Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Studimi: Vortices gjigande “gëlltisin” CO2 e oqeaneve

Studiues Britanikë dhe Australianë, kanë mundur të bëjnë një zbulim shumë të rëndësishëm, i cili gjykohet të ndihmojë në betejën kundër ndryshimeve klimaterike.

Pas një studimi të bazu
ar në hulumtimin e të dhënave që u mblodhën dhjetëvjeçarin e fundit, shkencëtarët, citon alb-observer.com, arritën të shpjegojnë se Oqeani i Jugut “mbanë peng” dhe depoziton sasi të mëdha dyoksid karboni.

Oqeanet e reflektojnë ndryshimin klimaterikë, duke thithur emetimet e dyoksidit të karbonit që rezulton nga djegia e lëndëve djegëse të fosilizuara.
Oqeani Jugor, konsiderohet si një nga depozitat më të mëdha të dyoksidit të karbonit, duke thithur deri 40% të sasisë së përgjithshme të CO2 që depozitohet nëpër oqeanet dhe detet e gjithë planetit.

Megjithatë, deri më sot studiuesit nuk njihnin sesi funksiononte mekanizimi i depozitimit, për shkak të rrymave të shumta dhe hapësirës gjigande të Oqeanit të Jugut.
Siç dhe vërtetuan ata, rrymat që transferojnë dyoksidin e karbonit nga sipërfaqja në shtresat e më poshtme, shfaqen në pozicione dhe vende konkrete dhe nuk janë të shpërndarë në mënyrë të barabartë në gjithë oqeanin, në kundërshtim me atë çka besohej deri më sot.

Paralelisht, shkencëtarët zbuluan se rrymat e ajrit në kombinim me rrymat e ujit dhe me honit, krijojnë “depozita” gjigande ku dërgojnë aty dhe më në thellësi të oqeanit dhe shtresat e tij, dyoksidin e karbonit, ku dhe qëndron i “fshehur” për dekada e shekuj me radhë.

Madje, ata gjetën se disa nga rrymat që zhysin dyoksidin e karbonit në oqean, arrijnë në gjerësi deri 1.000 kilometra.
Në pika të tjera, rrymat kthejnë dyoksidin e karbonit në atmosferë si pjesë e ciklit të natyrës.

Shkencëtarët arritën në përfundimin se Oqeani i Jugut, është një depozitë gjigande me dyoksid karboni, që thithë çdo vit 1.5 miliardë tonë metrikë e dyoksidit të karbonit, ekuivalent, me pak fjalë, më shumë se matjet vjetore të emetimit të dyoksidit të karbonit dhe gazrave në Japoni.

Por, shkencëtarët shqetësohen tashmë se mbingrohja e planetit ndoshta mund të shkatërrojë këto mekanizma natyral të deponimit, duke shkaktuar ndryshime në rrymat e oqeaneve dhe të erërave.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons