Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kush vuan nga problemet seksuale, përpiqet që t’ua fshehë jo vetëm të tjerëve, por edhe vetes. Duke u sjellë në këtë mënyrë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse kushtëzojnë të gjithë jetën. Ja hapat e parë për të dalë nga kjo situatë

A mund të jetohet mirë, duke mos pasur në nivelin maksimal kënaqësinë në shtrat? Shumë persona mendojnë që po. Në fakt, janë të shumtë njerëzit që jetojnë çdo ditë duke u përpjekur të rregullojnë gjithçka në jetë, por duke lënë pas dore, e herë-herë duke i injoruar totalisht problemet seksuale dhe rëndësinë e tyre. Gabojnë! Këto lloj problemesh nuk prekin vetëm fushën e seksit, por kanë një rreze të madhe veprimi mbi personalitetin e njeriut dhe mund të ndryshojnë humorin, cilësinë e marrëdhënieve shoqërore, zgjedhjen e partnerit dhe një sërë gjërash të tjera, duke e bërë personin të ndihet më konfuz.

Rreziku i rënies në depresion

Pasiguri, nervozizëm, vuajtje, shpërthime inati, zili, posesivitet dhe të qara të menjëhershme: janë vetëm disa nga pasojat. Me kalimin e kohës mund të shtohen edhe krizat e ankthit, sjelljet depresive, fobitë dhe marrëdhëniet e dashurisë që përfundojnë gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Këta persona përpiqen të heqin dorë nga jeta zyrtare, për shkak të problemeve seksuale, që perceptohen si të turpshme ose të pazgjidhshme. Madje i largohen edhe partnerit, i cili kërkon t’i ndihmojë, shtiren sikur nuk ka ndodhur gjë, lënë që gjërat të shkojnë në drejtimin e gabuar dhe nuk mendojnë për pasojat. Shumë keq, sepse sot mund të zgjidhen shumë probleme në sajë të metodave moderne të terapisë së seksit. Ndonjëherë nuk nevojitet as terapia, por gatishmëria e personit për t’u hapur me partnerin me shpresën se ai di ta pranojë dhe kuptojë problemin.

Hapi i parë është ndërgjegjësimi

Kjo nuk do të thotë se kush ka një problem seksual duhet domosdoshmërisht ta zgjidhë atë në çast. Por nëse nuk dëshironi që të keni probleme më vonë dhe të ndryshoni cilësinë e jetës duhet të paktën të ndërgjegjësoheni. Natyrisht që nuk do të ndaloni së ekzistuari apo ta trajtoni veten sikur keni ndonjë defekt për të cilin duhet të turpëroheni. Pranojeni veten ashtu siç jeni dhe në vend që ta shtyni drejt një tuneli të zi, apo një humnere, jepini dorën dhe bëhuni njësh me dhimbjen. Kjo është lëvizja e parë që duhet të bëni, për të mos u kushtëzuar pastaj në fusha të tjera të jetës.

Mos u shtirni sikur nuk ka ndodhur gjë

Nëse nga njëra anë duhet të përmbaheni e të mos i zmadhoni gjërat, nga ana tjetër nuk keni sesi të mos shqetësoheni që e gjithë kjo çështje do të ketë pasoja, sidomos kur nervozoheni shpesh ose jeni të pakënaqur pa shkak. Kjo tregon se problemi seksual po bëhet gjithnjë e më i pranishëm te ju. Kështu që situata duhet marrë nën kontroll dhe duhet zgjidhur shpejt.

Flisni me partnerin

Heshtja që krijohet mes çiftit kur njëri prej tyre ka probleme të këtij lloji është e dëmshme dhe në të njëjtën kohë i largon partnerët nga njëri-tjetri. Të pranuarit nuk do të thotë ta injorosh problemin dhe kjo vlen për të dy. Sigurisht që duhet kapërcyer turpi dhe pasiguria, por kjo gjë mund të arrihet vetëm duke folur me partnerin. Kështu krijoni një intimitet të vërtetë, që është gjëja e duhur për të zgjidhur situatën.

Kërkoni gjithmonë më shumë

Shumë prej nesh kanë akoma mangësi për sa i përket kulturës seksuale, sidomos problemeve që lidhen me të. Ndaj duhet të informoheni mirë, si nga specialistët ashtu edhe publikimet e ndryshme, të siguroni elementët bazë për t’i dhënë një kthesë marrëdhënies, për të kuptuar se ç’po ndodh dhe ç’mund të bëni. Do të jetë më e lehtë të përballeni me të tjerët dhe më pas ta ndani problemin në çift.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

LAKSI & E


Webmaster
Webmaster
Une jam kogja e turpshme ne kesi gjerash...FLM nga t'i qe me mesove se s'i t'a heq turpin


________________________
Sot do të Lirohem nga druajtjet e mia. Nuk do të frikohem të jem i tillë çfarë jam, të gëzohem dhe të kënaqem me të bukurën. Pa frikë do të dashurojë dhe pa frikë do të besojë se më duan ata që unë i dua.
http://kuqezi.albanianforum.net

Aldo


Moderator
Moderator
Po pse moj me mua nuk je aq e turpshme ti........

LAKSI & E


Webmaster
Webmaster
Me ty nuk jam,,sepse t'i punon per qefin tim


________________________
Sot do të Lirohem nga druajtjet e mia. Nuk do të frikohem të jem i tillë çfarë jam, të gëzohem dhe të kënaqem me të bukurën. Pa frikë do të dashurojë dhe pa frikë do të besojë se më duan ata që unë i dua.
http://kuqezi.albanianforum.net

Alem


Antar Special
Antar Special
Me terp nuk hyhet ne shtrate.Cdo gje qe eshte njerzore nuk eshte e turpshme.

LAKSI & E


Webmaster
Webmaster
@Alem shkruajti:Me terp nuk hyhet ne shtrate.Cdo gje qe eshte njerzore nuk eshte e turpshme.


________________________
Sot do të Lirohem nga druajtjet e mia. Nuk do të frikohem të jem i tillë çfarë jam, të gëzohem dhe të kënaqem me të bukurën. Pa frikë do të dashurojë dhe pa frikë do të besojë se më duan ata që unë i dua.
http://kuqezi.albanianforum.net

shaban cakolli


Antar Special
Antar Special
duhen gjitha provat,per te gjetur me te lezetshmen

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons