Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Cudite e nje liqeni misterioz prej Mon 11 Mar 2013, 20:28

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Cudite e nje liqeni misterioz

Eshtë një tjetër liqen Viktoria, i cili shtrihet në Afrikë. Një vend i çuditshëm ku natyra gërshetohet me misterin.

Liqeni Viktoria shtrihet në 70.000 kilometra katrorë ndërmjet Ugandës, Tanzanisë dhe Kenias, paraqet burimin e dytë më të madh të ujit të freskët të pijshëm në botë dhe është më i madhi i këtij lloji në Afrikë, ndërkohë që njëkohësisht është edhe rezervuari kryesor i lumit Nil.

Në kuadër të liqenit me pamje jashtëzakonisht të bukura gjendet edhe një arkipelag me mbi 80 ishuj. Mirëpo, ai paraqet edhe risk të madh, pasi sipas zyrtarëve lokalë brenda një viti në të humbin jetën rreth 5 000 persona, qoftë si pasojë e rrethanave të çuditshme klimatike, qoftë rrugëve të këqija.

“Është shumë i rrezikshëm. Gjendeni në sipërfaqe e nuk e dini thellësinë e vendit mbi të cilin gjendeni. Madje edhe nëse dini mirë not, kjo nuk mund t’ju ndihmojë shumë”, – thotë Sem Kabonga, një peshkatar nga vendi Bugala.

Ai shton se secili peshkatar nuk ka mundësi të pajiset me rrip apo jelek adekuat për shpëtim, kurse barkat e vogla mund të zhduken lehtë në valët që formohen në liqe shkaku i mikroklimës së tij të çuditshme.“Ka raste që kur hyni në liqen koha është e mirë, por kur arrini në mes të liqenit përnjëherë fillon era e fuqishme, shiu, retë e dendura”, – sqaron Kabonga.

Meteorologu nga Uganda, Kalid Muëembe flet për arsyet për shkak të të cilave ky liqen është aq i rrezikshem.
“Për arsye se liqeni është kryesisht i ngrohtë dhe ka mjaft lagështi, prodhohet një sasi e madhe e energjisë potenciale konvektive, që prodhon re shiu dhe stuhi me bubullima dhe vetëtima, që mund të paraqesin rrezik shumë të madh”, – thotë ky meteorolog.

Me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, para pak kohësh këtu ka filluar aksioni provues për informimin me SMS të popullatës lokale të paktën një herë në ditë lidhur për kushtet e motit, që iu dërgohen në telefonat e tyre celularë.

Një aeroplan në të cilin ndodheshin shtatë vetë u rrëzua në liqenin Viktoria menjëherë pas fluturimit nga aeroporti Entebe në afërsi të Kampalës, kryeqendra e Ugandës.

Sipas autoriteteve lokale nuk pati të mbijetuar në këtë aksident. Zëdhënësi i armatës së Ugandës deklaroi se midis viktimave ka shtetas të Burundit, Ugandës dhe Afrikës Jugore. Kombësitë e katër anëtarëve të ekuipazhit tani për tani janë të panjohur. Dëshmitarët okularë konfirmuan se aeroplani ka shpërthyer në ajër, dhe më pas është rrëzuar në liqen dhe është fundosur. Aeroplani ka transportuar dërgesa për forcat paqeruajtëse në Ugandë, që janë stacionuar në Somali.

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën kur një anije është përmbytur në liqenin e Viktorias në Ugandë. Anija ishte fundosur, rreth 6 km larg destinacionit të saj, ishullit Kjata në liqenin Viktoria. Sipas dëshmitarëve okularë, anija është mbytur në mënyrë krejt të çuditshme. Fillimisht i janë fikur motorët dhe më pas ka filluar animi në krahun e djathtë. Autoritet lokale ende e kësaj dite nuk i kanë shpjeguar arsyet se përse u mbyt anija.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons