Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Shqiptari që i zbuloi gabim Facebook-ut prej Wed 06 Jun 2012, 18:55

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vitin e kaluar, rrjeti social Facebook, lansoj programin për zbulimin e defekteve dhe mangësive të ndryshme që hasen në këtë rrjet social, duke i shpërblyer të gjithë ata që kontribojnë në zbulimin e këtyre gabimeve.

Nëpërmjet një deklarate, Ryan McGeehan, drejtor i ekipit për siguri në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka paguar hakerëve më shumë se 300.000$ për të zbuluar gabimet dhe defektet që ka faqja si dhe për t’i rregulluar ato.

Deri tani, ky program ka arritur t’i mbledhë 131 hakerë nga 27 vende të ndryshme të botës, ku krahas 27 shteteve bën pjesë edhe Kosova, e cila është përfaqësuar nga i riu Denis Avdiu.

Denis Avdiu, i cili vjen nga Mitrovica, ka arritur që të jetë në mesin e 131 hakerëve nga e gjithë bota. Në një intervistë për IndeksOnline, ai arriti të na tregojë detalisht për gabimin e zbuluar.

“Kishte kohë që e vëreja një gabim në Facebook, gabimi kryesisht i përkiste sigurisë, ku përmes këtij gabimi isha në gjendje të zbuloja të gjithë personat që menaxhonin faqe të ndryshme në Facebook. Disa muaj më vonë, Facebook lëshoj edhe programin për paraqitjen e gabimeve që mund t’i kemi hasur dhe për këtë u informova nga një portal i teknologjisë”, thotë Denisi.

Ai tregon gjithashtu për vështirësist që kishte hasur gjatë shpërblimit për gabimin e zbuluar, pasi që Kosova nuk njihej si shtet nga Facebook. Megjithatë ai shprehet i lumtur që ka arritur të jetë njëri ndër 131 personave nga e gjithë bota që kontribuan në këtë program.

Pervec kësaj, rrjeti social Facebook, nëpërmjet “Information for Security Researchers” ka falënderuar në emër të miliona përdoruesve të këtij rrjeti, të gjithë ata që kontribuan në zbulimin e defekteve në Facebook, ku në mesin e këtyre gjendet edhe Denis Avdiu.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons