Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

NASA: Astronomët zbuluan një planet që po shkatërrohet (video)

Astronomët e MIT dhe të NASA-s, kanë zbuluar një planet të dimensioneve të Hermesit, që ndodhet 1500 vjet drite larg Diellit.

Ky planet, siç dhe rezultoi nga studimet e astronomëve duket qartë se po zhbëhet/dekompozohet si pasojë e temperaturave të larta nga rrezatimet “diellore” që e godasin atë.
Madje, shkencëtarët pohojnë se sipas llogaritjeve të tyre, nëse planeti vazhdon të zhbëhet me ritmet e sotme, ai pas 100 milionë vjetëve do të zhduket plotësisht, duke lënë pas një re gazërash dhe pluhuri.

Planeti në fjalë kryen një cikël të plotë rrotullimi brenda 15 orëve përreth orbitës së yllit të tij; KIC 12557548, që përbën një nga periudhat e cikleve më të vogla të vënë re deri më sot nga astronomët. Ky fakt, tregon se temperatura në sipërfaqen e planetit duhet të jetë shumë e lartë dhe mund të arrijë deri në 2000 gradë celsius.

Shkencëtarët pretendojnë se shkëmbinjtë në sipërfaqen e planetit shkrijnë si pasojë e temperaturave të larta duke krijuar përrenj gazrash dhe pluhurash, të cilat planeti i emeton në hapësirë duke krijuar një bisht të ngjashëm me atë të kometave.

Këto të dhëna bazohen në vëzhgimet e teleskopit hapësinor Keppler, i cili studion 160.000 yje të galaktikës tonë, për të zbuluar planete të jashtëm, të cilët nuk i përkasin sistem tonë diellor.
Teleskopi vëzhgon dhe regjistron shkëlqimin e yjeve gjatë një periudhe të gjatë kohe, duke studiuar ndryshimet që vihen re në periudha të ndryshme kohore mbi ta. Nëse vihet re se shkëlqimi i një ylli dobësohet për pak, në një kohë të caktuar të qëndrueshme, kjo do të thotë se një objekt kalon periodikisht para yllit në këtë periudhë, duke penguar një pjesë të rrezatimit të yllit të arrijë në teleskop. Me këtë mënyrë astronomët zbulojnë planetë të rinj dhe mbledhin të dhëna rreth periudhës dhe madhësisë së tyre.

Diferenca në rastin në fjalë, është se shkencëtarët vëzhguan një ndryshim në shkëlqimin e yllit gjatë 15 orëve të ciklit, gjë e cila nuk ishte e qëndrueshme, ndryshonte në çdo rrotullim të planetit rreth yllit, fenomen ky që nuk është vëzhguar kurrë më parë.
Ekipi i astronomëve mendoi të aplikojë një sërë metodash, si ai i një sistemi me dy planetë, ku njëri rrotullohet rreth tjetrit dhe të dy bashkë rreth yllit. Por, koha shumë e shkurtër e 15 orëve, nuk le shumë vend për aplikimin e një sistemi kaq të komplikuar, siç është për shembull Toka-Hëna, që rrotullohet rreth Diellit.

Shpjegimi që rezultoi ishte fare i thjeshtë: Ndryshimet në rrezatimin e yllit, i dedikohen resë së pluhurit dhe të gazrave që ndjek planetin (pra, bishti) dhe merr formë të çrregullt në çdo rrotullim të planetit rreth yllit.
Me pak fjalë, imazhi i planetit që shkrin nga temperatura e lartë dhe që krijon një re pluhuri, si dhe imazhi i nxjerrë nga vëzhgimi-observimi kombinojnë me njëra tjetrën

Të gjitha studimet tregojnë se planetët nuk janë objekte të përjetshme dhe mund të kenë vdekje spektakolare. Kështu dhe sipas këtij studimi u shtua dhe një mundësi tjetër e cila nuk ishte parashikuar deri më sot: Planetin ta “avullojë” vetë ylli i tij!


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons