Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Përvojat e çuditshme të astronautëve prej Tue 07 Aug 2012, 18:51

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Njëri prej astronautëve më me përvojë të Rusisë, Gennadij Ivanovich Padalka (54), ka habitur publikun kur ka thënë se “astronautët kanë marrë instruksione se si të sillen në rast të takimeve me jashtëtokësorët”. Me sa duket, kinezët me Kombet e Bashkuara kanë përpiluar rregullat se si njerëzit duhet të sillen në atë rast!
Në pyetja e gazetarëve kinezë se sa janë astronautët rusë të gatshëm për takim me jashtëtokësorët, Padalka tha se për këtë "ekzistojnë udhëzimet”, Padalka, i cili ka qenë tetë herë në universin e hapur, thotë se beson se “ka planetë tjera të banuara dhe se tokësorët do të takohen herët a vonë me ‘vëllezërit sipas mendjes’”.

Astronautët shpesh flasin për drita të forta të cilat i shohin edhe nëse sytë i kanë të mbyllur. Së pari për këtë, pas fluturimit në Hënë më 1969, kanë folur Buzz Aldrin dhe Neil Armstrong. Në NASA kanë arritur në përfundimin se astronautët shohin rreze të shpejta kozmike. Megjithatë, nuk shpjegohet se pse ata nuk ndjehen rehatshëm.

Astronauti Alexander Serebrov ka thënë se mjekët gënjejnë kur thonë se mund t’i bëjnë gati për gjithçka kozmonautët. Edhe astronauti amerikan, Edgar Mitchell, pretendon se në kozmos ndodhin gjëra “të cilat tash për tash ne nuk mund t’i kuptojmë”.

Pilotja testuese, Marina Popovich, e cila ka folur me astronautët rusë, thotë se shumë nga ta janë kthyer me shumë të panjohura e pasiguri. Bashkëpunëtori kryesor në qendër shkencore për shëndetin psikologjik në Akademinë ruse të Shkencave, Vladimir Vorobjov, thekson ndjenjat e çuditshme që kanë astronautët e që nuk shkaktojnë frikë po kënaqësi tek ata.

Yuri Gagarin, pas një koncerti të një grupi që interpretonte me instrumente elektrike, ka thënë se muzikë të ngjashme ka dëgjuar kur ishte në kozmos. Edhe Aleksei Leonov, i cili ishte i pari që doli në hapësirë të hapur, ka thënë se në satelit ka dëgjuar një muzikë të çuditshme. Astronauti Vladislav Volkov ka deklaruar se kur ka parë Tokën ka dëgjuar lehje qeni dhe fëmijë duke qarë.

Përvojat e tyre janë të ndryshme, por askush nuk i quan halucinacione. Disa i quajnë “efekti solaris”, ndërsa të tjerët mendojnë se fjala është për “materializimin e mendimit njerëzor."

Biofizikanti rus, Alexander Presman, ka vërtetuar se energjia elektromagnetike më e madhe se 3000 megaherc bllokon duart dhe këmbët. E meqë valët ndikojnë në proceset endokrine e biopotencialin e trurit, mund të ndodhë ndjenja e frikës.

Alexander Serebrov ka fluturuar katër herë në gjithësi. Gjatë fluturimit të parë i ka rënë aksidentalisht një magnet që ka filluar të sillet çuditshëm, ndonëse duhej të rrinte pezull si të gjitha objektet në gjendje të papeshë. Brenda anijes kozmike, pra, ekziston një fushë e fortë magnetike, në varësi të pozicionit të fluturakes. Sipas Serebrovit, magneti tërhiqte gjërat kur kishte hije, ndërsa i refuzonte kur kishte dritë.

Kur ka fluturuar për herë të katërt në vitin 1993, arriti të bindë përgjegjësit për të vendosur pajisjet që tregojnë se forca e fushave magnetike në disa pjesë të anijes kozmike ndryshon 16 herë gjatë ditës. Anomalitë më të mëdha ishin në kabinën komanduese. Kabllot kalonin mbi kokën e komandantit të anijes kozmike, Vasili Tsibliev, i cili kishte një ëndërr të keqe, dhëmbët i kërciste, bërtiste dhe dridhej. Ëndrra e tij ishte më e qetë kur ai ktheu kokën drejt në dysheme. Ai thotë se ato gjërat që i ka parë në ëndërr nuk i ka parë kurrë në jetë. Ekspertët kanë argumentuar se një ëndërr e tillë është e mundur për shkak të fushë të fortë magnetike.

Profesori i Institutit të Moskës për Aviacion, Valery Burdakov, pretendon se një njeri në orbitë, në një gjendje të rëndë të stresit emocional, mund të humbë kontrollin ndaj situatës.

"Më kanë thënë astronautët se në një çast kanë dashur që pa skafandër të dalin në hapësirë apo ta ndryshojnë kursin e anijes kozmike, duke besuar se kjo është në interesin e tyre jetësor. Vetëm vullneti i fortë i ka shpëtuar nga veprimi i pamend", shpjegon Burdakov.

Shef i Departamentit të Psikofiziologjisë në Institutin e ndryshimeve mjekësoro-biologjike të Akademisë ruse të Shkencave, Yuri Bubejev, shpjegon se "është komplekse gjendja psiko-emocionale e astronautit”. Kulmi arrihet kur nga gjithësia shihet Toka, gjë që shkakton stres të madh. Kjo gjendje, thotë Bubejev, mund të shkaktojë "zgjimin shpirtëror". Ky fenomen veç ka filluar të hulumtohet. /Telegrafi/


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons