Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

E vërteta dhe mashtrimi rreth lindjes së Krishtit! Disa teori misterioze.

Dita e lindjes së Jezu Krishtit, është festë e cila festohet nga e gjithë bota dhe kultura perëndimoret si dhe nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ndër mbarë globin. Sigurisht që të gjithë, kanë versionin e tyre rreth lindjes së Jezu Krishtit dhe se çfarë ndodhi në të vërtet më 25-dhjetor, 2011-vjet më parë!

Nuk ekzistoi kurrë! Jetojë një jetë njerëzore apo mos vallë Jezu Krishti ishte akoma dhe jashtëtokësor?

Dy gjëra janë të sigurta çdo Krishtlindje.
1. Që miliona e miliona njerëz festojnë lindjen e Jezu Krishtit -njeriut të shenjtë- duke marrë mesazhe shprese (që i dëshirojnë aq shumë).
2. Ndërsa shumë të tjerë u qëndrojnë besnik teorive të tyre, duke kujtuar e rikujtuar se çështja “Lindja dhe jeta e Jezu Krishtit” është produkt mashtrimi dhe sajesë.

Këto janë teoritë më dominuese:

a) Teoria e Legjendës!

b) Jezu Krishti nuk ka ekzistuar kurrë!

Njohuria bazë mbi teorinë në fjalë, është besimi se shumë Entitete Hyjnore dhe figura mitike nuk kanë ekzistuar kurrë si qenie njerëzore, por vetëm si personazhe mitike.
Një nga pretendimet më dominuese rreth pozicionit të Teoricienëve, Skeptikëve/Mitologëve është fakti se personazhe biblike siç është portreti i Jezu Krishtit, Noes, Abrahamit dhe e Adamit, përfaqësojnë personazhe të veçanta legjendash, të së njëjtës rëndësie me ato të Egjiptianëve, Sumerëve, Indisë e shumë kulturave të tjera botërore, të cilat deri më sot konsiderohen akoma si Legjenda të jetuara nga këto qytetërime.
Por, brenda historisë së legjendës përmblidhen tre “nën-teori” konspiracioni rreth ekzistencës së Jezu Kirshtit.
E para karakterizohet nga besimi se historitë e lindjes, vdekjes dhe ngjalljes së Jezu Krishtit janë të vjedhura nga legjenda më të vjetra të qytetërimeve njerëzore të cilat i kanë paraprirë atij dhe kanë arritur deri në ditët tone në mënyra dhe forma të ndryshme.
E dyta pohon se krishterimi është një krijesë e Hebrenjve, si pasojë e nevojave të vështira të krijuar në Galile menjëherë pas shkatërrimit të Tempullit të Jerusalemit më vitin 70-të. Kështu lindi nevoja dhe pritej Mesia nga Hebrenjtë, që ata faltë tij të shpëtonin dhe si pasoj e kësaj të kemi sot një histori të pa ‘thyeshme’.
E treta “nën-teori”, e vendos krishterimin si një krijesë të Pushtetit të Aristokracisë Romake, nën përpjekjen e tyre për një “globalizim” të figurave njerëzore të prezantuara si Perëndi (siç edhe Jul Çezari- Julius Caesar).

Teoria e… Kodit Da Vinçi
Jezu Krishti ekzistoi, veçse ai ishte një njeri i zakonshëm

Libri i shkrimtarit të famshëm Dan Brwon, bazohet në teorinë se Krishti nuk kishte asnjë lloj aftësie prej Perëndisë, nuk vdiq për gjynahet e njëzimit dhe nuk u ringjallë kurrë! Përkundrazi, ai në historinë e librit të tij pohon se Krishti u martua me Maria Magdalenën dhe së bashku bënë të paktën një fëmijë, i cili jetoi në një periudhë kohe në Francën jugore. Gjithashtu Dan Brawon, mbështet dhe okazionin se akoma dhe sot, ekzistojnë pasardhës të Jezu Krishti, që për arsye që nuk dihen ruhen në një fshehtësi të plotë.
Ky okazion, i cili është kthyer në një nga teoritë më dominuese që qarkullojnë në mbarë botën, i mbështetur edhe nga libri i tij shumë i famshëm “Kodi Da Vinçi”, si dhe transferimit të tij në kinema, arriti të dominojë mbi çdo teori tjetër dhe të jetë më i besueshmi.

Një nga versionet e tij më të fuqishme bazohet në atë që Kisha Katolike Romake, për të ndryshuar historinë, u detyrua ta mbaj martesën e Jezu Krishtit të fshehtë dhe të njollos me anë të shkrimeve dhe librave të saj reputacionin e Maria Magdalenës.
Gjithashtu, okazionet për atë çka ndodhi në të vërtet mbas kryqëzimit të Krishtit, pohojnë se Jezu Krishti mundi të zbriste nga kryqëzimi i tij në gjendje kome, si dhe të jetojë gjithë jetën i fshehur, duke lënë pas veprën dhe urdhrat si “trashëgimi” për apostujt e tij. Teoria shpjegon me këtë mënyrë edhe shfaqjen e Jezu Krishtit para nxënësve të tij, mbas supozimit të ringjalljes.

Teori ekstreme!
Jezu Krishti ishte jashtëtokësor!

Një teori tjetër e cila kohët e fundit gjen mbështetjen e shumë forumeve elektronike dhe jo vetëm, është ajo se Jezu Krishti ishte krijesë e një grupi jashtëtokësorësh të pagëzuar EBE-2.
Qëllimi i krijimit të Jezu Krishtit si Jashtëtokësor i ardhur në Tokë, ishte që tu mësonte dashurinë dhe solidaritetin njerëzve, ndërsa mrekullitë e tij konsiderohen si Feats, të një teknologjie me inteligjencë të lartë, e aplikuar nga jashtëtokësorët, të cilat ishin të panjohur 2000-vjet më parë.
Gjithmonë sipas të njëjtës teori, Krishti nuk ishte tentativa e parë e jashtëtokësorëve në Tokë, pasi 10-urdhrat ishin krijesë e tyre që më pas ranë në duart e Moisiut.
A besoni se mund të ekzistojnë njerëz të cilët mund ta marrin një teori të tillë seriozisht?


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons