Forumi Kuq E Zi
Te vertetat e Shenjave te Horoskopit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Te vertetat e Shenjave te Horoskopit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Te vertetat e Shenjave te Horoskopit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Te vertetat e Shenjave te Horoskopit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Te vertetat e Shenjave te Horoskopit Horoskopi
Disa njerez besojne qe shenja e tyre e horoskopit ndikon tek gjerat ne jeten e perditshme, kjo ne varesi te shenjes se lindjes. Kjo ide eshte quajtur astrologji, dhe njerezit qe pretendojne se perdorin shenjat e zodiakut per te bere parashikime quhen astrologe.

Sic e keni vene re kohet e fundit, fenomeni i horoskopit ka bere qe nje pjese e mire e njerzve me zor presin qe te zbardhi dita per te blere gazetat apo revistat. Fakti se si perdoret horoskopi dhe shenjat tek jeta e perditshme eshte shume qesharake (sidomos nga ana e femrave). Kemi vene re se si njerzit thone dhe mendojne qe, nese ti i perket shenjes se Luanit pershembull, nuk ke mardhenie te mira me dike qe i perket shenjes se Gaforres apo anasjelltas. Keto jane thjeshte iluzione ne trurin tuaj sepse realiteti eshte komplet ndryshe. Lexoni me posht per me teper.

Pershembull: Ditelindja ime eshte ne 11 gusht. Kur une them, "Une jam nje Luan," kjo do te thote qe ne ditelindjen time, vija imagjinare nga Toka ndermjet Diellit te drejton tek konstelacioni i Luanit. Ose me sakte nese une e kaloj te gjithe naten jashte dhe pres lindjen e Diellit mengjesin e 11 gushtit, atehere un pres qe Dielli te kaloje ne nje nga 12 shenjat e zodiakut, dhe pikerisht ne lindjen e tij ate dite si pas shenjes time ai duhet te kaloje perball Konstelacionit te Luanit. Ne fakt kete gje e ka bere, por jo tani, por 3000 vjet me pare kur Babilonasit vendosen Zodiakun ne funskion.

Pra fakti qe Dielli kalon cdo muaj perball nje shenje si pas zodiakut nuk eshte e vertete.

Disa forma simbolike ne hapesire bejne te mundur gjetjen e yjeve. Keto simbole qendrojne per te formuar Konstelacionet ose sic quhet ndryshe ne Shqip Shenjat e Horoskopit.

Cfare eshte Zodiaku dhe cfare i ben kaq speciale keto Konstelacione.

Imagjinoni nje linje te drejte nga Toka ne drejtim te Diellit dhe me tej ne hapesire, dhe pastaj imagjioni Token duke vazhduar orbiten e saj rreth Diellit. Kjo linje e drejte imagjinare rrotullohet duke na treguar Konstelacione te ndryshme ne kohen kur Toka vazhdon orbiten e saj rreth Diellit.

Konstelacionet ne Zodiak jane thjeshte figura imagjinare qe shtrihen ne linje te drejte dhe qe tregojne gjatesine e vitit. Ne kohet e lashta, Astronomet nuk e kuptonin plotesisht se si Toka, Dielli, dhe Yjet leviznin perreth. Gjithashtu ato nuk e kishin idene qe edhe vete Universi ishte aq i madh. Por ata ishin vezhgues te mprehte te qiellit, dhe u perpoqen shume per ti dhene nje kuptim Universit. Njerezit imagjinonin se Konstelacionet mund te jene simbole te rendesishem, duke treguar historite e perendive te tyre dhe mitet e tjera. Ky nuk ishte ndonje hap i madh per te supozuar se ndryshimet e pozicioneve te Konstelacioneve ne kohe te ndryshme te vitit mund te jene te rendesishem per njerezit dhe ngjarjet ne Toke.

Babilonasit jetuan mbi 3.000 vjet me pare. Ata e ndane Zodiakut ne 12 pjese te barabarta - ashtu sic mund te presim nje pice ne 12 pjese ne ditet e sotme. Ata zgjodhen 12 Konstelacione/Shenja ne Zodiak, nje per secilin nga 12 pjeset. Pra, kur Toka rrotullohet rreth Diellit, ky i fundit kalon neper secilen nga 12 pjeset e Zodiakut. Qe kur Babilonasit e kishin pothuajse gati nje kalendar 12 mujore (ne baze te fazave te Henes), cdo muaj mori nje pjese nga 12 te zgjedhurat e Zodiakut. Por edhe sipas tregimeve te vete Babilonasve te lashte, shikohet qarte se ne te vertete ka pasur 13 Konstelacione ne Zodiak. Kulturat dhe traditat e tjera kane njohur me shume se 24 Konstelacione te Zodiakut. Pra, Babilonasit zgjodhen nje Konstelacion/Shenje per ta lene jashte. Konstelacioni qe u la jashte njihet me emrin Ophiuchus, qe ne Shqip do te thote mbajtesi i gjarperit (Shikoni figuren e me poshtme).

Te vertetat e Shenjave te Horoskopit Ophiuchus

Gjithsesi disa nga 12 Shenjat e zgjedhura nuk pershtaten absulutisht ne pjeset e tyre, qe do te thote se format e tyre jane thjesht nje imagjinate se sa nje forme e vertete reale. Cfare dua te them me format imagjinate/Reale. Format e Konstelacioneve ose sic njihen ndryshe ne Shqip Shenjat e Horoskopit, nuk e plotesojne te gjithe pjesen e muajit kur Dielli kalon perball ketyre te fundit. Pra, disa jane me te vogla dhe disa jane me te medha, qe do te thote se nese kete vit ti i perket shenjes se Luanit, athere vitin tjeter ti i perket nje shenje tjeter. Gjithsesi sic e kam shpjeguar me siper, 3000 vjet me pare Babilonasit e vune re kete gje dhe e vendosen ne funksion, por nga ajo kohe deri tani, pozicionet kane ndryshuar mijra here, dhe nuk dihet e sakte se kush Shenje i perket ditelindjes se cdo personi.

Kur Babilonasit e pare krijuan 12 shenjat e zodiakut, nje ditelindje ne mes te 23 korrikut dhe 22 gushtit do te thote qe i perket Shenjes se Luanit. Tani, 3.000 vjet me vone, qielli ka levizur, sepse boshti i Tokes (Poli i Veriut) nuk te con me ne te njejtin drejtim.

Tani Ditelindja ime me 11 Gusht do te thote qe un kam lindur ne Shenjen e Gaforres (Nje Konstelacion me heret) dhe jo Luani.

Konstelacionet jane te madhesive dhe formave te ndryshme, keshtu qe Dielli kalon periudha te ndryshme kohe duke u rreshtuar ne linje te drejte me secilen prej tyre.

Ja nje Fakt: Linja nga Toka permes Diellit e tregon Shenjen e Virgjereshes per 45 dite rrjesht, kurse tek Shenja e Akrepit linja e drejte zgjat vetem per 7 dite (Pra te lindurit e shenjes se Akrepit nuk zgjasin 30/31 dite qe ka nje muaj i plote, por vetem 7 dite). Per ta sinkronizuar Zodiakun me 12 muajt e kalendarit te tyre, Babilonasit e injoruan faktin qe Dielli ne te vertete leviz neper 13 Konstelacione, dhe jo 12. Ata percaktuan secilin prej ketyre 12 Konstelacioneve ne varesi te barabarte te kohes. Pervec 12 Konstelacioneve te njohur te Zodiakut, ne te vertete Dielli eshte ne nje linje edhe me Konstelacionin ose Shenjen ''Ophiuchus'' (Mbajtesi i Gjarperit), me nje kohe prej rreth 18 ditesh per cdo vit.

Elton Balla
Oxford Angli 2011

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
qenka e ngatrrueshme przzz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons