Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Në pranverë lëkura ka nevojë për kujdes të shtuar në mënyrë që të jetë e
shëndetshme dhe e bukur, ndërsa pastrimi është njëri prej hapave më të
rëndësishëm.


Nëse keni lëkurë normale, trajtojeni sikur të
ishte e ndjeshme dhe zgjidhni preparate që përmbajnë përbërës
përtëritës, ndërsa fytyrën pastrojeni me preparate të buta shkumore.
Lëkurës së yndyrshme i përshtaten preparatet shkumore me përbërës më të
fortë, për shembull, me eter tridecil të sulfatit të natriumit.

Acidet
okside do të mënjanojnë yndyrën, ndotjen dhe qelizat e vdekura si dhe
do të parandalojnë shfaqjen e akneve. Por për pastrim të lëkurës së
thatë rekomandohen preparate me formulë kremi ose qumështi. Disa kanë
shumë përbërës të cilët qetësojnë lëkurën dhe acide yndyrore të cilët
përforcojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës. Lëkura e ndjeshme ka nevojë
për kujdes të veçantë – preparatet dhe kremrat nuk guxojnë të përmbajnë
sapun, alkool, acide dhe duhet të jenë pa aromë. Është e rëndësishme që
lëkura të mbrohet nga ndikimet dëmtuese gjatë ditës. Lëkurën normale
mbrojeni me krem hidratues me antioksidantë dhe me faktor mbrojtës.
Për lëkurën me yndyrë më ë mirët janë kremrat pa vaj të cilët nuk
shkaktojnë akne. Kremrat me vaj të jojobës ose kokosit dhe me vitaminë
“E” di të hidratojnë lëkurën e tharë, ndërsa nuk do ta bëjnë tepër të
yndyrshme nën grim. Por, lëkura e ndjeshme mbrohet me kremra që
përmbajnë minerale natyrore siç është titan dyoksidi ose dyoksidi i
zinkut të cilët pa kurrfarë acarimesh bllokojnë rrezet UVA dhe UVB.

Lëkura e fytyrës ushqehet me kremra edhe gjatë natës

Para
fjetjes në lëkurë normale vendosni krem me antioksidantë dhe me
peptide, të cilët nxisin prodhimin e kolagjenit. Lëkurën e yndyrshme
trajtojeni me krem me acid glikoli ose oksidi, ndërsa lëkurën e tharë do
ta ushqejnë kremrat e pasur me ceramide dhe lipide të cilët depërtojnë
thellë në lëkurë. Lëkurën e ndjeshme do ta qetësojnë kremrat me ekstrakt
të panxharit të sheqerit ose krizantemës.

Zona rreth syve ka nevojë për kujdes të veçantë
Nëse keni lëkurë normale, zonën rreth syve lyejeni me krem me
antioksidantë, retinol dhe peptide. Për llojin e yndyrshëm më të mirët
janë kremrat me bazë ujore. Duke pasur parasysh se zona rreth syve është
e tharë, dhe nëse keni lëkurë të ndjerë, lyejeni atë me krem me
glicerinë. Në lëkurë të ndjeshme më së miri është të përdoren sa më pak
kremra të “rënda”.

Serumet parandalojnë më së miri plakjen e lëkurës

Si
tretmanë kundër plakjes për lëkurë normale më të mirët janë serumet me
vitaminë “C” dhe peptide, të cilët depërtojnë në lëkurë dhe nxisin
prodhimin e kolagjenit. Për lloj të tharë lëkurës rekomandohen serume me
ekstrakt të çajit të gjelbër, të cilët janë të mirë edhe për lëkurën e
ndjeshme, ose me ekstrakt të kaçës si dhe me vitaminë “C”. Nëse serumi
ka bazë ujore, rekomandohet për lloj të yndyrshëm të lëkurës.

Lëkura e lagësht dhe e qetë e fytyrës
Kremrat me acid hialuronik dhe glicerinë hidratojnë lëkurën, ndërsa
skualeni nxit hidratimin, kështu këto kremra janë ideal për llojin e
tharë të lëkurës. Lëkurën e ndjeshme do ta qetësojnë kremrat dhe
preparatet me kamomil dhe sojë.ikub


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Kujdesi lekures ne vere

Me ardhjen e verës, është koha
për të zëvendesuar kremërat dimërore me një locion të lehtë veror. Jo të
gjithë kanë kohë që të zhyten në një vaskë për ta lënë locionin të
veprojë, prandaj zgjidhni diçka më të lehtë në absorbim.




Gjatë
verës lëkura ekspozohet e zhveshur dhe gjithkush ka dëshirë të
reklamojë ngjyrën e kafenjtë të saj. Por, në mënyrë që lëkura e zhveshur
të duket e bukur, është e nevojshme përgatitja e saj dhe rikthimi i
dëmeve që mund t’i jenë shkaktuar gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës.
Këshillat e mëposhtme kanë për qëllim t’i tregojnë gjithsecilit se si
mund të garantojë një lëkurë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme.

Përdorni eksfoliantë
Eksfolimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm. Çdo ditë, madje
çdo minutë, trupi eleminon shtresa të njëpasnjëshme të lëkurës me një
ritëm tepër të lartë. Në se nuk merrni masa për t’i larguar këto shtresa
të vdekura të lëkurës, ato do të qëndrojnë mbi lëkurën tuaj duke i
dhënë asaj një pamje të lodhur dhe të thatë. Nuk ka rëndësi se ç’locione
apo kremëra përdorni, në se nuk përdoni një eksfoliant, nuk keni për të
patur lëkurë të shkëlqyeshme. Nëpërmjet një skrabi trupor ju mund ta
arrini një gjë të tillë. Aplikoni gjatë dushit eksfoliantin në lëvizje
rrethore në gjithë trupin duke nisur nga shpatullat poshtë (për fytyrën
dhe qafën ju nevojitet një eksfoliant facial) dhe më pas shpëlajeni me
ujë të bollshëm. Kjo procedurë duhet kryer dy deri tre herë në javë për
të patur një lëkurë të shkëlqyer dhe të bukur.

Mbajeni lëkurën të hidratuar nëpërmjet një locioni veror
Zmadho fotografinë
Kujdesi për lëkurën gjatë verës
Me ardhjen e verës, është koha për të zëvendesuar kremërat
dimërore me një locion të lehtë veror. Jo të gjithë kanë kohë që të
zhyten në një vaskë për ta lënë locionin të veprojë, prandaj zgjidhni
diçka më të lehtë në absorbim. Xhelet dhe puretë absorbohen shumë lehtë.
Një zgjidhje perfekte janë locionet me aromë arre kokosi dhe mango. Nuk
ka asgjë më të mirë për hidratimin e lëkurës se sa një locion me bazë
frutash i aplikuar pas një dushi në lëkurën e posatharë.

Blini një krem të ri kundër diellit

Zëvendësoni
kremin kundër diellit që keni përdorur vitin e kaluar me një krem të
ri. Kremërat kundër diellit nuk jetojnë përgjithmonë. Për të qenë i
sigurt, ju rekomandojmë të përdorni një krem të ri. Dhe mos harroni:
përdorimi i kremit kundër diellit është shumë i rëndësishëm gjatë stinës
së verës. Sasia e kremi që nevojitet vetëm për fytyrën është sa ç’mund
të mbajnë dy lugë kafe. Në se qëndoni gjatë nën diell, kremi duhet të
aplikohet çdo 1-2 orë. Kënaquni me diellin në mënyrë të sigurt!
Ngjyrë e kafenjtë e fituar në mënyrë të shëndetshme

Gjithkush
në verë ka dëshirë të marrë një ngjyrë të kafenjtë, por banjat e
diellit nuk janë mënyra më e shëndetshme për ta fituar atë. Rruga më e
sigurt është që nxirja të realizohet nëpërmjet përdorimit të një kremi
nxirës që vepron në mungesë të diellit. Në varësi të preferencës
personale, këto produkte mund të përdoren për gjithë trupin ose, të
paktën, për fytyrën. Kombinimi i një locioni hidratues me një locion ose
krem nxirës është mënyra më e shëndetshme për të fituar një ngjyrë të
shkëlqyeshme të kafenjtë për fytyrën dhe trupin tuaj. Zmadho fotografinë
Kujdesi për lëkurën gjatë verës

Lëkura
duket po aq e nxirë sa ç’do të ishte pas një fund-jave të kaluar me
banja dielli, por pa efektet e dëmshme që dielli shkakton në lëkurë.
Gjithkush mund t’i gëzohet më pas rrezeve të diellit nën mbrojtjen e
kremërave të trupit dhe fytyrës me faktor mbrojtës (SPF) prej të paktën
30, duke shmangur plotësisht ekspozimin gjatë orëve 11:00 deri 16:00.
Për të përmbledhur sa më lart: “Nxirja nuk duhet të arrihet as nëpërmjet
banjës së diellit dhe as nëpërmjet solarit. Përdorimi i kremërave
nxirës shmang efektin e dëmshëm të rrezeve të diellit dhe ju mundëson
një ngjyrë të kafenjtë për lëkurën tuaj”.
Kujdes këmbët

Me ardhjen e stinës së verës keni paketuar
këpucët e dimrit dhe keni filluar të vishni sandalet verore. Pa dyshim
që ndjeni nevojën e pedikyrës. Për këtë drejtohuni pranë një qendre
estetike ose mësoni të realizoni pedikyr në kushtet e shtëpisë. Përdorni
skrabin për të larguar lëkurën e vdekur dhe të thatë. Nuk ka asgjë më
të shëmtuar se ekspozimi i një këmbe të flashkët në një palë sandale të
bukura. Pedikyri në kushtet e shtëpisë nuk ka nevojë të jetë diçka “e
madhe”. Një skrab i cili mbahet pranë dushit dhe përdoret disa herë në
javë është i mjaftueshëm. Në vijim do të ndjeni një diferencë të madhe
në butësinë e këmbëve tuaja./ Yll press


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons