Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

A është gjetur më në fund materia e zezë?

Shkecetaret jane duke u pergatitur te nxjerin raundin e pare te rezultateve nga nje eksperiment ne International Space Station.Detektori i grimcave Alpha Magnetic Spectrometer eshte instaluar ne stacion gjate misionit te anijes se hapesires ne maj 2011. Qe atehere, instrumenti 2 bilion $, nje bashkepunim ndermjet 60 instituteve ne 16 vende, kane ngritur nje mal te dhenash, duke perfshire edhe nje numerim te 7.7 bilion elektrone dhe pozitrone (homologu antimaterie i elektroneve).Ne te pergjithshmen, numri i grimcave i intereson shkencetareve me pak se sa raporti ndermjet te dyjave. Ideja eshte te percaktohet nese ka me shume grimca antimaterie se sa materie, dhe nese eshte keshtu, te percaktohet se saktesisht ne cfare niveli energjie ndodh pabarazia."Ajo cfare ne po kerkojme ne raportin ndermjet pozitroneve dhe elektroneve eshte nje ngritje dhe me pas nje ulje dramatike. Ky eshte nenshkrimi kyc qe do te vinte nga materia e zeze qe asgjeson kuroren e drites," - tha Michael Turner, drejtues i Kavli Institute per Fiziken Kozmike ne Universitetin e Cikagos.Drita te ciles i referohet Turner, eshte kurora e drites se galaksise Rruga e Qumeshtit, rajoni marane diskut qendror te yjeve dhe pluhurit. Nese modelet aktuale teorike jane te sakta, ka nje pellg gjigand me materie te zeze - ndoshta e madhe sa 1 milion vjet drite pertej - qe mbulon galaksine e dukshme, qe eshte rreth 100.000 vite drite ne diameter.Pas numrave te AMS ndodhet nje mister 80 vjecar ne lidhje me se pse galaksia jone - dhe universin gjithashtu - qendron bashke, pasi pavaresisht nga bolleku i yjeve, galaksive dhe gazrave, ka shume pak per ta mbajtur te bashkuar ne menyre gravitacionale.Fizikantet vleresojne qe materia e dukshme llogaritet si rreth 4 % e perbajtjes se universit. Materia e zeze, e cila nuk eshte e zeze si " e zeza", por e zeze si nje dicka e padallueshme me ane te rrezatimit elektromagnetik, perben rreth 24 %. Pjesa tjeter eshte nje force akoma me ekzotike dhe e panjohur qe quhet energjia e zeze.Nje ide ne lidhje me materien e zeze eshte se edhe pse ne nuk mundemi ta dallojme ate ne menyre direkte,ne mund te zbulojme gjurmet e saj."Ne fakt nuk po ndervepron shume. Shpresa eshte qe te nderveproje te pakten paksa." - Lisa Randall, nje fizikante teorike ne Universitetin e Harvardit tha ne takimin e American Association for the Advancement of Sciencesne Boston.AMS nuk eshte instrumenti i vetem qe eshte ne gjueti te materies se zeze. Large Hadron Collider, per shembull, eshte munduar te prodhoje grimca te materies se zeze - deri tani pa ndonje rezultat - dhe do te vazhdoje ta beje serish ne energji edhe me te larta pas nje permiresimi dy vjecar.Fizikanti i Institutit te teknologjise se Masacusets, Samuel Ting, tha qe deri tani, vetem 10 % e te dhenave te mbledhura nga AMS eshte analizuar. Keto rezultate do te publikohen ne muajin Mars.Turner tha qe ai beson se jane shume afer zbulimit te dickaje shume te madhe.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster

  • Një instrument në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i
    quajtur Spektometri Magnetik Alfa, ka diktuar materie të ngurtë



Kur astronautët vëzhgojnë hapësirën qiellore plot yje dhe
galaktikat, materia e errët është ajo që ata nuk e shikojnë, pavarësisht
se sa të fortë janë teleskopët.

Shkencëtarët kanë teorizuar ekzistencën e materies së errët për 20
vjet, duke besuar se ajo është një ngjitës i padukshëm që e mban
universin të bashkuar.
Tani një instrument në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës
ka konstatuar pjesëza me energji të lartë që mund të jenë gjurmët e para
të materies misterioze kozmike.

Ka planetë, yje dhe galaktika, si dhe materie të errët. Ajo nuk
bashkëvepron me dritën në të njëjtën mënyrë se objektet e dukshme, por
megjithatë mendohet se përbën 25 % të universit të njohur.

Shkencëtarët thonë se të mara së bashku me energjinë e errët të
padukshme, ajo përbën 96 % të gjithësisë. Energjia e errët është forca
që mendohet se kontribuon në zgjerimin e universit.

Një instrument prej 1.6 miliardë dollarësh në bordin e Stacionit
Ndërkombëtar të Hapësirës, i quajtur Spektometri Magnetik Alfa, ka
diktuar materie të ngurtë që mund të ketë rezultuar nga përplasja e
pjesëzave të energjisë së lartë, të quajtur pozitrone, një gjurmë e
mundshme e materies së errët.

Justin Vandenbroucke, profesor në Universitetin e Uiskonsinit në Medison, e shpjegon materien e errët në këtë mënyrë:
“Imagjinoni sikur të mos e shikonit diellin drejtpërdrejt, por mund
të vërenit se planetët rrotullohen në qarqe, atëherë mund të konkludosh
se në mes të sistemin diellor është një objekt masiv.

Kjo është një ekuivalencë që ne bëjmë në galaktikat e universit dhe
ne mund të shikojmë shumë më tepër masë se ajo që shikojmë
drejtpërdrejt.

Por Vandenbroucke paralajmëron se 400 mijë pozitronet që ka kapur
spektrometri mund të jenë gjithashtu nga rrezet energjetike gama që kanë
shpërthyer nëpër gjithësi nga pulsorët, yje shumë të vegjës, me dendësi
dhe energji të lartë kur shpërbëhen.

Vandenbroucke paralajmëron se nuk ka ende të dhëna për ekzistencën
materies së errët. Por ai thotë se materia e diktuar nga spektomerti
tregon se ne mund të jemi afër një zbulimi të madh.

“Dhe në qoftë se ne shikojmë eventualisht një shenjë të materies së
errët në këto rreze gama, ajo do të na lejojë të konfirmojmë se materia e
errët ka pjesëza, ashtu siç mendojmë ne. Por ne nuk kemi ende asnjë të
dhënë të drejtpërdrejtë”.
Astrofizikanët shpresojnë që Spektometri Magnetik Alfa, tashmë në
vitin e dytë të misionit të tij 20 vjeçar në bordin e Stacionit
Ndërkombëtar të Hapësirës do të jetë eventualisht në gjendje t’u
përgjigjet pyetjeve themelore për materien e errët.

Një artikull për mundësinë e të dhënave të materies së errët është botuar në Physical Review Letters.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Kur neve japim aspekte te tilla, nga vrojtimet e teknologjise se
kozmosit dhe udhetime e mendime imagjinare se si mund te jete
universi(ose universet), harrojme se si ka filluar njeriu tash 200 vjet
dhe deri ku kemi shkuar deritani. Kuptohet se pa studjuar periferine nuk
mund te thellohemi as ne qendren e galektikes sone, njohurite e se
ciles jane mjaft te varfera. Sic jane rrymat e qendrimit fillozofik
ashtu jane te ndare dhe shkencetaret dhe mendoj se mjaft prej tyre
krahasimet i bejne nga njohja e ekzistences se profanes dhe krahasimi me
largesite qe as qe imagjinohet te shkohet me mjetet e sotme nga toka.
Mendoj se i duhet kushtuar vemendje konstatimit te astrofizikantit
Stiven Haken, i cili paralajmeron se duhet gjetur rruge e mundesi per tu
"arratis" nga Toka sepse ajo me burimet e jetes mund te jete ndoshta
dhe 1000 vjet. Toka mund te demtohet nga shume faktor fiziko astronomik,
por ajo qe do ti binte vdekjen te tera gjallesave ne menyre graduale do
te ishte shuarja e Diellit nga ku cdo gje mbi planet merr energji! Sot
vrojtohen yje ne shuarje, ose mendohet se kane eksploduar! Neve jemi
arritje e kushteve qe ka sjellur evolucioni, por s'mund ta dime se
cfare mund te ndodhe ne te ardhmen, prandaj eshte rastesi. Ekspedita
"Korioziti" ne Mars mund te shpjegoje shume gjera per ekzistencen e
energjise se Diellit ne Mars, dhe ne cfare gjendje mund te jete sot dhe
ne vartesi te kesaje a duhet te kete pase jete dhe ne cfare shkalle mund
te kene qene te organizuar gjallesat. Kjo ka rendesi te madhe per te
kuptuar se mos ka filluar cikli i humbjeve te elementeve dinamik te
jetes mbi Toke! Ndoshta mund te mos kene elementet e jetes planet
gjigand te galektikes sone, por mardhenjet dhe puthjet me rrezet e
Diellit para miliarda vjetesh mund t'i kene pase me te medha dhe
kuptohet nga periferia ne qender, ndoshta duke rene ergjia e Diellit dhe
ikur jeta ne planete. Por edhe Toka jone, energjine e ka pasur shume me
te madhe se sot, fakti se para 140-50 milion vjet me pare jetuan kafshe
gjigande me mushkeri te medha qe u eshte dashur shume oksigjen Por duke
krahasuar me jetgjatsine e njeriut keto ndyshime nuk mund te vrojtohen, sepse kerkojne miliarda vjet.Edhe njeriu
po te shfaqeshe ne kete kohe do te ishte gjigand, me mushkeri te medha
dhe do te zhdukeshe nga asteroidet godites se Tokes ku jetonin! Njeriu
mendohet te kete ardhur rreth njemilion vjet me pare ne formen primitive
mbi Toke(shkalla e ulte mbretria e kafsherise)! Edhe evidenca eshte e
vogel mper kete njemilion vjet dhe e pa rendesishme!


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Me këto njoftime shkencore (për saktësi duhet thënë parashkencore, meqë
nuk janë të vërtetuara, sepse edhe vetë shkencëtarët i paraqesin si të
mundshme) do bëhemi edhe ne lexuesit shkencëtarë me pahir. Kjo, sepse në
këtë realitet të zymtë na mbetet të shohim vetëm ëndrra për të ardhmen e
largët, të cilën nuk do ta jetojmë dot, jo vetëm për shkak të mizerjes
që po na mbyt, por edhe për shkak të kopracisë së natyrës lidhur me
jetëgjatësinë.
Sidoqoftë kureshtja e njeriut është një tipar nxitës drejt të
panjohurave dhe shuarja e pjesëpjesëshme e saj përjetohet si kënaqësi,
aq më tepër intelektuale. Por me sa shoh, me lajmet shkencore apo
parashkencore që jepen, tezat dhe hipotezat që hidhen në qarkullim po na
serviret një katrahurë kontraditash. Ndërsa "vrimat e zeza" na
paraqiten si epiqendra me fuqi të tmerrshme përthithëse, të atilla që do
të gllabërojnë dikur tërë lëndën kozmike brenda rrezes së fuqisë së
tyre tërheqëse, e cila rritet sa më shumë lëndë përthith... Nga ana
tjetër lënda e errët qenka përgjegjëse për zgjerimin e universit. Cili
është rreziku që i paraqitet universit në të ardhmen për shkak të këtyre
dy faktorëve lëndorë me veprime të kundërta? Cili e mposht tjetrin dhe
në ç'rrethana? Dhe, nëse është marrë si kategorikisht e mirëqenë
shkencërisht teoria e krijimit të universit për shkak të Big-bengut
(shpërthimi i një pike), atëherë kjo do të thotë se dikur do të ndodhë
sërish procesi i kundërt (shenjë domethënëse: vrimat e zeza, nëse edhe
ato janë të vërteta). Ky rikthim në gjendjen fillestare (besoj i
mundshëm të përsëritet e ripërsëritet pafundësisht)do të thotë se roli i
lëndës së errët në fund të fundit është më i dobët se roli i vrimave të
zeza.
Sa i përket të ardhmes së njerëzimit besoj se do jetë e sigurtë nëse
kërkimet e hapësirës do të vijojnë të mbështeten pandërprerje, ashtu si
edhe përparimi i teknologjisë. Zgjidhje do jetë dalja nga ky sistem
diellor për në një sistem diellor me moshë më të re; kështu deri në
çastin kur "vrima e zezë" dominante do përthithë gjithçka e do të
krijojë pikën; pastaj do duhet që ta nisë nga e para deri në riardhjen e njeriut.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons