Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Liqeni i kuq si gjaku prej Tue 05 Jun 2012, 17:41

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Duke çarë përmes këtij liqeni me ngjyrë të pazakontë, duket sikur ky punëtor lundron në gjak.
Liqeni Retba në Senegal, në Afrikën Perëndimore, merr këtë ngjyrë të çuditshme për shkak të nivelit të lartë të kripës, ku në disa zona shkon më shumë se 40 për qind.

Punëtorët shkojnë përditë në liqen për të mbledhur mineralin, i cili mund të gjendet me grumbuj në brigjet afrikane.

Sikurse në Detin e Vdekur, notarët shtrihen në kurriz duke rrëshqitur me lehtësi, pasi përqendrimi i lartë i kripës lehtëson pluskimin mbi ujë.

Majkëll Danson, një ekspert i baktereve ekstremofile nga Universiteti Bath, tha: “Ngjyra si luleshtrydhe vjen nga organizmat kripë-dashës të quajtura Dunaliella salina. Ato prodhojnë një pigment të kuq që thith dhe përdor energjinë e diellit për të prodhuar më tepër energji, duke e bërë ujin të kuq. Liqeni Retba dhe Deti i Vdekur, të cilët kanë përqindje të lartë kripe, dikur mendohej se nuk kishin jetë (prej këtu e marrin emrin). Por në fakt në ta ka jetë”.

Mbledhësit e kripës duhet ta lyejnë lëkurën me një përbërës të veçantë, që i mbron nga dëmtimi prej kripës në liqenin tri metra të thellë.

Kristalet e kripës ngjiten pas trupave të punëtorëve që punojnë përditë në liqen për ta mbledhur. Fshatarët mandej e përpunojnë përpara se ta përdorin apo ta sheshin mineralin e çmuar.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons