Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Stalini nuk u vra prej Thu 14 Mar 2013, 00:56

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Stalini nuk u vra


Prej kohësh, ka pasur dyshime mbi rrethanat e vdekjes së ish-liderit të Bashkimit Sovjetik, Josef Stalin.

Megjithatë, dokumenta të publikuara për herë të parë pas 60 vitesh godasin teoritë e konspiracionit, duke mbështetur versionin zyrtar, atë të vdekjes nga shkaqe natyrale.

Autopsia prej 11 faqesh, e dalë nga arkivat e shtetit pas përfundimit të afatit 60-vjeçar të ruajtjes së sekretit tregoi se diktatori pësoi një infarkt dhe ndërroi disa orë më vonë, pasi një hemoragji në stomak i mbushi rrugët e frymëmarrjes me gjak, duke e asfiksuar.

I konsideruar si një hero për rolin e luajtur në fitoren e BRSS ndaj Gjermanisë Hitleriane në Luftën e Dytë Botërore, por gjithashtu përgjegjës për miliona jetë të humbura sovjetike, për shkak të politikave të dështuara ekonomike dhe represionit masiv, Stalini ndërroi jetë në 5 mars të vitit 1953, në moshën 73-vjeçare.

Sipas versionit zyrtar, lideri pësoi një infarkt rreth orës 6.30 të pasdites së datës 1 mars, por për shkak të autoritetit dhe frikës të padiskutueshme që ngjallte tek njerëzit, roja në hyrje të derës pati frikë të trokiste dhe të interesohej për shëndetin e tij, deri të nesërmen në mesditë.

Për shkak të kohës tepër të gjatë pa shenja jete nga dhoma e Stalinit, roja ndërhyri me shumë vonesë, duke gjetur liderin të shtrirë në agoni, i mbuluar me gjak dhe urinën e tij.

Sipas autopsisë, në kohën kur u lajmëruan mjekët e anëtarët e tjerë të Byrosë Politike, pasditen e 2 marsit, me shumë gjasa nuk kishte më asgjë për të bërë për Stalinin, pasi infarkti i kishte shkaktuar një trompozë, që goditi rëndë funksionet në pjesën e djathtë të trurit.

Stalini kaloi edhe tre ditë të tjera në agoni në dhomën e tij, ndërsa disa prej mjekëve më të mirë, me origjinë hebrehe, ishin internuar vetëm disa muaj më parë në gulage, në një fushatë famëkeqe antisemite spastrimi të kryera nga autoritetet e atëhershme sovjetike.

Rrethanat e vdekjes së Stalinit bënë që të spekulohej për helmimin e tij apo eliminimin në ndonjë mënyrë tjetër nga anëtarë të Byrosë Politike, si ish-ministri i Jashtëm, Vlaçeslav Molotov apo shefi i NKVD-së (më pas KGB-së), Lavrenti Beria, të cilët duket se ishin të radhës në listën e spastrimeve.

Megjithatë, fashikulli mbi rrethanat e vdekjes dhe autopsia zyrtare, hedhin poshtë përfundimisht këtë mundësi.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Stalini nuk u vra prej Fri 19 Apr 2013, 12:07

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
vra pa vra diktatoret nuk na hyjn shum npunn


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons