Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Vegjetarianet do te fillojne te hane mish prej Wed 27 Feb 2013, 17:32

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shkencetaret tane kane gjetur menyren e rritjes se mishit artificial - nje deklarate te tille te bujshme, madje sensacionale, kane bere kohet e fundit inxhinieret amerikane nga kompania Modern Meadow. Ata kane paraqitur teknologjine unikale per prodhimin e mishit artificial.

Ne baze te procesit ne fjale qendron metoda e prodhimit te fibrave te mishit nga qelizat e indeve te muskujve te kafsheve, te perftuara me ane te biopsise. Keto fibra i ngjeshin (i presojne) ne forma te ndryshme, kurse me pas i rrisin ne nje bioreaktor. Zhvilluesit e quajne me shaka pajisjen, e cila i jep lendes fillestare formen e biftekut - printer, kurse vete lenden e pare - biongjyra (biobojera), me te cilat mund te pikturohet bota e mrekullueshme e se ardhmes pa dhune ndaj kafsheve. Ne menyre te ngjashme kompania Modern Meadow planifikon te lansoje edhe prodhimin e mallrave prej lekure.

Ideja e marre ne vetvete eshte e denje per respekt. Ju mund te imagjinoni se sa jete kafshesh do te shpetojne analoget "artificiale" te mishit dhe lekures. Pervec kesaj, eshte plotesisht e mundur qe ne te ardhmen kjo metode te dale shume me ekonomike se sa cikli i plote i prodhimit te mishit natyral, i cili fillon qe nga rritja e kafsheve, mbajtja, perkujdesi, ushqimi i tyre, kurse me pas therja, transportimi e keshtu me radhe.

Megjithate, nuk eshte absolutisht e qarte se cfare ndikimi do te ushtroje ne shendetin e njerezve perdorimi i mishit artificial. Mendimin e vet e shprehu per Radiokompanine "Zeri i Rusise" mjekja dietologe ruse Marina Capovic:
- Askush nuk e di se cfare efekti do te kete ne shendetin tone "mishi" ne fjale pas 10-15 vitesh si dhe per brezat e ardhshem. Pa kujtoni per nje moment se cfare euforie e pushtoi njerezimin kur u krijuan produktet e para ushqimore te modifikuara gjenetikisht. Kurse tani ne jemi duke u kujdesur seriozisht qe keto "kryevepra" te progresit shkencor te mos gjendet kurrsesi ne tryezat tona. Praktika tregon se vetem produkte natyrale jane te dobishme per shendetin. Une kam ndjekur me interes te madh fatin e ketij zhvillimi, por veshtire se do t’u rekomandoj ndonjehere pacienteve te mi perdorimin e nje mishi te tille (artificial).

Shprehet gjithashtu skeptik ne lidhje me krijimin e mishit artificial edhe Peter Shekaljov, i cili praktikon te ushqyerin vegjetarian:
- Une, personalisht, mendoj se kjo ide eshte krejtesisht e pakuptimte, sepse ata qe duan te heqin dore nga mishi, e refuzojne perdorimin e tij edhe pa zevendesues. Kurse ata qe e duan mishin do ta perceptojne si nje fyerje idene e krijimit te mishit artificial.
Keshtu pra, nese do te jete nje revolucion i vertete mishi artificial ne sistemin e ushqimit apo ideja e perdorimit te tij do te vdese pa gjetur asnje rezonance tek konsumatoret, vete koha do ta tregoje.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Vegjetarianet do te fillojne te hane mish prej Wed 27 Feb 2013, 21:02

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
iiiiiiiiiiiiiiii sot e mijra s;haj mish jo zoti mos e dhonttt


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons