Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Veprat e tij jane debatuar per me shume se 2000 vjet nga mendjet me te medha ne histori.
Megjithate mesa duket, filozofi Grek Platoni ka ende disa surpriza per te na bere edhe mbas kaq vitesh. Ne nje zbulim te jashtezakonshem, nje akademik Britanik deklaron qe ka zbuluar nje seri mesazhesh te fshehura ne disa prej veprave me te rendesishme te Botes Antike.
Kodet sygjerojne qe Platoni ishte nje ndjekes i fshehte i filozofit Pitagora dhe ndante besimin e tij qe sekretet e universit fshihen nen numra dhe matematike.
Ne fakt nuk do te ishte shume e besueshme po te ishte thene kjo nga kushdo, por ky studim i fundit vjen nga nje studiues ne Universitetin e Manchester, dhe eshte pranuar per publikim nga nje gazete akademike shume e njohur.
Platoni, i cili vdiq rreth vitin 347 para Krishtit, eshte nje prej filozofeve me te medhenj Greke. Me udheheqesin e tij, Sokratin, dhe me studentin e tij Aristotelin, ai hodhi themelet e filozofise dhe shkences.
Sipas Dr Jay Kennedy nje prej besimeve me te medha te Platonit ishte e fshehur ne shkrimin e tij.
"Librat e Platonit luanin nje rol te rendesishem ne themelimin e kultures Perendimore, por gjithashtu ato jane te mbushura me mistere dhe perfundojne me gjeagjeza." - tha Dr Kennedy.
Ne Antikitet, shume prej ndjekesve te tij thane qe librat e tij permbanin shtresa te fshehura kuptimesh dhe kodesh te fshehura, por ne kohet moderne ky mendim nuk eshte pranuar.
"Eshte nje histori shume e gjate dhe interesante, por un e zbulova kodin. Kam treguar me ne fund qe libri permban kode dhe simbole dhe qe zbulimi i tyre tregon filozofine e fshehur te Platonit." - shtoi ai.
"Rezultati ishte i jashtezakonshem."
Celesi per zbulimin e Kodit te Platonit fshihet nen nje shkalle muzikore Greke me 12 nota e njohur nga ndjekesit e filozofit me te hershem Pitagora. Dr Kennedy zbuloi qe frazat celes, fjalet, priten ne intervale te rregullta pergjate shkrimeve te Platonit dhe qe ata perputhen me hapesiren e ketyre 12 notave ne shkallen muzikore.
Per shembull, vepra e tij me e famshme, The Republic, eshte e perbere nga 12.000 rrjeshta teksti Homerike. Dr Kennedy zbuloi qe cdo 1.000 rrjeshta, Platoni rikthehet ne motivin e muzikes. Nje nje dialog tjeter, Symposiom, fjalet qe pershkruajne harmonine dhe unitetin priten ne te njejtat intervale me hapesire te rregullt. Ne shkallen muzikore Greke, disa nota jane harmonike dhe te pelqyeshme per degjuesin. Disa nota te tjera jane disonante dhe kane nevoje per nje note tjeter per te lehtesuar tensionin muzikor qe ato krijojne.
Ne vendndodhjen e notave harmonike ne shkrimin e tij, Platoni shkruajti nota te shoqeruara me dashuri dhe buzeqeshje. Por notat disonante ishin te shenuara me tinguj gerrices apo lufte apo vdekje.
Dr Kennedy, zbulimet e te cilit jane publikuar ne Apeiron, beson qe modelet e simboleve do te kene qene shume te qarte per ndjekesit e lashte te Pitagores.
"Nderkohe qe ne lexojme librat e tij, emocionet tona ndjekin uljet dhe ngritjet e nje shkalle muzikore. Platoni luan me lexuesit e tij si me instrumenta muzikore," - tha ai.
Nje qindvjecar me perpara, Pitagora kishte deklaruar qe planetet dhe yjet leshonin nje muzike te padegjueshme, apo "harmoni te sferave" dhe qe sekretet e universit shtriheshin ne matematike.
Prezenca dhe natyra e kodeve te fshehura, sygjeron qe Platoni te ndante te njejtin besim, dhe qe 2.000 vjet perpara lindjes se shkences moderne, ai ishte duke lene nje mesazh ne shkrimin e tij qe modelet matematikore dhe logjike ishin ato qe e drejtonin universin dhe jo Zotat.
Dr Kennedy shprehet qe Platoni nuk e ka perdorur Kodin per kenaqesine e tij, por per sigurine e tij. Vete mesuesi i Platonit ishte ekzekutuar me akuzen per herezi.
Fshehtesia ishte normale ne kohet e lashta, sidomos nese behej fjale per njohuri ne lidhje me fene, por per Platonin kjo ishte nje ceshtje per jete apo per vdekje.
Platoni kishte nje jete dramatike. Ai shkruajti te pakten 30 libra dhe themeloi universitetin e pare ne bote, tequajtur Academy. Ai i lejoi grate qe te studionin ne akademine e tij, duke shkuar kunder traditave te kohes, dhe ishte nje mbrojtes i dashurise romatike duke dale kunder martesave me marreveshje si edhe mbronte homoseksualitetin.
Dr Kennedy shtoi: "Ky eshte fillimi i dickaje shume te madhe. Do te duhet nje kohe shume e gjate per te arritur nje deshifrim. Te gjitha faqet permbajne simbole te fshehura."


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
platoni sa qef e kam ket


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons