Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 2013 viti i Qiellit dhe i astronomisë prej Tue 01 Jan 2013, 18:34

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ky vit është vit interesant për të apasionuarit e astronomisë: Dy kometa dhe dy asteroidë do të vizitojnë Tokën.
Një objekt famëkeq do t’i ofrohet Tokës më 10 janar 2013, asteroidi Apophis, i cili mban emrin e perëndisë egjiptiane të errësirës. Midis Tokës dhe Apophis do të ketë kësaj here një distancë të mjaftueshme prej 15 milionë kilometrash. Megjithatë astronomët do të ndjekin me kujdes me teleskopë optikë dhe antena të mëdha radarësh lëvizjet e masës me përmasa 300 metra.
Sepse Apophis mund t`i afrohet Tokës edhe më shumë. Ditën e premte, më 13 prill 2029, Apophis do të ndodhet në distancë 30 mijë kilometra nga sipërfaqja e Tokës. Atëherë ky objekt do të ndodhet më afër se satelitët për vëzhgimin e motit dhe satelitët e komunikacionit që ndodhen në orbitën gjeostacionare, 36 mijë kilometra larg Ekuatorit. Shtatë vjet më vonë, Apophis mund të përplaset me Tokën. Shanset janë 1 me 100 mijë. Megjithatë përplasja do të kishte pasoja fatale. Shkencëtarët janë nervozë, të paktën deri në janar, kur vëzhgimet e radarëve të tregojnë me saktësi që Apophis nuk do të përplaset me Tokën në vitin 2036.

Prekje kozmike më 15 shkurt
Sa afër mund të bëhet takimi me Apophis e tregon në mes të muajit shkurt 2013 Asteroidi 2012 DA14. Kjo masë i afrohet Tokës deri në afërsinë 24 mijë kilometra. Por astronomët thonë qartë se përplasja me Tokën nuk do të ndodhë. Njerëzit e apasionuar pas astronomisë, mund të ndjekin me dylbi më 15 shkurt, se si 2012 DA14 do të kalojë mes yjeve Virgjëresha dhe Flokët e Berenikes. Meqenëse ky objekt është 40 metra i madh, një përplasje e mundshme do të kishte vetëm pasoja rajonale.
Nëse Asteroidi përbëhet nga material shumë poroz, atëherë kur i afrohet atmosferës së Tokës, shpërbëhet thuajse krejt. Vetëm nëse përbëhet nga metal, atëherë mund të shkaktojë një krater të madh. Takimet me Apophis dhe 2012DA14 janë të lehta, por tregojnë se Toka është vazhdimisht e rrezikuar nga bombardimet kozmike. Prandaj NASA dhe Organizata Evropiane e Studimeve në Hapësirë ESA do të bashkëpunojnë më 2013 për ngritjen e sistemeve të vëzhgimit, që të dallojnë në hapësirë objektet e rrezikshme dhe të planifikojnë misionet e mundshme të mbrojtjes. Në muajin shkurt, Komisioni i Kombeve të Bashkuara, thotë nëse nejrëzimi është i kërcënuar nga rreziqe konkrete.

Kometa të mëdha në mars dhe nëntor
Ardhjen e herëpashershme të vizitorëve nga thellësia e sistemit diellor në drejtim të Tokës e tregon edhe kometa Panstarrs në muajin mars. Sistemi automatik i teleskopëve Panstarrs në Havai zbuloi në mars 2011 një masë të ngurtë. Më 10 mars 2013 ai do të arrijë në distancën më të afërt me Diellin dhe do t’i afrohet Tokës sonë më afër se Mërkuri, planetit më të afërt nga të tetë planetet. Pas kalimit diellor, Panstarrs do të pozicionohet midis yjeve Peshku dhe Andromeda dhe vëzhguesit do ta atë shohin në hemisferën veriore.

Sipas llogaritjeve kometa mund të shihet me sy dhe do të ketë një bisht të dukshëm. Megjithëse prognozat për ndriçimin e kometave janë shpesh të vështira. Bërthama e kometave është vetëm disa kilometra e madhe dhe përbëhet nga akull, gurë dhe shumë pluhur. Vendimtare për pamjet e kometës është sa avullon akulli dhe sa e madhe është sasia e pluhurit që e shoqëron. Për çdo kometë kjo sasi është e ndryshme, prandaj është e vështirë të thuhet që më parë. Por shanset janë mira, që pas kometës Hale – Bopp, 15 vjet më parë, të vijë sërish rasti që një kometë e madhe të shihet me sy në Qiell.

Dhe jo vetëm një, sepse kometa ISON mund të jetë në dhjetor 2013 më mbresëlënëse se sa ajo Panstarrs në pranverë. Ky trup i ngurtë, i zbuluar në shtator nga observatori ISON në Kaukaz, do të duket më 28.11.2013 në një distancë dy milionë kilometra nga Dielli. Ai shoqërohet nga sasi të mëdha akulli dhe pluhuri. Sipas parashikimeve Kometa do të shihet si një objekt i ndriçueshëm krah Diellit, në ditë me diell. Nëse do të takohet më afër me Diellin, atëherë në periudhën e Krishtlindjeve do të duket më i madh gjatë natës.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: 2013 viti i Qiellit dhe i astronomisë prej Sat 19 Jan 2013, 19:26

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
o zot sa i adhuroj kto gjera...sidomos astronomin


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons