Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 10 vrasjet më të bujshme të Cosa Nostra-s prej Sun 03 Mar 2013, 23:22

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Ja cilat janë 10 vrasjet më të bujshme të Cosa Nostra-s

Kushdo që u mundua, provoi të hidhte sado pak dritë apo të kryqëzonte “Cosa Nostra”-n pati një fund tragjik. Mafia organizoi vrasjet më të bujshme kundër atyre që gabuan duke shkelur në “dërrasë të kalbët” apo që guxuan të zbulonin punët e bosëve të mëdhenj. E jo vetëm për ata. Ekzekutimet më të mëdha fillojnë me vetë bosët e “Cosa Nostra”-s si Mikele Nevarra apo Mikele Kavataio.

Më vonë, vrasje spektakolare u cilësuan ekzekutimi i Xhovani Falkones, Paolo Borselinos, Roko Kiniçit, Pio la Torres, Salvo Limas, Karlo Alberto Dala Kiezas, Gaetano Kostas, Xhuzepe Montanaas, etj. Dikush apo shumëkush nuk dëshironte që dy prokurorët, Falkone dhe Borselino të ecnin më tej në punën e tyre, sepse ata kishin filluar të ecnin në “tokë të ndaluar”, kishin filluar të cënonin interesa deri atëherë të paprekshme, dhe se shikonin që ata nuk ndiheshin vetëm. I pari “rrëzohet” Falkone më 23 maj 1992, dhe pas tij, “në kuadrin e 56 ditëve” (siç konsiderohej na mafia në kuadrin afateve të hakmarrjes , më 19 korrik 1992 do të vinte radha e Paolo Borselinos dhe rojeve të ekskortës, Agostino Catalano, Valter Kosima, Vincendo Li Muli, Emanuela Loi dhe Klaudio Traina. Për ekzekutimet e tyre u akuzuan Toto Riina dhe Salvatore Biondino. Ndërsa, personi që ka shtypur telekomandën për vrasjen e Falkones është Xhovani Bruska, i cili është arrestuar dhe është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.
EMANUELE BAZILE
Karabinieri që kishte dëshmi të forta për mafian
Emanuele Bazile ishte karabinieri më i respektuar dhe më i famshëm i Monrealit, që u vra nga anëtarët e “Cosa Nostra”-s, ndërsa po kthehej nga një festë për në shtëpi, së bashku me gruan, Silvanën dhe vajzën dyvjeçare, Barbaran. Bazile kishte zbuluar prova dhe dëshmi të forta për rrjetin dhe aktivitetin e “Cosa Nostra”-s dhe nëse mafia nuk do ia kishte prerë në mes këtë nismë karabinierit 31-vjeçar, ai premtonte arrestime mjaft të bujshme të bosëve të mëdhenj të mafias. E në të vërtetë, nuk qe e thënë që t i shkonte deri në fund kësaj çështjeje, pasi u ekzekutua në sy të familjes së tij 4 majin e vitit 1980. Pas vdekjes ai u vlerësua nga shteti italian me Medaljen e Artë “Për kontributin e dhënë në luftën kundër krimit”.

GAETANO KOSTA
Prokurori i ekzekutuar disa ditë para arrestimeve
Prokurori i famshëm i Palermos në vitet 80-të, Gaetano Kosta, u vra vetëm disa ditë para se të kryheshin disa arrestime mjaft të rëndësishme të krerëve të “Cosa Nostras”, për të cilët kishte siguruar provat e mjaftueshme dhe kishte prerë fletë-arrestet. U vra mëngjesin e 6 gushtit të vitit 1980, vetëm disa hapa larg shtëpisë së tij, nga katër plumba pistoletaash të dy “killerë”-ve. Ekzekutimi i tij u interpretua me faktin se sapo kishte lëshuar një urdhër- arresti për bosin e madh të “Cosa Nostra”-s, Rosario Spatola. Madje për këtë veprim, i kishin dalë kundër edhe kolegët e tij, të cilët kishin refuzuar që ta firmosnin. Ai u shpall fajtor nga mafia, vetëm sepse kishte respektuar ligjin dhe kishte tentuar të kryqëzonte bosët e saj.

PIO LA TORRE
“Aksidenti” vdekjeprurës për policin e betuar
Pio la Torre ishte një polic i thjeshtë siçilian që kërkonte të luftonte mafian me çdo kusht. Ai ka lindur në provincën e Palermos më 24 dhjetor të vitit 1927. Pasi mbaroi studimet, u kthye në Siçili i zgjedhur si deputet dhe kërkoi të drejtojë një betejë të madhe që, sipas tij, ishte ajo e luftës kundër mafies. Për La Torren, mafia përbënte një rrezik të madh jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Mesdheun. Por ai filloi të gërmonte shumë, aq sa bosëve të “Cosa Nostra”-s nuk u pëlqeu dhe kërkuan ta hiqnin qafe. Kështu, mëngjesin e 30 prillit të vitit 1982, teksa La Torre së bashku me një kolegun e tij ishin vënë në ndjekje të një makine të dyshimtë, makinës së tyre i afrohen dy motorë dhe i qëllojnë për vdekje.

KARLO ALBERTO DE LA KIEZA
Vrasja e gjeneralit që zbuloi lidhjet e politikës me krimin

Vrasja e gjeneralit të policisë italiane, Karlo Alberto Dela Kieza është konsideruar si ekzekutimi më i bujshëm i mafias për kohën. Dela Kieza, i lindur më 27 shtator të vitit 1920 në Saluzo, ishte një nga gjeneralët më të njohur dhe më të respektuar të Italisë. Madje, ishte cilësuar “gjenerali i përkryer”. E nëse nga populli i thjeshtë dhe pushtetarët e ndershëm italianë ai shihej me sy të mirë, përshtypje të kundërta me këto kishte lënë tek mafia. De la Kieza kishte hyrë në ullukët e zbulimit të një sistemi ryshfeti, që për shume vjet kishte ruajtur të balancat midis politikanëve të korruptuar, afaristëve dhe kulmit të “Cosa Nostras”. Kjo punë i kushtoi ekzekutimin në një atentat mafioz në 3 shtatorin e vitit 1982.

ROKO KINIÇI
Cosa-Nostra eliminon me autobombë shefin e hetuesisë
Roko Kiniçi ishte shefi i Paolo Borselinos, kur në 1975 u emërua hetues në Prokurorinë e Palermos. Thelbi antimafie i Prokurorisë së Palermos përbëhej nga tri prokurorë; Borselino, Falkone dhe Barrile, të cilët punonin përkrah njëri-tjetrit, duke vënë në punë gjithë profesionalizmin e tyre, nën drejtimin mjeshtëror dhe nxitës të shefit të hetuesisë, Roko Kiniçi. Mafia filloi të ndjente goditjet e kësaj pune dhe, në këtë formë filloi të lëvizte. Do të kërkonte të rrëzonte me dhunë protagonistët që guxuan të zbulonin rrjetin e “Cosa Nostra-s”. E kështu, më 4 gusht 1983 do të vriste shefin e hetuesisë, Roko Kiniçi dhe rojet e tij, me një autobombë.

XHUZEPE MONTANA
Plumba në plazh kreut special të antimafias

Komisari Xhuzepe Montana ishte dirigjenti i skuadrës speciale antimafia të Palermos. Ai ishte cilësuar si një investigator i vendosur i kriminalitetit të mafias. Bashkë me mikun e tij, Antonio Kasara, ai kishte drejtuar disa operacione të suksesshme, të cilat kishin vënë në pranga dhjetëra bosë të mafias. Madje, komisari Bepe Montana, siç njihej ai, kishte arrestuar dy mafiozë mjaft të rëndësishëm. Katër ditë pasi kishte kryer arrestimet e rëndësishme, ndërkohë që Bepe Montana ndodhej në plazh në shoqërinë e të fejuarës, më 28 korrik të vitit 1985 ai vritet në një atentat. Dy persona, të cilësuar si “killer” të mafias, pasi e qëlluan për vdekje, u larguan nga vendi i ngjarjes.

XHOVANI FALKONE
Hakmarrja mbi gjykatësin e famshëm, që kishte dënuar 474 mafiozë

Falkone ka lindur në 18 maj 1939 në Palermo, ishte një gjykatës italian i specializuar për ndjekjen e krimeve të “Cosa Nostra”-s. Ka qenë i njohur për gjyqet e tij, ku nga 474 mafiozë, 360 janë dënuar për krime të rënda dhe 119 janë dënuar në mungesë. Sekretet e mafies, Falkone i mori nga Tomaso Busketa, mafioz sicilian. Falkone u vra së bashku me gruan e tij dhe tre policë më 23 maj 1992. Makina në të cilën ata udhëtonin shpërtheu nga një bombë, që ishte vendosur në segmentin e rrugës në të cilën ata po udhëtonin. Vrasja ishte organizuar nga Salvatore Riina, si një hakmarrje ndaj Falkones në dënimet që ai kishte dhënë në gjyqin e madh të varjeve.

PAOLO BORSELINO
Gjykatësi që donte të vazhdonte rrugën e Falkones, por shkeli “në dërrasë të kalbur”

Miku i ngushtë i Falkones, Paolo Borselino, përfundoi magjistraturën në të njëjtën kohë me të. Të dy kishin vendosur që bashkë të luftonin mafian, e pas vdekjes së Falkones, Borselino vendosi që të vazhdojë punën e lënë në mes të Falkones pas vrasjes së tij. Borselino filloi të shkelte në atë që quhej “tokë e ndaluar” e familjeve mafioze, kryesisht të “Cosa Nostras” dhe bosëve të mëdhenj nuk u erdhi aspak mirë që ai po i “fuste hundët” kaq shumë. Kështu, në kuadrin e 56 ditëve nga vrasja e Falkones më 19 korrik 1992, ishte radha e Paolo Borselinos dhe rojeve të ekskortës, Agostino Catalano, Valter Kosima, Vincendo Li Muli, Emanuela Loi dhe Klaudio Traina. Për ekzekutimet e tyre u akuzuan Toto Riina dhe Salvatore Biondino.

ÇEZARE TERRANOVA
Hodhi dritë mbi rrjetin “Cosa Nostra”, gjë që i solli lavdinë dhe vdekjen.
Një nga njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë së asaj kohe në Itali ishte edhe Çezare Terranova, i cili u përpoq të hidhte pak dritë mbi “Cosa Nostra”-n. Në fakt kjo ishte detyra e tij, por që i solli edhe fundin e një karriere të shkëlqyer. Mafia, mëngjesin e 25 shtatorit të vitit 1979, organizoi ndaj tij në Palermo atentatin e përgjakshëm, ku mbeti i vrarë Terranova dhe bashkë me të edhe karabinieri Lenin Mancuso. Terranova nuk mbahet mend vetëm si një nga njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë, por edhe si deputet dhe si anëtar i Komisionit Parlamentar të Antimafias. Puna e tij u lidh shumë me çështjen e zbulimit të rrjetit të madh të mafies, por gjithçka iu pre në mes.

BORIS XHULIANO

Investigatori i viteve 8-të, provat që i kushtuan kokën

Në vitet 80-të, Boris Xhuliano u cilësua si investigatori më i suksesshëm i policisë dhe skuadrës së Palermos. Ai përdori metodat më speciale të hetimit për të zbuluar lidhjet që kishin politikanët në fund “70-të më mafien dhe në fakt, deri diku ia arriti qëllimit. Kjo u cilësua si një sukses i Xhulianos për vetë faktin se proceset gjyqësore deri në ato vite, të gjitha kishin dështuar për mungesë provash. E në të vërtetë, Xhuliano këtë kërkonte, që të gjente provat e nevojshme që implikonin zyrtarët me mafien e “Cosa Nostra”-s. Por puna e tij u pre në mes, pasi kishte shkelur në rrugën e gabuar. Mafia organizon një atentat ndaj tij, më 21 korrik të vitit 1979 në Palermo, ku ai mbetet i vdekur.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
XHUZEPE MONTANA
Plumba në plazh kreut special të antimafias

Komisari
Xhuzepe Montana ishte dirigjenti i skuadrës speciale antimafia të
Palermos. Ai ishte cilësuar si një investigator i vendosur i
kriminalitetit të mafias. Bashkë me mikun e tij, Antonio Kasara, ai
kishte drejtuar disa operacione të suksesshme, të cilat kishin vënë në
pranga dhjetëra bosë të mafias. Madje, komisari Bepe Montana, siç njihej
ai, kishte arrestuar dy mafiozë mjaft të rëndësishëm. Katër ditë pasi
kishte kryer arrestimet e rëndësishme, ndërkohë që Bepe Montana ndodhej
në plazh në shoqërinë e të fejuarës, më 28 korrik të vitit 1985 ai
vritet në një atentat. Dy persona, të cilësuar si “killer” të mafias,
pasi e qëlluan për vdekje, u larguan nga vendi i ngjarjes.
ky mbiemri monttanna dallohet gjithmon x trimeri po e paskan vra si komisarin ktu nburrel


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons