Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Liqeni Viktoria që shtrihet në 70 000 kilometra katrorë ndërmjet Ugandës, Tanzanisë dhe Kenisë, paraqet burimin e dytë më të madh të ujit të freskët të pijshëm në botë dhe është më i madhi i këtij lloji në Afrikë, ndërkohë që njëkohësisht është edhe rezervuari kryesor i lumit Nil. Në kuadër të liqenit me pamje jashtëzakonisht të bukura gjendet edhe një arkipelag me mbi 80 ishuj. Mirëpo, ai paraqet edhe risk të madh, pasi sipas zyrtarëve lokalë brenda një viti në të humbin jetën rreth 5 000 persona, qoftë si pasojë e rrethanave të çuditshme klimatike, qoftë rrugëve të këqija.

“Është shumë i rrezikshëm. Gjendeni në sipërfaqe e nuk e dini thellësinë e vendit mbi të cilin gjendeni. Madje edhe nëse dini mirë not, kjo nuk mund t’ju ndihmojë shumë”, thotë Sem Kabonga, një peshkatar nga vendi Bugala. Ai shton se secili peshkatar nuk ka mundësi të pajiset me rrip apo jelek adekuat për shpëtim, kurse barkat e vogla mund të zhduken lehtë në valët që formohen në liqe shkaku i mikroklimës së tij të çuditshme.

“Ka raste që kur hyni në liqe koha është e mirë, por kur arrini në mes të liqenit përnjëherë fillon era e fuqishme, shiu, retë e dendura”, sqaron Kabonga.

Meteorologu nga Uganda, Kalid Muwembe flet për arsyet për shkak të të cilave ky liqen është aq i rreshkshim.

“Për arsye se liqeni është kryesisht i ngrohtë dhe ka mjaft lagështi, prodhohet një sasi e madhe e energjisë potenciale konvektive, që prodhon re shiu dhe stuhi të bubullimave dhe vetëtimave, që mund të paraqesin rrezik shumë të madh”, thotë ky meteorolog.

Me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, para pak kohësh këtu ka filluar aksioni provues për informimin me SMS të popullatës lokale të paktën një herë në ditë lidhur me kushtet për kushtet e motit, që iu dërgohen në telefonat e tyre celularë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
shyqyr zotit qe sndodhet tpakten ne vendin ton...e tmerrshme besoj per njerzit qe jan aty


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons