Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 8 gënjeshtrat e paharruara në internet prej Sun 17 Jun 2012, 18:15

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

A thua vallë interneti mund të përmbajë gjithnjë informacion të saktë përballë bibliotekës së diturisë? Sigurisht që jo, prandaj përdoruesit të cilët kërkojnë të gjejnë informacion rreth ndonjë çështjeje duhet të bëjnë mirë dallimin mes gënjeshtrës dhe të vërtetës.

Ne kemi sjellë para jush 8 gënjeshtrat më të forta për t’jua provuar këtë realitet. Disa nga këto gënjeshtra që sollën mbrapsht internetin arrijnë të mashtrojnë njerëzit akoma dhe sot. Hidhini një sy 8 gënjeshtrave të mëposhtme dhe pyesni veten: a do t’i besoja unë me të vërtetë një lajmi të tillë?


- 1 000 dollarë bakshish për faturën 85-dollarëshe

Lajmi i publikuar në një faqe interneti ishte si më poshtë: “Miliarderi dhe biznesmeni i njohur amerikan Donald Tramp dha 1 000 dollarë bakshish për një faturë 85-dollarëshe”.

Ky lajm u përhap aq shpejt saqë filloi të përflitej edhe në kanalet më të mëdha televizive. Megjithëse dukej se ishte një njeri bujar, Tramp e përgënjeshtroi lajmin, duke pohuar se as nuk kish qenë në vendin ku bëhej fjalë.
Ja e vërteta: faqja që publikoi lajmin kishte përdorur një gënjeshtër të tillë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. Nuk mund të themi se nuk ia arriti...


- Fotografia e fundit në majën e kullave binjake

Këtë foto duhet ta keni parë edhe më parë. Kjo fotografi e tmerrshme e përhapur përnjëherë në internet ishte bërë vetëm disa çaste para sulmit të frikshëm. Një aparat fotografik i gjendur mes rrënojave ka mundësuar daljen në pah të fotos.

Pothuajse të gjithë besuan se fotoja ishte e vërtetë, por të tjerë dyshuan rreth anës së fluturimit të avionit dhe veshjes trashë të personit që pozonte në një ditë të nxehtë.

Më në fund u mor vesh e vërteta. Turisti hungarez i cili pozonte në foto e kishte përgatitur atë në kompjuter për t’i bërë shaka miqve të tij. Sigurisht që ky njeri duhet të jetë habitur shumë kur ka marrë vesh se fotoja e tij ishte përhapur tashme në të gjithë botën.


- Burrë shtatzënë?

A mund të ngelë shtatzënë një burrë dhe të lindë fëmijë? Ueb-faqja që pretendon të ketë dhënë përgjigjen e pritur përballë pyetjeve tuaja në lidhje me një nga temat e studimit të fushës së mjekësisë dhe që sillet në internet për vite me radhë, vazhdon të krijojë konfuzione. Në këtë faqe flitet për burrin e parë shtatzënë në rruzullin tokësor, Li Minguei.

Ne nuk mund ta dimë nëse ai është me apo pa fat dhe të përcaktojmë llojin e shërbimit që jepet në emër të seksit mashkull dhe shkencës, por në këtë faqe prezantohen detajet më të hollësishme, raportet EKG, videoklipet, fotografitë dhe lajmet e shtypit rreth shtatzënisë së Mingueit. Kjo faqe sigurisht që është një shembull i pashoq i cili na tregon mjaft qartë se nuk duhet të besojmë çdo informacion të servirur në internet pa u siguruar për vërtetësinë e tij.

Ky lajm është publikuar për herë të parë në vitin 1999 dhe në vitin 2000 janë bërë shumë lajme të ngjashme të cilat zgjuan interesin e shumë personave. Drejtuesi i faqes ka punuar aq mirë mbi fotografitë dhe të dhënat e publikuara në të, saqë ka arritur të mashtrojë miliona përdorues të internetit me këtë lajm. Ç’është më e çuditshmja, faqja është akoma e hapur dhe vazhdon të publikojë lajme të tilla.


- Britni Spirs dhe Xhastin Timbërlejk kanë vdekur!

Në kutinë tuaj të postës elektronikë mund të futen shumë lajmërime vdekjeje. Por asnjëri prej tyre nuk ka bërë aq shumë zë sa lajmi i vdekjes së Britni Spirsit dhe Xhastin Timbërljkut në një aksident automobilistik. Ky lajm i publikuar në një radio amerikane u përhap menjëherë në internet.

Ndërkohë që fansat e artistëve po bëheshin gati të mbanin zi, kompania e të dy artistëve e ndjeu të nevojshme të bënte një deklaratë. Të dy jetonin dhe nuk kishte pasur asnjë aksident automobilistik. Ende nuk dihet pse është përhapur një lajmi i tillë, por kjo gënjeshtër i kushtoi vendin e punës DJ-it të radios.


- A keni parë ndonjëherë mace kaq të madhe?

Këtë radhë kemi një mace ”të këndshme” e cila i çuditi njerëzit me paraqitjen e saj gjigante.

Një mace që peshon rreth 40 kilogramë sigurisht që të tërheq menjëherë vëmendjen. Në fotografinë që filloi të shëtiste në postat elektronike pas vitit 2000, një person i quajtur Roxher Deganje kishte pozuar bashkë me macen gjigante.

Po si u bë kështu macja me emrin Snowball (Top bore)? Sipas deklaratës së Deganjes, ai e kishte gjetur Snowball-in afër një centrali bërthamor në Kanada dhe shkaku i shëndoshjes së saj të tepërt ishte lëngu helmues i centralit.

Ende sot, fotografia që shihet aty-këtu në kutitë e postave elektronike vazhdon të mashtrojë njerëzit.


- Dhurata miliona dollarëshe e Bill Gejtsit

Në këtë mesazh të publikuar në vitin 2001 në postat elektronike bëhej fjalë për zhvillimin e një programi të ri nga ana e drejtuesit të asaj kohe të “Mikrosoft”-it dhe në të njëjtën kohë njeriut më të pasur në botë, Bill Gejts, ku premtohej fitimi i parave nëse ky mesazh do t’u dërgohej miqve të tjerë duke përdorur programin “Beta”.

Ndërsa drejtuesi i “Hoax-slyaer.com”, Bret M. Kristensen, dha këtë deklaratë në lidhje me mesazhin: “Është shumë e çuditshme të shohësh se ka akoma njerëz që e besojnë këtë gënjeshtër, megjithëse kanë kaluar pothuajse 8 vjet”.

Në të vërtetë askush deri më sot nuk ka fituar para në këtë mënyrë por ç’të bësh, “shpresa është buka e të varfrit”.


- Macet Bonsai të rritura në kavanoz

Sipas informacionit të publikuar vite më parë në faqen “Bonsaikitten.com”, bëhej fjalë për rritjen e një maceje të vogël brenda një kavanozi dhe mbajtjen e saj për 4 muaj aty nisur nga arti i rritjes së pemëve të vogla. Kjo ueb-faqe bëri jehonë në të gjithë botën dhe u bë shkak i shumë protestave. FBI-ja është përpjekur disa herë ta mbyllë këtë faqe.

Të gjitha lajmet e publikuara në të dhe në trajtë të postës elektronike nuk ishin tjetër veçse një detyre e suksesshme e realizuar nga studentët e degës së sociologjisë në Universitetin MIT në SHBA për të matur reagimin e popullit.


- Personi misterioz që hyri në ëndrrat e 2 000 njerëzve

Një faqe e hapur në fund të vitit 2009 drejtonte këtë pyetje: “A e keni pare këtë njeri?”. Personi në foto mendohej se kishte hyrë në ëndrrat e 2 000 njerëzve, por ende nuk ishte arritur të gjendej kush ishte.

Ky njeri i kthyer në një fenomen filloi të kërkohej gjithandej. U shtypën dhe lajmërime për gjetjen e tij. Kërkimi zgjati për një farë kohe, por e vërteta doli në pah me anë të një detaji të vogël të vënë re nga një person. Personi i cili kishte hapur faqen nuk ishte tjetër veçse një personazh nga një firmë reklamash në Itali. Qëllimi i faqes ishte thjesht të bënin reklamë, sepse një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë dhe një njeri i tillë nuk ekzistonte.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons