Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Eldora: Jam talasemike
Eldora është 27-vjeçarja nga Tirana, e cila thuhet se fsheh sekretin “jam talasemike”. Është rritur në Berat dhe prej disa vitesh jeton në Tiranë me familjen. Ajo ka mbaruar studimet për Gjermanisht dhe aktualisht po ndjek studimet e dyta, në degën e Infermierisë, e cila ka qenë një dëshirë e saj e hershme. Gjithashtu, prej disa kohësh punon në një agjenci udhëtimi, duke pasur kështu një tjetër profesion në CV-në e saj.
Anaidi: Ushtroj Taekwondo
Anaidi, 27-vjeçari nga Tirana, thuhet se identifikohet me sekretin e Taekwondos. I lindur dhe rritur në Tiranë, Anaidi është identifikuar me epitetin “çuni i lagjes”, që e njohin të gjithë. Përtej pamjes sportive dhe çapkëne, qëndron një djalë i zgjuar dhe me botë të pasur, që ka studiuar Gazetari, profesion të cilin pret që ta ushtrojë. Jeta e tij ka qenë një aventurë, ku asnjë ditë nuk i ngjante tjetrës.
Xhimi: Jam i martuar
Xhimi është banori 44-vjeçar, i cili vjen nga Athina për të marrë pjesë në lojën e “Big Brother 6”. Ai ka hyrë me profilin e njeriut të lirë, por thuhet se është pikërisht ai që fsheh sekretin e lojtarit të martuar. Xhimi e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke shëtitur e jetuar në qytete të ndryshme të Europës, pasi gjithnjë ka dashur të jetë një shpirt i lirë. Një nga pengjet e rinisë së tij është aktrimi, të cilin nuk mundi ta realizonte dot.
Iliri: Di 1000 tekste këngësh përmendësh
Iliri, është 27- vjeçari që vjen nga Firence, qyteti ku jeton prej 9 vitësh, dhe që e adhuron jetesën atje në çdo aspekt. Është larguar nga Shqipëria për arsye studimi dhe pret të diplomohet në Universitetin e Firences në degën e Arkitekturës. Karakteri i tij energjik dhe dëshira për protagonizëm, janë tiparet që i vlerëson më shumë te vetja, të cilat është i sigurt që do t’i japin shumë dorë në këtë reality. Nga kërkimet tona për këtë banor të “BB 6”, mendojmë se kemi qëlluar në shenjë me zbulimin e sekretit të tij, që është “di 100 tekste këngësh përmendësh”. Në një nga profilet e tij në rrjetet sociale kemi zbuluar një arkiv të pasur të këngëve të tij të preferuara, dhe shumë foto interesante me femra, që tregojnë jetën plot aventuara që ai ka bërë para hyrjes në lojë. Gjithashtu, në atë profil ai tregon se këndon në klube nate, gjë që nuk e ka thënë brenda në shtëpi deri tani.
Elena: Në moshën 4-vjeçare kam pirë duhan për arsye shëndetësore
Elena Lika është banorja më e vogël deri tani, vetëm 18 vjeçe dhe jeton në Tiranë. Edhe pse e shohim që në shtëpi nuk pi cigare, kemi zbuluar se sekreti i saj, që e ruan me fanatizëm, është pikërisht ai i pirjes së cigares që katër vjeçe, për arsyen se ka pasur rrjedhje gjaku nga hundët.
Altina: Jam fanse e Real Madridit
Pyetjes së Elonës, banores së ardhur nga Parisi, nëse ajo është lesbike, Altina iu përgjigj kategorikisht “Jo”. Ndërkohë që padashur ajo në përgjigjen e saj zbulon sekretin personal, ndërsa përgjigjet se që e vogël ka luajtur futboll dhe ka qenë tip çuni. Kështu, 26-vjeçarja nga Gjakova zbulon sekretin e fanses së Real Madridit. Altina vjen nga Gjakova dhe është diplomuar për Aktrim në Akademinë e Arteve në Prishinë.
Shpendi: Prej 11 vjetësh kujdesem për një person me nevoja specifike
Shpendi, 30-vjeçari nga Prishtina, thuhet se ka këtë sekret. Ai vjen nga kryeqyteti i Kosovës, ku ka menaxhuar me sukses një biznes privat. Ai sapo ka dalë nga një marrëdhënie e gjatë me ish-gruan e tij, që përfundoi në divorc.
Joana: Kam 100 palë këpucë
Joana, 26-vjeçarja nga Tirana që jeton mes Greqisë dhe Shqipërisë, duket se mban sekretin e manisë për këpucët, dhe ka 100 palë të tilla. Aktualisht jeton vetëm në Tiranë, pasi e gjithë familja e saj jeton në Greqi. Ka studiuar Farmaci dhe ëndrra e saj më e madhe është që të ketë një farmaci të sajën.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
eh e kjo altina qenka e cmenme pas futblloit si un pas juves


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons