tdenohet me vdekje e jo tbredh naper bott si ti teket ka vrar e ka dhunuar njerez tpafajshem ska lidhje tbej me greqin apo serbinn pwerkundrazi mir qwe u kap se njerezit si ky skan kufij e skrupujj


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

5 Re: Pengmarrja, Rizai: I shkoj deri në fund! prej Fri 22 Mar 2013, 16:52

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
nuk e di a e ke lexuar ate informacionin tjeter ku flitet se ku mund te jet denuar padrejtesisht


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

6 Re: Pengmarrja, Rizai: I shkoj deri në fund! prej Sat 23 Mar 2013, 15:28

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
ew ndoshta po un thjesht aq informacjon kam marr x tjerat sdi gjee


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons