Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Sekretet e femrave prej Fri 15 Mar 2013, 16:46

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Sekretet e femrave

1 Çdo gjë që femrat blejnë kushton më pak se vlera
Këpucë (asnjëherë nuk janë të mjaftueshme), fustane, veshje për fëmijët apo edhe gjëra të zakonshme - kushton 20% më pak se vlera.
"Ne e dimë se duhet thënë e vërteta, por kush fillon nga debati me burrin", "Po t'i them të vërtetën, nuk do ta kuptojë dhe do habitet se si mund të shpenzoj kaq shumë për një parfum/krem/pallto...", "Nuk do më lejojë t'i mbaj unë paratë dhe pastaj s'do kem asnjë shans të blej gjëra për veten, fëmijët, shtëpinë apo edhe për atë vetë"...Dhe kështu gratë bëjnë ‘hile’ të vogla për të blerë gjërat e tyre të preferuara.

2 Femrat mendojnë për seksin
Femrat mendojnë për seks me partnerët e tyre gjithë ditës, por nuk e shprehin; mirëpo në mbrëmje janë aq të lodhura, saqë nuk bëjnë asgjë. Janë të fokusuara te puna, fëmijët, shtëpia dhe në fund duan të qetësohen. Femrat mendojnë shpesh për seks gjatë ditës, bëjnë plane për një marrëdhënie intime - por kur del diçka tjetër ua prish "terezinë".

3 Femrat kanë po aq frikë sa edhe meshkujt nga premtimi
Është e vërtetë që femrat rriten me idenë e "Princit të kaltër", që do të veshin fustanin e bardhë, që do të bëjnë një dasmë shumë të bukur, që do të shkojnë për muaj mjalti në një vend romantik ... por nga ana tjetër janë po aq të frikësuara nga angazhimi, marrja e përgjegjësisë, jetesa me dikë tjetër dhe humbja e lirisë. Pra, femrat janë po aq të frikësuara sa edhe meshkujt, vetëm se nuk kanë guximin ta shprehin.

4 Femrat duan të jenë moderne dhe të pavarura, por përsëri kërkojnë ‘një’ mashkull!
Femrat dëshirojnë mashkullin e kujdesshëm që të hap derën e restorantit, të sjell lule, të përgatit darkën, të ndihmon me fëmijët, por përsëri femrat preferojnë mashkullin që u jep siguri: "duan të ndihen të mbrojtura", të marrin drejtimin në krevat, deri te ngritja e valixheve të rënda kur udhëtojnë.

5 Ish- i dashuri s'ishte i keq në krevat
Shumica e femrave e stimulojnë dhe përkëdhelin "sedrën" e partnerit të tyre, duke u shprehur se është shumë i mirë në seks dhe se marrëdhëniet e tyre seksuale janë të shkëlqyera, pavarësisht se ish i dashuri mund të ketë qenë më i aftë. Por fakti që ajo është aty me partnerin e vet, tregon se ai e meriton dhe prandaj i shprehet në këtë mënyrë.

6 Femrat kanë frikë se do të bëhen si nënat e tyre
Femrat i duan nënat e tyre, i adhurojnë, flasin me to për sekretet, dilemat e tyre, por nuk duan të jenë si ato, prandaj një femër lëndohet kur partneri i thotë: "Je njësoj si jot ëmë". Më e keqja akoma vjen kur ai thotë: "Po më kujton mamanë time"...Femra fillon të mendojë "Prandaj u martua me mua se i kujtoj nënën".
Një mashkull asnjëherë nuk duhet ta krahasojë partneren me nënën e vet, nëse dëshiron të ketë një jetë seksuale të mirë.

7 Femrat duan që meshkujt të jenë xhelozë, por vetëm pak
Kur ai interesohet, femrat ndjejnë se kanë vlerë për partnerin e tyre, por kur kthehet në posesivitet dhe bezdi, bëhen të padurueshëm. Ka femra, të cilat e provokojnë xhelozinë për të testuar partnerin e tyre.

8 Femrat u tregojnë shoqeve gjëra të përgjithshme
Femrat ndajnë me shoqet zënkat e jetës bashkëshortore, shqetësimet me vjehrrën, kunatën/in, por nuk tregojnë pjesën intime dhe dashurore të marrëdhënies. Atë pjesë e duan ta mbajnë për vete, të jetë sekreti i tyre i çmuar.

9 Femrat i duan partnerët e tyre me zemër, por trishtohen që nuk do ta ndjejnë emocionin e rënies në dashuri përsëri.
Shumica e femrave janë të varura nga dashuria dhe emocionet që përjetohen kur bien në dashuri. Kur janë në një marrëdhënie, kjo gjë u mungon, prandaj e kompensojnë duke parë filma romantikë, duke lexuar histori dashurie, sepse në fund familja/marrëdhënia është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Sekretet e femrave prej Fri 19 Apr 2013, 12:08

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
9 Femrat i duan partnerët e tyre me zemër, por trishtohen që nuk do ta ndjejnë emocionin e rënies në dashuri përsëri.
Shumica
e femrave janë të varura nga dashuria dhe emocionet që përjetohen kur
bien në dashuri. Kur janë në një marrëdhënie, kjo gjë u mungon, prandaj e
kompensojnë duke parë filma romantikë, duke lexuar histori dashurie,
sepse në fund familja/marrëdhënia është më e rëndësishme se gjithçka
tjetër
pffffffffff na e nxorri bojen


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons