Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 7 pyetje Blerim Destanit prej Tue 19 Jul 2011, 18:15

Vizitor

avatar
Vizitor
Pas pjesëmarrjeve dhe sukseseve të njëpasnjëshme ndërkombëtare si aktor, ç’oferta kinematografike kanë bujtur për Blerim Destanin?Blerim Destani: Zakonisht nuk preferoj të flas vetëm për plane, parapëlqej të flas pasi projektet realizohen. Por po ju them se planet janë të shumta. Nuk kam shumë që jam kthyer nga Los Angelos, ku kisha disa takime të rëndësishme me regjisorë të rëndësishëm në kinematografinë ndërkombëtare. Isha edhe në disa kinoprova dhe tani po pres finalizimet e negociatave.2. Ku po jeton tani?Blerim Destani: Natyra e punës sime është e tillë që kërkon edhe shumë udhëtime dhe mund të them se jetoj atje ku edhe punoj. Unë kam shtëpi në Dyseldorf, Tetovë dhe Los Angelos, por mund të them se jetoj edhe në Tiranë e Prishtinë, pasi këto vende i ndiej si vende të mia. Kësisoj ndihem në kohën që kaloj në këto vende. 3. I ngjan një garuesi në Formula Uno në krye të një karriere të shpejtë, ju kanë krahasuar me Bekim Fehmiun.Blerim Destani: Bekim Fehmiu për mua ka qenë dhe mbetet një frymëzim i pashtershëm. Pikërisht rrugëtimi i tij drejt një karriere ndërkombëtare që në moshë të re më frymëzoi që edhe unë të drejtoja shikimin përtej vijës së horizontit. Ai e pari e hapi atë rrugë përtej horizonteve dhe na mbetet neve që ta ndjekim atë rrugë. Deri tani jam i kënaqur me rrugën time në karrierën time dhe ende kam rrugë të reja që më presin t’i shkel në horizontet e reja që më presin. 4. Çfarë kapërcen gjithmonë, edhe pse të pengon, drejt suksesit?Blerim Destani: Nuk më pengojnë thashethemet, si dhe komentet joprofesionale. Tashmë jam mësuar t’i konsideroj si gjëra që nuk ia vlen as të komentohen. Unë besoj në profesionin tim dhe në profesionalizmin tim. 5. Ndryshimet që krijon ndryshimi i kohës?Blerim Destani: Kalimi i kohës tek çdo njeri nënkupton edhe shtresëzim të përvojës jetësore. Pra, ndihem më me eksperiencë dhe më i përgatitur për sfidat e radhës. 6. Nëse do të duhej, a ekziston një zgjedhje parësore morinë e vlerave?Blerim Destani: Do e kisha shumë të vështirë të zgjedh një gjë si më të çmuarën. Pasi unë ato gjëra vërtet i kam më të çmuara dua t’i mbaj ashtu, pra vetëm për mua. Gjërat më të shtrenjta për mua shënojnë pikat më të rëndësishme në jetën dhe karrierën time dhe ato i kam pika reference për të ardhmen.7. Mësimi i fundit që të ka dhënë jeta?Blerim Destani: E gjithë jeta është një përvojë. Ndërsa përvojat janë mësimet më të mira në jetë. Nga ky këndvështrim mund të them se unë kam pasur mësime shumë të çmuara nga jeta, duke e çmuar më së shumti pikërisht atë vetë, pra jetën. Jeta është një kohë e çmuar për çdo njeri dhe duhet çmuar dhe shijuar në mënyrë maksimale.Në reklamën e GentivisBlerim Destani: Po e përsëris një gjë që e kam thënë disa herë, unë ndaj gjërave të bukura nuk jam indiferent. Për mua personalisht parfumi është një gjë e lidhur me të bukurën dhe aftësinë për ta shijuar të bukurën. Oferta për reklamën e Gentivis ishte një ide e bukur, prandaj edhe e pranova. “Shpresoj ndryshime sentimentale”Blerim Destani: Jeta e shëndoshë sentimentale për çdo njeri është ajo që rigjeneron energjitë. Dhe në këtë kontekst unë jam i kënaqur pasi jam përplot me energji. Shpresoj se edhe ndonjë ndryshim i mundshëm në jetën sentimentale do të më shtojë edhe më shumë rigjenerimin e energjive.Me markë xhinsesh nëpër botëBlerim Destani: Jam i kënaqur pasi këto prodhime janë tashmë të njohura në treg dhe po vazhdojnë me prezencën e vet në treg. Mendoj jo vetëm për tregun shqiptar por për tregun ndërkombëtar. Në një të ardhme të afërt do pasojë edhe një fushatë promovuese dhe do përforcohet prania në treg.

Magdalena Alla SHEKULLI

2 Re: 7 pyetje Blerim Destanit prej Thu 14 Feb 2013, 11:26

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
pak i paski beeee


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons