Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
<img style="margin-right: 10px" height="140" width="170" align="left" alt=""src="http://vipat.info/wp-content/uploads/2011/07/normal_Bleona_Qereti3.jpg" />
Eshtë padiskutim personazhi më i përfolur i këtyre ditëve në Shqipëri. Bleona Qereti, shqiptarja që prej kohësh jeton në Amerikë do të vijë sot në një intervistë të gjatë dhe ekskluzive për suplementin “Summer Pages”. Ndërsa shkruaja pyetjet për të në mendje kisha videon që edhe sot po bën namin në Facebook. Shumë njerëz po e përflasin, shumë po e shajnë, ndërsa radhët e atyre që e mbrojnë janë shumë të pakta. Po në fakt e tillë ka qenë gjithmonë Bleona?! Teksa konsumoja sot kafen e mëngjesit me një nga koleget e saj të muzikës në Shqipëri, kuptova se për Bleonën koleget kanë qenë gjithnjë xheloze. Kolegia së cilës për arsye etike nuk po ia përmend emrin kishte një revoltë të brendshme, për të shprehur në emër të saj dhe të të gjithë artistëve, edhe në emër të Bleonës sigurisht…



Çfarë kanë bërë në jetë njerëzit që keqkomentojnë karrierën e tyre pa ditur arsyet se pse ka ardhur ai veprim? Çfarë kanë bërë tjetër veç faktit që kanë ngrënë fara ndërkohë që shkruajnë gjithë mllef për secilën prej artisteve shqiptare? Pyetjet që ngriti kjo këngëtare më vunë në mendime. Më pas ndërsa erdha në zyrë dhe lexova intervistën e Bleonës, kuptova që kolegia e saj kishte shumë të drejtë… “Më vjen vërtet shumë keq, sepse fillimisht shqiptarët duhet të kuptojnë që nuk është një intervistë në kanalin kombëtar amerikan, është thjeshtë një intervistë interneti. E dyta, ka pasur shumë artistë të tjerë amerikanë dhe nuk ka qenë vetëm rreth meje dhe intervista ka qene thjesht për të folur për muzikën dhe të mos harrojmë që kompania ime e “Pr” këtu me sugjeroi që unë të flisja për pasaportën amerikane mbasi janë duke përgatitur një emision rreth meje në televizionin kombëtar kështu që në momentin që mua do të më kushtohet vëmendja e duhur nga mediat amerikane atëherë e di unë çfarë të them në intervistë, por unë fillimisht duhet të pranohem nga publiku amerikan në mënyrë që të kem vëmendjen e duhur ku do të krijohen emisione rreth meje. E treta: intervista ka qenë për BLACK ENTERTAINMENT AWARDS (BET) që nuk ka lidhje fare me kombësinë …domethënë muzika e afro-amerikane dhe nuk ka lidhje fare me Shqipërinë apo me dashurinë që kam unë për kombin tim. Shpresoj që njerëzit duhet të kuptojnë dhe pozitën time. Vetëm ju kërkoj të presin dhe pak. Ajo që mua më duhet tani është mbështetja nga fansat e mi dhe jo komentet e njerëzve negative…” Këtë më kishte shkruar Bleona që në fillim të intervistës ndërsa unë mendoj se ky është një inat, që ka më shumë lidhje me xhelozinë sesa me patriotizmin dhe seriozisht edhe mua më vjen shumë keq për këtë. Po për të mos u zgjatur më… Le të lexojmë bashkë këtë rrëfim të sinqertë të këngëtares ku rrëfehen shumë detaje të jetës së saj përtej oqeanit….
Bleona si po kalon këto kohë?
Unë jam në studio pothuajse çdo natë duke incizuar albumin.
Me çfarë po merresh?
Në mëngjes çohem, shkoj në fitnes për 1 orë ose dal për vrap 5 milje, pastaj kthehem ha drekë dhe takoj profesorin e kantos në Skype për 1 orë. Realizoj më pas 2-3 takime që janë të vendosura ne axhendën time dhe 4:30 kam joga (çdo ditë) dhe në 6 p.m jam në studio deri në 3 të mëngjesit… Pak a shumë kjo është dita ime.
I ke filluar pushimet? Ku ke bërë në plan t’i kalosh?
Nuk ka pushime për mua këtë verë.
Jemi kurioz të dimë se si është jeta jote tani? Çfarë ka ndryshuar me prekjen e ëndrrës tënde Amerikane?
Unë vazhdoj të përpiqem, asgjë nuk është e sigurt dhe asnjëri nuk të garanton asgjë.
Aktualisht jeton në “Beverly Hills”. Sa e vështirë është ta përballosh jetesën në një prej vendeve më të shtrenjta në botë?
Është shumë e vështirë, po unë mundohem të kursej dhe paratë t’i harxhoj vetëm për studio.
Sa është qiraja dhe kostoja e një dite në L.A?
Varet ku jeton dhe me çfarë merresh gjithë ditën…
Ke një punonjëse që kujdeset për shtëpinë, apo tanimë je kthyer edhe në një shtëpiake?
Jo, kam dikë që kujdeset për shtëpinë, kam dy asistente dhe ushqimi im është i paketuar me kalori të numëruara.
Të ka ndodhur ndonjëherë të gatuash vetë?
Po, por unë nuk ja them shumë nga gatimi. (qesh)
Mendon se edhe po të mos ishe martuar me Ganin do ta kishe këtë mundësi. Me pak fjalë po jeton me lekët e tua, apo të ndihmon edhe ai?
Gani nuk ka lidhje fare me këtë punë, kjo ka qenë ëndrra ime, që unë do ta realizoja me apo pa ndihmën e tij. Gani është thjesht im shoq dhe unë e falenderoj për mbështetjen morale, por kjo nuk ka lidhje fare me financat. E keni bërë Ganin si Skënderbeu.
Meqë jemi këtu si po shkon martesa juaj?
Çdo gjë është normal si më përpara.
Sa e vështirë është jeta larg njëri-tjetrit?
Po zakonisht ne shihemi çdo javë ose çdo 10 ditë me njëri-tjetrin… Është e vështirë, por jo e pamundur.
Sa herë në ditë komunikoni në telefon?
Të paktën 1 herë në ditë, flasim ne ‘facetime’ në ‘i-phone’ kështu që shihemi çdo ditë.
Ardhja e një fëmije në jetë është në planet tuaja?
Ndoshta më vonë, nga viti tjetër pas daljes së albumit.
I rikthehemi “Hollivudit” tani… Më trego pak për lidhjet dhe kontaktet që ke krijuar. Si të shohin VIP-at atje?


Këtu është secili për vete dhe Zoti për të gjithë… (qesh). Këtu dhe yjet më të mëdhenj janë në presion të jashtëzakonshëm, sepse sapo mbarojnë një projekt duhet të fillojnë me një tjetër që është njësoj i madh, pasi në momentin që dështojnë tërë puna që kanë bërë më parë nuk ju quhet, p.sh., Beyonce, që është një nga këngëtaret që unë adhuroj më shumë, albumin e fundit nuk e ka aq të mirë sa atë të mëparshmin, kështu që nuk është në toplistat e muzikës. Këtu ka një shprehje: You are as good as your last song! Po këto janë gjëra që vërehen vetëm brenda për brenda, sepse kur i shikon gjërat nga gjysma tjetër e botës duken shumë të bukura dhe me një shkëlqim të jashtëzakonshëm.
Kë prej tyre ke më afër shtëpisë?
Rihanna jeton në katin e 15-t të ndërtesës ku jetoj unë, Janet Jackson është përballë ndërtesës sime, David Foster është 2 ndërtesa më poshtë, por kjo nuk do të thotë asgjë, ne nuk shihemi kurrë në rrugë me njëri-tjetrin se çdo njeri ka axhendën, makinën dhe shoferin e vet.
Ke bërë mik ndonjërin prej tyre?
Unë jam takuar me të gjithë po këtu nuk ka “hajde dalim për një kafe”… Ne takohemi me njëri-tjetrin nëpër evenimente të ndryshme, është më tepër një “Hi-Bye”.
Të ka propozuar ndonjëri prej tyre për një lidhje?
Po jo more, këtu është jeta e tyre nëpër gazeta, dhe jeta e tyre e vërtetë që nuk ka lidhje fare me atë të gazetave!
Të kemi parë kaq herë në tapetet e kuqe, sa ndonjëherë na dukej sikur aty të kemi njohur. Si i ke krijuar lidhjet për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në këto evente? Si funksionon me bileta, apo me ftesa?
Me ftesa dhe këtu duhet të jesh dikushi që të kesh një kompani “PR” (Public Relationship) dhe zakonisht ata të sigurojnë ftesën. Unë duke qenë që jam duke përgatitur albumin, kam një kompani PR dhe jam e detyruar të bëjë atë që më thonë ata, deri në momentin që jam e njohur këtu dhe pastaj flasim ndryshe. Tani për tani unë nuk mund të them asnjë fjalë që ata nuk e aprovojnë.
Për veshjet si ja bën? Kush kujdeset për ty?
Unë si gjithmonë, sigurisht kam lidhje me silistët më të njohur (dhe kjo është nga lidhjet e shumta që unë kam krijuar në Evropë, nuk ka lidhje me Hollivudin), kështu që kur më duhet ndonjë fustan i marr direkt në telefon Eva Cavallin apo Jitrois Balmain… Kështu funksionon.
Më trego diçka tani. Në disa evente ke veshur të njëjtin fustan. Është kjo një taktikë për t’u komentuar nga njerëzit dhe media, pra për të rënë në sy, apo s’ka të bëjë?
Jo, s’ka të bëjë fare… Është thjesht reklamë që unë iu bëj firmave që më japin fustanin, kontrata është që duhet ta vesh të paktën në 3 evenimente… Një pale sandale ‘gold’ të Balmain i kam veshur në 3 ‘red carpet events’, në mënyrë që ata të kenë sa më shumë foto me të njëjtat sandale apo fustan.
Po bizhutë e shkëlqyeshme ku i gjen?
Harry Winston ose Graff, janë ata që m’i japin për t’i vënë në tapetin e kuq, por disa prej tyre janë dhe te miat personale.
Së fundmi në një intervistë për një revistë shqiptare ke treguar peripecitë dhe refuzimet e herë pas hershme që Timbaland të ka bërë derisa ka pranuar të bashkëpunojë me ty. Na trego si fillim si re në gjurmët e tij dhe na e perifrazo pak se çfarë të thoshte kur i kërkojë takim?
Nuk ka qenë e thjeshtë, ne jemi takuar për herë të parë në mbrëmjen gala të “Grammy Awards 2009″, tani jemi në 2011 në mos gabohem… Po të ishte kaq e thjeshtë të gjithë artistët e tjerë nga vendet e tjera të botës do të vinin këtu dhe do të bënin namin. Sigurisht që më ka refuzuar në fillim dhe mua më është dashur 6 muaj rresht që të rrija në studio dhe kur nuk ishte sesioni im… Ai më kërkoi të incizoja 1 këngë, unë i bëra 8 këngë gjatë verës së vjetshme. Isha nëpër turne në Turqi, Spanjë, etj., dhe të gjitha fotot që bëja ia dërgoja në e-mail, kështu që kur u ktheva në nëntor më tha: “Unë duhet me të vërtetë të të them bravo për këmbënguljen se mesa duket po nuk e bëra unë këngë, ti nuk do më hiqesh nga studioja dhe shikoj që e meriton të të ndihmoj pasi paske durim qeni”. (qesh) Dhe më në fund i tha të gjithë producentëve të tjerë në studio që: ‘e shikoni këtë vajze këtu? Ka dy vjet që është në kampin tonë dhe e meriton që ne ta ndihmojmë’. Në atë moment më rrodhën lot në sy, sepse asnjëherë nuk e kisha dëgjuar atë të thoshte gjysmë fjale për mua.
Si u ndjeje kur të refuzonte?
Me thënë të drejtën nuk u ndjeva keq, sepse ai është me ‘hënë’, varet si e ka humorin… Ai sillet njësoj me të gjithë artistët, por ajo që unë bëra ishte që nuk u dorëzova, por vazhdova t’i dërgoja këngë, video nga koncertet…
Ç’mendon ai sot për ty?
Sot është ndryshe… Sot jemi në të tjera pozita, sigurisht unë kam akoma shumë punë për të bërë.
Ndonjë projekt tjetër ke?
Sigurisht dua të punoj me Taio Cruz dhe will i am… Shpresoj që do bëhet.
Si e mendon të ardhmen tënde të afërt?
Me një album në tregun amerikan dhe me një këngë në ‘popcharts’.
Në një pjesë të intervistës pranon se ai të ka thënë që po i hyn kësaj fushe në një moshë të madhe, ti vetë s’mendon kështu?
Nuk është e vërtetë… Më tha je shumë e madhe për të filluar këtë punë në shtator të 2009-ës dhe në dhjetor të 2010-ës kur filloi të punonte me mua më tha “BQ by the way i take back everything I said to you ! You are a wonderful person!” Mosha nuk ka lidhje fare, mua eksperienca që kam fituar në vitet e mëparshme më ka ndihmuar pa masë dhe po të mos kisha atë eksperiencë nuk do arrija kurrë deri këtu. Aq më tepër të mos harrojmë që unë nuk kam rrudha në fytyrë(akoma)… (qesh) Nuk pi cigare, nuk pi alkool, asgjë…
Ah diçka që më bëri përshtypje ishte kur i thoshe se ti ishe më e bukur nga të gjitha ato që kishin shkuar në studion e tij. Kaq të shëmtuara janë ‘live’ yjet e skenës Amerikane?
Nuk thashë që janë të shëmtuara, thashë që unë jam më e bukur… Mos i kthejmë gjërat në negative dhe këto këtu janë shumë të bukura.
Do të të pyesë pak tani për një video që ka bërë namin në Youtube e Facebook. E di besoj se për kë e kam fjalën… Është një video ku ti nuk pranon të përshëndesësh shqip, duke thënë se je amerikane. Pse e bëre këtë?
E kam dhënë sqarimin më lart dhe më vjen shumë keq për këtë keqkuptim idiot… Unë jam shqiptare dhe shumë krenare për gjakun tonë të pastër…
E di që fansat e tu nga Shqipëria janë mërzitur shumë. Madje kanë hapur edhe një grup kundër teje, çfarë do t’u thuash sot atyre?
Unë nuk kam nevojë të flas me fjalë, veprat do ta tregojnë vetë… Vetëm të presin dhe pak, intervista ka qenë për kulturën e zezë amerikane dhe kompania ime e PR më ka udhëzuar që të flas për pasaportën amerikane. Kjo nuk ka lidhje me kombësinë, ka lidhje me pasaportën, dy gjëra krejt të ndryshme.
Si e shikon sot Shqipërinë? Sa shpesh vjen këtu?
Shqipëria është vendi im dhe unë do të vijë sa herë që të më jepet mundësia.
E ke menduar ndonjëherë rikthimin në festivalin e RTSH-së për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion?
Jo, Evrovizionit as nuk ja var njeri këtu…
Po në Shqipëri kur do të sjellësh një këngë apo klip të ri?
Këngët e reja do dalin së shpejti. Në momentin kur çdo gjë të finalizohet atëherë do të vijë personalisht në Shqipëri për një koncert promovimi me këngët e reja.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
thot 1 fjal"pederi me pedera kurvat shkojn andej nga fryn era"cthua mojjjjjjj amon a osht nterezi kjo do jet tu jetu naj apartament me qira e i duket pallat sa per Rihannen rihanna pse nuk e ka pohu nje gje te till apo se vetem shpik


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons