Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Shuhet ikona e Teatrit, Roland Trebicka. prej Wed 06 Mar 2013, 22:09

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shuhet ikona e Teatrit, Roland Trebicka. Amaneti për të afërmit: Mos qani për mua

Aktori i njohur Roland Trebicka nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë që e mundonte prej kohësh. “Mjeshtri i madh” i aktrimit, që njihej më së shumti si “Jovan Bregu” për shkak të rolit të tij në komedinë “Pallati 176”, i cili vijon të mbetet në kujtesën e artdashësve si interpretimi i tij më i mirë, është ndarë nga jeta pasditen e sotme në moshën 65-vjeçare. Mësohet se aktori i ka kaluar momentet e fundit të jetës me të afërmit në shtëpinë e tij në Tiranë.

Ndërkohë që në familjen Trebicka janë hapur dyert e mortit, vajza e aktorit ka bërë të ditur se babai i saj vdiq duke menduar për familjen, madje u ka lënë amanet që të mos qajnë e të mos dëshpërohen nga humbja e tij.

Ndërkaq në dyert e Teatrit Kombëtar është vendosur edhe lajmërimi për vdekjen e aktorit të madh, ndërsa homazhet në nderim të tij do të zhvillohen të enjten në ambientet e Teatrit nga ora 11:00-13:00.

Shenjat e sëmundjes iu shfaqën së tepërmi gjatë kohës që Trebicka po merrej me dramën "Një tablo absurde" në vitin 2011. Ai u kurua në një klinikë të specializuar në Paris të Francës, kundër kancerit në mushkëri, ku iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në kryeqytetin e Francës, për të u kujdes vajza e tij, që ndodhet prej vitesh me banim atje. Dy muaj pas shtrimit të tij në spital, qeveria shqiptare miratoi një fond për financimin e kurimit të aktorit, i cili mbante titullin "Mjeshtër i madh".

Së fundi Roland Trebicka pritej të kthehej në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e Seit Beut në dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit”, fituese e konkursit për dramën shqipe me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

MTKRS: DITE ZIE PER KULTUREN SHQIPTARE
Ministria e Kulturës e cilësoi humbjen e aktorit Roland Trebicka si një ditë zie për kulturën shqiptare.
“Shenjtëria qëndron dhe në një buzëqeshje ka thënë Nënë Tereza. Roland Trebicka ka dhuruar një jetë të tërë buzëqeshje për të gjithë. Të gjithë ne shpresuam se aktori i madh e fitoi betejën me vdekjen, na u duk se mrekullia ndodhi. Qysh sot e tutje, skenave së teatrit shqiptar do t’u mungojë sharmi i këtij gjeniu të humorit. Do t'i mungojë familjes, spektatorit, por ai e la veten në artin kombëtar shqiptar të skenës. U prehtë në paqe! Artistët janë gjithmonë mes njerëzve të gjallë. I përjetshëm Emri Yt!”- thuhet në mesazhin e Ministrisë së Kulturës.

MARGARITA XHEPA: U HIDHËROVA KUR MËSOVA VDEKJEN E ROLANDIT NË NEWS24
Në një lidhje telefonike me studion e "News24", aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa u shpreh e tronditur mbi vdekjen e Roland Trebickës.
“U hidhërova shumë kur dëgjova për vdekjen e tij në News24. Ishte babai i komedisë. Spikaste ndër aktorë. Ai kishte batuta dhe pa folur, sepse shikimi i tij ishte kaq domethënës, ishte kaq i vecantë, nuk fjalë të shpreh boshllëkun që krijohet me ndarjen nga jeta të Roland Trebickës”.

SUELA KONJARI: SKENA SHQIPTARE KA HUMBUR NJË KOLOS
Në një lidhje telefonike në “News24”, edhe aktorja Suela Konjari deklaroi se humbja e Roland Trebickës është një humbje për të gjithë. Përmes lotëve, zonja Konjari tha se “skena shqiptare ka humbur një kolos, ka humbur një aktor të mrekullueshëm. Janë humbje të thella që jam e sigurt që do të shënojnë tek të gjithë ne. Rolandi ishte i madh në jetë, i madh në skenë, i madh si mik, i madh si baba.”

ZAMIRA KITA: KORÇA ESHTE KRENUAR GJITHE JETEN ME ROLANDIN
Për aktoren Zamira Kita humbja e Roland Trebickës ishte e papritur dhe shumë e dhimbshme. Ajo deklaroi për “News24” se Korça është krenuar gjithë jetën dhe do të krenohet gjithnjë me aktorin korçar Roland Trebicka.

“Jam shumë keq në këtë moment, nuk gjej dot fjalët. Eshtë tejet e dhimbshme. Nuk e besoj dot që ai nuk do të jetë më. Ai më telefononte shpesh për vajzën time. Më pyeste si e ke vajzën. Nuk kishte ditë që të mos komunikonim bashkë, ishte një nga miqtë e mi më të mirë.”- deklaroi Kita.

EDI RAMA: KOMIK I PASHOQ, NJERI I MREKULLUESHËM
Kryetari i Partisë Socialiste ka ngushëlluar në rrjetin social Twitter dhe Facebook mbi vdekjen e aktorit të madh, Roland Trebicka.
“Cfarë lajmi i keq vdekja e Roland Trebickës! Komik i pashoq, njeri i mrekullueshëm, i lehtë dheu, ngushëllime familjes e miqve të të ndjerit”.

REGJIZORI ALFRED BUALOTI: NË SKENË DERI NË FUND, SËMUNDJA NUK E MPOSHTI
Regjizori Alfred Bualoti ndau me mikrofnin e News24 momentet e punës që ka kaluar gjatë viteve me Roland Trebickën.

“Kujtimet janë të panumërta. Moment kaq tragjik dhe i parakohshëm për talentin dhe dëshirën e tij, sidomos për të luajtur në skenë. Ai dhe pse nuk e thoshte nga mënyra sesi vepronte donte që dhe frymën e fundit ta kishte në skenë. Dhe pse kishte sëmundje të rëndë, ai nuk reshti së krijuari për rolin tij, angazhimin tij. Për humorin e tij se ajo na ka mbetur në kujtesën tonë. Ai vetëm buzëqeshte, na bënte të qeshnim, të krijonte një atmosferë që zor se vijnë më për tërë jetën. Jam i bindur që të gjithë do mbajnë kujtime të mrekullueshme nga aktori Roland Trebicka”.

ANDON QESARI: PALLATI 176 NUK DO BËHEJ I FAMSHËM NËSE DO I MUNGONTE TREBICKA
“Nuk dua të qaj se kjo ishte dhe porosia e fundit e Trebickës. Por teatrit shqiptar i iku gjeniu i Komedisë dhe padyshim Teatrit i humbi një gjigand i kësaj gjinie. Shumë e vështirë të identifikohet një aktor me personazhin. Dhe Trebicka njihet si Jovan Bregu i ‘Pallatit 176’. ‘Pallati 176’ nuk do ishte ajo vepër që është nëse në të nuk do të ishte Roland Trebicka. Nuk ka ndodhur në histori që një vepër teatrore të shfaqet 154 herë”.

KICO LONDO: Sot pa ty ne jemi më të varfër
Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Kico Londo përcolli gjithashtu sot ngushëllimet mbi humbjen e e aktorit të madh të skenës së teatrit, Roland Trebicka.

“Nuk do ta harroj kurrë herën e fundit kur të pash! Miku im i shtrenjtë!Sot ti i kapërceve kufijtë e tokës për të prekur me siguri fytyrën e Zotit. Ti ishe me fat se njohe ne tokën që deshe suksesin e madh dhe me talentin tënd të pazakontë e ngrite shpirtin njerëzor në një vend më të lartë.
Sot pa ty ne jemi më të varfër. Unë ndihem me fat që të takova, të njoha dhe të duartrokita ty. Udhëtim të mbarë miku im!”

KARRIERA E ROLAND TREBICKES
Roland Trebicka lindi në Korçë në vitin 1947. Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin "Debatik", më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Prirja e tij e jashtëzakonshme për humor spontan, i siguroi një pozitë të "privilegjuar" në kohën e shërbimit ushtarak. Vitet në këtë trupë profesioniste ku debutuan edhe aktorë të tjerë, të cilët më vonë do të bëheshin të famshëm në fushën e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koço Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj, ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale për sensin e jashtëzakonshëm të humorit brenda dhe jashtë skene, në rol dhe jashtë rolit.

Ishtë mjeshtër i farsës dhe i groteskut, që e bazoi lojën e tij në një fantazi të shfrenuar dhe improvizime të paparashikueshme, jo vetëm për shikuesit, por edhe për partnerët. Nga ana tjetër është kampion i përkushtimit dhe disiplinës në punë. Këto cilësi të tij e kanë bërë një nga aktorët më të kërkuar nga regjisorët. Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë "Pallati 176".
Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumta. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek "Magjia e madhe", Zganarelit tek "Don Zhuani", Hlestakovit tek "Inspektori" ("Revizori")... tek "Një burrë me trëndafil".

Në vitin 2002, për rolin e rojës tek "Mbreti po vdes", Trebicka ishte kandidat për çmimin "Aktori më i mirë mbështetës" në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden "Ëndërr për një karrige" (Vaska) dhe "Koncert në vitin 1936" (Nesti).


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Shuhet ikona e Teatrit, Roland Trebicka. prej Fri 08 Mar 2013, 12:04

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Qoft i bekuar kujtimi perhershem u preht ne paqe(qoft i xhennetit)e ngushellime per familjaret e tij


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons