Forumi Kuq E Zi
Kërkimi dramatik: A ka jetë në planetin Mars? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kërkimi dramatik: A ka jetë në planetin Mars? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kërkimi dramatik: A ka jetë në planetin Mars? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kërkimi dramatik: A ka jetë në planetin Mars? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kërkimi dramatik: A ka jetë në planetin Mars? 551897_469260409765499_1608751350_n
Kërkimi dramatik: A ka jetë në planetin Mars?

Kjo është pyetja më e madhe që ka njerëzimi: A jemi të vetëm në gjithësi? A ka diku tjetër jetë. Kurrë më parë nuk kemi qenë më pranë përgjigjes. Pikërisht kësaj pyetje synon t’i japë shpjegim sonda Curiosity.

Që prej mëngjesit të ditës së hënë, roboti i NASA-s, me peshë rreth 900 kilogram, gjendet në kraterin Gale në Mars, i madh 154 kilometër.

Aty është thatësirë dhe vendi është shkëmbor. Natën temperaturat janë minus 90 gradë, ditën shkojnë në zero gradë. Curiosity megjithatë mund të punojë pa u shqetësuar. Aktualisht nuk është sezoni i stuhive në planetin e kuq.

Por a ka jetë këtu?

Profesori Ralf Jaumann, ekspert për Marsin në Qendrën Gjermane për Udhëtimet Hapësinore thotë: “Nëse do gjejmë diku shenja jete në hapësirë, më shumë shanse kemi aty. Përmes vëzhgimeve me sondat e Marsit e dimë se në atë pellg ka tonelata me minerale. Ato krijohen vetëm kur shkëmbinjtë gërryhen nga uji. Aty madje ka pasur sasi të mëdha uji, ndoshta një liqen të madh”.

Sot ka sasi gjigande akulli, sidomos në polet e Marsit. Nëse do shkrinte i gjithë akulli, atëherë planeti do mbulohej me ujë deri në shtatë metër.

Kjo është edhe pika më interesante: aty u ka ujë, do ketë edhe jetë. Roboti do të kërkojë edhe për gjurmë organike si aminoacide, por edhe fosile të vogla, forma bakteresh ose alga.

Curiosity do të gërmojë edhe nën tokë me krahët e tij dhe do të shqyrtojë gurët në laboratorin kimik që ka me vete.

Eksperti i Marsit, dr. Markus Landgraf, thotë: “Unë do të çuditesha shumë nëse aty nuk do gjenim shenja jete”.

Pyetja tjetër është se ku ka shkuar i gjithë uji? Çfarë fati pati Marsi para 3 miliard e gjysmë vjetësh, kur u zhduk uji? Një fat që e pret edhe Tokën?

Profesori Jaumann thotë: “Duhet të ketë ndodhur diçka shumë e keq, por ne nuk e dimë se çfarë”.

E sigurt është se temperaturat kanë rënë, uji u zhduk, planeti u tha.

Por çfarë kemi arritur deri më tani nga kërkimet në Mars?

Profesor Jaumann: “Në linjën e parë kemi kryer kërkimet themelore, por edhe kemi përparuar shumë në teknologji. Nëse do gjejmë jetë aty, do ndryshojë krejt panorama jonë për botën”.

Por a do mund të fluturojnë njerëzit për në Mars?

Eksperti i Agjencisë Hapësinore Europiane, Manfred Warhaut thotë: “Për fat të keq jemi ende larg kësaj. Fillimisht do të duhet të shkojnë robotë aty për të dërguar materiale si stacione për të mbijetuar për shkak se atmosfera në Mars është plot me dyoksid karboni. Përveç kësaj na duhen modele për të prodhuar ujë e energji”.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons