Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 ÇFARË ËSHTË ADOLESHENCA? prej Wed 29 Jun 2011, 19:56

Milanisti


VIP
VIP
Adoleshencë (lat. Adolescere, do të thotë: pjekuri, të bëhesh i pjekur, i matur)

Nëse i lëmë me një anë dy vitet e para të jetës adoleshneca është periodë kur ngjajnë ndryshimet më të mëdha dhe më të shpejta në jetën e njeriut. Ndikimet sociale dhe kulturore janë jashtëzakonisht të mëdha. Në shoqëritë e më hershme problemet e adoleshencës nuk kanë qenë aq të theksuara siç janë sot. Diku ka ekzistuar kalimi i butë nga fëmijëria në persona të rritur por pa ndonjë trazirë të theksuar të cilën ne sot e njohim si adoleshencë. Në ato shoqëri nga fëmijët 11-12 vjeç është pritur të marrin detyrat e të rriturëve dhe profesioni iu është caktuar nga profesioni i prindërve. Ata nuk kanë pasur kohë të pyetën: “Kush jam unë?” apo “Çfarë dëshiroj të bëhem?” Përpos profesionit, prindërit iu kanë caktuar edhe bashkëshortët me të cilët shumë heret kanë hyrë në martesë.
Adoleshenca siç e njohim sot nuk është vetëm rezultat i zhvilllimit fizik, fiziologjik dhe psikik, por edhe ndryshimeve kulturore dhe sociale. Ajo nuk është e njëjtë në të gjitha pjesët e botës dhe nuk i ka vështërsit e njëjta në vende të ndryshme. Karaketristikat e adoleshencës gjithmonë ndryshojnë dhe qfarëdo pohimi mbi adoleshencën që nuk ka datë të sakt pak janë të besueshme.
Nëse i referohemi enciklopedisë së lirë në interenet Wikipedia, mund ta gjejm nocionin adoleshenca: Adoleshenca në konceptet bashkëkohore të zhvillimit të personalitetit kuptohet si fazë specifike në zhvillim, e përcjellur me kriza të bujshme psikike, emocionale, morale dhe me shqetësime e bredhje. Trajtohet si fazë kalimtare nga fëmijëria në pjekuri. Në mënyrë aproksimative mosha përcaktohet në mes 12 dhe 20 vjeç kur tek të rinjtë ngjanë ndryshme të mëdha trupore dhe psikike të përcjellura me ndryshime specifike në sferat sociale. Dallojnë pesë faza: paraadoleshenca, e hershme, e mesme, e vonshme dhe postadoleshenca. Çdonjëra shkakton kriza të ndryshme, ndër të cilat më të rëndësishme janë: kriza(konfuzioni) i identitetit, kriza e autoritetit, asketizmi, hipokondria dhe kriza e seksualitetit.
Adoleshenca si një periodë e zhvillimit të njeriut është krijimtari e shoqërisë moderne dhe kushteve të saja të ndërlikuara. Fillon kur fëmija e arrinë pjekurinë seksuale. Pubërteti, si periodë kur arrihet pjekuria seksuale është pjesë e adoleshencës. Për shumicën e vajzave pubërteti fillon në mes 12-14 vjeç, e tek djemtë në mës 13-14 vjeç. Gjatë zhvillimit të hovshëm fiziologjik në pubërtet piqet përbërja e organeve për reprodukim, zhvillohet karakteristikat sekondare seksuale. Si një periodë paraprake e adoleshencës, pubërteti përfundon kur të paraqiten të gjitha karakteristike sekundare seksuale dhe fitohet aftësia e reprodukimit.
Kufiri i fundit i adoleshencës në një farë mënyre është arbitrar sepse përfshinë shumë aspekte të cilat varojnë nga shoqëria në shoqëri. Si përcaktues më i shpesht i kufirit të fundit të adoleshencës merret pjekuria emocionale dhe sociale, e kjo do të thotë përvoja, gatishmëria dhe aftësia për ta luajtur rolin e të rriturit. Disa njerëz kurrë nuk e arrinë pjekurinë e plotë emocionale dhe sociale dhe gjithë jetën e luajnë rolin e adoleshentit.

Paragjykimi mbi adoleshencën.

Bindja mbi adoleshencën si periodë problemesh ka mbetur thellë e rrënjosur deri në ditët tona, për të cilën, sigurisht më së shumti kanë kontribuar vetë shkencëtarët, më së shpeshti duke i studiuar pikërisht sjelljet antisociale dhe të paadaptueshme tek të rinjtë. Në mesin e adoleshentëve ka edhe të tillë, dhe kjo zgjon vëmendjen e posaçme në shoqëri, por kjo kurrsesi s’do të thotë se shumica e të rinjëve janë delikuent.
Dallimi gjeneratash kushtëzon dallimin e asaj se si të rriturit i shohin adoleshentët dhe se si adoleshentët e shohin veten e tyre. Ky dallim pjesërisht është i kushtëzuar me rolet e ndryshme që luajnë në shoqëri: të rriturit janë “mbrojtës” të botës, të rinjtë janë kritik.

Detyrat zhvillimore të adoleshencës

• Zhvilli i tutjeshëm i aftësive, posaçërisht atyre intelektuale, të nevojshme për jetën në bashkësi.
• Zgjedhja dhe përgatitja për profesion.
• Arritja e pavarsis emocionale nga prindërit
• Adaptimi në ndryshimet fizike, pranimi i dukjes fizike personale.
• Arritja e sjelljes së dëshiruar dhe përgjegjëse sociale.
• Arritja e vlerave dhe normave etike si orientim në sjellje, si dhe pikëpamja personale për të ardhmen.
• Vërja efikase e raporteve sociale me moshatarët të gjinisë së njëjtë apo të kundërt.
• Përgatitja për martesë dhe jetë familjare.
• Arritja e pavarsisë ekonomike
• Krijimi i vlersimit real mbi vetveten dhe caqet personale.

Personaliteti i adoleshentit

Personaliteti është një organizatë e veçantë e vetive, e cila formohet me ndërveprimin e personit dhe mjedisit që përcakton sjelljen e përgjithshme, dhe për individin mënyrën karakteristike të sjelljes. Adoleshenca është perioda më e rëndësishme për përcaktimin e individit. Adoleshenti duhet të përgjigjet në pyetjen “Kush jam unë?” përgjigjen mund ta merr vetëm në bisedë me moshatarët, prindërit, arsimtarët, pra mjedisin social.
Adoleshenti është i vetëdijshëm personalitetit të tij, kështu që sa më shumë dëshiron ta përmirësojë personalitetin e tij, në njërën anë sepse përvoja i tregon se sa është e rëndësishme për të që të tjerët ta pranojnë, e nga ana tjetër sepse është i pakënaqur me veten e tij.
Me dëshirë për të qenë i pranuar adoleshenti përpiqet për t’iu përshtatur rregullave ekzistuese të sjelljes. Në këtë mënyrë paraqiten ndryshime kualitative të shumë vetive të tij, disa dobësohen ndërsa disa forcohen. Zakonisht forcohen ato të cilat mjedisi social i përcakton si të dëshiruara. Adoleshenti shpejtë e vëren se egoizmi, koprracia dhe jotoleranca ia vështërson kontaktin me njerzit të cilët ai i dëshiron dhe fillon t’i dobësojë këto veti, njëkohësisht duke e forcuar tolerancën, joegoizmin, i gatshëm të ndaj atë që ka.

Vetëdija mbi veten

Personaliteti është sistem shumë i ndërlikuar, e thelbin e saj e përbën mendimi mbi veten që paraqet vetëdijën e ekzistimit personal, ndjenjë e cila mundëson ta njohim veten në situata dhe kohë të ndryshme. Kjo është mënyrë në të cilën e përjetojmë veten. Ideja mbi veten apo ego ndjenja është e vetmja dëshmi e sigurtë e ekzistimit personal. Ajo gradualisht zhvillohet nga dita e parë e lindjes, së pari përmes trupit personal për t’u zgjeruar në personat më të afërt dhe përfundimisht duke e zgjeruar vetëdijën personale mbi aftësinë për të menduar.
Vetë ideja mbi veten veç në adoleshencë bëhet vështirë e ndryshar, aty ekzistojnë vështërsi të mëdha për t’i ndihmuar adoleshentit ta ndryshoj personalitetin e tij. Për shembull, nëse për vetem ka mendimin se është nxënës i paaftë, vetë përpjekja për ta bindur për të kundërtën është thuajse e kotë.

Shumë faktor janë me ndikim në zhvillimin e mendimit mbi veten, e më të rëndësishmit janë:

• Emri dhe mbiemri
• Konstrukti trupor, defektet, kondicioni
• Aktiviteti hormonal
• Garderoba
• Inteligjenca
• Shkalla e aspiratave
• Emocionet
• Kultura
• Shkolla
• Statuti social
• Familja

Ndikimi i këtyre faktorëve është i ndryshëm tek çdo adoleshent. Pak a shumë disa është e mundur të kontrollohen, e disa aspak.

Emri dhe mbiemri

Emri dhe mbiemri është kala e fortë e ego ndjenjës sonë dhe pjesë shumë e rëndësishme e saj. Për adoleshentin, sidomos për atë më të ri, ai është burim i rëndësishëm i ndjenjës së sigurisë dhe pasigurisë, varsisht nga kjo ai e vlerson se a e pranojnë moshatarët e tij apo jo.
Emrat dhe mbiemrat e zakonshëm adoleshentit i japin ndjenjën e sigurisë, ndërsa emrat e pazakonshëm mund të jenë burim i pasigurisë së tij. Duke u përpjekur që vetë të përmirësojë emrin e tij ai e ndryshon kryesisht në emra të huaj apo e modernizon.

Inteligjenca

Inteligjencën të gjithë e përjetojmë si pjesë të rëndësishme të Uni-t tonë. Pasi që adoleshenca përfshinë përfundimin e shkollimit fillor, të mesëm dhe fakultetit, atëherë adoleshentët kanë shumë raste të krijojnë mendimin mbi inteligjencën e tyre, duke i zgjedhur detyra intelektuale të numërta.
Inteligjenca mesatare dhe mbi mesatare mundëson plotësisht suksesshëm kerkesat e shkollës, derisa inteligjenca nën mesatare dhe ajo shumë nën mesatare, mund të jetë burim i vështërsive.
Shumica e atyre që kanë vështërsi të përhershme në mësim zhvillojnë ndjenjën se janë të paaftë dhe kompleksin e inferioritetit. Ata me inteligjencë nën mesatare më vështirë kuptohen nga moshatarët për këtë arsye moshatarët nuk i pranojnë.
Në anën tjetër, edhe inteligjenca shumë e zhvilluar mund të paraqes problem. Shpesh moshatarët ua kanë zili për sukseset dhe animet e arsimtarëve.

Emocionet

Adoleshenti jashtëzakonisht vërshohet nga emocionet dhe kjo ndikon në Unin e tij. Kjo është pasojë e faktorëve edhe biologjik edhe social. Në njërën anë, tajitja e shtuar e gjandrave e bjen organizmin në gjendje jostabile e cila shprehet me shqetësim më të fortë dhe nervozizëm. Në anën tjetër, aty janë situatat e ndryshme në të cilat ai duhet të mësohet të gjindet. Në veçanti është i ndjeshëm në mendimin e të tjerëve që kanë për të. Gjykimi i sjelljes së tij nga ana e prindërve, moshatarëve, arsimtarëve dhe të tjerëve jashtëzakonisht nxitë emocione të ndryshme, të këndshme dhe të pakëndshme.
Temperamenti përcakton se sa shpesh, se sa lehtë, me qfarë intensiteti
dhe kohëzgjatje shfaqen emocionet, si dhe ajo se a janë kryesisht të këndshme apo kryesisht të pakëndshme.

ASPEKTET KRYESORE TË ZHVILLIMIT NË ADOLESHENCË

Adoleshenca paraqet zhvillimin në të cilën personaliteti i të riut i pranon karakteristikat e tilla të cilat çojnë deri tek zhvillimi i tërësishëm, harmonizimi dhe pjekuria. Përparimi kah personaliteti i pjekur ngjanë në planin fizik, intelektual, emocional, si dhe në planin social e moral.

Rritja intelektual në adoleshencë

Rritja intelektuale e adoleshentëve ka të bëj me proceset e tyre njohëse dhe inteligjente. Përsosën shumë funksione psikike të cilat mundësojnë njohjen e botës personale dhe atë të jashtme, duke i vëretjtur lidhjet dhe marrëdhëniet në mes gjërave dhe dukurive, dhe mundësinë e zgjidhjeve të problemeve dhe adaptimit në situata të reja dhe të ndryshueshme.
Rritja intelektuale e adoleshentëve gradualisht krijon gjykim real, konkludime të matura, qëndrim kritik dhe objektiv për veten dhe për të tjerët.
Dukuritë dhe ndodhitë në vete apo rreth vetes mund t’i kapim me përceptim(vrojtim), mendim, mësim dhe kujtesë; me të ashtuquajturin, proces njohës.

Përceptimi

Themelin e njohjes sonë e krijon procesi i ndërlikuar i përceptimit. Në adoleshencë procesi i përceptimit bëhet më cilsor dhe më i tërësishëm se më heret për shkak të përvojës më të madhe dhe mendimit më të zhvilluar. Adoleshenti më shumë e shfrytëzon përceptimin e tij në mësim dhe mendim, nuk është më i intersuar vetëm të përshkruaj diçka, por mundohet që atë ta shpjegoj, t’i lidhë me përvojat e më hershme.

Mendimi

Mendimi është proces psikik i cili kërkon marrëdhënie dhe lidhje në mes dukurive. Rol të madh në zhvillimin e të menduarit luan shkolla dhe mësimet shkollore. Mësimi shkollor ofron raste të numërta për t’i ushtruar shumë operacione mendimtare (krahasimin, dallimin, analizën, sintezën, abstrakcionin, gjeneralizimin).
Adoleshenti duke e zhvilluar pavarsinë në jetë e përditshme fiton edhe pavarsi me të madhe ne të menduar.
Përceptimi më i mirë dhe mendimi i zhvilluar jashtëzakonisht ndikojnë në zhvillimin e ndjenjës sociale dhe morale tek adoleshenti. Zhvillimi i mendimit është pasojë, jo vetëm e ndryshimeve biologjike, por gjithashtu edhe ndikimi i mjedisit social që mund këtë zhvillim ta shpejtojë apo ngadalsojë.

Mësimi dhe kujtesa

Mësimi dhe kujtesa paraqesin proceset njohëse të cilat e përbëjnë tërësinë. Mësimi është arritje e formave të reja të sjelljes apo ndryshimi i sjelljeve në bazë të përvojës, derisa kujtesa është ruajtja e saj që me mësim është arritë.
Krejt ajo që në sjelljet tona nuk është rezultat i trashigimis biologjike është fituar me mësim, kështu që është me rëndësi të madhe për formimin e personalitetit.

Zhvillimi emocional i personalitetit në adoleshencë

Emocionet manifestohen në 3 mënyra
• Përjetimi emocional përbëhet nga përjetimi i të këndshmës dhe të pakëndshmës, përjetimit të ndryshimeve fiziologjike në trup, përceptimeve dhe mendimeve të cilat nxisin emocione.
• Me sjellje emocionale nënkuptojmë, për shembu, kur i bërtasim dikujtë.
• Ndryshimet fiziologjike në trup shfaqen si: rrahja e shpejtuar e zemrës, shtrëngim muskujsh, djersitje, dridhje…

Zhvillimi emocional është pasojë e ndikimeve të ndërsjella të karateristikave biologjike dhe ndikimeve sociale që bëhen në familje, në shkollë etj.
Nevoja për dashuri, nevoja për lidhje afektive është kyqe pë zhvillimin emocional.
Veprimet e shumta edukative posaçërisht në familje, në shkollë kanë për qëllim të zhvillojnë tek fëmijët dhe adoleshentët, të ashtuquajturën, kontrollën emocionale; shprehinë që emocionet të shprehen në mënyrën e pranuar në shoqëri.
Jetën pa trazira emocionale adoleshentët e përjetojnë si të zbrazët dhe monotone, nëse nuk i gjejnë ne jetën e përditshme i kërkojnë në romane dhe në thashetheme.

Karakteristikate e emocioneve të ndryshme tek adoleshentët.

1. emocionet primare: gëzimi, zemërimi, frika dhe pikëllimi.
Gëzimi është përcjellës i realizimit të dëshirave dhe qëllimeve, kësahtu që më së shpeshti haset tek adoleshentët që janë nxënës të suksesshëm.
Zemërimi paraqitet kur hasim në ndonjë pengesë
Frika është emocion në të cilën ndjehemi të pafuqishëm. Tek adoleshentët frikat më të shpeshta janë:
• frika nga mossuksesi në shkollë
• agresiviteti fizik i të rriturëve
• vdekja
• sëmundja
• aksidentet
• dështimi moral
Pikëllimi përcillet me humbjen e diçkahi që e kemi dashtë. Shkaktarët e pikëllimit tek adoleshentët janë të ndryshëm:
• vdekja e personit të afërt
• divorci i prindërve
• ndërprerja e miqësisë të cilën e kanë pëlqyer shumë

2.Emocionet që kanë të bëjnë me vetëvlerësimin janë ato që i përkasin personalitetit vetjak.
• Ndenja e suksesit tek adoleshentët paraqitet kur e arrinë ndonjë cak.
• Krenaria është emocion e cila paraqitet tek adoleshenti kur e vlerëson se atë që e ka arritë është sukses i jashtëzakonshëm.
• Ndjenja e fajsisë paraqitet kur adoleshenti e vlerëson se i ka thyer disa kërkesa morale.
• Edhe ndjenja e vetëvetëdijës është emocion që ka të vëj me vetveten.
3. Emocionet që kanë të bëjnë me njerzit e tjerë janë pjesë e madhe e përjetimeve tona. Më të rëndësishmet janë: dashuria, xhelozia, urrejtja, varësia, ndenjat të ndryshme pozitive dhe negative ndaj të tjerëve.
Dashuria është ndjenjë e animit të përhershëm pozitiv ndaj personit tjetër.
Xhelozia paraqitet kur e vërejmë se animi i personit të dashur kthehet nga dikush tjetër.
Varësia paraqitet kur na duket se dikush tjetër ka atë që edhe ne dëshirojmë ta kem.
Urrejtja në thelbin e vetë përmban dëshirën për të shkatërruar atë që ne urrejmë.

4.Emocionet që kanë të bëjnë me vlersimin reflektojnë vlersimin e botës dhe pozitës personale në të.

Socializimi në adoleshencë

Me fjalën socializim nënkuptojmë bartjen e normave, motiveve, vlersimeve dhe modeleve, të sjelljes tek te rinjtë të cilat në një shoqëri konsiderohen të nevojshme, të dëshiruara dhe morale. Kjo bartje apo percjellje bëhet në kontakte në shumëta me njerzit e tjerë dhe thelbin e saj e përmbanë mësimi.
Thuajse nuk ka adoleshent i cili nuk është në konflikt në mes të vlersimeve familjare dhe vlersimeve të grupit të moshatarëve dhe që nuk ka zgjedhur ndonjëherë vlersimin e grupit të moshatarëve. Ndjenja e përkatësisë së grupit të moshatarëve ofron siguri. Marrëdhëniet shoqëror me mjedisin ku vend qendror kanë pikërisht moshatarët jashtëzakonisht ndikon në zhvillimin psikik te adoleshentët sepse ndihmonë në formimin:
• Vetëbesimit
• Vetërespektit
• Ndjenjën se është i pranueshëm nga të tjerët
• Vlersimet prsonale

Vetëm në grupin e moshatarëve adoleshentët mësojnë të dëgjojnë. Vetëm aty mund të përmirësojnë tolerancën dhe aftësinë për ta pranuar mendimin dhe sjelljen e tjetrit.
Pranimi social përcaktohet me atë se si moshatarët e “çmojnë” miqësinë të cilën adoleshenti ua ofron, sa e respektojnë dhe e adhurojnë. Të tjerët janë të papranuar sepse kanë zhvilluar veti të cilat nuk mund t’i ofrojnë moshatarëve.
Adoleshentët e ri të pranuar, për dallim nga adoleshentët e ri të paparanuar dallojnë me këto karakteristike:
• Posedojnë veti shumë më të mira
• Numër më të vogël të problemeve personale
• Janë nxënës më të mirë
• Probleme më të vogëla në raport me vëllëzrit dhe motrat e tjera
• Për modele ideale shpesh i zgjedhin artistët
• Më pak probleme kanë në shkollë
• Emocionalisht janë më stabil

Zhvillimi moral në adoleshencë

Zhvillimi moral si edhe ai social, në njërën anë janë rezultat i proceseve njohëse, e në anën tjetër motivacionet dhe shprehitë të sillemi në harmoni me atë që kemi mësuar-njohur.
Moralin e përbëjnë normat e pashkruara shoqërore me të cilat përcaktohet mënyra e të sjellurit në shoqëri, ndërsa person i moralshëm quhet ai njeri i cili ato norma shoqërore i pranon.
Ka faktor të shumtë të cilët ndikojnë ne zhvillimin moral të adoleshentit: familja, shkolla, arsimtarët, opinoni publik i moshtarëve, organizatat e ndryshme, mas medijat.
Mjedisi prindëror, respektivisht përvoja të cilën e ka përcjellë nga ajo në periodën para adoleshencës mund të lehtësojë apo të vështërsojë apo plotësisht të pamundësojë arritjen e pjekurisë morale të adoleshentit.
Shkolla është mjedis ku adoleshenti për çdo ditë takohet dhe ballafaqohet me mendime të ndryshme të arsimtarëve dhe moshatarëve.
Disciplina është pjesë e pandar e edukimit. Adoleshntëve iu nevoitet disciplina sepe ua siguron kornizat e pavarsisë, iu ofron ndjenjën e sigurisë në atë që iu lejohet dhe atë që nuk iu lejohet dhe iu ndihmonë të sillen sipas rregullave të shoqërisë.

Edukimi i vetëdijës arrihet:

• Duke shpjeguar pasojat të cilat mund t’i shkaktojnë veprimet e këqija.
• Duke sugjeruar veprime të drejta dhe duke kërkuar shpjegime për sjelljet dhe veprimet.
• Duke shkurtuar vëmendjan
• Duke kurajuar që gabimi të definohet dhe të përmirësohet.

Me zhvillimin moral krijohet karakteri i adoleshentit si masë e vetive morale dhe të vullnetshme të personalitetit të cilat më kryesore janë: ndershmëria, përgjegjësia, pavarsia, kritika, sinqeriteti, konsekuenca, altruizmi, raporti i ndershem dhe i angazhuar ndaj punës.

SEKSUALITETI TEK ADOLESHENTËT

Pasi që seksualiteti tek adoleshentët është një nga temat më interesante, si për prindër ashtu edhe për adoleshentët, le ta shohim se si Prof. Dr Bojana Dimitrijeviç në një artikull të saj i paraqet disa nga faktorët kryesor që kanë të bëjnë me seksualitetin tek adoleshentët.
Njeriu lindë me instiktin seksual. Ai paraqitet befas në kohën e rritjes së vrullshme dhe zhvillohet në pubërtet, siç është menduar më heret, e disa edhe sot mendojnë ashtu. pasi që nga lindja është prezent, ndikon në sjellje të caktuara të sjelljes njerëzore, por paraqitja e tij është i ndryshëm dhe në periodat e ndryshme të rritjes. Zhvillimi i instiktit seksual mund të paraqitet përmes fazave të caktuara: autoerotike, homoerotike, heteroerotike dhe heteroseksuale. Me këtë mund të ilustrohet se si zhvillohet dhe kur formohet seksualiteti i plotë i pjekur njerëzor.
Autoerotike përcillet me dëshirën për ta shikuar trupin personal, dëshirën për t’u zbukuruar, fantazi erotike, me emocione më të qarta dhe me përjetime më të dëshirshme për prekje sesa për stimulime vizuele. Plotësimi i nevojave seksuale në këtë periodë më së shpeshti realizohet përmes ëndrrave.
Vështrimi, prekja e personit të gjinisë së njëjtë
Faza homoerotike krijohet kur objekt i interesimit nuk është vetëm trupi personal, por dëshirat erotike paraqiten gjatë vështrimit dhe prekjes së personit të gjinisë së njëjtë. Plotësimi i nevojës seksuale bëhet përmes vështrimit, në procesin e bisedës, prekjes mbi rroba, masturbimit të përbashkët etj. Disa shkencëtarë konsiderojnë se gjinia femërore dominohet me shqisa të prekëshme, se ato janë më gjatë dhe më shumë të ndikuara me aktivitete homoerotike sesa meshkujt, tek të cilët dominojnë joshjet vizuele. Frika nga homoseksualiteti bëhet preokupim i të rinjëve. Seksologët modern janë të mendimit se faza homoerotike nuk mund të quhet homoseksuale sepse cilsitë e tyre primare janë erotike e jo seksualitet i pastër.
Interesimi për gjininë e kundërt, pjekja e instiktit seksual
Faza heteroseksuale paraqitet atëherë kur interesimi përcillet në personin e gjinisë së kundërt, dhe ky është kapërcim kualitativ në pjekjen e instiktit seksual dhe zhvillimin e personalitetit. Kjo është shpesh periodë kur zhvillohet lidhja me e fortë me personin e gjinisë së kundërt, dhe kur mund të vijë deri tek shkëputja e lidhjes emocionale me prindërit dhe shokët.

http://www. http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum

2 Re: ÇFARË ËSHTË ADOLESHENCA? prej Wed 06 Feb 2013, 06:35

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Adoleshencë (lat. Adolescere, do të thotë: pjekuri, të bëhesh i pjekur, i matur)

Nëse i lëmë me një anë dy vitet e para të jetës adoleshneca është
periodë kur ngjajnë ndryshimet më të mëdha dhe më të shpejta në jetën e
njeriut. Ndikimet sociale dhe kulturore janë jashtëzakonisht të mëdha.
Në shoqëritë e më hershme problemet e adoleshencës nuk kanë qenë aq të
theksuara siç janë sot. Diku ka ekzistuar kalimi i butë nga fëmijëria në
persona të rritur por pa ndonjë trazirë të theksuar të cilën ne sot e
njohim si adoleshencë. Në ato shoqëri nga fëmijët 11-12 vjeç është
pritur të marrin detyrat e të rriturëve dhe profesioni iu është caktuar
nga profesioni i prindërve. Ata nuk kanë pasur kohë të pyetën: “Kush jam
unë?” apo “Çfarë dëshiroj të bëhem?” Përpos profesionit, prindërit iu
kanë caktuar edhe bashkëshortët me të cilët shumë heret kanë hyrë në
martesë.
Adoleshenca siç e njohim sot nuk është vetëm rezultat i zhvilllimit
fizik, fiziologjik dhe psikik, por edhe ndryshimeve kulturore dhe
sociale. Ajo nuk është e njëjtë në të gjitha pjesët e botës dhe nuk i ka
vështërsit e njëjta në vende të ndryshme. Karaketristikat e
adoleshencës gjithmonë ndryshojnë dhe qfarëdo pohimi mbi adoleshencën që
nuk ka datë të sakt pak janë të besueshme.
Nëse i referohemi enciklopedisë së lirë në interenet Wikipedia, mund ta
gjejm nocionin adoleshenca: Adoleshenca në konceptet bashkëkohore të
zhvillimit të personalitetit kuptohet si fazë specifike në zhvillim, e
përcjellur me kriza të bujshme psikike, emocionale, morale dhe me
shqetësime e bredhje. Trajtohet si fazë kalimtare nga fëmijëria në
pjekuri. Në mënyrë aproksimative mosha përcaktohet në mes
12
dhe 20 vjeç kur tek të rinjtë ngjanë ndryshme të mëdha trupore dhe
psikike të përcjellura me ndryshime specifike në sferat sociale.
Dallojnë pesë faza: paraadoleshenca, e hershme, e mesme, e vonshme dhe
postadoleshenca. Çdonjëra shkakton kriza të ndryshme, ndër të cilat më
të rëndësishme janë: kriza(konfuzioni) i identitetit, kriza e
autoritetit, asketizmi, hipokondria dhe kriza e seksualitetit.
Adoleshenca si një periodë e zhvillimit të njeriut është krijimtari e
shoqërisë moderne dhe kushteve të saja të ndërlikuara. Fillon kur fëmija
e arrinë pjekurinë seksuale. Pubërteti, si periodë kur arrihet pjekuria
seksuale është pjesë e adoleshencës. Për shumicën e vajzave pubërteti
fillon në mes 12-14 vjeç, e tek djemtë në mës 13-14 vjeç. Gjatë
zhvillimit të hovshëm fiziologjik në pubërtet piqet përbërja e organeve
për reprodukim, zhvillohet karakteristikat sekondare seksuale. Si një
periodë paraprake e adoleshencës, pubërteti përfundon kur të paraqiten
të gjitha karakteristike sekundare seksuale dhe fitohet aftësia e
reprodukimit.
Kufiri
i fundit i adoleshencës në një farë mënyre është arbitrar sepse
përfshinë shumë aspekte të cilat varojnë nga shoqëria në shoqëri. Si
përcaktues më i shpesht i kufirit të fundit të adoleshencës merret
pjekuria emocionale dhe sociale, e kjo do të thotë përvoja, gatishmëria
dhe aftësia për ta luajtur rolin e të rriturit. Disa njerëz kurrë nuk e
arrinë pjekurinë e plotë emocionale dhe sociale dhe gjithë jetën e
luajnë rolin e adoleshentit.

Paragjykimi mbi adoleshencën.

Bindja mbi adoleshencën si periodë problemesh ka mbetur thellë e
rrënjosur deri në ditët tona, për të cilën, sigurisht më së shumti kanë
kontribuar vetë shkencëtarët, më së shpeshti duke i studiuar pikërisht
sjelljet antisociale dhe të paadaptueshme tek të rinjtë. Në mesin e
adoleshentëve ka edhe të tillë, dhe kjo zgjon vëmendjen e posaçme në
shoqëri, por kjo kurrsesi s’do të thotë se shumica e të rinjëve janë
delikuent.
Dallimi gjeneratash kushtëzon dallimin e asaj se si të rriturit i shohin
adoleshentët dhe se si adoleshentët e shohin veten e tyre. Ky dallim
pjesërisht është i kushtëzuar me rolet e ndryshme që luajnë në shoqëri:
të rriturit janë “mbrojtës” të botës, të rinjtë janë kritik.
Detyrat zhvillimore të adoleshencës

• Zhvilli i tutjeshëm i aftësive, posaçërisht atyre intelektuale, të nevojshme për jetën në bashkësi.
• Zgjedhja dhe përgatitja për profesion.
• Arritja e pavarsis emocionale nga prindërit
• Adaptimi në ndryshimet fizike, pranimi i dukjes fizike personale.
• Arritja e sjelljes së dëshiruar dhe përgjegjëse sociale.
• Arritja e vlerave dhe normave etike si orientim në sjellje, si dhe pikëpamja personale për të ardhmen.
• Vërja efikase e raporteve sociale me moshatarët të gjinisë së njëjtë apo të kundërt.
• Përgatitja për martesë dhe jetë familjare.
• Arritja e pavarsisë ekonomike
• Krijimi i vlersimit real mbi vetveten dhe caqet personale.
Personaliteti i adoleshentit

Personaliteti është një organizatë e veçantë e vetive, e cila formohet
me ndërveprimin e personit dhe mjedisit që përcakton sjelljen e
përgjithshme, dhe për individin mënyrën karakteristike të sjelljes.
Adoleshenca është perioda më e rëndësishme për përcaktimin e individit.
Adoleshenti duhet të përgjigjet në pyetjen “Kush jam unë?” përgjigjen
mund ta merr vetëm në bisedë me moshatarët, prindërit, arsimtarët, pra
mjedisin social.
Adoleshenti është i vetëdijshëm personalitetit të tij, kështu që sa më
shumë dëshiron ta përmirësojë personalitetin e tij, në njërën anë sepse
përvoja i tregon se sa është e rëndësishme për të që të tjerët ta
pranojnë, e nga ana tjetër sepse është i pakënaqur me veten e tij.
Me dëshirë për të qenë i pranuar adoleshenti përpiqet për t’iu
përshtatur rregullave ekzistuese të sjelljes. Në këtë mënyrë paraqiten
ndryshime kualitative të shumë vetive të tij, disa dobësohen ndërsa disa
forcohen. Zakonisht forcohen ato të cilat mjedisi social i përcakton si
të dëshiruara. Adoleshenti shpejtë e vëren se egoizmi, koprracia dhe
jotoleranca ia vështërson kontaktin me njerzit të cilët ai i dëshiron
dhe fillon t’i dobësojë këto veti, njëkohësisht duke e forcuar
tolerancën, joegoizmin, i gatshëm
të ndaj atë që ka.

Vetëdija mbi veten

Personaliteti është sistem shumë i ndërlikuar, e thelbin e saj e përbën
mendimi mbi veten që paraqet vetëdijën e ekzistimit personal, ndjenjë e
cila mundëson ta njohim veten në situata dhe kohë të ndryshme. Kjo është
mënyrë në të cilën e përjetojmë veten. Ideja mbi veten apo ego ndjenja
është e vetmja dëshmi e sigurtë e ekzistimit personal. Ajo gradualisht
zhvillohet nga dita e parë e lindjes, së pari përmes trupit personal për
t’u zgjeruar në personat më të afërt dhe përfundimisht duke e zgjeruar
vetëdijën personale mbi aftësinë për të menduar.
Vetë ideja mbi veten veç në adoleshencë bëhet vështirë e ndryshar, aty
ekzistojnë vështërsi të mëdha për t’i ndihmuar adoleshentit ta ndryshoj
personalitetin e tij. Për shembull, nëse për vetem ka mendimin se është
nxënës i paaftë, vetë përpjekja për ta bindur për të kundërtën është
thuajse e kotë.

Shumë faktor janë me ndikim në zhvillimin e mendimit mbi veten, e më të rëndësishmit janë:
Shumë faktor janë me ndikim në zhvillimin e mendimit mbi veten, e më të rëndësishmit janë:

• Emri dhe mbiemri
• Konstrukti trupor, defektet, kondicioni
• Aktiviteti hormonal
• Garderoba
• Inteligjenca
• Shkalla e aspiratave
• Emocionet
• Kultura
• Shkolla
• Statuti social
• Familja

Ndikimi i këtyre faktorëve është i ndryshëm tek çdo adoleshent. Pak a shumë disa është e mundur të kontrollohen, e disa aspak.

Emri dhe mbiemri

Emri dhe mbiemri është kala e fortë e ego ndjenjës sonë dhe pjesë shumë e
rëndësishme e saj. Për adoleshentin, sidomos për atë më të ri, ai është
burim i rëndësishëm i ndjenjës së sigurisë dhe pasigurisë, varsisht nga
kjo ai e vlerson se a e pranojnë moshatarët e tij apo jo.
Emrat dhe mbiemrat e zakonshëm adoleshentit i japin ndjenjën e sigurisë,
ndërsa emrat e pazakonshëm mund të jenë burim i pasigurisë së tij. Duke
u përpjekur që vetë të përmirësojë emrin e tij ai e ndryshon kryesisht
në emra të huaj apo e modernizon.

Inteligjenca

Inteligjencën të gjithë e përjetojmë si pjesë të rëndësishme të Uni-t
tonë. Pasi që adoleshenca përfshinë përfundimin e shkollimit fillor, të
mesëm dhe fakultetit, atëherë adoleshentët kanë shumë raste të krijojnë
mendimin mbi inteligjencën e tyre, duke i zgjedhur detyra intelektuale
të numërta.
Inteligjenca mesatare dhe mbi mesatare mundëson plotësisht suksesshëm
kerkesat e shkollës, derisa inteligjenca nën mesatare dhe ajo shumë nën
mesatare, mund të jetë burim i vështërsive.
Shumica e atyre që kanë vështërsi të përhershme në mësim zhvillojnë
ndjenjën se janë të paaftë dhe kompleksin e inferioritetit. Ata me
inteligjencë nën mesatare më vështirë kuptohen nga moshatarët për këtë
arsye moshatarët nuk i pranojnë.

anën tjetër, edhe inteligjenca shumë e zhvilluar mund të paraqes
problem. Shpesh moshatarët ua kanë zili për sukseset dhe animet e
arsimtarëve.

Emocionet

Adoleshenti jashtëzakonisht vërshohet nga emocionet dhe kjo ndikon në
Unin e tij. Kjo është pasojë e faktorëve edhe biologjik edhe social. Në
njërën anë, tajitja e shtuar e gjandrave e bjen organizmin në gjendje
jostabile e cila shprehet me shqetësim më të fortë dhe nervozizëm. Në
anën tjetër, aty janë situatat e ndryshme në të cilat ai duhet të
mësohet të gjindet. Në veçanti është i ndjeshëm në mendimin e të tjerëve
që kanë për të. Gjykimi i sjelljes së tij nga ana e prindërve,
moshatarëve, arsimtarëve dhe të tjerëve jashtëzakonisht nxitë emocione
të ndryshme, të këndshme dhe të pakëndshme.
Temperamenti përcakton se sa shpesh, se sa lehtë, me qfarë intensiteti
dhe kohëzgjatje shfaqen emocionet, si dhe ajo se a janë kryesisht të këndshme apo kryesisht të pakëndshme.

ASPEKTET KRYESORE TË ZHVILLIMIT NË ADOLESHENCË

Adoleshenca paraqet zhvillimin në të cilën personaliteti i të riut i
pranon karakteristikat e tilla të cilat çojnë deri tek zhvillimi i
tërësishëm, harmonizimi dhe pjekuria. Përparimi kah personaliteti i
pjekur ngjanë në planin fizik, intelektual, emocional, si dhe në planin
social e moral.

Rritja intelektual në adoleshencë

Rritja intelektuale e adoleshentëve ka të bëj me proceset e tyre njohëse
dhe inteligjente. Përsosën shumë funksione psikike të cilat mundësojnë
njohjen e botës personale dhe atë të jashtme, duke i vëretjtur lidhjet
dhe marrëdhëniet në mes gjërave dhe dukurive, dhe mundësinë e zgjidhjeve
të problemeve dhe adaptimit në situata të reja dhe të ndryshueshme.
Rritja intelektuale e adoleshentëve gradualisht krijon gjykim real,
konkludime të matura, qëndrim kritik dhe objektiv për veten dhe për të
tjerët.
Dukuritë dhe ndodhitë në vete apo rreth vetes mund t’i kapim me
përceptim(vrojtim), mendim, mësim dhe kujtesë; me të ashtuquajturin,
proces njohës.
Përceptimi

Themelin e njohjes sonë e krijon procesi i ndërlikuar i përceptimit. Në
adoleshencë procesi i përceptimit bëhet më cilsor dhe më i tërësishëm se
më heret për shkak të përvojës më të madhe dhe mendimit më të
zhvilluar. Adoleshenti më shumë e shfrytëzon përceptimin e tij në mësim
dhe mendim, nuk është më i intersuar vetëm të përshkruaj diçka, por
mundohet që atë ta shpjegoj, t’i lidhë me përvojat e më hershme.

Mendimi

Mendimi është proces psikik i cili kërkon marrëdhënie dhe lidhje në mes
dukurive. Rol të madh në zhvillimin e të menduarit luan shkolla dhe
mësimet shkollore. Mësimi shkollor ofron raste të numërta për t’i
ushtruar shumë operacione mendimtare (krahasimin, dallimin, analizën,
sintezën, abstrakcionin, gjeneralizimin).
Adoleshenti duke e zhvilluar pavarsinë në jetë e përditshme fiton edhe pavarsi me të madhe ne të menduar.
Përceptimi më i mirë dhe mendimi i zhvilluar jashtëzakonisht ndikojnë në
zhvillimin e ndjenjës sociale dhe morale tek adoleshenti. Zhvillimi i
mendimit është pasojë, jo vetëm e ndryshimeve biologjike, por
gjithashtu edhe ndikimi i mjedisit social që mund këtë zhvillim ta shpejtojë apo ngadalsojë.

Mësimi dhe kujtesa

Mësimi dhe kujtesa paraqesin proceset njohëse të cilat e përbëjnë
tërësinë. Mësimi është arritje e formave të reja të sjelljes apo
ndryshimi i sjelljeve në bazë të përvojës, derisa kujtesa është ruajtja e
saj që me mësim është arritë.
Krejt ajo që në sjelljet tona nuk është rezultat i trashigimis
biologjike është fituar me mësim, kështu që është me rëndësi të madhe
për formimin e personalitetit.

Zhvillimi emocional i personalitetit në adoleshencë

Emocionet manifestohen në 3 mënyra
• Përjetimi emocional përbëhet nga përjetimi i të këndshmës dhe të
pakëndshmës, përjetimit të ndryshimeve fiziologjike në trup,
përceptimeve dhe mendimeve të cilat nxisin emocione.
• Me sjellje emocionale nënkuptojmë, për shembu, kur i bërtasim dikujtë.
Ndryshimet fiziologjike në trup shfaqen si: rrahja e shpejtuar e zemrës, shtrëngim muskujsh, djersitje, dridhje…

Zhvillimi emocional është pasojë e ndikimeve të ndërsjella të
karateristikave biologjike dhe ndikimeve sociale që bëhen në familje, në
shkollë etj.
Nevoja për dashuri, nevoja për lidhje afektive është kyqe pë zhvillimin emocional.
Veprimet e shumta edukative posaçërisht në familje, në shkollë kanë për
qëllim të zhvillojnë tek fëmijët dhe adoleshentët, të ashtuquajturën,
kontrollën emocionale; shprehinë që emocionet të shprehen në mënyrën e
pranuar në shoqëri.
Jetën pa trazira emocionale adoleshentët e përjetojnë si të zbrazët dhe
monotone, nëse nuk i gjejnë ne jetën e përditshme i kërkojnë në romane
dhe në thashetheme.

Karakteristikate e emocioneve të ndryshme tek adoleshentët.

1. emocionet primare: gëzimi, zemërimi, frika dhe pikëllimi.
Gëzimi është përcjellës i realizimit të dëshirave dhe qëllimeve, kësahtu
që më së shpeshti haset tek adoleshentët që janë nxënës të suksesshëm.
Zemërimi paraqitet kur hasim në ndonjë pengesë
Frika është emocion në të cilën ndjehemi të pafuqishëm. Tek adoleshentët frikat më të shpeshta janë:
• frika nga mossuksesi në shkollë
• agresiviteti fizik i të rriturëve
• vdekja
• sëmundja
• aksidentet
• dështimi moral
Pikëllimi përcillet me humbjen e diçkahi që e kemi dashtë. Shkaktarët e pikëllimit tek adoleshentët janë të ndryshëm:
• vdekja e personit të afërt
• divorci i prindërve
• ndërprerja e miqësisë të cilën e kanë pëlqyer shumë

2.Emocionet që kanë të bëjnë me vetëvlerësimin janë ato që i përkasin personalitetit vetjak.
• Ndenja e suksesit tek adoleshentët paraqitet kur e arrinë ndonjë cak.
• Krenaria është emocion e cila paraqitet tek adoleshenti kur e vlerëson se atë që e ka arritë është
sukses i jashtëzakonshëm.
• Ndjenja e fajsisë paraqitet kur adoleshenti e vlerëson se i ka thyer disa kërkesa morale.
• Edhe ndjenja e vetëvetëdijës është emocion që ka të vëj me vetveten.
3. Emocionet që kanë të bëjnë me njerzit e tjerë janë pjesë e madhe e
përjetimeve tona. Më të rëndësishmet janë: dashuria, xhelozia, urrejtja,
varësia, ndenjat të ndryshme pozitive dhe negative ndaj të tjerëve.
Dashuria është ndjenjë e animit të përhershëm pozitiv ndaj personit tjetër.
Xhelozia paraqitet kur e vërejmë se animi i personit të dashur kthehet nga dikush tjetër.
Varësia paraqitet kur na duket se dikush tjetër ka atë që edhe ne dëshirojmë ta kem.
Urrejtja në thelbin e vetë përmban dëshirën për të shkatërruar atë që ne urrejmë.

4.Emocionet që kanë të bëjnë me vlersimin reflektojnë vlersimin e botës dhe pozitës personale në të.

Socializimi në adoleshencë

Me fjalën socializim nënkuptojmë bartjen e normave, motiveve, vlersimeve dhe modeleve, të sjelljes tek
te
rinjtë të cilat në një shoqëri konsiderohen të nevojshme, të dëshiruara
dhe morale. Kjo bartje apo percjellje bëhet në kontakte në shumëta me
njerzit e tjerë dhe thelbin e saj e përmbanë mësimi.
Thuajse nuk ka adoleshent i cili nuk është në konflikt në mes të
vlersimeve familjare dhe vlersimeve të grupit të moshatarëve dhe që nuk
ka zgjedhur ndonjëherë vlersimin e grupit të moshatarëve. Ndjenja e
përkatësisë së grupit të moshatarëve ofron siguri. Marrëdhëniet shoqëror
me mjedisin ku vend qendror kanë pikërisht moshatarët jashtëzakonisht
ndikon në zhvillimin psikik te adoleshentët sepse ndihmonë në formimin:
• Vetëbesimit
• Vetërespektit
• Ndjenjën se është i pranueshëm nga të tjerët
• Vlersimet prsonale

Vetëm në grupin e moshatarëve adoleshentët mësojnë të dëgjojnë. Vetëm
aty mund të përmirësojnë tolerancën dhe aftësinë për ta pranuar mendimin
dhe sjelljen e tjetrit.
Pranimi social përcaktohet me atë se si moshatarët e “çmojnë” miqësinë
të cilën adoleshenti ua ofron, sa e respektojnë dhe e adhurojnë. Të
tjerët janë të papranuar sepse kanë zhvilluar veti të cilat nuk mund t’i
ofrojnë moshatarëve.
Adoleshentët e ri të pranuar, për dallim nga adoleshentët e ri të paparanuar dallojnë me këto karakteristike:
• Posedojnë veti shumë më të mira
• Numër më të vogël të problemeve personale
• Janë nxënës më të mirë
• Probleme më të vogëla në raport me vëllëzrit dhe motrat e tjera
• Për modele ideale shpesh i zgjedhin artistët
• Më pak probleme kanë në shkollë
• Emocionalisht janë më stabil

Zhvillimi moral në adoleshencë

Zhvillimi moral si edhe ai social, në njërën anë janë rezultat i
proceseve njohëse, e në anën tjetër motivacionet dhe shprehitë të
sillemi në harmoni me atë që kemi mësuar-njohur.
Moralin e përbëjnë normat e pashkruara shoqërore me të cilat përcaktohet
mënyra e të sjellurit në shoqëri, ndërsa person i moralshëm quhet ai
njeri i cili ato norma shoqërore i pranon.
Ka faktor të shumtë të cilët ndikojnë ne zhvillimin moral të adoleshentit: familja, shkolla, arsimtarët,
opinoni publik i moshtarëve, organizatat e ndryshme, mas medijat.
Mjedisi prindëror, respektivisht përvoja të cilën e ka përcjellë nga ajo
në periodën para adoleshencës mund të lehtësojë apo të vështërsojë apo
plotësisht të pamundësojë arritjen e pjekurisë morale të adoleshentit.
Shkolla është mjedis ku adoleshenti për çdo ditë takohet dhe ballafaqohet me mendime të ndryshme të arsimtarëve dhe moshatarëve.
Disciplina është pjesë e pandar e edukimit. Adoleshntëve iu nevoitet
disciplina sepe ua siguron kornizat e pavarsisë, iu ofron ndjenjën e
sigurisë në atë që iu lejohet dhe atë që nuk iu lejohet dhe iu ndihmonë
të sillen sipas rregullave të shoqërisë.

Edukimi i vetëdijës arrihet:

• Duke shpjeguar pasojat të cilat mund t’i shkaktojnë veprimet e këqija.
• Duke sugjeruar veprime të drejta dhe duke kërkuar shpjegime për sjelljet dhe veprimet.
• Duke shkurtuar vëmendjan
• Duke kurajuar që gabimi të definohet dhe të përmirësohet.
Me
zhvillimin moral krijohet karakteri i adoleshentit si masë e vetive
morale dhe të vullnetshme të personalitetit të cilat më kryesore janë:
ndershmëria, përgjegjësia, pavarsia, kritika, sinqeriteti, konsekuenca,
altruizmi, raporti i ndershem dhe i angazhuar ndaj punës.

3 Re: ÇFARË ËSHTË ADOLESHENCA? prej Wed 06 Feb 2013, 06:35

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Adoleshenca eshte faza e jetes ndermjet Femijerise dhe moshes se Rritur,
qe fillon me pubertetin,pergjithesisht rreth moshes 14tek meshkujt e12
vjec tek meshkujt,e perfundon me pjekurine.Pergjithesisht adoleshenca
korrespondon me periudhen gjate se ciles individi fillon te sillet ne
menyre
te pavarur nga prinderit.
ZHVILLIMI FIZIK:
Fillimi i pubertetit shoqerohet nga ndryshime te thella te individit,si
te natyres fizike si te natyres psiqike.Ne kete periudhe aktiviteti i
Hipofizes provokon nje rritje te sekretimit te hormoneve,ndjekur nga
efekt fiziologjik i dukshem.Hormoni i rritjes provokon nje rritje te
shpejte qe ne pak vite ben qe te afrohet pesha dhe lartesia e individit
me ate te percaktuara.
ZHVILLIMI INTELEKTIV:
Gjate adoleshences nuk verifikohen ndryshime te ndryshme te funksioneve
intelektive;aftesia per te kuptuar problemet komplekse qe zhvillohen
gradualisht.Adoleshenca eshte fillimi i fazes operativ te mendimit
formal,qe mund
te percaktohet si mendimi qe perfshin lloghiken deduktive.Shume studime
kane thene se adoleshentet duhet ti zgjidhin problemet e tyre me an te
mesuarit dhe pregaditjes.
CILAT NDRYSHIME LLOGARITEN NORMALE;
Adoleshenca eshte koha kur femijet fillojne te vendosin vete.Ata e
hulumtojne pavaresine e tyre.Fillon procesi i ndarjes nga prinderit.Ata
duan qe te rrine vetem ne dhomen e tyre(intimitet).Duan te
eksperimentojne me ate qe eshte ne trend(mode).Duan te provojne ide te
reja.Ne kete moshe fillon dhe terheqja ndaj seksit tjeter.
PIRSET DHE TATUAZHET:
Sot femijet vendosin pirse ne vende te ndryshme sic jane veshet,hunda,
kerthiza,gjuha,qiellza,kapaku i syrit,ne mjeker,ose ne pjesen e
gjoksit.Tatuazhet jane nje dukuri e shpejte.Disa i bejne per mode,ndersa
disa per te treguar se kane pushtet.Nje problem tjeter shqetesues eshteroga,Duhani
dhe Alkooli.Shume adoleshente ne vit vdesin nga perdorimi i ketyre
lendeve narkotike,dhe shume prej tyre behen te varur
psikologjikisht-fizikisht,pasojat e te cileve bien mbi ta.

4 Re: ÇFARË ËSHTË ADOLESHENCA? prej Wed 06 Feb 2013, 06:35

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
SEKSUALITETI TEK ADOLESHENTËT

Pasi që seksualiteti tek adoleshentët është një nga temat më
interesante, si për prindër ashtu edhe për adoleshentët, le ta shohim se
si Prof. Dr Bojana Dimitrijeviç në një artikull të saj i paraqet disa
nga faktorët kryesor që kanë të bëjnë me seksualitetin tek adoleshentët.
Njeriu lindë me instiktin seksual. Ai paraqitet befas në kohën e rritjes
së vrullshme dhe zhvillohet në pubërtet, siç është menduar më heret, e
disa edhe sot mendojnë ashtu. pasi që nga lindja është prezent, ndikon
në sjellje të caktuara të sjelljes njerëzore, por paraqitja e tij është i
ndryshëm dhe në periodat e ndryshme të rritjes. Zhvillimi i instiktit
seksual mund të paraqitet përmes fazave të caktuara: autoerotike,
homoerotike, heteroerotike dhe heteroseksuale. Me këtë mund të
ilustrohet se si zhvillohet dhe kur formohet seksualiteti i plotë i
pjekur njerëzor.
Autoerotike përcillet me dëshirën për ta shikuar trupin personal,
dëshirën për t’u zbukuruar, fantazi erotike, me emocione më të qarta dhe
me përjetime më të dëshirshme për prekje sesa për stimulime
vizuele. Plotësimi i nevojave seksuale në këtë periodë më së shpeshti realizohet përmes ëndrrave.
Vështrimi, prekja e personit të gjinisë së njëjtë
Faza homoerotike krijohet kur objekt i interesimit nuk është vetëm trupi
personal, por dëshirat erotike paraqiten gjatë vështrimit dhe prekjes
së personit të gjinisë së njëjtë. Plotësimi i nevojës seksuale bëhet
përmes vështrimit, në procesin e bisedës, prekjes mbi rroba, masturbimit
të përbashkët etj. Disa shkencëtarë konsiderojnë se gjinia femërore
dominohet me shqisa të prekëshme, se ato janë më gjatë dhe më shumë të
ndikuara me aktivitete homoerotike sesa meshkujt, tek të cilët dominojnë
joshjet vizuele. Frika nga homoseksualiteti bëhet preokupim i të
rinjëve. Seksologët modern janë të mendimit se faza homoerotike nuk mund
të quhet homoseksuale sepse cilsitë e tyre primare janë erotike e jo
seksualitet i pastër.
Interesimi për gjininë e kundërt, pjekja e instiktit seksual
Faza heteroseksuale paraqitet atëherë kur interesimi përcillet në
personin e gjinisë së kundërt, dhe ky është kapërcim kualitativ në
pjekjen e instiktit seksual dhe zhvillimin e personalitetit. Kjo është
shpesh periodë kur zhvillohet lidhja me e fortë me personin e gjinisë së
kundërt, dhe kur mund të vijë deri tek shkëputja e lidhjes emocionale
me prindërit dhe shokët.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons