Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 SI TË DALLOSH GJOKSIN ME SILIKON! prej Tue 12 Mar 2013, 22:22

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


SI TË DALLOSH GJOKSIN ME SILIKON!


Gjithçka filloi si një lojë mes shoqesh, u thoja se isha në gjendje të dalloja nëse një gjoks ishte natyral apo produkt silikoni. Qeshnin, nuk e besonin. Mirëpo kur u dilnin fjalët e mia, habiteshin, si e dallove më thonin? U dukej e pabesueshme. Dikur, s’e dija fare që kishte silikon, e jo më të bëja diagnoza të këtij lloji. Me kalimin e kohës, për kuriozitet më shumë, mësova gjithçka mbi operacionin konkret… Kam parë nga afër vajza para dhe pas ndërhyrjes në gjoks. Ndryshimet janë të papërfytyrueshme… Miqtë e mi, në qoftë se doni t’i dalloni dhe ju femrat që kanë bëre operacion plastik në gjoks, lexoni pikat e mëposhtme dhe ju premtoj se pas disa minutash do të bëheni ekspertë:

FORMA

Zakonisht është mënyra më e lehtë për të dalluar një gjoks plastik, mjafton që gruaja të mos ketë reçipeta. Gjoksi natyral kur është i madh ngjan me lot. Është paksa i zbritur dhe u bindet ligjeve të gravitetit. Kur gjoksi është më i vogël, është e vështirë që të kuptohet nëse ka protezë silikoni.

Gjinjtë fallsë zakonisht janë të rrumbullaktë. Kjo rrumbullakësi është e dukshme pothuajse në të gjitha rastet ku është kryer ndërhyrje plastike. Sidomos, kur implantet janë vendosur aq lart, sa gjinjtë e fryrë duken si “top”. Megjithatë, kur shkon në një kirurg të mirë dhe paguan diçka më shumë, rezultati është i kënaqshëm dhe nuk krijon dyshime për vërtetësinë e tij.

LËVIZJA

E keni parë Pamela Anderson kur vrapon në Baywatch? Sigurisht që po! Aty, keni vërenjtur se gjoksi me silikon është autonom, lëvizë si do vetë… Thelbësisht, lëvizë simetrikisht, ku shkon njëri gji, shkon dhe tjetri. Nuk e di në qoftë se e keni vënë re, por kur një grua me gjoks natyral shtrihet në shpinë, gjinjtë i shkojnë anash, nuk rrinë drejt, ndërsa gjinjtë fallsë, rrinë të tendosur në një vend, dhe nuk lëvizin as majtas, as djathtas, duket sikur vështrojnë qiellin.

FORTËSIA

Ndoshta mënyra më e mirë për të arritur në një përfundim të sigurtë është prekja. Tani do më thoni, po arritëm që t’i prekim gjoksin ç’rëndësi ka në është i vërtetë apo fallsë?! Impiantet e silikonit nuk janë aq të buta sa është indi natyror i lëkurës. Pra, një shtrëngim i lehtë i gjirit, shumë lehtë mund të pasqyrojë të vërtetën. Kohët e fundit implantet e silikonit po bëhen gjithnjë e më të buta, me qëllim që të mos perceptohen kollaj. Në zbutjen e gjinjve me silikon mund të ndihmojë gjithashtu dhe masazhi i vazhdueshëm… Në qoftë se një grua që ka patur gjoks të madh dhe më vonë ka bërë protezë silikoni rrallëherë kuptohet.

GJEOMETRIA

Akoma dhe gjiri i gruas është formuar në përputhje me ligjet e natyrës. Ndaj dhe është e palogjikshme të shohësh thithka asimetrike në gjinj. Kur ndërhyrjet nuk janë të suksesshme, defektet në gjinjtë e grave janë të dukshme, thithkat shohin në drejtime të kundërta. Te gjinjtë natyralë, distanca mesatare e thithkave nga mjekra e gruas, është rreth 25 cm. Sa më e vogël është distanca, aq më shuma gjasa ka që gjinjtë të mos jenë natyralë. Gjithashtu, dhe hapësira e madhe midis gjinjve s’është gjë tjetër veçse një gabim kirurgjikal.

PRERJET

Çdo operacion ka nevojë për prerje kirurgjikale. Dhe kur flasim për gjinjtë, prerjet janë specifike. Në bazë të madhësisë së gjirit të mëparshëm, kirurgët vendosin se nga do të shtojnë silikonin. Prerjet më të zakonshme janë ato nën gji, përmes thithkave, ose anash gjirit. Sado punë e mirë që të bëhet nga kirurgu plastik, prerjet do të mbeten gjithmonë të dukshme. E vetmja mënyrë që të mos dallohet proteza e silikonit është ndërhyrja përmes pjesës së poshtme të barkut. Për shembull, ato gra që kanë lindur fëmijë me prerje cezariane, e kanë fare të lehtë ta mbulojnë një gjë të tillë. Mjeku inserton nga fundi i barkut një tub të mbushur me silikon drejt gjirit, pa lënë asnjë shenjë të dukshme.

TEMPERATURA

Mbani mend se gjiri fallsë zakonisht rri i ftohtë, vonon shumë për t’u ngrohur. /albstroka/


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons