Forumi Kuq E Zi
Si e ndryshoi moti historinë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si e ndryshoi moti historinë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Si e ndryshoi moti historinë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si e ndryshoi moti historinë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Si e ndryshoi moti historinë 304641_487424691268957_1734699196_n
Si e ndryshoi moti historinë

1. Dritë dielli mbi Hiroshima

Ishte mot i mirë në 6 gusht 1945 në Hiroshima. Në orën 07:09 të mëngjesit një avion gjurmues i motit kaloi mbi Hiroshima dhe raportoi: “Retë mbulojnë me pak se 3/10. Këshillë: përparësi bombat.”

Kaq ishte. Qielli ishte mjaftueshem i pastër për të hedhur armën e parë nukleare të përdorur në luftë. Mungesa e mbulesës së reve vulosi fatin e Hiroshima dhe kurseu pajisjet ndihmëse. Edhe më dramatik ishte efekti i mbulesës së reve në Kokura.

Në 8 gusht, arma e dytë nukleare ishte ngarkuar në një B-29 të quajtur makina e Bock. Qielli ishte nxirë nga retë në Kokura që ishte shënjestra e parë dhe kështu bomba u hodh në shënjestrën e dytë: Nagasaki.

2. Hitleri pushton Rusinë

Hitleri, që mesa duket nuk ishte dhe aq student i historisë, vendosi që të përsërisë sulmin e Napoleonit në Moskë dhe ia arriti shumë mirë. Në shtator 1941, operatori Typhoon (një nga ushtarakët e emëruar për motin ekstrem) u dërgua në Bashkimin Sovietik.

Ushtria gjermane ishte shumë e bindur se do të fitonte kundër trupave të Stalinit saqë morën me vete edhe uniformat e festës për të marrshuar në Red Square. Por ata harruan të merrnin me vete rroba të trasha dimri. Hitleri pësoi humbje në njerëz si pasojë e të ftohtit.

3. Napoleoni pushton Rusinë

Në vitin 1812 Napoleoni mblodhi ushtrinë më të madhë që kishte patur ndonjëherë Europa, më shume se 600 000 trupa. Plani i tij ishte që të marrshonin me guxim drejt Rusisë. Ai nuk ishte fare i shqetësuar që po vinte dimri. Besimi i Napoleonit u vërtetua kur ushtarët e Napoleonit arriten në Moskë. Ata plaçkitën qytetin dhe vodhën bizhuteri e veshje me gëzof për t’ua dërguar grave të tyre në shtëpi.

Një gjë që Napoleoni kishte harruar ta vlerësonte siç duhej u bë shumë e qartë. Në Rusi mund të bëjë shumë, shumë ftohtë. Ndërkohë që ushtria e Napoleonit u largua nga rrenojat e qytetit me plaçkët e tyre, temperaturat ranë në -40o. Ushtarëve u ra morthi dhe i zuri uria. Në 24 orë 5000 kuaj ngordhën nga i ftohti. Burrat u veshen me ‘çmimet e luftes’ së grave të tyre, gëzofët, por nuk bëri punë.

Nga 600 000 burra që marrshuan në Rusi, vetëm 150 000 prej tyre mezi kaluan për në shtëpi.Sapo kishte filluar rënia e perandorisë së Napoleonit dhe Rusia sapo filloi të shfaqej si një superfuqi në Europë.

4. Një revolte e skllevërve ‘laget’ nga stuhia

30 gushti 1800 do të mbahet mend si dita kur mijëra skllevër në Richmond Virginia ndoqën idealet e një burri të quajtur Gabriel dhe u ngritën në protestë kundër zotërve të tyre, morën bazën e armatës së qytetit dhe liruan të gjithë skllevërit.

Por, një stuhi e fuqishme i ndaloi konspiratorët që të mbidheshin e të bëheshin më të shumtë në numër dhe të përmbushnin komplotin që kishin përgatitur.

5. Stuhia e breshërit përshpejtoi Revolucionin Francez

Në një shtet që vuan nga kriza ekonomike si pasojë e borxhit për të ndihmuar kolonistët amerikanë në luftën kundër Anglisë, thatësira e tejzgjatur e pranverës bëri që çmimet e ushqimeve të ‘shkonin në qiell’.

Goditja finale erdhi kur një stuhi breshëri shkatërroi të mbjellat dhe i shkaktoi humbje të mëdha fermerëve. Popullsia e uritur ishte gati për një ndryshim ekstrem dhe Revolucioni Francezi nuk vonoi aspak.

6. Washington jeton për të luftuar një ditë tjetër

Kur George Washington u bë komandant i ushtrisë amerikane, ajo ishte një ushtri e përbërë nga vullnetarë pa uniforma dhe shpesh pa armë. Ushtria britanike, përkundrazi, kishte një ekip shumë të mirë forcash luftuese.

General Washington mund të ishte mundur në betejën në Long Island të 22 gushtit 1776 dhe ne do te ishim duke pirë çaj me gurabija sot. Fatmirësisht për historinë e SHBA-së, një mjegull e trashe i lejoi forcat që të tërhiqeshin pa rënë në sy dhe të luftonin një ditë tjetër.

7. Charles XII pushton Rusinë

Në vitin 1709 mbreti suedez Charles XII u be pushtuesi i parë europian që i udhehoqi ushtarët e tij në një marrshim të gjatë vdekjeje dhe rraskapitjeje drejt dimrit rusë.

Ndikimi i dimrit të ashpër te forcat e mëdha suedeze ishte shumë i fortë gjatë “Luftës se Madhe Veriore”. Ai pati një ndikim të madh psikologjik dhe i tregoi botës se Czar Peter I ishte një fuqi që duhej marrë në konsideratë.

8. Një “erë protestuese’ shkatërroi armatën spanjolle

Disfata e Armatës spanjolle në vitin 1588 është quajtur si një nga betejat më vendimtare në qytetërimin perëndimor. Mbreti Philip II i Spanjës lundroi drejt Anglisë protestante të kunatës së tij Elisabeta I, por era e fuqishme nuk bashkëpunoi me ambiciet e tij.

9. Kamikazi i pare

Në shekullin e 13 Kublai Khan, lideri i Perandorisë Mongole, vendosi të pushtonte Japoninë por u mund jo nga një por nga dy musonë, erëra të forta musonike.

Priftërinjtë Shinto të cilët besonin se stuhitë ishin rezultat i lutjeve, i quajten ato kamikaze ose “erëra hyjnore”.

10. Puhia detare shpëtoi kulturën perëndimore

Mbijetesa e kulturës greke dhe rrjedhimisht edhe e kulturës perëndimore “u var në fije të perit’ gjatë luftrave greko-persiane.

Komandanti i flotës detare greke Themistokliu ishte në gjendje që të kthente rrjedhën e luftës në betejën e Salamis në vitin 480 para erës sonë, duke përdorur njohuritë e tij mbi erërat.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons