Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 10 ngjarjet më të çuditshme të verës prej Tue 12 Jun 2012, 18:39

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nëse do t’i kaloni pushimet në SHBA dhe doni të shijoni pak jashtë normalitetit, atëherë jeni me fat. Vera kthehet në stinën e çmendur me këto ngjarje jashtë normalitetit, që ka zgjedhur këshilluesi on line për udhëtimet TripAdvisor për listën e 10 ngjarjeve më të çuditshme të verës në SHBA.

Qershor 26-28, Clute, Texas


55 milje në juglindje të Houston, Klute do të gumëzhijë gjatë festivalit të 32 Great Texas Mosquito. Maskoti i festivalit është Willie-Man-Chuw – mushkonja më e madhe në botë 26 këmbë e lartë. Rreth 13000 pjesëmarrës do ta gjejnë veten të pickuar nga insekti për gallatën e radhës këtë verë. Konkurruesit me lëkurë të trashë mund të hahen duke mbledhur tufa insektesh në këtë kompeticion mushkonjash ose thjesht mund të krenohen me çka kanë në një konkurs këmbësh mushkonjash. Ndërkaq, një konkurs gatimi për barbeky do të provojnë se pjesëmarrësit nuk janë hijeshia e fundit e kësaj ngjarjeje. Hyrja është 5$ – 15$ për të rriturit, dhe 3$-%4 për të moshuarit dhe fëmijët, (falas për ata nën 5 vjeç)
2. Festival Slugburger
Korrik 12-14, Korinth, Mississippi
Në përvjetorin e tij të 25, Festivali i përvitshëm Slugburger i thur lavde mrekullive kulinare te Korinthit. I përbërë nga mish vici i skuqur mirë dhe sojë, ‘slugburger’ mund të jetë një shije e çuditshme – por fansat e zjarrtë do të ndihen në shtëpinë e tyre për tre ditë. Në verilindje të Missisipit Festivali i këtij viti, që nuk është se t’i ruan linjat fort shumë, do të përfshijë inaugurimin e kampionatit botëror të ngrënies së slugburgerit, bashkë me një Slug Idol –një shfaqje talentesh, karnavale etj.. Hyrja është e lirë të Enjten, 6$ të Premten dhe 10$ të Shtunën.
3. Festivali botëror i Mishit të Pulës
Londër , Kentacky, 27-30 Shtator
Konteja Laurel, që është vendlindja e restorantit të parë të themeluar nga Kolonel Halrand Sanders (themelues i Kentacky Fried Chicken), kryen këtë festival të përvitshëm për të kremtuar trashëgiminë e tij më të mirë të shpendëve. Kjo shfaqje shpendësh përfshin një konkurs të zjarrtë ngrënieje krahësh, një konkurs kakaritjesh, dhe të famshmin “Chicken Scratch”, në të cilin fëmijët gërmojnë në 600 paund miell në kërkim të parave. Dhe me turma që pritet të kapin numrin 150 000 pjata me mish pule to të shërbehen pa kursim, në sajë të tiganit më të madh në botë. Me një diametër prej 10 këmbë e 6 inc, ky tigan madhështor mund të gatuajë 600 e më shumë pjesë pulash. Hyrja është falas.
4. Humungus Fungus Fest
3- 5 Gusht, Kristal Falls , Micigan.
Kjo festë e mbushur me kërpudha nderon kërpudhën më të madhe në botë, e cila peshon 11 ton dhe shtrihet nën tokë, bash në jugun e këtij qyteti në Miciganin verior. Dashamirësit e dheut mund të marrin racionin e tyre të humusit që të lëshon lëng nga goja tek gatimi i kërpudhave, ose të provojnë një copë nga pica më e madhe në botë me kërpudha. Që të të shtohet oreksi mund të marsh pjese në konkursin Burrat e fortë, në të cilin goma dhe tinarë katapultohen.
Hyrja gratis.
5 Wausau Possum Festival
4 Gusht, Wausau, Florida
Ky festival, tashmë 43 vjeçar, i bën homazh oposumit –këtij marsupial modest që gjatë kohës së Depresionit të madh shërbeu si ushqim. Turma deri në 5000 vizitorë zbresin në këtë qytet të vogël në qendër të Floridas për t’iu gëzuar një argëtimi familjar, pa përmendur këtu tasqebapin me opossum që mbaron sa hap e mbyll sytë. Ngjarje të ndryshme përfshijnë garën 5 km “ecja oposum”, kortezhi i Mbertit dhe Mbretëreshës opossum, dhe një ankand oposumësh – megjithëse ofruesit më të madh do t’i jepet vetëm një audience e shkurtër me një krijesë miqësore. Hyrja falas.
6 Batfest
5-25 Gusht, Austin, Texas
Në vitin e tij të tetë ky festival feston për tufën më të madhe në botë të lakuriqëve të natës që ka për rezidencë gjatë kësaj stine urën e Austin’s Congress Bridge dhe përbëhet nga rreth 2,000,000 ekzemplarë. Kjo festë për lakuriqët e natës është provuar si një sukses në ngjitje, me 40,000 pjesëmarrës- dhe ndërsa yjet e shfaqjes sigurisht janë mrekullitë më krahë, që shfaqen në perëndim dhe i ngjiten qiellit për fluturimin e tyre të natës, aktivitetet e zonës së ulët përfshijnë një konkurs për kostume lakuriqësh nate, njohuri mbi ta dhe muzikë live. Hyrja është e lirë.
7 Hollerin’ Contest
16 Qershor, Spivey’s Corner, North Carolina
Në nder të mbajtjes gjallë të artit gati në zhdukje të ulëritjes, kjo mbrëmje plot volum mbledh turma me mijëra pjesëmarrës në Spivey Corne, nja 50 milje në jug të Raleigh. Konkursi I ulërimës për burra është ngjarja kryesore, por femrat që kanë dëshirë dhe të rinjtë po ashtu mund të marrin pjesë në konkurset ‘Thirrja e Zonjave’ dhe ‘Ulërima e të rinjve’. Pjesëmarrësit mund të konkurrojnë gjithashtu në garën e fryrjes ne guaskën e kërmillit ose mund të shijojnë ushqime nga shitësi ambulantë. Hyrja falas.
8. Cream Cheese Festival
15 Shtator, Lowville, New York
Në vitin e tetë të saj, kjo festë plot me djathë. Në Nju Jorkun e sipërm është një recetë për një gallatë plot me shije. Stafeta e enëve të qumështit dhe një dolli me krem djathi përfshihen në këtë festë të zhurmshme të fundverës. Po ashtu pjesëmarrësit mund të luajnë bingo me krem djathi, mund të provojnë një copë nga keku me djathë më i madh në vend, ose t’i përlyejnë fytyrat në konkursin ‘gjithçka që mund të hash’ dhe në fund fare kur oreksi të jetë mundur mund të shijoni kremin e muzikës së artistëve lokalë. Hyrja falas.
9. Hope Watermelon Festival
9-11 Gusht , Hope, Arkansas
Me tre ditë qejf me fruta, ky festival i përvitshëm mbledh turma prej gati 50 000 vetë në cepin e juglindjes së Arkansasit. Gallata këtu s’ka fund, konkurse se kush i pështyn më larg farat e pjeprit, konkurs se kush ha më shumë pjepër. Edhe politikanët vendorë ngecin në këtë konkurs politikisht të rregullt të ngrënies së pjeprit. Pjepra me përmasa që të mahnitin (ndonjëri deri 200 paund) do të shfaqen aty.
Hyrja është falas.
10. Mattoon Bagelfest
19-21 Korrik, Mattoon, Illinois
Në festivalin e 27 të gjevrekut në Mattoon pritët dëfrim pa fund pasi ky qytet feston statusi e vetedeklaruar të “Kryeqyteti I botës për gjevrekë” falë fabrikës se gjevrekëve që ndodhet në të. Këtë vit, tema “Drita, kamera dhe gjevrekë” do të ndezë një dritëz në bukat e ziera dhe të pjekura, me ngjarje që përfshijnë mëngjesin falas me gjyrek më të madh në botë, ku 10 gjyrekë do të konsumohen. Po ashtu do të ketë konkurse të ndryshme për gjyrekët ose qenushë të vegjël që konkurrojnë për kostumin më të bukur dhe një paradë gjyrekësh të zbukuruar.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons